Translate

Saturday, October 29, 2016

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Shipkovica (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Premten në malësinë e Tetovës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror u mbajt në fshatin Shipkovic.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se shqiptarët si asnjëherë më parë janë në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe politike, dhe për këtë fajësoi politikën e mbrapsht të BDI-së, të cilët të kapur në krim e korrupsion legjitimuan plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i lënë ata pa asnjë perspektivë./Ditari.mk/ 




Ngrihet aktakuzë kundër Fatmir Limajt për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rënd të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, rasti ka të bëjë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 tetor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.
Aktakuza e ngarkon të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK-ës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarrë masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Burreca në fustana grashë

Dikur, i vetmi lider politik në Maqedoni që nuk kishte as një gram frikë nga publikimi i përgjimeve ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Thoshte, le të publikohen të gjitha “bombat” e Zajevit! I vetmi që frikësohej ishte Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisit. Pse?
Shkruan: Izair Saliu

Pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos, me ç’rast u heshtën “bombat” dhe u dorëzuan të gjitha përgjimet që i posedonte Zajevi, subjektet politike u dakorduan edhe për kushtin e opozitës, për rënien e qeverisë së Gruevskit. Vetëm Nikolla Gruevski si dhe Sulejman Rexhepi kishin tmerr nga këto “bomba”, sepse, në takimin e fundit që e patën Zajevi dhe Gruevski, ky i fundit u kërcënua që të jepte dorëheqje ose do të publikoheshin të gjitha bisedat kompremitive me të cilat edhe u njohtua gojarisht. Opinionit të gjërë të vendit i kujtohet se ndër reaguesit e parë kundër përgjimeve ishte edhe Sulejman Rexhepi, përmes analizës së vet që e bëri publike në shumë media të vendit. Sulejman Rexhepi që në fillim e drejtoi gishtin kah Nikolla Gruevski dhe qeveria e atëhershme duke e fajësuar si përgjuese të mijëra qytetarëve të vendit. Më vonë kjo u vërtetua edhe nga ana e Prokurorisë Speciale përmes procesit “Spiuni”! Po prej nga këtë fakt e kishte ditur që në fillim Sulejman Rexhepi? Natyrisht, po del puna se ka qenë ose në bashkëpunim me Zajevin i cili e ka informuar edhe për bisedat e sakta të Sulejman Rexhepit me pushtetin e atëhershëm, ose ka qenë i shantazhuar prej tij për bashkëpunim të ngushtë në ditët e sotshme! Zajevi e dinte mossinqeritetin e Mulla Sulës, prandaj, nëse nuk ia publikoi në fillim “bombat” Mulla Sulës, kjo nuk do të thotë se nuk kishte leje “anonimi” që në rast të luajtjes bisht të Mulla Sulës, t’ia publikonte bisedat telefonike më të nxehtat, sidomos atë për Burmali Xhaminë, Dosjen tek Drejtoria për Verifikim Faktesh si dhe për truallin në Kala që i dedikohej selisë së BFI-së. Këto biseda edhe u publikuan, së bashku me bisedën e Mijallkovit dhe Musa Xhaferrit që tallen në mes vete e në llogari të Mulla Sulës pas vizitës që ia bëjnë në kabintin e tij, në BFI, në orët e hershme të natës. Veç kësaj, këto ditë u publikua edhe një set i madh i “bombave” dhe vetëm një Zot e di se prej nga po publikohen. Sipas Ali Ahmetit, “bombat” gjenden të shpërndarë në Prishtinë, në Tiranë, në Stamboll por edhe në disa shtete të Perëndimit. Ali Ahmeti, i cili dikur ishte trim i pashoq madje edhe insistonte në publikimin e të gjitha “bombave” që kanë të bëjnë me BDI-në, tani është lideri më i brengosur dhe kritikues i rreptë i publikimit të tyre. Natyrisht, sepse, dolën në shesh disa gjëra për të cilat zotëri Ahmeti as që kishte pasur njohuri. Publikimi i këtyre “bombave” praktikisht e la pa shokë dhe pa bashkëpunëtorë më të ngushtë dhe, me këtë, po i rrezikohet fundosja e anijes së tij, BDI-së. Publikimi i këtyre “bombave” në fakt e nxori në pah tradhëtinë e Mulla Sulës si dhe të njerëzve kyç të BDI-së, nxori në sipërfaqe amoralitetin e Mulla Sulës po aq sa edhe të njerëzve kryesorë të BDI-së. E nxorri në shesh matrapazllëkun e Mulla Sulës si dhe të funksionarëve të rëndësishëm të BDI-së. Dhe, për tërë këto amoralitete vendosën që të lejojnë të viktimizohet vetëm një femër, e cila doli që të ishte me alete burrash! Ermira Mehmeti nuk është më e gatshme që të dalë para masës shqiptare pas të gjitha atyre aferave, siç nuk do të jetë e gatshme edhe një menaxhere e një mediumi shqiptar të cilës do t’i publikohet “bomba” që rrëfen për lidhjet e saj me një ish-zëvendësdrejtor shqiptar të MTV-së. Po Mulla Sula dhe Ali Ahmeti bashkë me njerëzit e tyre, a nuk ju gjasojnë në atë p… të mërdhifur nën fustana grashë! Femrat turpërohen dhe ikin, ndërsa meshkujt që i turpëruan pretendojnë të bartin brenga kombëtare! E pabesueshme dhe e pamundshme! Rezilët përfundojnë saktësisht siç e paralajmëron këtë Kur’ani Madhështor. Të pafytyrët nuk mund të përfundojnë me fytyrë, përveçse të shpërfytyruar në derra e në monstra të neveritshëm.

BDI dhe VMRO me sllogane të unfikuara: BDI – “Fillon”, VMRO “почнува”

Me të afruar zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilat konform Marrëveshjes së Përzhinos janë caktuar më 11 dhjetor, partitë politike në Maqedoni kanë filluar aktivitetet e tyre. Derisa partitë tjera vijnë me ide dhe platforma kreative, nga ana tjetër koalicioni i partive në pushtet VMRO-BDI nuk dallojnë nga ideologjitë e tyre, qoftë edhe në sllogane.
Nuk bëhet fjalë për sllogane të ngjashme por tërësisht të njejta dhe vetëm të përkthyera. Nëse në zgjedhjet e vitit 2014 VMRO doli me slloganin “Veteno-Storeno”, BDI si sllogan kishin “U tha u Bë”. E tani në prag të këtyre zgjedhjeve këto dy parti sërish dalin me sllogan të njëjtë. Njëra “Nie pocnuvame” e tjerët “Fillojmë”. Atëherë parashtrohet pyetja kush është emërues i përbashkët i tyre?!
Sipas zëdhënësit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, binomi VMRO-BDI gjithmonë funksionojnë si njëshe dhe të pandarë, ose ndryshe thënë janë Copy-paste! Me të njëjtin rritëm sipas Fazliut edhe në burg do të shkojnë të pandarë.

