Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2016

MAQEDONI Kasami: BDI parti antishqiptare, ka dorë në vrasjet e ushtarëve dhe komandantëve shqiptarë (VIDEO)

I ftuar në intervistën Saktë, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nuk ka kursyer akuzat ndaj partisë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim. Madje, ai këtë parti e ka quajtur “parti antishqiptare”. Kasami është shprehur se në vazhdimësi ka pasur iniciativa që të demaskohet politika antishqiptare e Bashkimit Demokratik për Integrim, por se kësaj radhe BESA do ta sfidojë fuqishëm këtë parti që sipas Kasamit pos që e ka zhytur popullin në mjerim, po ashtu ka gisht edhe në vrasjen e ushtarëve dhe komandantëve shqiptarë pas konfliktit të vitit 2001. “Më shumë shqiptarë apo ushtarë dhe komandantë janë vrarë pas 2001-shit ku në të shumtën e rastëve ka dorë elita politike e BDI – së, sesa që janë vrarë gjatë konfliktit të 2001-shit. Në të shumtën e rasteve ka shumë indikacione serioze se këta njerëz janë vrarë dhe prapavija ka qenë politike. Sepse në të shumtën e rasteve këta njerëz kanë qenë kundërshtarët më të mëdhenj të disa funkcionarëve më të lartë të BDI – së

Thaçi: Dy gjëra janë që këputen atëherë kur trashen, Zullumi dhe Pushteti, kështu është fundi BDI-së

Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri  Menduh  Thaçi takuan strukturën e PDSH-së në vendin ku ai dhe partia e ti PDSH dolën fituese në zgjedhjet e fundit lokale në Studeniçan. Në takim me banorët e Studeniçanit ishin edhe deputeti i zonës një Bekim Fazliu dhe deputeti i zonës dy Orhan Ibrahimi si dhe vet kryetari i komunës së Studeniçanit një herit dhe sekretari i PDSH-së Azem Sadiku. Njofton Gazeta Lajm “Ne flasim hapur me ju që të na kuptoni dhe mesazhet që i japim ti përcillni jashtë njerëzve të cilët janë skeptik të shtypur të cilat thonë unë jam i ngopur deri në fyt me këta të BDI-së por ama nuk e di edhe ju çfarë ofroni, kërkojnë nga ne fakte dhe argumente për të na mbështetur . Edhe pse platforma jonë është shumë e qartë e drejtë dhe e pastër , herë pas here  na thuhet në teren se nuk e dimë se çfarë kërkojmë , ne ua bëjmë të ditur edhe atyre normalisht dhe maqedonasve dhe bashkësisë ndërkombëtare se PDSH nuk kërkon asgjë më shumë se sa të drejtat që i kanë popujt tjerë

HASANBEGASIT I ÇOJNË TË FALA MULLA SULËS

Hasanbegasit janë të irituar tepër shumë me sjelljet prej një hajduti të regjur të Mulla Sulës. Po thonë që, kjo sjellje po ju dhemb edhe më shumë se sa vërshima katastrofale që i goditi më 6 gusht të këtij viti. Hasanbegasit nuk i duan as paratë e grumbulluar nga vëllezërit kosovar dhe ata shqiptar të dorëzuar kohë më parë në BFI, si dhe, nuk i duan as paratë e grumbulluara një ditë të premte nëpër xhamitë e vendit. Askush nuk e di se sa para u grumbulluan dhe ku përfunduan. Hamendësime ka plot! Po flitet se me ato para të grumbulluara në emër të këtyre banorëve të goditur rëndë nga natyra, përfunduan në xhepat e kryehajnit të BFI-së, Mustafa Dautit, i cili pas grumbullimit të këtyre parave ka nisur të shëtisë me BMW X6, makinë kjo që nuk mund të blehet kurrë me rrogat e BFI-së, përveçse me paratë e kontrabandës apo të keqpërdorimit të ndihmave humanitare. Hasanbegasit duan dhe luten me shpirt që Zoti t’ ua thyej qafen Mustafë Dautit dhe Mulla Sulës. Haxhi Memishi, banor i Ha

