Skip to main content

Posts

Showing posts from 2017

A do të aktivizojë Spanja “nenin 155” për Kataluninë?

Një det me bluza të bardha të shtunën (07.10) në Barcelonë. Ky ishte simboli i paqes në sheshin Plaça Sant Jaume në qendër të Barcelonës. Mijëra vetë iu bashkuan një thirrjeje anonime për protestë. Qëllimi i protestuesve ishte që të dyja palët si kryeministri, Mariano Rajoy dhe presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont të zhvillojnë dialog mes tyre. “Të dyja palët duhet të ulen me njëra-tjetrën dhe të bisedojnë, kështu nuk vazhdohet më“, u shpreh një protestues. Ndërsa një tjetër thekson, se “sikur të kisha parë një flamur katalonas apo spanjoll do të isha larguar menjëherë”. Vetëm flamuj të bardhë shiheshin në protestë me mbishkrime: “Na lini të flasim”. Një protestuese e re u shpreh se “kjo është një lëvizje popullore, dhe jo partiake”. Shumë vetë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë, nëse presidenti Puigdemont të martën shpall pavarësinë. A do të aktivizojë Spanja nenin 155 dhe do t’i heqë autonominë Katalunisë? Si do të reagojnë përkrahësit e separatistëve? Do t

Në emër të "Besës" për mashtrime të mëdha klasike

Pa'besa dhe mashtrimi i madhe që ju bëhet qytetarëve Kumanovarë në emër të së drejtës dhe vlerave kombëtare nuk kanë fund. Vallë, edhe për të satën herë Kumanova dhe qytetarët e saj duhet të jenë pjesë e çdo testi dhe manipulimi?! Tani me këta qytetarë mundohet të manipulon ashiqare Lëvizja Besa përmes strukturës së saj. Pikërisht këta mundohen t'ua fshijnë kujtesën kolektive qytetareske dhe ti detyrojnë qytetarët të mendojnë se këta janë parti e re politike si dhe për herë të parë marrin pjesë në zgjedhje lokale, andaj qytetarët Kumanovarë detyrimisht duhet t'i përkrahin pavarësisht çka ofrojnë edhe nëse nuk e realizojnë. Kjo i ngjanë fjalës së "hoxhallarëve": "Mos na kshyrni se çka bëjmë e si veprojmë, por ndëgjoni çka ju flasim". Kjo sjellje flet se kjo strukturë e degës në Kumanovë ka hile të mëdha dhe është mashtimi i rradhës që u servohet qytetarëve në emër të Besës. Kjo struktur dikur ishin që të gjithë në BDI për 15 vite në të gjitha ciklet zg

VELIJAJ: SHEFI I PROKURIMIT NË MPB KËRKOI 100 MIJË EURO PËR SHTIMIN E FAQEVE TË PASAPORTËS

S ecila kërkesë e përfaqësuesve të kompanisë austriake, OeSD realizohej nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Natali Velijajt, kjo bëhej në këmbim të ryshfetit. Mes tjerash përmend një yll të mistershëm në pasaportat e Kosovës që ishte futur jashtë marrëveshjes së dizajnit. Për pranimin e pasaportave, austriakët sipas Velijajt kishin paguar 7 mijë euro ryshfet. Ajo thotë se EULEX-i kishte larguar nga rasti prokuroren Drita Hajdari kur ajo kishte nisur të hetonte austriakët dhe shoferin e Kadri Veselit, Bashkim Shalën. Një grup punues kishte përcaktuar dizajnin e pasaportave biometrike të Kosovës. Detajet e saj dhe shenjat e sigurisë nuk vërehen me sy. Por, një kontingjent pasaportash me një yll në kartën e të dhënave ishte sjell nga kompania austriake OeSD. Natali Velijaj, ua kishte tërhequr vërejtjen austriakëve për këtë detaj që nuk ishte i miratuar në grupin punues në të cilin ishin pjesëmarrës, Blerim Rexha, Blerim Camaj, Bekm Hoxha, etj. Austriakët s