Thursday, October 27, 2016

“Magyar Telekom” së shpejti në duart e Katicës dhe Fatimës?!

Raporti i hetimit të brendshëm në ”Telekom Maqedonia” duhet të ndihmojë në hetimet e PSP-së për përgjimet e paligjshme. Komisioni për mbikëqyrje të punës së DSK-së e ka kërkuar këtë raport, por ende nuk e ka marrëi.
Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, shkak për hetimet e brendshme ishin dyshimet rreth rolit të ”Telekom Maqedonia” në aferën për përgjimet e paligjshme.
PSP-ja thotë se ende nuk është njohur me rezultatet e hetimeve të ”Magyar Telekom”. Specialja e ka kërkuar raportin dhe presin që ta kenë në duar të tyre.


Sipas dëshmitarit Sllobodan Bogoevski, drejtorët e bordit të “Magjar Telekom” si pjesë e Deutsche Telekom kishin dhënë 7,5 milionë euro për ish-kryeministrin Vllado Buçkovski dhe krerët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri. Këta të fundit kanë marrë 5 milionë euro, derisa pjesa tjetër prej 2,5 milionë euro për Buçkovskin. Bogoevski atëkohë ishte shef i shërbimit sekret në Maqedoni, ndërsa në këtë rast korruptiv kryente rolin e ndërmjetësit, ku gjithçka realizohej përmes një biznesmeni grek dhe një korrieri me origjinë nga Maqedonia.

Azem Sadiki : Mbas Kumanovës, BDI ende guxon e thirrët ne emer të UÇK-së (VIDEO)

Azem Sadiki : Mbas Kumanovës, BDI ende guxon e thirrët ne emer të UÇK-së (VIDEO)./Ditari.mk/

Wednesday, October 26, 2016

Sulejman Rexhepi në aksion me BDI për marketing politik(FOTO)

Xhamia në  Lagjën e Fushë  Tophanës si duket bëhet temë kyçe për BDI dhe BFI vetëm kur kemi zgjedhje në Maqedoni. Vendi ku u hodh gurthemeli i kësaj xhami gati dy vite qëndron i zbrazur dhe po keqpërdoret vetëm për marketing politik në favor të BDI-së. Herën e parë u hodh gurthemeli në muajin e Ramazanit të  vitit 2014 në  prag të  zgjedhjeve lokale, ndërsa tani shfrytëzohet për zgjedhje të  parakohshme parlamentare. Akoma pa kaluar 12 orë nëpër portale të ndryshme ishte në qendër të kritikave Sulejman Rexhepi në veçanti nga Shoqata Shqiptaro- Amerikane (SHSHA) me qendër në Çikago të SHBA-ve ngase është vë në shërbim të BDI-së  për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se veprimet e tija janë në drejtim të gabuar meqë besimtarët musliman janë anëtarë të të gjitha partive politike dhe jo vetëm të BDI-së. Sulejman Rexhepi është i përfshirë në skandale të shumtë saqë shpëtimin e sheh vetëm tek BDI, andaj jo vetë m BFI-në, por edhe pronën e saj e ka vë në shërbim të politikës për qëllime individuale. Xhamia në Fushë Tophanë po keqpërdoret haptazi nga BDI dhe Sulejman Rexhepi për mashtrim elektoral për dy vite me rradhë. Kjo xhami qëndroi kështu ngase asnjë investitor nuk pranon të bashkëpunoj me kreun e BFI-së dhe atë të  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Andaj, nëse këtë e bëjnë autoritetet Turke, këtë do e realizojnë drejpërdrejt duke kontraktuar vetë investitori me ndërtuesit turq. Kjo flet për refuzimin e investitorëve turq që të bashkëpunojnë me kryehajnin Sulejman Rexhepi dhe hijenat e tij në BFI.




Përplasje të reja në BDI-në e Çairit, tani mes krahut të Mexhitit dhe Asanit

Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së degës së BDI-së në Çair, kanë ndodhur përplasje të reja mes grupacioneve partiake. Siç merret vesh, përplasjet kanë ndodhur mes grupacioneve të dy bashkëpunëtorëve dikur më të afërt, Izet Mexhitit (kryetar komune) dhe Beqir Hasanit (kryetar i degës), transmeton Gazeta Lajm.
Përplasja ka qenë e ashpër, thonë burime partiake, kurse shkak ka qenë propozimi i disa përkrahësve të Mexhitit që të ndërrohet kryetari i degës partiake, sepse partia mund të pësojë humbje në këtë komunë. Poashtu janë shprehur dyshime se prapa këtyre përçarjeve qëndron shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri. BDI si zakonisht nuk prononcohet për informata të këtilla. Gazeta Lajm mbetet e gatshme gjatë ditës për të botuar ndonjë reagim të tyre eventual.
Ndryshe, thuhet se në BDI-në e Çairit mbretërojnë raporte të ftohta që nga incidenti kur disa persona u futën në ndërtesën e komunës dhe kërcënuan kryetarin Mexhiti.