Sinani e bën ‘rezil’ komandant mësuesin (Video)

A është e drejtë që në bazë të gjuhës shqipe të kërkohet vota e shqiptarëve? Ishte kjo pyetje e mjaftueshme që mysafirët në Klik Plus të hynin në një debat të thellë me argumente, akuza dhe kudër akuza për atë se përse gjuha shqipe nuk përdoret në bazë të asaj që e garanton Marrëveshja e Ohrit. Deputeti i PDSH Bekim Fazliu solli shembullin e Kosovës, ku sipas tij,  serbët përbëjnë 3% të popullsisë dhe kanë më shumë të drejta së shqiptarët në Maqedoni. PDSH sipas tij e ka marrë më seriozisht këtë çështje. “PDSH e ka marrë seriozisht zyrtarizimin e plotë të gjuhësh shqipe, të tjerët e bëjnë vetëm para zgjedhjeve, dhe s ofrojnë zgjidhje. BDI ka përfituar në kurriz të gjuhës shqipe në procesin e dështuar euro-integtues”, u shpreh Bekim Fazliu, nga PDSH. Por në një mendje me të nuk ishte profesori Mersim Maksuti, I cili kërkoi nga Fazliu t’i tregojë se kur kjo parti ka marrë një iniciativë serioze për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe. “Kur keni marr ju si opozitë, ja do t’

Kryetari i Studeniçanit, Azem Sadiku takoi Drejtorin e Misionit të USAID-it, z.Xhejms Stajn

Drejtori i Misionit të USAID-it, Amerikan z.Xhejms Stajn vizitoi kryetarin gjegjësisht Komunën e Studeniçanit, Azem Sadikun. Prefekti Sadiku ishte shprehur se: “Sot për ne dhe për qytetarët e Komunës së Studeniçanit ishte ditë e veçantë, sepse kishim nderin dhe knaqësinë që te kemi musafir Drejtorin e Misionit të USAID-it Amerikan z.Xhejms Stajn dhe drejtorin e Milieukontakt Maqedonija z.Sllavkovski. Sot bashkërishtë lëshuam në përdorim proektin e përbashkët të Komunës së Studeniçanit me USAID-in Amerikan për sanimin e shtratit të lumit Meris dhe sanimin e stabilizimin e rrëshqitjes së tokës në Studeniçan dhe kanalizimin e ujërave atmosferik.”   

Janeva nesër prezanton rastin “Trezor”

Prokuroria Speciale Publike e drejtuar nga Katica Janeva nesër (e mërkurë) do të prezantojë lëndën e re, të koduar me emrin “Trezor”. Në njoftimin për media nga kjo Prokurori theksojnë së fillimi i konferencës për shtyp do të nisë prej orës 10:00, ndërsa nuk janë dhënë detaje më të hollësishme se çka do të përmban ky rast. Ndryshe, në konferencën e fundit që kjo prokurori e mbajti në hapësirat e reja, Janeva ngriti dy akuzat e para që burojnë nga materialet e përgjimeve të jashtëligjshme.

Obobo, çfarë ndodh me myftiun e Tetovës kohën e fundit? – FOTO

Reis Sulejman Rexhepi bashkë me disa hoxhallarë dje kanë qëndruar në Kodrën e Diellit. Siç qarkullon një fotografi në rrjetet sociale Reisi bashkë me hoxhallarët tjerë sofrën e kanë të mbushur me mish. ( Shpresojmë të mos jetë mish kurbani i besimtarve ). Përndryshe nga reisi jemi mësuar të shofim kohë pas kohe skandale ndërsa sot e kemi kuptuar se pse myftia i Tetovës Dr. Qani Nesimi ka shtuar kile prej kur e ka marrë funksionin? Sofrat e përditshme me mish si duket janë të zakonshme për shokët e Reisiti…./Shqipmedia   