Qeveria: Të gjitha institucionet shtetërore të garantojnë zgjedhje të lira dhe korrekte

Në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, Qeveria në seancën e saj të 26-të solli deklaratë për angazhime për zgjedhje të lira dhe korrekte dhe i mbështet parimet bazë që kanë të bëjnë me të drejtën e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë për të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë, përmes përfaqësuesve të përzgjedhur në mënyrë të lirë, për të votuar në zgjedhjet me votim të fshehtë dhe të kenë mundësi të barabartë për t’i nxjerrë qëndrimet e tyre politike. Qeveria, gjithashtu, miratoi Udhëzim për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organizatat administrative, si dhe Udhëzim për ndalesën e shfrytëzimit të sendeve të tundshme dhe të patundshme në pronësi shtetërore gjatë procesit zgjedhor, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Me këto udhëzime konfirmohen drejtimet për mënyrën e veprimit të ministrive, organeve tjera të administratës shtetërore dhe organeve drejtuese

Kriza në Myanmar: Kombet e Bashkuara japin shansin e fundit

ung San Suu Kyi si lider de fakto i Myanrmar ka shansin e fundit që të ndalojë ofensivat ushtarake. Kjo është mundësia e fundit që i është dhënë këtij shteti pas detyrimit që ju është bërë mijëra njerëzve, kryesisht, myslimanë Rohingya, që ta lëshojnë shtetin, shkruan BBC. Antonio Guterres ka thënë për BBC që nuk do të ndrynin tash “tragjedia do të ishte absolutisht katastrafike”. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se ofensiva mund të arrij deri në spastrim etnik. Në anën tjetër Muanmar ka thënë se po i kundërpërgjigjet sulmit vdekjeprurës të muajit të shkuar dhe se civilit nuk janë cak. TË FUNDIT Djali i shkruan një letër me vetëm një pyetje Trump’it:… Zyrtari amerikan ka një lajm të mirë për Kosovën KSHZ kryen tërheqjen për hapësirat e reklamave të…

Selfisti, Grubi kandidat për tu bërë i pari i "Shkupit"

Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti sërish pritet ti hyjë garës për zgjedhjet lokale. Burime partiake nuk përjashtojnë që Grubi të rikandidohet për Qytetin e Shkupit, pasi që ai ishte kandidat edhe në zgjedhjet e kaluara lokale. “Po nuk përjashtohet mundësia e rikandidimit, pasi që arriti të sigurojë një numër të madh të votave. Por është Ali Ahmeti ai që më në fund do të vendos për çdo kandidaturë, ndërsa është e qartë se do të shkohet në garë me figura të reja partiake”, theksuan për Ina, burime partiake pranë BDI. Grubi në zgjedhjet lokale katër vite më parë arriti të fitojë rreth 40 mijë vota në Qytetin e Shkupit. Ai ishte edhe ndër më të votuarit në BDI në këtë cikël zgjedhor.

Qeveria vendosi për: tarifa e lirë e rrymës, dy ndërrime në çerdhe dhe kuzhina popullore

Qeveria në mbledhjen e fundit të mbajtur deri në orët e vona të natës ka miratuar disa vendime të rëndësishme, informon INA. Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndërsa  theksua se Ligji për zbatimin e tarifës së lirë për furnizim me energji elektrike duhet të jetë ndër ligjet prioritare dhe se për këtë siç u nënvizua nuk ka pengesa për zbatim. Gjatë mbledhjes qeveritare u shqyrtua informata për aplikimin e ndërrimit të dytë në institucionet publike për fëmijë – çerdhet për fëmijë në Maqedoni. Për këtë propozim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të kërkojë mendime nga të gjitha palët që tangojnë këto institucione. Qeveria vendosi edhe për projektin hapja e kuzhinave popullore që të zgjerohet në shumë komuna, të cilat duhet të angazhohen në implementimin e këtij projekti.(INA)

