Translate

Wednesday, August 31, 2016

Babai i Komandant Shqiponjës: Para se të vritet Shqiponja, mori kërcënime nga Ahmeti (Foto)


Urdhri për vrasjen  e djalit tim Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës ka ardhur nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi,  Beqir Hasani dhe bashkëpunëtorë të tyre të afërt. Kështu deklaroi sot për mediumet Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës, para se të fillojë Seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Shqiponjës.

“Ahmeti e ka kërcënuar në telefon, i ka thënë të largohet. Të qëndrojë pas Bajramit (Limanit). Shqiponja i tha se unë nuk qëndroj pas Bajramit, e nëse ti mendon se Bajrami duhet të jetë kryetar, eja e thuaju anëtarëve të partisë, veteranëve dhe invalidëve dhe e paralajmëroi se do të largohet nga partia. Ahmeti i tha se nga partia nuk mund të largohesh sepse nëse largohesh nga partia do të futem në shtëpi”, deklaroi për Gazetën Lajm, Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës.
Miqt e tij rrëfejnë për Gazetën Lajm se pak para ngarjes tragjike, Komandant Shqiponja gjatë një udhëtimi në Shqipëri ka marrë kërcënime ne forme paralajmërimi edhe nga shoferi i Ali Ahmetit.
“Shoferi i Ahmetit ka dalë në Kërçovë dhe i ka thënë ‘Më mirë largohu. Penalltia është bë, tani pritet vetëm goli”, tregojnë miqtë e Xhemajl Rexhepit – Shqiponjës.
Në seancën e sotme gjyqësore janë paraqitur si dëshmitarë Shpëtim Latifi dhe Amir Bajrami. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar më 26 shtator.

‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’

Xhamia e premtuar dy vite më parë në Fushë Topanë nuk duhet askund. Aty kanë mbetur vetëm gurë-themeli i shtëpisë së shenjtë, i promovuar kohë më parë me pompozitet nga autoritetet kompetente.
Një lexues i agjencisë së lajmeve INA, ka dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes. Për këtë neglizhencë ai akuzon kryetarin e BFIM-së, Molla Sulën dhe kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitin.
“Turp për BFI me Molla Sulen edhe për kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilët që 2 vjet e kanë zënë parkun dhe deri sot asnjë punim nuk e kanë bërë. Këta dy persona vetëm marketing janë duke bërë me këtë Xhami”, shprehet lexuesi i revoltuar.

Monday, August 22, 2016

FOTO/ Fshati Gradec i Gostivarit më i prekuri nga moti i ligë sot

Komuna e Vrapçishtit është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut dhe breshëri. Sasia e madhe e ujit ka nxjerrë nëpër rrugë edhe ujërat e zeza të cilat kanë përfunduar nëpër bodrumet e pjesës me të madhe të shtëpive.
Shiu dhe breshëri janë ndalur rreth orës 17, ndërsa banorët kanë dalë në aksion për pastrimin e rrugëve, oborreve dhe shtëpive.
Intensiteti i lartë i reshjeve e ka shkulur nga vendi murrin e shkollës fillore të fshatit ndërsa breshëri ka dëmtuar edhe disa automjete.
Po ashtu janë shkatërruar një pjese e madhe e të mbjellave por edhe shumë kopshte të shtëpive.
Kjo është hera e tretë, por më e fuqishmja që ky fshat përmbytet nga reshjet e mëdha të shiut.
Ekipi i Tv2 i cili ka qëndruar në terren thotë se gjatë ditës së nesërme do të sjell raport të detajuar për gjendjen në këtë fshat dhe fshatrat tjerë të Komunës së Vrapçishtit./Tv2



Azem Sadiku: Me Bismil-lah filluam asfaltimin e rrrugës për në fshatin Cvetovë

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku sot ka filluar të asfalton rrugën për në fshatin Cvetovë, e cila ka gjatëse prej 3.5 km dhe gjërësi prej 5 metrash. Projekti që po realizohet në fjali dëshmon se Sadiku përmbush premtimin e dhënë qytetarëve dhe synon që të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve të komunës që drejton. Në faqen e tij zyrtare qëndron: “Sot me Bismil-lah e filluam asfaltimin e rrugës së ndërtuar për fshatin Cvetovë. Rruga që po asfaltohet është e gjatë 3,5 km e gjerë 5 m. Është knaqësi e papërshkruar ndjenja kur po përmbushet një premtim i dhënë para qytetarëve.Falëmderoj Zotin e madhërishëm që po na mundëson të vazhdojmë të realizojmë punë të hajrit, me të cilat po ju lehtësojmë lëvizjen e lirë qytetarëve të komunës tonë.” 