Reis Sulejman Rexhepi bashkë me hoxhallarët e “shkoçin” mishin

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni Reis Sulejman Rexhepi bashkë me disa hoxhallarë sot kanë qëndruar në Kodrën e Diellit. Siç qarkullon një fotografi në rrjetet sociale Reisi bashkë me hoxhallarët e mishin e kanë shumë merak andaj edhe kanë postuar bashkë me tavolinën e mbushur me mish. Nuk dihet nëse është e lejuar që të postohen këto fotografi në rrjetet sociale pasi shumica e myslimanëve nuk kanë as bukë në tryezat e tyre ndërsa Reisi bashkë me disa hoxhallarë siç duket luajnë me fukarallëkun e myslimanëve./tetovasot/

Imer Aliu: Si Gjorçev vepron gjithë qëveria BDI-VMRO, (VIDEO)

Imer Aliu: Si Gjorçev vepron gjithë qëveria BDI-VMRO, përse ata nuk kërkojnë falje (VIDEO) ./Ditari.mk/

Azbi Nuredini: Sulejman Rexhepi i BFI-së produkt i UDB-së!

Azbi Nuredini njihet si personalitet i shquar dhe figurë e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë, andaj i brengosur për fatin dhe çështjeve të popullit në profilin e tij ka sulmuar fuqishëm kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepin. Ai në statusin e tij kishte shkruar se: “Fara përçarse e shqiptarve në kye të BFI-së! Ky mikrob rezistues më shum se 20 vite ndaj gjitha qeverive është produkt i UDB-së që u instalua në krye të BFI-së dhe po shërben si pengesa permanente e bashkëpunimit dhe bashkimit të partive politike Shqiptare në Maqedoni pa e vërejtur askush!” më tej kishte ofruar edhe fakte të cilat i kishte prezentuar vetë autori: “Ja vetëm disa fakte sipas ngjarjeve nga 1992- 2016: Është mision i tij mbi 20 vjeçar i tejdukshëm por deri tash i pa pengueshëm shum kompromitues dhe përçarës i politikës shqiptare. Fillimisht pas daljes në skenën politike të PPD-së ai u fut menjëher në shtratin e saj dhe qëndroi aty deri në vitin 2002 dhe nuk linte gur as dru pa lëvizur kundër

HASANBEGASIT DUHET T’I KËRKOJNË PARATË E TYRE NGA BFI-JA E SULEJMAN REXHEPIT

Hasanbegasit kanë plotësisht të drejtë që të ushtrojnë forma të ndryshme të presionit mbi Mulla Sulën dhe mbi hajnat e tij, me qëllim që t’ua marrin të hollat që ua kanë dedikuar vëllezërit e tyre nga Kosova dhe Shqipëria Shkruan Zeqie Veseli Në javën e parë të muajit gusht, të këtij viti, një nga lagjet e shqiptarëve në Shkup, Hasanbegun, e goditi një katastrofë e tmerrshme natyrore, një vërshimë e paparë ndonjëherë e cila mori me vete edhe dhjetra viktima shqiptarë. Brenda disa minutave u shkatërrua gjithçka, shtëpitë, pronat dhe pasuritë e ndryshme të shqiptarëve. Natyrisht, u goditën edhe disa katunde të nacionalitetit maqedonas, të cilët, sakaq, përjetuan një solidaritet dhe ndihmë shtetërore të menjëhershme. Shqiptarët mbeten nën mëshirën e bamirësisë vëllazorëre. Me këtë rast, të gjitha komunat dhe qytetet, të gjitha fshatrat si dhe vendbanimet shqiptare ofruan ndihma të llojllojshme, si artikuj ushqimorë, higjienik, veshmbathje. Nuk munguan edhe aksionet vullnetare në pa