Eko-vetëdija: Ka raste kur Qeveria i mbyllte sytë, por “Jugohromi” nuk duhet të fillojë me punë pa vendosur filtrat

Eko- vetëdija në takimin me gazetarët të mbajtur sot ( e hënë), ceku disa nga pikat shqetësuese në të cilat duhet të fokusohet Qeveria e re, pika të cilat janë përfshirë në dokumentin për reforma urgjente të përgatitur nga organizatat jo-qeveritare, i quajtur “ Blueprint”, shkruan Almakos. Në këtë dokument janë cekur, ndotja e ajrit, mbrojtja e natyrës, industria, planifikimi në sektorin energjetik, zbatimi i standardeve për mjedis jetësor për kapacitete energjetike, pjesëmarrja e opinionit në sjelljen e planeve dhe vendimeve në sferën e energjetikës dhe jo vetëm. Ndërkaq u kërkua edhe dislokimi i lindanit nga rrethina e fabrikës Ohis. Të pyetur nëse në dokument është cekur edhe ndonjë propozim-zgjidhje për problematikën me “ Jugohromin”, i cili ngulfat tetovarët tashmë një kohë të gjatë, Ana Çoloviq Leshoska, drejtoreshë ekzekutive në Eko- vetëdija, tha se në disa raste merren masa, mirëpo në disa raste Qeveria i mbyll sytë. “ Në industri përgatiten plane cilat duh

U nisën për aheng familjar, kthehen mbrapsht udhëtarët nga Maqedonia

Në 13 korrik policia kufitare gjermane ka kontrolluar një autobus me targa të Maqedonisë në magjistralen A8, pranë vendit të quajtur Schwarzbach. 16 prej udhëtarëve të ndodhur në autobus nuk kishin dokumentacion të nevojshëm, andaj ata janë kthyer mbrapsht në Austri. Ata ishin nisur gjëja për në një aheng familjar. Një pretekst tjetër i policisë gjermane ishte se asnjëri nga udhëtarët nuk i ishte përgjigjur saktë se ku ndodhej dasma familjare./Bota sot

Filluan punimet në rrugën kryesore në Studeniçan

Komuna e Studeniçanit, po zhvillonë punime intensive në zhvillimin e infrastrukturës lokale. Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, në profilin zyrtarë në facebook ju ka bërë thirje qytetarëve të mos qarkullojnë në rrugën kryesore në Studeniçan, pasi që në të njëjtën janë duke u realizuar punimet intensive për asfaltimin e kësaj rruge. Ja postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Azem sadiku: Studeniçan, rruga kryesore-vazhdojnë punimet. Në të dyja anët janë ndërtuar shtegje për këmbësorë. Sot po hiqet asfalti i vjetër, andaj e kemi ndaluar qarkullin për automjete deri sa të përfundojnë punimet. Lusim qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim sepse në këtë mënyrë do të na ndihmojnë që sa më shpejtë të kryhen punët e parapara me projekt dhe shum shpejtë e njëjta rrugë do të asfaltohet. 

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Greqisë, Dimitris Janakakis

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Greqisë në vend, Dimitris Janakakis. Në takim u bisedua për tema lidhur me situatën aktuale politike, për de-bllokimin e proceseve integruese të vendit, si dhe për marrëdhëniet ndër-fqinjësore mes dy vendeve. Kryetari Thaçi potencoi se një ndër prioritetet e PDSH-së është zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që do të hapnin rrugën për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Bashkëbiseduesit u pajtuan se stabiliteti rajonal arrihet nëpërmjet marrëdhënieve të shëndosha ndër-fqinjësore, e në këtë kontekst zgjidhja e çështjes së emrit nëpërmjet një kompromisi ka rëndësi të madhe për rajonin, fqinjësinë e mire, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Tejkalimi i këtij dallimi hap rrugën e integrimeve euroatlantike të vendit dhe siguron një perspektiv më të mirë për vendin dhe rajonin.