Tuesday, October 25, 2016

BDI pasi i fshiu nga lista zgjedhore, kërkon votën e Diasporës

Diaspora është e çmuar për çdo shqiptar, por jo dhe për partinë shqiptare në pushtet, ku veç fjalëve kurrënjëherë nuk ka mundur të bëjë në të mirë të diasporës. Si përherë eklsponentë të BDI-së luajnë me kartën e fjalëve, pasi veprat e tyre janë shterrur, dhe kështu tentojnë popullin ta manipulojnë përmes llafeve të tyre boshe, shkruan portali Fol.mk.
“BDI në pushtet bashkë me partnerin e tyre VMRO-DPMNE përjashtuan diasporën nga Lista Zgjedhore, pasi për këtë parti vetëm llafet parazgjedhore bëhet të mëdha, ndërsa pas zgjedhjeve trusen nën nënshtrimin e këmbëve të Gruevskit. Por këtë herë populli nuk do mashtrohet, pasi është i vetëdijshëm në dëmin që kanë shkaktuar brenda 14 viteve jetëgjatësi politike në pushtet. BDI dështon me diasporën në dy cikle zgjedhore, pasi vetëm janë premtues, dhe jo realizues. Vlen të kujtojmë lojën e keqe që bënë me Presifentin konsenual, i cili nuk ekzistonte në asnjë kombinatorikë, por vetëm për të plotësuar urdhërat e Gruevskit, e shpikën Presidentin konsensual, që tashmë inatet e kurdisura me Presidentin Gjorge Ivanov është vetëm një truk i cili do mbarojë me zgjedhjet e 11 dhjetorit.”, nënvizon ky portal.
Sipas tij, nga përkrahja që po vjen, duke u bazuar në diasporë kur LR-PDSH-ja bashkë me RDK-në sollën prane vetes njerëz të diasporës që e mbështesnin fuqishëm, pasi platforma e tyre është barabarësia e popullit shqiptar në të gjitha sferat shoqërore. Mbështetja e diasporës për LR-PDSH-në dhe RDK-në bazuar në takimet e tyre me diasporës ishte një tregues i qartë se populli i diasporës ka për të mbështetur politikat e LR-PDSH, si mundësi për të bërë ndryshimin e duhur./fol.mk

"Sekretari i BFI-së", Agron Vojnika, anëtar i LGBT-së?!

Në shenjë të respektit ndaj Ramadan Ramadanit, teologut të mirënjohur që njëherit është ndër të vetmit që ju ka dhënë përkrahje pjesëtarëve të komunitetit të LGBT-së, Agron Vojnika që ia ka qejfi të prezantohet si sekretar i BFI-së, ka kërkuar që të bëjnë një foto të përbashkët! A mos ka ndodnjë lidhje edhe me adresën elektronike "Xhamia e Isa Beut"?!
Shkruan Haxhi Xhavit Isau

Këto ditë, Agron Vojnika, i njohur si gjyetari ekspert i derrave të egër, paska marrur pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku është debatuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmave të ndryshëm fetar. Në këtë konferencë Vojnikën na e paskan prezantuar si sekretar i BFI-së, kurse ky farë analfabeti as që ka bërë përpjekjen më të vogël ta demantojë këtë informatë jo të saktë. Nga ana tjetër, habit fakti se si BFI-ja e Mulla Sulës e delegon një person të tillë që të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare ku debatohet kundër terroristëve dhe ekstremistëve. Le të na tregojnë ekspertët e BFI-së se si quhen njerëzit që natë e ditë rrinë me armë dhe që i përkrahin me mish e me shpirt kriminelët? Agron Vojnika është i dëshmuar si pasionant i flaktë i llojeve të ndryshme të armatimit! Ai mbanë armë të kalibrave të ndryshëm në makinë, mbanë në zyre, mbanë në brez, mbanë në shtëpi… Agron Vojnika është zëdhënës i kriminelëve dhe i horrave të BFI-së. Agron Vojnika dëshiron të tregohet si trim, sepse, këtë e paska pasur strategji për ta fshehur shpirtin e vet të vërtetë. "Sekretari aktual i BFI-së", Agron Vojnika, pas kësaj konference paska shprehur dëshirë që të bëjë një foto me njërin nga aktivistët më të shquar të shoqërisë civile, me hoxhën Ramadan Ramadani, i cili, dikur e një kohë, punësimin e vet e realizoi pikërisht në mënyrë kriminele, duke ia future revolën në gojë ish-myftiut të Shkupit Zenun Berisha. Është po ky hoxhë në xhaminë e të cilit u ushtrua dhunë rrugaçërie kundër deputetit shqiptar, tashmë të ndjerë, dhe për ç'gjë në procesin gjyqësor qe dënuar me kusht. Është po ky person i cili pastaj do ta hapë një adresë elektronike "Xhamia e Isa Beut", në të cilën do të postohen qindra shkrime kundër BFI-së së Mulla Sulës! A mos e lidhë ky aktivitet Agron Vojnikën me simpatizantin e tij, Ramadan Ramadanin! Kjo po por, e vërteta e paska edhe medaljen tjetër! "Sekretari i BFI-së", Agron Vojnika, paska simpati të veçanrtë ndaj Ramadan Ramadanit, sepse ky hoxhë, nuk qenka rob i parimeve të rënda islame, por përkrahës i komunitetit të lesbikave, gejve, biseksualëve dhe transfersitëve, LGBT-së.
Nuk ka asgjë të keqe kur secili e gjenë vendin e vet që i takon, por, e keqja qëndron aty se si, një injorant dhe një i trashë nga trutë nuk e demanton një lajm shumë shqetësues në të cilën ai quhet si sekretar i BFI-së, madje ky informacion, edhe më keq, botohet në faqen e BFI-së së Mulla Sulës. Nuk mund të thuhet se është ndodnjë gabim teknik apo gafë, sepse me sa dihet këtë faqe e menaxhon pikërisht pjesëtari më i ri i LGBT-së, Agron Vojnika. Mjer BFI-ja ku ka degraduar…