SEANCË E RE PËR RASTIN “KUMANOVA”

  Gjykimi i të akuzuarve për rastin e Kumanovës ka vazhduar edhe sot me dyer të mbyllura. Nga Gjykata njoftuan se në radhë ka mbetur edhe një dëshmitarë i mbrojtur, nga njësiti special, për të dëshmuar nga 42 sa ishin gjithsej. Për rastin e Kumanovës, 37 persona akuzohen për veprën terrorizëm. Më 12 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë, ku u vranë 20 persona prej të cilëve 8 ishin policë dhe 12 të tjerë nga grupi i armatosur.

Tearcë deponi e egër mes fshatrave Gllogjë dhe Dobrosht

Prurjet e mëdha të mbeturinave nga vërshimet detyruan disa komuna të hapin deponi të egra. Njëra ndër deponitë e tilla është edhe ajo mesë fshatit Gllogjë dhe Dobrosht të komunës së Tearcës. Kjo është deponi a krijuar me një herë pas vërshimeve të vitit të kaluar, mesë fshatit Gloxhë dhe Debrosht. Ndërkohë edhe për kundër premtimeve të shumta se kjo deponi do të largohet, kjo ngelet e njëjtë e cila rrezikon çdo ditë shëndetin e fshatarëve të Gllogjës dhe Dobroshtit. “Ajo na pengon për atë se , ka edhe erë edhe nuk pastrohet dhe nuk rrafshohet , po që se rrafshohet me eskevatora ajo është gropë dhe mund të bëhet vendi i mirë . Erë ka me këto çka i çojmë ne por dikush hudhën pjesë të ngordhura . Masa as kush nuk merë as edhe komuna e Tearcës si komunë nuk e kryen por edhe ne fshatarët e kemi bërë stadiumin”… “Si nuk pengon, siç të them unë nuk jemi me shkollë që të flasë gjuhën por ajo erë e keqe ku rin ,aty rin ajo ka qenë gropë tani është mbushur tre metre , para është m

Gjerdan "bombash" rreth qafës së Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi

Një set i ri i përgjimeve të funksionarëve të ndryshëm në Maqedoni, po qarkullon nëpër zyre të mediave si dhe në disa nga zyret e korit diplomatik në vend. Edhe më tej mbetet personazh fatkeq i këtyre përgjimeve funksionari i BDI-së, Musa Xhaferri. Është një numër bukur i madh i përgjimeve që dëshmon për një biznes-miqësie shumë të ngushtë të Musa Xhaferrit me ish-drejtorin e DZK-së, Sasho Mijallkov, por janë shumë interesante bisedat që janë zhvilluar mes tij dhe Orce Kamçevit. Në të gjitha këto biseda lakohet mjaft shumë edhe emri i Reis Sulejman Rexhepit. Këto biseda shpalosin shumë biznes-plane sekrete të Sulejman Rexhepit dhe Musa Xhaferrit, të cilat i zhvillojnë ekskluzivisht për interesat e Mijallkovit dhe të Kamçevit. Si pasojë e këtij aktiviteti shumë të ulët pëson prona e vakëfit të BFI-së, sidomos Burmali Xhamia si dhe parcela e cila me vendim të Qeverisë duhej ti jepet BFI-së në Kalanë e Shkupit. Është shumë interesant biseda e Xhaferrit me Mijallkovin ku ky i pari kër

Menduh Thaçi qëndron në Strugë takim me strukturën partiake

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, Shtabi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare – Strugë, sot (24.09.2016) realizoi takim me strukturat e degës. Në këtë takim ishte prezent edhe Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi. Këtij takimi i kanë paraprirë dy takime paraprake, takimi i Shtabit qendror dhe takimi i Shtabit zonal. Në takim, mes të tjerash, u diskutua për çështje taktiko-politike për zgjedhjet parlamentare të cilat pritet që të mbahen më 11 dhjetor 2016. Pas këtij takimi do të vijojnë aktivitete të tjera me qytetarë në vendbanimet e qytetit të Strugës. Shtabi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare, 24.09.2016 – Strugë

