Translate

Tuesday, January 17, 2017

Hoxhallarët: Këshilli për Fetva i BFI-së të jap sqarime lidhur me “emanetin” në Islam

Tema më e nxetë gjatë kësaj periudhe ka qenë paratë e Bashkësive Islame të vendeve fqinje të dorëzuara në BFI dhe mos dorëzimi i të njejtave nga kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi për banorët e Hasanbegut. Ky veprim ka ngritur mjaft zërat se kreu I BFI-së Sulejman Rexhepi ka keqpërdorur mjetet e institucioneve fetare të rajonit të cilat ishin të destinuara për vendet e vërshuara në Hasanbeg dhe rrethinë. Sigurisht se ne si portal kemi marrur dis amendime nga hoxhallarë të ndryshëm të vendit ku kemi parashtruar pyetje se vallë mos dorëzimi i parave dhe donacioneve në Hasanabeg por edhe gjetiu a nuk është mos dorëzim i emanetit? Profesor Universitar anonim që nuk  deshi të shpalos emrin e tij për portalin dhe lexuesit bëri të ditur se mos dorëzimi i emanetit sipas parimeve islame është mëkat i pakontestueshëm dhe se këtë veprim të BFI-së duhet sanksionuar meqë është vepër goxha e shumtuar. Sipas tij në këtë rast kemi një vepër që përpos që donator është i mashtruar, njëkohësisht edhe ata që duhet të marrin emanetin janë të dëmtuar që nënkupton mëkat të dyanshëm. Fillimisht desha të  shpalosi një thënie profetike ku Muhamedi a.s thoshte: “Kush na mashtron nuk është prej nesh”, thënie e cila qartëson shumë dilemma dhe çështe. Nga kjo vepër të mos dorëzimit të emanetit këtu ekziston mashtrim i dy anshëm një që është amshtruar ai nga i cili është marrë porosia( emaneti) dhe mashtrimi i dytë është i atyre që duhet dorëzuar emanetin (porosinë). Një person i tillë që vepron në këtë mënyrë duke mashtruar palët po qoft se bëhet fjalë edhe për një musliman kur mashtron një jomusliman ky njeri definitivisht duhet të saksionohet dhe të mos i besohet në të ardhmen, poa më pak t’i jepet ndonjë porosi apo emanet. Megjithatë lidhur me këtë problematik shumë hoxhallarë kanë kërkuar nga ne që t’i drejtohemi Këshillit për Fetva pranë BFI- që është themeluar pikërisht në këto kohë të turbullta që gjithnjë po i shërben  zullumit të Sulejman Rexhepit që ushtron ndaj BFI dhe muslimanëve./fokusi/


0 comments :

Post a Comment