Monday, October 24, 2016

BDI dhe Sulejman Rexhepi koordinohen për zgjedhjet e 11 dhjetorit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor 2016 partitë politike bëjnë edhe kalkulimet e tyre të fundit. Partia që më së shumti është në ethe parazgjedhore është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila mundohet që të shfrytëzojë çdo zbraztirë për të marrë ndonjë votë. Partitë e posa hapura bëjnë llogartitë se do të triumfojnë në këto zgjedhje kinse anketat që realizohen nga zyra të ndryshme po nxjerrin rezultate shumë pozitive, gjëra këto që bëhen fillimisht nga zyra të panjohura dhe që epilogu vjen pasë pagesave të majme që u bëhet këtyre zyrave për të nxjerr shifra të larta nga numri i anketuesve. Parti e vetme favorite në këto zgjedhje është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila fitoren e sheh vetëm nëse merren masa dhe nuk tolerohet vjedhja e votave nga partitë në pushtet gjegjësisht nga BDI. PDSH vazhdimisht është ankuar se dëmtoeht nga BDI për shkak të vjedhjes së votës, fatkeqësisht edhe institucionet vendit edhe ato ndërkombëtare nuk kanë marrë masa deri më tani. PDSH ka potencuar disa herë se që nga zgjedhjet 2002 e deri tek ato më të fundit qoft në zgjedhje parlamentare ose lokale ka qenë e dëmtuar pikërisht me vjedhje votash nga BDI. Andaj, kësaj rradhe humbjen është duke e ndje BDI sidomos me pakënaqësitë që shihen në opinion ku në çdo segment kritikohet dhe qortohet nga qytetarët. Pas Monstrës, Kumanovës, Hasanbegut, përgjimeve, vrasjes së Komandant Kushtrimit, vrasjes së Komandant Shqiponjës, burgosjeve të ndryshme, dështimeve ekonomike, dështimeve në pushtetin qëndror dhe lokal ka bërë që revolta të jetë tejet e madhe tek qytetarët. Pas këtyre ngjarjeve BDI po përjeton zbehje të madhe, andaj shpëtimin po e sheh tek kryehajni Sulejman Rexhepi i BFI-së. Sulejman Rexhepin e BFI-së nuk ka zyrë, institucion e vendit dhe ndërkombëtare, ambasadë, medium që nuk e bojkotojnë për krimin, korrupcionin, vjedhjen, tradhëtin, manipulimet dhe keqpërdorimet që i bënë në institucionin që drejton. Burime të sakta që janë dorëzuar në portalin tonë flasin se Izet Mexhiti bashk me disa persona ditë më parë në selinë e BFI-së takoi  Sulejman Rexhepin. Nga takimi në fjalë mësohet se janë konsultuar si të veprohet në këto zgjedhje, votat e diasporës dhe bashkëpunimi mes BDI e BFI në këto zgjedhje.  Interesi i Sulejman Rexhepi të bashkëpunon me BDI për t’I shpëtuar Prokurorisë Speciale Publike dhe institucioneve të drejtësisë pas gjithë krimeve dhe kriminalitetit të bërë ën BFI viteve të fundit./fokusinews/

Cili është plani i BDI me 15 mijë aktivistët e paralajmëruar në terren

“15.000 aktivistë janë tërësisht të gatshëm t’i ndjekin orientimet dhe rekomandimet e Shtabit qendror zgjedhor dhe liderit Ali Ahmeti.”, theksoi shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, gjatë shpalosjes së plani për fillimin e fushatës parazgjedhore.
Sipas shefit të Shtabit zgjedhor, BDI-ja edhe një herë po dëshmon se është një nga subjektet më të organizuara politike dhe është tërësisht e gatshme për këtë sfidë. (INA)

Partia Demokratike Shqiptare, takim me aktivist ne Manastir, Resnjë dhe Ohër (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare, takim me aktivist ne Manastir, Resnjë dhe Ohër (FOTO-LAJM)./Ditari.mk/ 



Saturday, October 22, 2016

SKANDALOZE: Ja cili Sekretar i BFI-së flet për pjesëmarrjen e të rinjëve në luftërat e Lindjes së Mesme

Sekretari i Bashkësisë Fetare Islame, Agron Vojnika në cilësi të përfaqësuesit të BFI-së merrë pjesë në promovimin e hulumtimit për përpjekjet e Maqedonisë në kundërvënien ndaj ekstremizmit të dhunshëm nga organizata Analitika është realizuar nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtatorin e këtij viti. Mes tjerash qëndrimin e BFI-së e ka prezentuar Sekretari i këtij institucioni, Agron Vojnika. ''Agron Vojnika nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni thekson se tek të rinjtë është bërë një propagandë e madhe përmes internetit, të cilët për arsye fetare, ideologjike dhe ekonomike, kanë marrë rrugën pa kthim. “Ne si BFI do të  japim maksimumin për të parandaluar çdo lloj veprimi apo intrigimi të këtyre të rinjve që t’ju bashkëngjiten atyre zonave”, tha Agron Vojniku, Sekretar i BFI-së (Deklaratë e shkëputur nga TV21).
Në këtë analizë theksohet se me hyrjen në fuqi të ligjit për sanksionim të qytetarëve deri më 5 vjet burg, në rast pjesëmarrjeje në formacionet ushtarake dhe paraushtarake të luftërave jashtë shtetit, ka rënë numri i të rekrutuarve të rinj nga Maqedonia që merrnin pjesë në luftërat në Lindjen e Mesme. Lidhur me këtë është nënvizur rasti “Qelia”, ku u dënuan 11 veta për pjesëmarrje në këto luftëra, ndërsa ky rast siç thuhet ka ndikuar në parandalimin e rrjetit të organizimit të rekrutimeve dhe se në vitin 2016 nuk është regjistruar asnjë rekrutim nga Maqedonia. Ky është skandali i rradhës i BFI-së që të del një njeri si Agron Vojnika dhe të prezenton qëndrimin e institucionit fetar(BFI) kur mbarë opinionin e njohin si njeri antivlerë dhe me asnjë kompetenc që të flet në emër të muslimanëve për strukturat radikale dhe të rinjtë që shkojnë në luftëra pikërisht në vendet e Lindjes së mesme. (Ja linku; http://tv21.tv/web/?p=105250)