IRI nuk do të bëjë anketë për rejtingun e partive në Maqedoni

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) nuk do të bëjë anketa për rejtungun e partive politike në Maqedoni. Anketat e IRI-t vlerësohen si më kredibilet në Maqedoni por këtë vit kanë vendosur që nuk do të kenë anketë para zgjedhjeve të parakohshme parlametare në Maqedoni. Ilina Mangova, përfaqësuese e IRI-t në Maqedoni ka thënë: ”Tani për tani nuk kemi në plan të bëjmë asnjë anketë të cilën do ta publikonim para zgjedhjeve të 11 dhjetorit.” Më herët IRI publikoi një anketë për reputacionin e partive politike në Maqedoni e dicla duket kështu:

OPINION:KOMANDANTI I BRAKTISUR

Nga Arben TARAVARI Një nga figurat kyçe që ka udhëhequr politikën shqiptare në Maqedoni është Ali Ahmeti. Ai është një personazh për të cilin janë folur shumë gjëra. Mbi të është formuar një Mit urban, i interpretuar herë pozitivisht e herë ngativisht. Do të shkruaj për të sot pasi pavarsisht që nga SuperNova, z.Ahmeti doli një Kometë! Duket se ngjan me kometën Hallei që në fillim të shekullit XX-të u tha që do bënte botën pluhur! Megjithëse një burrë 57 vjeçar, ai tenton gjithnjë të duket më i vjetër se mosha biologjike. Përveç një faktori real që e plak, si është pigmenti krejt i munguar në flokët e tij, ai është thinjosh, çdo gjë tjetër duket madje më e re se mosha që ka. Sjellja e tij synon vjetërsinë. Ai është rasti klasik i burrit që imponon forcën e tij edhe për shkak të moshës. Duke rrjedhur nga një fshat me tradita shqiptare të forta, ai di më së miri respektin që shqiptarët, kanë për më të vjetrin! Kështu ky burrë luan me këtë kartë, duke formuar rreth tij mitin e

AKS-i dhe Behixhudin Shehapi i BDI-së kundër komunës së Studeniçanit

Manifestimin kulturoro-sportiv për mundje tradicionale “TRADITA VAZHDON 2016”, nuk do të ketë mbështetjen e Komunës së Studeniçanit, pasi që një vendim të till e ka marrë këshilli komunal. Sipas këtij vendimi Këshilli i Komunës së Studeniçanit refuzon kërkesën provokative nga Shoqata Qytetare “AKSI” për çfarëdo lloj mbështetje të manifestimit “TRADITA VAZHDON “, informon shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit. “Edhe pse në mënyrë të rregullt Komuna e Studeniçanit ka aplikuar që në mënyrë institucionale të organizon këtë manifestim tradicional siç është rendi dhe zakoni, Ministria e Kulturës edhe këtë vitë nuk i ndanë mjetet për komunën tonë, por të njëjtat ja ndanë shoqates qytetare AKS-i. Kjo shoqatë qytetare duke shfrytëzuar miqësitë e ngushta që ka me funksionarët e BDI-së në këtë ministri arrijnë të ndikojnë që dhe këtë vitë ta dëmtojnë Komunën e Studeniçanit dhe Ministria e Kulturës të merr vendim politik dhe mjetet për një manifestim të till t’ia beson një shoqate