KMSH për Hasanbegun dorëzoi 20 mijë dollarë, BIK-u 141 mijë euro, atëherë sa dorzoi BFI?

Ditë më parë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në krye me Skënder Bruçaj dhe Bashkësia Islame e Kosovës me Myftiun, Naim Tërnava sollën donacionet e tyre në Hasanbeg dhe njëherit i vizituan vendet e përmbytyra në lagjën e Hasanbegut. Përmbytjet ishin me përmasa katastrofale ku me vete morrën viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materilae. Shumë familje humbën të afërmit dhe shumë prej tyre mbeten pa kulm mbi kokë, dhe se ndihma ndja tyre ishte detyrymore. Banorëve të Hasanbegut në ndihmë u dolën vëllezërit e tyre nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kishin grumbulluar mjete material dhe të njetat ua sollën në vendin e ngjarjeve. Krerët fetar të KMSH dhe BIK sëbashku me atë të BFI, Sulejman Rexhepi ishin ën Hasanbeg dhe për së afërmi panë gjendjen dhe tmerrin që kishin përjetuar banorët e Hasanbegut dhe mes tjerash deklaruan donacionet egrumbulluara nga populli i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. z. Bruçaj kishte deklaruar se KMSH solli 20 mijë dollar, ndërsa Myftiu, Tërnava 141 mijë euro përes të cilës treguan se edhe këta dy komunitete solidarizohen me myslimanët e maqedonisë në veçanti atë të Hasanbegut. Pas këtyre të dhënave që u shpalosën nga vetë krerët e institucioneve fetare vetëm BFI në krye me Sulejman Rexhepin nuk kanë deklaruar se sa para kanë dorëzuar në Hasanbeg pas grumbullimit të mjeteve nga apeli i dhënë më 14 gusht nëpër xhamitë e maqedonisë në ditën e xhuma!? Pse Sulejman Rexhepi deri më sot nuk tregoi se sa para janë mbledhur gjatë ditës së xhuma kur u shpalos apeli i BFI-së nga imamët e xhamiave?! Pse i gjithë ky mister brenda BFI për ndihmat dhe mjetet që kanë dorëzuar në Hasanbeg?!

Gostivar: Vajza ikën ditën kur duhej të bëhej nuse, por tragjedia…

Një dukuri jo e zakonshme ka filluar të përsëritet viteve të fundit tek shqiptarët në Maqedoni. Shumë dasma në një kohë të shkurtër, shume martesa për letra, shumë martesa me shkues gjatë stinës së verës dhe shumë ndodhi rreth këtyre.
Burime të sigurta të portalit Shqipmedia na njoftojnë për një dasëm të dështuar në një fshat të rajonit të Gostivarit ku vajza ikën ditën kur duhet të bëhet nuse. Kjo ka ndodhur këtë verë në fshatin e njohur për redaksinë por për shkaqe etike nuk do ta tregojmë. Po dhe është e vërtetë, por kësisoj lajme janë dëgjuar edhe më parë mirëpo në këtë rast që të jetë më tragjike ngjarja, nusja ka ikur me të dashurin e saj i cili është daja i burrit që ajo duheshte të martohet. Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar por përkundrazi babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që luajnë dhe të kërcejnë pasi familja e tij ka shpëtuar nga bushtra e cila në të ardhmen do të shëndrohej në kancer për ate familje. I ka desht Zoti.
Ndryshe, në lidhje me këtë temë vlen të përmendim se vetëm një restoran të një fshati të komunës së Bogovinës të rajonit të Tetovës këtë vit janë anuluar 17 dasma të rezervuara./Shqipmedia