Takohen partitë shqiptare pas ftesës së Memedit të RDK, bojkotoi BESA

Paritë shqiptare kanë filluar takimin e tyre të radhës në kuadër të takimeve të rregullta të diktuara nga Deklarata e përbashkët. Takimi i sotëm është thirrur nga Vesel Memeti. Në takimin i cili po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit është i pranishëm kreu i BDI-së Ali Ahmeti, PDSH përfaqësohet nga nënkryetari Luan Tresi dhe deputeti Bardhyl Dauti ndërsa LR-PDSh-ja përfaqësohet nga zevendës ministri njëherit dhe nënkryetari i LR-PDSH-së Remzi Memedi si dhe deputeti Syria Rashidi. Në takim nuk merr pjesë Lëvizja Besa.

Partia Demokratike Shqiptare nis furishëm në Tetovë

Në kalanë e Tetovës dega e PDSH-së Tetovë organizoi takim me strukturën e saj ku prezent ishte edhe Kryetari i partisë, Menduh Thaçi. Në bashkbisedim me strukturën e degës së Tetovës Kryetari Thaçi folin rreth situates aktuale politike, si dhe rreth çeshtjeve që kanë të bëjnë me organizimin struktural, duke potencuar se PDSH ngel e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë që mund ti artikuloj kërkesat reale të shqiptarëve. 

Dhunuesit e deputetëve me fotografi grupore për facebook

Vetëm një fotografi e publikuar në facebook mund që ti shpie prokurorët deri tek identiteti I personave që ishin pjesë e dhunës së 27 prillit në kuvend, përcjell Aktuale.mk. Në vazhdim ndiqni edhe videon e tvtelma ku dhunuesit jane fotografuar ne grup per facebook.

Aksion i madh policor, arrestohen 13 persona, katër nga Kumanova, konfiskohen para dhe armë (Foto)

Në një aksion të madh të policisë maqedonase, janë arrestuar  personat A.M., N.A., B.A. dhe A.S. nga Kumanova, pastaj A.K, B.I, I.T. deri sa V.V. vullnetarisht është paraqitur në polici. Në afërsi të Haraçinës është arrestuar S.N. bashkë me E.N dhe R.J. Në këtë aksion janë arrestuar edhe një person nga Gjevgjelia. Aksionin e ka realizuar sektori për krim të organizuar dhe krim serioz, në bashkëpunim me sektorin për operacione speciale pranë MPB-së, në kuadër të shkatërrimit të trafikimit me migrantë, shkruan Gazeta Lajm.  Siç informoi sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike Llazo Vellkovski, më karakteristik ka qenë rasti i një veture që ka ndjekur policia nga Gjevgjelia deri në Kumanovë. Shoferi, i cili është një nga organizatorët. I ka ikur policisë dhe në disa pjesë të rrugës Gjevgjeli-Shkup dhe Shkup-Kumanovë ka vozitur deri 200 kilometra në orë. Katër emigrantë janë gjetur në bagazhin e veturës, kurse 8 brenda në veturë. Dymbëdhjetë migrantë, prej të cilëve 11 nga Pakistan

Deputeti i PDSH-së Dauti: Kryetradhëtari Ziadin Sela, po mundohet me përly emrin tim

Shkruan : Nënkryetari i PDSH-së, z.Bardhyl Dauti Kryetradhëtari Ziadin Sela, po mundohet me përly emrin tim. Vazhdoj të jem i përkushtuar ndaj interesave të popullit shqiptar në Maqedoni, për platformën dhe programin e PDSH-së nën udhëheqje të liderit të kësaj platforme Z. Menduh Thaçi. Ndërsa tradhëtarëve, jo vetëm historia por edhe e tanishmja ua tregon vendin ku e kanë.