Maqedonia para shkaterrimit, nëse ndërpritet puna e Prokurorisë Speciale

10 persona me influencë të madhe nga Maqedonia për të shpëtuar nga burgu dhe hetimet e prokurorisë publike speciale janë të përgaditur edhe ta destablizojnë shtetin shkruan Zhurnal.
Kjo dëshmohet qartë me skenarin e fundit ku prokurorja speciale, Katica Janeva pengohet në punën e vet që të mbledh matrialet nga godina e policisë sekrete maqedonase e njohur si Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim(DSK).
Profesori universitar, Jove Kekenovski, duke e komentuar tentimin e fundit të pushtetit për të penguar punën e prokurores speciale në DSK që të mbledh të gjitha dëshmit ndaj funksionarëve qeveritar që kanë bërë përgjimet ilegale thekson se në këtë mënyr pushteti dëshmon qartë se është kundër PSP. Mirëpo sipas tij është për keqardhje edhe iniciativa e Todor Petrovit në Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të shfuqizojë ligjin për Prokurori Speciale.
Ai mendon se nëse dështon puna e PSP-së të drejtuar nga Katica Janeva, atëher Maqedoninë e presin skenaret më të errëta, prandaj tani është koha që urgjentisht Faktori Ndërkombëtarë ti jep mbështetje të plotë PSP-së, ndërsa nga ana tjetër ti bëj presion Gruevskit që në asnjë mënyrë të mos e kontestoj Prokurorinë Speciale në Gjykatën Kushtetuese.
“Nëse Gjykata Kushtetuese vazhdon edhe më tej të sillet në mënyrë poltronike ndaj pushtetit dhe e shfuqizon ligjin për Prokurorinë speciale atëher në çdo rast do të jemi dëshmitar të fillimit të fundit të shtetit nga i cili proces nuk ka kthim mbrapa dhe atëher Perëndia le të na ndihmojë. Do të thotë gjithçka është e mundur në këtë shtet këso gjykatësish që janë vënë në rrolin e bartësve të politikës së huaj. Me siguri se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizoj ligjin për prokurori speciale Bashkësia ndërkombëtare patjetër duhet të reagon”, ka deklaruar Kekenovski.
Nga ana tjetër profesori univesitar, Osman Kadriu, paralajmëron një kaos të vërtetë në Maqedoni, nëqoftëse partia e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, vendosë që përmes bashkëpunëtorëve të vet të ngushtë të abrogoj ligjin për Prokurori Speciale, me çka ndërpriten hetimet e prokurores Katica Janeva ndaj funksionarëve më të lartë të VMRO-DPMNE-së të cilët gjatë 10 viteve të fundit ishin të involvuar në kriminalitet dhe korrupcion.
OSMANI:Mos dhasht zoti që të ndodhë që të mbyllet PSP, atëher në Maqedoni do të krijohet një kaos politik e shoqëror
“Më e keqja do të ndodh nëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon ligjin për Prokurorinë publike speciale e cila nismë tanimë është parashtruar para kësaj Gjykate. Me këtë rast do të ishte mirë që të mos ndodh që Gjykata Kushtetuese të bëj abrogimin e këtij ligji me të cilin do të abrogohej edhe vet Prokuria speciale. Dhe nëse ndodh kjo e mos dhasht zoti që të ndodhë atëher në Maqedoni do të krijohet një kaos politik e shoqëror sepse atëherë nuk do të ketë funksionim të shtetit juridik apo do të vëhet në pikëpyetje fukcionimi i të së drejtës. Dhe normalisht se me këtë rast lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, është i mendimit që ti merr në duart e veta që gjitha ato materiale apo të gjitha ato lëndë që i ka pranuar tani në kompetencë Prokuroria speciale dhe të vazhdon me publikimin e bombave politike“, ka delaruar Osmani duke shtuar se nëse puna e PSP-së ndërpritet atëherë do të tensionohen mardhëniet ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, madje SHBA dhe BE duhet të mendojnë për një zgjidhje të re të sistemit politiko-juridik.
Ai nuk dëshiron të saktëson se mos vallë Maqedonia mund të shndërrohet në ndonjë protektorat ndërkombëtarë. “Mendoj se ky do të jetë çasti apo veprimi i fundit me të cilin veprim unë mendoj se përsëri nuk do ti ndihmohet krizës në Maqedoni por përkundrazi ajo do të thellohet edhe më tej dhe se e njëjta do të shndërrohet në krizë të përgjithëshme politike, juridike dhe morale me prapavija konkrete dhe me pasoja shumë të rënda tash për tash të paparashikueshme. Dhe me siguri se në këtë rast do të lindë nevoja që të vendoset për atë se si duhet të ushtrohet pushteti në Maqedoni dhe me siguri se atëherë do të duhet që edhe faktori ndërkombëtar të vendos për statusin e Maqedonisë edhe për raportet që do të krijohen në këtë shtet. Konsideroj se edhe marrëdhëniet shoqërore do të jenë të tensionuara, do të jenë të tensionuara edhe marrëdhëniet ndëretnike për të cilën gjendje mendoj se përgjegjësi duhet të bartin të gjitha partitë politike në vend e në veçanti partitë politike që janë në pushtet“, ka përfunduar për Zhurnal, profesori, Osman Kadriu.
Ndryshe lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev në njërën prej konferencave për shtyp, bëri të ditur se nëse dikush e pengon punën e prokurores speciale, atëherë atij do ti kthehen të gjitha materialet e përgjuara dhe do të vazhdon me publikimin e bombave.
Ambasada e SHBA regon: PSP-së t’i mundësohet liri dhe jo pengesa
Prokurorisë Speciale duhet ti mundësohet të kryejë hetime të thella dhe të pavarura, të çliruara nga vonesat apo pengesat. Ky ishte reagimi i ambasadës amerikane kërkuar nga televizioni Alsat për të komentuar zhvillimet e fundit në DSK. Sipas reagimit të ambasadës amerikane, Institucionet qeveritare dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në procesimin e hetimeve nga PSP-ja. Sipas marrëveshjes së Përzhinës caktimi i përgjegjësisë për përgjimin e pautorizuar si dhe pretendimet për abuzime të kryera nga ana e qeveritarëve është një hap kyç për ti dhënë fund krizës politike dhe orientimin e vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Përkrahje e fuqishme për PDSH-në nga Llërca (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Shtunën në Komunën e Zhelinës vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në vendbanimet e kësaj komune. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në shkollën fillore në Llërc të Zhelinës.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i zhytur ata në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.
Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore.
Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë – tha Thaçi./Ditari/


Zekolli: Edhe vetë ithtarë të BDI-së po e pranojnë se partia e tyre është mafioze (Video)

Ambasadori Arsim Zekolli ka qenë personaliteti i radhës i intervistuar nga Lajm.TV. një ndër analistët më të spikatur shqiptarë në Maqedoni, ai gjithmonë nga një kënd specifik i qaset zhvillimeve aktuale, duke bë parashikime të thukta për rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve. Zekolli ka paralajmëruar shqiptarët që të mos presin më diçka nga Abaz Gjuka, duke tërhequr vërejtjen se nëse nuk bëhen ndryshime do të na mallkojnë gjeneratat e ardhshme. Në këtë intervistë, Zekolli flet edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë te vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi dhe debatin që pasoi në Tiranë dhe Prishtinë pas kësaj vizite. Intervistën e plotë 30 minutëshe, mund ta ndiqni në videon:

Mulla Sula në pazare politike për imunitet

Sulejman Rexhepi ka premtuar edhe përkrahje finansiare për atë “krah partik” i cili do të zotohet se i garanton ose bllokim të proceseve gjyqësore ose imunitet politik duke ia siguruar fitoren e plotë si deputet në njësinë zgjedhore numër një! Mulla Sula deputet?!?