MULLA SULA SHEMBULLI TIPIK I PERSONIT IMORAL

Amoraliteti dhe imoraliteti janë dy kategori që nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta por që ngatërrohen çdo herë. Është ngjashëm diçka si shëmtia dhe e keqja.  
Shkruan Zeqie Veseli  
Amoral është ai që bën vepra të pamoralshme, që morali i tij ka degraduar deri në zero. Kurse imoral është ai person i cili karakterizohet nga vetitë e këqia, të liga, të shëmtuar, por që në moral mund të jetë reltivisht i fortë. Në këtë kategori njerëzish klasifikohet Mulla Sula, madje mund të trajtohet si shembulli tipik i personit imoral. Personat e të dy kategorive, në një shoqëri normale, përfundojnë me sanskione ligjore, me atë që personat që preken nga imoraliteti nëse janë figura publike, dorëhiqen nga posti dhe i nënshtrohen vullnetarisht procedurave gjyqësore. Zakonisht, personat publikë shumë më tepër janë të predispozar të preken nga fenomeni i imoralitetit se nga amoraliteti. Vepër amorale do të konsiderohej marëdhënia intime jashtëmartesore apo me seksin e njejtë. Po supozojmë se në këtë kategori nuk bie Mulla Sula, por ama, në kategorinë tjetër, të imoralitetit, Mulla Sula gjendet me bollëk, kokë e këmbë. Nuk kalon asnjë ditë në të cilën Mulla Sula nuk preket nga ndonjë vepër imorale. Vepër imorale është edhe mbajtja në rreth e atyre personave që bëjnë vepra të tilla. Pra, edhe solidariteti me ata që i shquan imoraliteti është IMORALITET. Vepra e fundit imorale e Mulla Sulës është përpjekja e tij prej një hajduti të regjur për ta fshehur ndihmën finansiare që erdhi për Hasanbeguin nga vëllezërit tanë nga Shqipëria e Kosova. Në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë thuhet se në BFI Sulejman Rexhepit iu dorëzua vërtetimi bankar se në xhirollogarinë e saj janë transferuar 20 mij dollarë, kurse në faqen e Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se Sulejman Rexhepit iu dorëzua vërtetimi i ngjashëm me transferim të mbi 140 mij eurove për Hasanbegun. E dini se si shkruan në kumtesën zyrtare të BFI-së? Skruan: këta dy komunitete ofruan «ndihmën dhe përkrahjen vëllazërore»! Ofruan ndihmë vëllazërore dhe kaq! Pse e fsheh sumën e donuar Mulla Sula dhe bashkëhajni i tij Mustafa Dauti? Për t’i blerën nja 100 pako me artikuj ushqimore në emër të komuniteteve shqiptare? Dhe, pjesën tjetër të pareve për ta shpenzar nëpër kazino, nëpër sauna si dhe për dhoma hotelesh ku zhvillohet amoraliteti! Kur myslimanët e Maqedonisë tubuan mijëra euro për vëllezërit shqiptarë që u goditën nga vërshimat në Shkodër, Mulla Sula, si një kontrabandis i stërvitur, paratë i futi në xhepin e vet dhe u nis drejt Shqipërisë, nuk e dorëzoi ndihmën e grumbulluar në Komunitetin Mysliman, sepse nuk ju besonte atyre, por, i dorëzoi