Diskriminimi vazhdon: Nuk pranohet asnjë shqiptar në Akademinë ushtarake

Pas bujës së madhe që bënë në opinion akuzat për qasje diskriminuese, tendencioze dhe jotransparente të komisionit për testim psikologjik që vlerësoi kandidatët e paraqitur në konkursin për kadetë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë, dekanati i këtij institucioni të lartë arsimor dhe Ministria e Mbrojtjes miratuan vendim që të përsëritet psiko-testi. Megjithatë Komisioni për testim psikologjik nuk respektoi këtë vendim dhe nuk lejoi kandidatët t’i nënshtrohen testimit për herë të dytë. Kjo sipas dekanit të Akademisë Ushtarake, arsyetohet me Rregulloren e Qendrës Ushtarako-Mjekësore, në kuadër të së cilës vepron ky komision. Ne kërkuam t’u mundësohet këtyre njerëzve që nuk e kaluan testin edhe një herë ta kalojnë këtë proces. Megjithatë ishim të informuar se konkretisht në psikiatri, të gjithë këta njerëz që nuk e kaluan kontrollin e parë respektivisht në kontrollin e parë nuk kaluan sipas Rregullores së tyre të punës nuk kanë të drejtë të ritestohen. Ne me atë Rregullore nuk kemi as

Administratorët shqiptarë në institucione që 10 vite nuk avansohen (VIDEO)

Ka 10 vjet që Afet Jashari është i punësuar në Ministrinë e Kulturës, në sektorin për trashëgimi kulturore. Ai ankohet se shqiptarët e punësuar në këtë institucion, nuk janë të avancuar asnjëherë nëpër postet udhëheqëse. Të gjithë u punësuan përmes Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Jashari thotë se ashtu siç u pranuan në punë, si referent të ri, apo bashkëpunëtor, ashtu edhe kanë mbetur me vite, ndonëse kanë plotësuar kushtet për tu avancuar në kualifikimin e tyre. “Këto 10 vjet sa janë kolegët shqiptar brenda institucionit të cilët shumica e tyre plotësojnë kushtet që të avancohen brenda sektorëve sa ka Ministria e Kulturës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga udhëheqësit e kaluarës, ndërsa pala tjetër ka pasur avancime nëpër sektor të ndryshëm”, tha Afet Jashari. Jashari thotë se flet në emër të 50 punonjësve të këtij institucioni. Ai thotw se me anë të nënshkrimeve të mbledhura, nga ministria e kaluar kishin kërkuar avancimin e shqiptarëve, megjithatw

Hotla, Ka ndihmuar në themelimin, ngritjen dhe ruajtjen PDSH-së! Hotla, Ka qenë, është dhe do të jet bastion i PDSH-së!

Hotla, Ka ndihmuar në themelimin, ngritjen dhe ruajtjen PDSH-së! Hotla, Ka qenë, është dhe do të jet bastion i PDSH-së! ./Ditari.mk /

“Monstra” nuk ishte prioritet i Janevës

Rasti “Monstra” nuk kanë qenë prioritet i Prokurorisë Speciale Publike gjatë 18-të muajve të kaluar. Kjo lëndë, për të cilët opinioni shqiptar ka patur interes të jashtëzakonshëm, nuk u gjet në mesin e 17-të aktakuzave të PSP-së, të cilat u dorëzuan në Gjykatën Penale të Shkupit. Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me hetimet për rastin “Monstra”, prokurorja speciale Katica Janeva tha se shpreson që në të ardhme Këshillit të Prokurorëve Publik do t’i dorëzojë materiale që lidhen me këtë rast. “Ligji në këtë drejtim është i qartë dhe thotë se në afat prej tetë ditësh pas pranimin të lëndës, unë duhet të vendos se a jam kompetente për ta proceduar atë lëndë ose jo. Mendoj se numri i lëndëve për të cilët duhej të ngritej aktakuzë është shumë i madh, megjithatë ja që në këtë periudhë nuk u hapën”./Koha

Ibrahimi: Maskaradë e pelivanllëk, hipokrizi e demagogji!