Shkruan Bekim Asani
Në BDI dhe në filialen e saj finansiare, në BFI, për momentin po vlon një pasiguri totale si dhe një panikë nga bindja se shumë kush, së shpejti, do të përfundojnë përtej grilave të burgjeve të Maqedonisë. Në fakt, ethet e kësaj panike i kanë kapur disa nga kreu më i lartë i BDI-së si dhe në kreun uzurpatorë të BFI-së. Strategjia për rrugëdalje është po ajo që po insistojnë ta zbatojnë “maja” e VMRO-së. Kandidatët potencialë për burgosje shpëtimin po e gjejnë duke qenë bartës të listës në njësinë zgjedhore përkatëse.
Në këtë institim të kandidatëve potencial për burgosje, elektorati i rëndomtë po lexon praninë e fajësisë, ndaj dhe ka nisur një iritim i skajshëm i tyre. Elektorati i rëndomtë ka kërkesë të prerë: të gjithë politikanët e involvuar në krim e në korrupsion, të mos përfshihen në asnjë listë, pa varësisht peshës së tyre partiake, në të kundërtën do të nisin përçarjet dhe sektarizimet partiak.
Këtij problemi vështirë se do t’i shpëtojë edhe BDI-ja. Qysh tash kanë nisur taktikat partiake të degëve dhe të nëndegëve. Veç kësaj, kjo Parti, pas publikimit të disa “bombave”, ka nisur që të tundet nga një prerje e thellë vertikale: njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar, që nga kreu më i lartë e deri te votuesi më i thjeshtë, do t’i nënshtrohet procesit të ndarjes së “shapit nga sheqeri”! Në BDI tashmë po flitet për krahun e politikanëve të rinj dhe elitarë si dhe për krahun e politikanëve të dështuar dhe të kriminalizuar.
Krahu elitar, pra, neo-politikanët të prirur nga kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe nga zëdhënësi i Partisë, Bujar Osmani, këto ditë, kanë realizuar një takim urgjent me uzurpatorin e postit të Riasetit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe me dy-tre lakej të tij dhe, janë përpjekur të hartojnë një “strategji  kombëtare” për të dalur nga situata e margjinalizimit i cili po u kanoset si nga organet e drejtësisë së shtetit po ashtu edhe nga krahu i kriminalizuar i Partisë. Në mënyrë të tërthortë është kërkuar nga Mulla Sula që t’i aktivizojë të gjithë “kapacitetet e tij” si dhe bashkëpunëtorët e vet që haptazi të vihen në shërbim të këtij krahu politik të BDI-së, në të kundërtën ka gjasë që ta humbin këtë njësi zgjedhore duke i lanë hapësirë ngadhnjimi Besës si dhe LR PDSH-së, armik këta potencial të Mulla Sulës.
Megjithatë, gjatë këtij takimi, Mulla Sula ka qenë më i drejtëpërdrejtë, duke kërkuar prej tyre që një herë përgjat këtij bashkëpunimi të bëhen të sinqertë dhe ta ndihmojnë Mulla Sulën. Sulejman Rexhepi ka kërkuar ose të propozohet si bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore dhe të fitojë imunitetin, ose të sigurojnë garanci me shkrim nga lobi i gjyqtarëve gostivarasë që do ta shpëtojnë nga proceset gjyqësore për të cilat tashmë Mulla Sula ka dijeni të plotë. Në fund të takimit, Mulla Sula është ndarë tepër i zhgënjyer, sepse, “elita politike  e BDI-së”, nuk i ka dhënë garancë se mund ta shpëtojnë, sepse tashmë është konstatim ndërkombëtar që Ballkani (Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia) pa mëshirë do t’i nënshtrohent krehjes nga ana e drejtësisë me qëllim të eliminimit nga jeta publike të të gjithë të korruptuarve të cilët janë kandidatë potncialë për t’u shndërruar në kriminelë dhe prej ketij niveli në terroristë. Për herë të parë Mulla Sulës i bëhet e qartë që karrierës së tij po i vie fundi  dhe se, ngjashëm si në Shqipëri, edhe në Maqedoni do të kërkpohet që nëpër lista të mos përfshihen  njerëzit me biografi të njollosur me njolla korruptive e kriminele.
Mulla Sulës ky krah “elitist” i politikanëve të BDI-së i është zotuar që, nëse arrinë t’ia sigurojë prej 2500 deri më 3000 vota BDI-së në njësinë e parë zgjedhore, do të ketë një zvarritje të proceseve gjyqësore, madje me vite të tëra, deri në lodhje të organeve të drejtësisë, apo, eventualisht, nëse ndërkombëtarët do të ushtrojnë presion, të ketë ndonjë dënim minimal.
Nga ky qëndrim “elitist” Mulla Sula është ndarë tepër i pakënaqur, prandaj, fill pas përshëndetjes dhe ndarjes me këtë krah politik të BDI-së, ka lëshuar “misionarë” që të vënë kontakt me krahun rrebelues dhe të kriminalizuar të BDI-së. Nëse do të ndjejë se shantazhohet edhe nga ky krah i kriminalizuar i BDI-së, atëherë, ka premtuar fuqishëm që publikisht do të dal në përkrahje të “lëvizjes pro-ruse” Besa, është betuar para bshkëpuntorëve të vet të ngushtë, ndërkohë që e ka urdhëruar kryebanditin e tij, Mustafa Dautin, që të vihet në lëvizje për vënien e kontakteve me krahun rrebelues të prirur nga Bekir Hasani dhe Bekim Neziri. Ka premtuar edhe përkrahje finansiare për atë “krah partiak” i cili do të zotohet se i garanton ose bllokim të proceseve gjyqësore ose imunitet politik duke ia siguruar fitoren e plotë si deputet në njësinë zgjedhore numër një! Mulla Sula deputet?!?
Tani mjegulla po bie dhe paniku i Mulla Sulës po del gjithnjë e më açik. Panikun po ia shton edhe më shumë një grup qytetarësh nga Hasanbegu të cilët, pasi kanë siguruar dëshmi noteriale si nga BI e Kosovës, ashtu edhe nga Komuniteti i Muslimanëve të Shqipërië, do të ngrisin proces gjyqësor për mënyrën e shpenzimit-përvetësimit nga ana e Mulla Sulës të parave të grumbulluara për familjet e goditura nga vërshima katastrofale e ndodhur në këtë lagje dhe në rrethinë.
Një epilog tepër dëshpërues po e pret Mulla Sulën! Lutja e rëndomtë do të ishte e tepërt dhe shumë ironike, sepse vështirë që do ta ketë ndihmën e Zotit.

   

Wednesday, October 19, 2016

Sllobodan Bogoevski të shtunën sjell detaje të reja për aferën “Telekom”?