Transparenca, Maqedonia në terr

Institucionet shtetërore në Maqedoni janë gjithnjë e më të mbyllura ndaj taksapaguesve kur bëhet fjalë për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve nga buxheti i shtetit. Qendra për komunikim me qytetarë, në bazë të një hulumtimi ku janë përfshirë 97 institucione, ka nxjerrë në pah se vetëm 45 për qind e tyre publikojnë informacione për punën e tyre në ueb faqet zyrtare, duke u përfshirë në të ashtuquajturën “transparencë aktive”. Me “transparencën aktive” nënkuptohet prezantim i informatave në iniciativë vetanake të institucioneve, pa parashtruar dikush tjetër një kërkesë për informata me karakter të qasjes së lirë. Baza ligjore për transparencë aktive të institucioneve gjendet para së gjithash në ligjin për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik, por edhe në një sërë ligjesh tjera, siç janë ligji për vetëqeverisje lokale, ligji për buxhet, ligji për borxhin publik, ligji për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, e kështu me radhë. Hulumtimi në fjalë ka nxjerr

Kuvendi i Maqedonisë vendosi: 35 milionë euro për të dëmtuarit e vërshimeve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 117­të duhet të fillojë debat për ribalancin e ri të buxhetit për vitin 2016, i cili propozohet që të sigurohen mjete për zhdëmtimin e dëmeve nga vërshimet më 6 gusht të këtij viti. Me ribalancin propozohet sigurimi i 35 milionë eurove shtesë për zhdëmtimin e tërësishëm nga vërshimet. Të ardhurat në buxhet janë të pandryshuara dhe mbesin në nivel të projeksionit prej 174.291 milion denarë. Shpenzimet rriten prej 195.472 milion denarë në 197.410 milion denarë, ndërsa rritet edhe deficti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të arrijë 23.119 milion denarë, në vend të 21.181 milion denarë. Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit këtë vit. I pari ishte bërë në korrik të këtij viti. Në suaza të kësaj seance deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim­ligjin për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë, propozim­ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligj

Xhamiat përmes Sulejman Rexhepit pjesë e propagandave të BDI-së

Revolta e qytetarëve të Çairit për mos ndërtimin e xhamisë në fushë Tophanë është tejet i madh meqë ky kompleks i xhamisë dy vite të plota po zgjatë dhe si duket askund nuk do të jetë. BFI është shndërruar në institucion propagande që i shërben politikave të BDI-së, në këtë formë shfrytëzohen dhe keqpërdoren edhe xhamiat. Me plotë të drejtë revoltohen qytetarët ngase gurthemeli ishte më 30 gusht 2014-ditë Ramazani! Deklaratat para mediave të Sulejman Rexhepit dhe Izet Mexhitit ishin se pas Bajrami fillohet me ndërtimin e xhamisë, dhe se pas asaj feste nuk ëshë bërë asgjë. Kaluan shumë Bajrame e vite , por asgjë nuk është lëvizur për ndërtimin e asaj qendre fetare  përpos gënjeshtrave dhe keqpërdorimit të këtij objekti për interese politike të BDI-së në kkrah të BFI-së. Aktualisht vendi i xhamisë është me mbeturina dhe ka vetëm një gjurmë të një shtylle me hekur!  Lokacioni në fillim ishte  i thurrur, e sot ka ngelë vetëm metali, por se është bë një ndryshim, pas më shumë se dy vite,

IMER ALIU NË 10 MINUTA

MUSAFIR IMER ALIU NGA PDSH-ja PER REBALANCIN E BUXHETIT...(VIDEO)

Banorët e Çairit revoltohen me Sulejman Rexhepin për xhaminë në Tophan

Zvarriten procedurat për fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë në Tophanë të Çairit. Në mungesë të xhamisë, banorët e kësaj lagje detyrojnë të udhëtojnë me kilometra për të kryer obligimin fetar. Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e BFI-së dhe Komunës së Çairit. “Të them të drejtën nuk besoj, premtime ka mjaft por të paktën deri më tani duhet dicka të ishte bërë por nuk ka asgjë. Njëherë na thanë mbas Ramazanit vitin e kaluar por s’ka asgjë. Namazin e falim tek kjo Xhamia këtu afër në një dhomë. Nuk na zë, shumica falen jashtë”. “Xhaminë ka dy vite që e kanë filluar ta bëjnë se asgjë nuk ka. Janë duke na gënjyer. U bë si tepër kjo punë, shkojmë falemi te kjo Baraka, ajo dhe nuk ka kushte për Xhami. Duhet ose t’i hypim autobusit të shkojmë të falemi ose në këmbë, këto po na gënjejnë. Nuk kemi besim, e kemi humbur besimin krejt, kujt do I besosh? Si në Bashkësinë Islame, si nëpër partitë shqiptare, besim nuk kemi” “Kush nuk ka dëshirë që të ketë një xhami më afër