ndryshe! Kur? Ku? Si dhe sa?! Kjo është vepër imorale, siç ishte imoralitet edhe akti i dorëzimit në zarfë të parave të grumbulluara në shtabin e krizës në Tetovë vitin e kaluar, por edhe familjarëve të Lagjes së Trimave që ia dorëzoi në pliko! Askush nuk mori vesh se nga sa u dorëzun dhe për sa persona. Vepër e pastër imorale, e denjë për masa ligjore. Gjithësesi, vepër imorale është edhe pranimi i ryshfetit përkthyer në ROLEX prej 36 mij dollarësh. Imoralitet është edhe nepotizmi, edhe vjedhja, edhe keqpërdorimi i kurbanëve, edhe hudhja në plehëra e lëkurave të kurbanëve, imoralitet është edhe fshehja e pakove me ndihma me qëllim që të jenë të gatshme kur të vie ndonjë donim finansiar. Imoralitet është edhe keqpërdorimi dhe vjedhja e vakëfit. Imoralitet është edhe shoqrimi dhe bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar në krim e në vepra imorale. Nëpër të gjitha këto veprime imorale ka kaluar dhe kalon akoma Mulla Sula! Në të tilla raste, në një shoqëri normale, sapo të ngritet një aferë, personi i prekur menjeherë dorëhiqet dhe i drejtohet organeve të drejtësisë për ta kërkuar gjykimin e drejtë, sepse, i moralshmi dhe i ndershmi nuk do të mundeshin për më të madhin kjamet që ta durojnë epitetin e njeriut imoral!
Mulla Sula e pensionon myfiun Isa Ismaili në momentin kur rreth tij shpërthejnë plotë afera amorale, ndoshta të kurdisura prej vetë Mulla Sulës vetëm e vetëm ta largojë nga «klubi» i vet një person që ia njeh edhe pleshtat në shtëpi. Siç ia kurdisi aferën edhe myftiut tjetër, Pëllumb Veliut, duke tentuar që t’ia marrë dhe shtëpinë të ngratit. Të gjitha këto veprime janë imorale, siç është imoralitet dhe bashkëpunimi me myftinjtë (Shaqir Fetahun, Murat Isenin  etj.) të cilët u kualifikuan si bashkëpunëtorë të UDB-së. Imoralitet është edhe bashkëpunimi me myftiun e Tetovës, Qani Nesimin, i cili futjen në BFI e pati vetëm sa për ta institucionalizuar sektarizimin e fesë islame. Janë një mori veprimesh dhe aferash të sferës imorale, kurse Mulla Sulës nuk i dridhet as qerpiku! Ai nuk dorëhiqet por si gjeldet imponohet si kryetar i BFI-së. Ky është kulmi i imoralitetit të tij, sepse, me këtë mostërheqje të tij ai ua përcjell mesazhin të gjithë myslimanëve të vendit me këtë përmbajtje “as ju nuk jeni më të mirë se unë dhe, si të tillë që jeni, nuk meritoni ndonjë reis tjetër”!
Po pse nuk jep dorëheqje Mulla Sula?
Sepse, dorëheqja për shkak të veprimeve imorale kërkon edhe procese gjyqësore për ta zbardhur të vërtetën mbi një aferë imorale, e cila, mbi shpinën e një të pafajshmi dhe të ndershmi peshën miliarda tonelata. Pikërisht për shkak të kësaj peshe Mulla Sula ditë për ditë është duke u fundosur gjithnjë e më shumë në llymin e një vërshime të tmershme shpirtërore./Opinion/