Ish drejtori i Shërbimit sekret maqedonas, Sllobodan Bogoevski, të shtunën pritet të paraqesë detaje të reja lidhur me aferën Telekom. Më 22 tetor ai do të bëjë promovimin e një libri autorial që ka të bëjë me historinë e Maqedonisë, lidhur me dilemat e krijuara nëse maqedonasit janë sllavë ose antikë.
Mirëpo meqë bëhet fjalë për personin i cili dha dëshminë para gjykatës së Nju Jorkut për aferën Telekom, pritet që gazetarët të shprehin interes për detaje të reja nga Bogoevski për këtë aferë, shkruan Gazeta Lajm. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Nju Jorkut, Bogoevski ka përmendur kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, dorën e tij të djathtë, Musa Xhaferin dhe ish kryeministrin Vllado Buçkovski, se kanë marrë miliona euro mito nga një ndërmjetësues grek, për të vazhduar monopolin e Magyar Telekomit me çka kanë dëmtuar qytetarët e Maqedonisë.
Ai madje pat thënë se edhe atentati ndaj ish funksionarit të BDI-së, Abdylhalim Kasami ka qenë i ndërlidhur me milionat korruptive të aferës Telekom.
BDI pat paralajmëruar se do të padisë Bogoevskin për dëshminë e tij. Në ndërkohë kjo parti ka paditur mediume dhe gazetarë, mirëpo assesi nuk po ja mban ta padisë Bogoevskin.

Hasanbegasit në pritje të parave që duhet tua dorëzon BFI

Vërshimet në Hasanbeg shkaktuan dëme të mëdha saqë edhe sot e kësaj dite akoma banorët e këtyre vendbanimeve nuk mund të e marrin veten, andaj nevoja për t’i ndihmuar ende është e mirëseardhur. Muaj më parë për këto banorë përpos institucionet shtetërore dhe organizata të ndryshme ndihmë kanë ofruar edhe bashkësitë fetare islame të Shqipërisë dhe Kosovës. Në media u bë e njour se me nga sa para kanë kontribuar këto bashkësi fetare të cilat mjetet i kishin dorëzuar në BFI e që kjo e fundit akoma nuk i ka ndarë në Hasanbeg. Edhe Bashkësia Fetare Islame përmes një apeli nga Sulejman Rexhepi ka kërkuar që të grumbullohen mjete përmes xhamiave të vendit. Edhe pse janë grumbulluar mjete nga mbarë xhamiat edhe sot e kësaj dite nga BFI nuk kanë raportuar se sa janë tubuar dhe si u menaxhuan të njejtat. Banorëte  Hasanbegut kanë qenë të njoftuar për këto donacione nga jasht dhe nëpër xhamia andaj janë në pritje që tua dorëzon Sulejman Rexhepi nga BFI. Pse edhe sot e kësaj dite nuk tregohet se sa para janë grumbulluar nëpër xhamitë e vendit? Pse edhe sot e kësaj dite nuk u njoftua opinioni se ku mbetëtn paratë qe erdhën nga Shqipëria e Kosova? Pse edhe sot e kësaj dite nuk kemi njoftime mediatike se si u menaxhuan mjetet që u grumbulluan nga besimtarët e vendit nëpër xhamia pas apelit të BFI? A duhet t’i zë dimri banorët e Hasanbegut pa kulm mbi kokë e që pastaj Sulejman Rexhepi të tregon kinse ja sa është i kujdesshëm për muslimanët?!

Sunday, October 16, 2016

Kush e ka radhën…!?

Në rrjetet sociale sërish po shpërndahet një fotografi e komandantëve të ish-UÇK-së të vrarë pas luftës së vitit 2001
“Kush e ka radhën!?” është porosia që përcillet me këtë foto ku janë të shfaqur disa nga komandantët e UÇK-së të vrarë paslufte duke nisur nga vrasja e 10 viteve më parë e Nuri Mazarit – komandant Strugës, e cila nuk u zbardh asnjëherë dhe që ishte gati një skenarë i ngjajshëm me vrasjen e djeshme të komandant Shqiponjës, informon INA.
Më pas radhiten në foto edhe Isa Lika, komandanti i UÇK-së nga Tetova, duke vazhduar me komandantin legjendar Harun Aliu – Kushtrimi.
Në këtë foto janë edhe dy komandantët kryesor të betejave të UÇK-së në 2001, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj që u vranë gjatë ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj. Pas tyre vjen komandant Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja.
Në foton e fundit është një profil i zbrazët duke dhënë porosinë se kush mund të jetë komandanti i radhës./ina

PDSH nga Çairi tregon se kryt e vendin e ka hak! (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Dielën në Komunën e Çairit vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë në vendbanimet e kësaj komune. Takimi qendror me strukturat partiake u mbajt në lagjen e Çairit.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se BDI legjitimon dhe legalizon plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve dhe se ata janë fajtorët kryesorë për diskriminimin e egër që u bëhet shqiptarëve në të gjitha fushat. Thaçi më tej u shpreh se qeveritarët e korruptuar të BDI-së e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri, dhe se kjo situatë e rëndë nuk do të ndryshon pa një angazhim të fuqishëm.
Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore.
Partia Demokratike Shqiptare është gati t’i prijë një ndryshimi të madh në kulturën e qeverisjes, që në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë – tha Thaçi