Njëherë i dhanë sy mbyllurazi 67 nënshkrime për "Qeverinë Reformatore". Pastaj u betuan dhe deklaruan, ligjet për shqiptarët (ligji për gjuhën shqipe, ligji për amnesti, ligji ...) e pastaj bëhet qrveria! Tani si "qeveritar" na qenkën bërë trima ☺  dhe e paskan kërcënuar filan diplomatin, se do të dalin nga qeveria! Tani si "qeveritar" kërkojnë të reflektojë pushteti gjyqësor, të ndajë gjyqësi të drejtë për shqiptarët, të vetë re formohet, të vetë depolitizohet, të vetë departizohet, të vetë profesionalizohet dhe vetëvetiu të bëhet pushteti gjyqësor edhe i shqiptarëve! Po si kaq leht harroni, sa e sa familjarë, nëna, baballarë, fëmijë me zemra te djegura e të përvëluara presin drejtësi nga kjo "Qeveri Reformatore" ! Mjaft më qeverisje: "i thamë, na thanë"; "jo para, jo mbrapa zgjedhjeve lokale, jo brenda 100 ditëshit të qeverisjes"; "të relaksohet ambienti politik, po damtohet partneri politik maqedon"; "nuk n

Luan Tresi – Deklaratë pas përfundimit të takimit të Liderëve (VIDEO)

“Nënshkruesit e platformës janë deklaruar  se nëpërmjet platformës, do të avancojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ne vendosë që të marrim pjesë në këtë takim, që më saktësisht të informohemi se deri ku është realizimi i tyre, dhe deri ku janë planet e tyre për të ardhmen”, tha Luan Tresi, nga PDSH. Tresi shtoi se Partia Demokratike Shqiptare, do ta përkrah çdo iniciativë që është në favor të çështjes shqiptare në Maqedoni . 

Ja sa milion euro fiton Turqia vetëm nga dy ura në Stamboll!

Në pesë muajt e parë të vitit, Turqia fitoi mbi 570.1 milionë lira (rreth 162 milionë dollarë) nga taksat e mbledhura në dy urat e saj në Stamboll si dhe taksat për pagesën e rrugëve, njoftoi Drejtoria e Autostradave Turke të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të publikuara, në periudhën janar-maj të këtij viti, ura “Dëshmorët e 15 korrikut” dhe Ura “Fatih Sultan Mehmet”, që përfshijnë Bosforin dhe lidhin Evropën dhe Azinë, sollën së bashku 149.2 milionë lira (44.2 milionë dollarë), ndërsa nga taksat e autostradave janë grumbulluar rreth 421 milionë lira (119.2 milionë dollarë). Shifrat flasin se rreth 160 milionë vetura kanë kaluar përmes kabinave për pagesën e taksës rrugore. Shoferët në Turqi paguajnë 7 lira turke (1.98 dollarë) për tarifat e urës, ndërkohë tarifat janë më të larta për veturat me më shumë se dy boshte. Vitin e kaluar, 417 milionë automjete përdorën urat dhe rrugët e Turqisë, duke paguar një total prej 1.2 miliardë lirash turke (320.43

SULEJMAN REXHEPI: ARABIA SAUDITE FINANCON ISIS

Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi në një intervistë për TV Koha mes tjerash për radikalizëm dhe strukturat e ISIS. Në këtë intervistë flet për rryma të ndryshme në Maqedoni dhe shkuarjen e shumë qytetarëve në vendet e lindjes si anëtar të shtetit islamik (ISIS). Më tej Rexhepi ka sulmuar Arabinë Saudite duke thënë se është shteti që financon ISIS duke bërë të ditur se Arabia Saudite është e shtyrë nga dikush tjetër që të financon strukturat e Shtetit Islamik (ISIS). Sulejman Rexhepi: “ Arabia Saudite e financon ISIS, a nga ana tjetër kinse bënë luftë. Gazetari: Kjo do të thotë totalish e gabuar. Rexhepi: Jo jo. E financon, tjetër kush e çon që ta financoje, a nga ana tjetër sulmon në vendet të caktume kundër ISIS. Kjo është çmenduri. Po ata e kanë të domosdoshme atë rol të e luajn. Kjo është bindja ime.” Sulejman Rexhepi nuk është hera e parë që akuzon këtë shtet meqë më parë në një intervistë tjetër kishte treguar se me çfarë çështje merret Universiteti i Medinës. Çfarë kuadro