Shikoni sa shumë po presin në radhë për të blerë iPhone7 (Video)

Australianët u vunë në radhë për t’u bërë të parët në botë që do të shtinin në dorë të shumëlakmuarin iphone 7. Pavarësisht shiut të lehtë, 200 vetë kanë pritur në trotuar hapjen e dyerve të dyqanit të Apple-it në Sydney. Marcus Barsoum e kishte zënë radhën që të mërkurën. Zhgënjimi i tij ishte i madh kur mësoi se nuk do të merrte dot atë që dëshironte aq fort, iPhone 7 i zi. Modeli në këtë ngjyrë kishte shteruar i gjithi prej shitjeve me porosi. “U trishtova, në fakt u mërzitëm të gjithë. Por zemërimi na kaloi shpejt. Personalisht jam shumë i kënaqur tani që po marr thjesht një 7 të errët, nuk prish punë. Megjithatë mendova se Apple-i, duke qenë ajo kompani që është do kishte rezerva. S’më shkoi mendja se ato modele do të shiteshin të gjitha që përpara me porosi. Thashë se do kishin diçka menjanë për adhuruesit besnikë, si puna ime, që presim në radhë”, u shpreh Barsoum. Dikush tjetër, ende ka shpresa. “Them se mbase arrijmë t’i bindim duke qëndruar këtu për 24 orë. Unë do

Fund i krishterizuar i Mulla Sulës

Mulla Sula paska vdekur?! Në shenjë falënderimi për vjedhjet që i ka bërë në emër të FSHI-së dhe BFI-së që nga viti 1997, Rijaseti i BFI-së Sulejman Rexhepit ia ndanë një pllakë përkujtimore, nga ato që vihet në kokë te varrezat e ateistëve! Le të jetë ky shkrim në vend të kurorës mortore që u vihet përskaj këtyre pllakave përkujtimore Nga Haxhi Isa Xhaviti Nuk ka kurrfarë dyshimi se, Mulla Sula është ekspert i falsifikimit të arkivit të BFI-së por edhe i ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë Institucion. Falsifikim i fundit i tij është shënimi i 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave Islame. Rrafsh për një vit e falsifikoi datën. Mbase për vetë faktin që rreth BFI-së dhe vetë Mulla Sulës po ndodhin vetëm dukuri e trishtime antinjerëzore dhe antiislame dhe asgjë që do të shkonte në favor të tij. Si duket kishte nevojë të zjarrtë që të shënojë një ngjarje e cila në fakt gabohet në vite, sepse 20 vjetori i Fakultetit është më vitin 2017. Vetëm shikojeni n

Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj do ta krijojnë unionin e bashkive shqiptare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë paralajmëruar krijimin e unionit të bashkive-komunave kryesore shqiptare në rajon: Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit. Kjo gjë pritet të ndodhë para datës 28 Nëntor, Ditës së Pavarësisë të Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur Ahmeti dhe Veliaj pas një takimi që e kanë mbajtur të martën, në fillim të vizitës dyditore që një delegacion nga Tirana, i udhëhequr nga kryetari Veliaj do të zhvillojë në Prishtinë, shkruan Koha Ditore. Ata në këtë takim kanë diskutuar për projekte të përbashkëta, si për shkëmbimin e përvojave nga të dy qytetet, meqë edhe problemet janë të ngjashme.