Saturday, October 15, 2016

Olloman Mahmudi: Më shkatërroi “MAFIA URBANE” dhe Komuna e Gostivarit

Shkup, 13 tetor – Gostivari vazhdon të tronditet me storien rrënqethëse të Olloman Mahmudit të cilit padrejtësisht i merret një pjesë e tokës, madje fqiu i vet (Nijazi Mahmudit) edhe pse ka ndalesë. Sipas Olloman Mahmudit, Nijazisë i mundësohet nga ana e zyrtarëve të Komunës të Gostivarit që të bëjë legalizimin e objektit të vet pa leje.
Ollomani rrëfen për Zhurnal se Nijazi Mahmudi në mënyrë ilegale ka ndërtuar objekt pa leje, madje e ka legalizuar për shkak të afërsisë me zyrtarë të lartë të Komunës së Gostivarit edhe pse sipas tij, Nijaziu i kishte shkelur të gjitha ligjet.
Për shkak të kësaj padrejtësie që i është bërë, Ollomani të drejtën e vet e ka kërkuar edhe në Komunën e Gostivarit që drejtohet nga Nevzat Bejta, por edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Mirëpo për shkak se të drejtën nuk e fitoi asnjëherë, Mahmudi vendosi që të flasë publikisht për “ZHURNAL”, që sipas tij ka një “mafi urbane” në qytetin e Gostivarit, e cila legalizon objekte të cilët nuk janë të paraparë në asnjë plan urbanistik, madje objektet të cilët janë pjesë e ndërtuar në tokën e huaj.
Ai mes tjerash për Zhurnal thotë se si përmes një shkrese zyrtare kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve të Komunës së Gostivarit me qëllim që të përcaktohet statusi juridik për objektin e paligjshëm.
Në këtë shkresë mes tjerash shkruan: “Rasti i evidentuar me PA1 nr 23-2014 të datës 21.03.2016. Kjo kërkesë kishte të bëjë që ti ndërpriten të gjitha punimet Nijazi Mahmudit në lidhje me çështjen e pronësisë. Në përgjigjen e Komunës së Gostivarit të nënshkruar nga udhëheqësi i sektorit, Jeton Salia dhe kryetari i Komunës Nevzat Bejta mes tjerash thuhet se janë plotësuar kushtet ligjore me çka është sjellë pëlqim urbanistik për objektin e paligjshëm PA1 nr.13-5187 të datës 22.06.2015, kurse pas pagesës së parallogarisë të llogaritur sipas konkluzionit PA1 nr. 13-5187 të datës 21.07.2015 është sjellë aktvendimi PA1 nr. 13-1857 të datës 14.09.2015 me të cilën Xhemazije Mahmudit i është përcaktuar statusi juridik i objektit të paligjshëm: Objekt individual banesor/Su+P+1+Ma dhe objekt individual banesor me hapsirë afariste në përdhezë/Bo+P+1+Ma i cili gjendet në PK nr.5477/1 KK Gostivar 2 i regjistruar në fletpronësinë nr.2871.”.
Ndërsa në përgjigjen e Komunës së Gostivarit thuhet se sipas evidencës kadastrale objekti gjendet në PK nr.5477/1 KK Gostivar 2, e regjistruar në fletpronësinë 2871 e cila sipas evidencës kadastrale është në pronësi të Xhumazije Mahmudit nga Gostivari. Në përgjigjen zyrtare të Komunës mes tjerash thuhet se arsyet e cekura nga Olloman Mahmudi janë paushale dhe të kota.
Mirëpo për shkak të kësaj përgjigje, Olloman Mahmudi drejtësinë tentoi që ta kërkoj edhe tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Në njoftimin zyrtar që ka bërë Olloman Mahmudi deri tek Ministria e Transportit në Shkup, mes tjerash shkruan se Nijazi Mahmudi ka ndërtuar një objekt i cili nuk është ndërtuar në pajtim me lejen për ndërtim “markicën e dhënë ndërtuese” dhe në kundërshtim me planin urbanistik të qytetit të Gostivarit, ndërsa sipas Ollomanit zotri Nejazia ka depërtuar edhe në oborrin e tij.
Ndërkohë, Ministria e Transportit përmes një shkrese të datës 26.04.2016 e njofton kryetarin e Komunës, Nevzat Bejta dhe qytetarin, Olloman Mahmudi se në pajtim me ligjin për objektet e ndërtuara pa leje, të gjithë procedurën për të vërtetuar statusin juridik të një objekti pa leje e ka Komuna, pasi kjo çështje ka rëndësi lokale.
Mirëpo edhe përpos kësaj golgote, Olloman Mahmudi vendosi që të flas publikisht për këtë problem të madh, andaj ai thirri edhe media që ta denoncon rastin.
Ai mbajti një konferencë para gazetarëve më datën 08.09.2016, ku z.Ollomani thekson se për një moment një përson që për z.Ollomani është i njohur tentoi ta shkelë me vetur, dhe u rrezikua për jetë. Në të njejtën ditë ai e ka denoncuar rastin në polici se T.A nga fshati Turçan i vogël i Gostivarit me veturë kishte tentuar që ta godas për vdekje. z.Ollomani thotë se ngjarja kishte ndodhur edhe para ekipeve televizive nëlagjen Pitarnica.
Zhurnal po shpalosë dokumentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku Olloman Mahmudi e ka denoncuar rastin në formë ankese në Polici, poashtu edhe në Prokurorinë Themelore.
Ollomani në Prokurorinë Themelore për ndjekje të krimit të organizuar kërkon ndjekjen e të gjithë zyrtarëve të Komunës së Gostivarit të cilët janë të involvuar sipas tij në këtë rast të “mafias urbane”. Bëhet fjalë për dokumentin e datës 27 shtator të vitit 2016.
Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” kërkoi qëndrim zyrtar nga Komuna e Gostivarit para dy ditëve, mirë deri në publikimin e kësaj storje nuk kemi marrë përgjigje.
Ndryshe, zotri Olloman Mahmudi thekson se nuk është vetëm ky problem, por se ai ka në dijeni edhe shumë raste tjera, ku sipas tij keqpërdorim dhe shkelje në dhënien e lejeve për ndërtim në këtë komunë.
Agjencia “ZHURNAL” për hirë të informimit të drejtë do të vazhdon me storjet që kanë të bëjën me dyshimet që i disponon Olloman Mahmudi. 

Molla Sula apo budallai plak STUPID 007

Diplomatet e huaj kur e shohin se vjen Sulejman Rexhepi me kater apo pese vetura luksoze dhe me shtate truproje, fillojne te qeshen me ze, dhe diskutojne me njeri tjetrin se ja po vjen ky budallai plak STUPID 007.
Me gjendjen qe mbizotron ne Bashkesin Fetare Islame jane te shqetesuara te gjitha perfaqesite diplomatike ne maqedoni.
Te gjithe jane te njoftuar se institucioni i bashkesis fetare islame eshte i stermbushur me narko diler, hajdut, budallenj, zinaqare, pijanec, dhe lloj lloj felliqesire te ndryshme, ndersa nuk mund te gjeshe edhe nje njeri me vlera morale dhe fetare.
Diplomat te huaj ndjehen te turperuar kur ne manifestime te ndryshme shteterore e shohin se si kreu i bashkesis fetare islame Sulejman rexhepi vjen i rethuar me gjashte a shtate bodyguard ne stilin e narko dilereve.
Te gjithe perfaqesuesit diplomatik dhe funksionaret shteteror fillojn te qeshin kur e shohin dordalecin plak sulejman rexhepin se si aktron ne stilin e filmave kauboj kur shfaqet me kater vetura luksoze te mbushura plot bodyguard.

Shikoni surratat e budallenjeve, dhe shikoni cirkuzllekun qe e ka mbuluar bashkesin fetare islame. Thuhet ne profilin Xhamia e Isa Beut