Erdhi në Shkup ndërmjetësi evropian që u shpall i padëshirueshëm nga VMRO-DPMNE, ja misioni i ri

Ish ndërmjetësi belg në kohën e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhojte është kthyer në Maqedoni për të ndihmuar procesin e reformave në media. Vanhojte në një prononcim për Alsat njoftoi se në tavolinë janë propozimet e Përzhinës, të cilat përveç VMRO-DPMNE-së, i kishin pranuar të tre partitë tjera. Unë jam këtu me ftesë të Shoqatës së Gazetarëve për të mbështetur pak zhvillimin e propozimeve për reformat në media të cilat janë shumë të nevojshme, për të mbështetur aktivitetet lobuese ndaj Qeverisë dhe institucioneve përkatëse për t’i futur ato në rrugën e duhur. Mund të ketë disa çështje shtesë por në thelb janë propozimet e njëjta që kanë qenë tashmë në tavolinë, të cilat u pranuan nga tre prej katër partive gjatë asaj kohe – deklaroi Piter Vanhojte, ish ndërmjetësi belg. Por, reformat sipas Vanhojtes, nuk do të ndodhin brenda natës. Rezultatet e para ai i pret brenda dy viteve. Gjërat nuk do të ndodhin brenda natës. Brenda dy viteve, shpresoj, do ta shohim

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi uron Fitër Bajramin

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kreu i PDSH-së mbarë besimtarëve ua uron festën në fjalë: “Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi”. Menduh Thaçi Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare nderuar,

Specialja e detyruar ti dorëzoj gjykatës provat e mbledhura për “Monstrën"

Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski insiston se ai nuk ka mundësi ligjore që të kërkojë prova shtesë për rastin “Monstra” nga Prokuroria Speciale. Për më tepër, Vangellovski vlerëson se Prokuroria Speciale është e obliguar që t’i dorëzojë prokurorisë së rregullt provat që i ka mbledhur, pa ia kërkuar askush. Në prononcim për Televizionin Shenja, Vangellovski tha se nëse Specialja nuk dorëzon provat, do të bëjë shkelje ligjore, do ta ndihmojë kryerësin e një vepre penale. “Në momentin që do të paraqiten prova të reja, Prokuroria Speciale ka për obligim që ato ti dorëzojë tek Prokuroria e rregullt publike. Kjo mund të bëhet madje edhe pasi të përfundojë procesi. Prokurorët e Speciales e dinë mirë se nëse kanë prova dhe nuk i dorëzojnë në prokurori kjo është e dënueshme, kjo do të thotë se ata po e ndihmojnë kryerësin e veprës penale pasi e ka kryer veprën. Pa të drejtë po e hedhin topin tek ne. Ne nuk kemi mundësi ligjore për të kërkuar prova, ndërsa ata janë të obliguar të d

Diplomatët e huaj vërshojnë Maqedoninë, ja çfarë pritet nga vizita e tyre

Vizita e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, si dhe drejtuesit të Komisionit Rajnhard Pribe​, do te këtë qëllim ndarjen e prioriteteve të reformave të cilat pritet të realizohen dhe zbatohen në Maqedoni nga ana e Qeverisë së re. Në deklaratën e dhënë gjatë ardhjes së tij në Maqedoni, Han potencoi se e vizitën Maqedoninë që të japë nxitje për zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, e me qëllim që të kthehet në rrugën e integrimit evropian, njofton Portalb. “Me përkrahjen e kontinuar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për s