Tuesday, August 16, 2016

‘Frikohet’ Ali Ahmeti, e viziton fshehurazi Hasanbegun!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka vizituar Hasanbegun në mënyrë mjaftë sekrete, duke mos e ditur askush. Sipas portaleve të afërta me partinë e Ahmetit thuhet se vizita e tij është bërë nën organizimin e shefit të shtabit të emergjencës në Hasanbeg, Ali Sadiku.
Ahmeti ka vizituar këtë lagje pas 9 ditësh edhe atë duke mos pasur asnjë fotograf apo kamerë me ekipin e tij. Ai është takuar me disa familje të prekura nga vërshimet dhe disa familjarë të viktimave të asaj nate.
Banorët e Hasanbegut paraprakisht kanë shprehur revoltën e tyre por mos interesimin e kryetarit të BDI-së ndaj asaj ane, që ka bërë që një lagje e tërë të lihet pas dore për shumë vite.
Sipas përkrahësve të BDI-së, vizita në mënyrë të fshehur e kryetarit të BDI-së është bërë për arsye modestie, ndërsa kundërshtarët thonë se Ahmeti ka frikë të përballet me revoltën e popullit dhe për këtë arsye atij i janë mbyllur shumë dyer. /Tetova1

Valbona Reka: O Izet, edhe krimi ka stil

Ja ku janë hapësirat për të ndërtuar ndërtesa për banim! A nuk mundet që investitorëve t’u jepet vendi dhe si pagesë për blerjen e vendit të japin një pjesë të banesave për familjet e lagjes Serovë!? E pastaj kur të rrënohen shtëpitë e tyre pasi që të kalojnë në banesa të reja edhe aty të ndërtohen ndërtesa për banim po edhe ndonjë park, ndonjë kënd për fëmijët, ndonjë qendër kulturore, ndonjë çerdhe. Por, jo, IZT MXHT duhet të fiton maksimalisht bashkë me bandën e tij kriminale dhe duhet ta shkatërrojë maksimalisht ambientin ku jetojnë shqiptarët ashtu sikur thonë mbeturinat Millosheviqiane.
Oooooo Izet, edhe korrupsioni bre duhet me pasë një stil pak. Ta kishim falur nëse kishe vjedhë nga pak dhe nëse dikush ta kishte pa hajrin por, kjo nuk të falet! Edhe me vjedhë edhe me lan skëterë pas vehtes e jo valla.
E ju të Serovës, kur unë e ngre zërin dhe thërras për të protestuar nuk jeni askund….mendoni mirë…
(Ka shkruar ne profilin e saj ne facebook Valbona Reka)

Ish-ministri për Evropë: Joe Biden do të viziton Kosovën ku Islami është tolerant dhe modern

Ish-ministri për Evropë, Denis MacShane, në portalin Christiantoday, i ka bërë një përshkrim vizitës së Baidenit në Kosovë, duke i vënën theksin në çështjet fetare. Ai përshkrimin e fillon duke treguar se zëvendëspresidenti amerikanë Joe Biden do të vizitoj këtë javë një vend të vogël në Evropë që ka bërë më shumë se ç’duhet për të gjetur hapësirë për besim dhe tolerancë.
Sipas MacShane, Biden një katolik i devotshëm, do të shkoj në Kosovë dhe Serbi, ku do të gjej në Ballkanin Perëndimor politika pasiononte me karakter fetar dhe të rëndësishme si askund tjetër në botë, përcjell ‘zeri.info’.
Ai bënë një përshkrim të ndryshimeve që ka pasur ky rajon nën sundimin e perandorive, dhe ndikimet që ato kanë sjell edhe në përbërjen fetar, që nga myslimanët otoman, ortodoksët rus, krishterët gjerman e austro-hungarez, e deri tek ateizmi i konfiguracionit artificial të Jugosllavisë komuniste.
Kryeqyteti i vendit për MacShane, ka xhamitë e tij, por vajzat e reja vishen me të shkurtra, ku Birra Peja është një nga më të mirat në Evropë, që së bashku me venën kosovare, tregojnë se Islami në Kosovë është tolerant dhe modern.
MacShane, përmend po ashtu organizimin e konferencës ndërfetare, ku marrin pjesë të gjitha konfesionet, ku përfaqësuesit e tyre shpenzojnë një javë të tërë duke diskutuar për çështje që lidhen me religjionin.
Ndër të tjera autori, që dikur ishte Ministër për Evropë në qeverinë britanike, përmend edhe fitoren e Majlinda Kelmendit, për ta vendosur atë në koloritin e Kosovës, si shoqëri me tipare të shumta. /ZERI

Serova e Shkupit në pisllëk dhe tmerr, banorët: këtu është “beter” Hasanbegut (FOTO)

Lagja e Serovës në komunën e Çairit është pushtuar nga mbeturinat dhe pisllëku që e ka mbuluar pasi që gati dy vjet është lënë pasdore vendi ku ka qenë përpara Higjiena Komunale.
Banorët në një letër drejtuar INA kanë shkruar se komuna e Çairit është fajtore për këtë situatë dhe se ky vend që kundërmon dhe i boshatisur është më keq se Hasanbegu.
“Izet Mexhiti mos të shkoje në Hasanbeg, se këtu e kemi Hasanbegun. Afer neve eshte vendi ku ka qene perpara Komunalna Higiena, por sot komuna e Cairit e ka lan pas dore dhe aspak nuk interesohet per kete vend dhe neve qe jetojm afer saj. Ne kemi shume problem dhe mendoj se problemet jane me te medhaja sot se sa kur ka qene komunalna këtu”, thonë për INA, banorët e Serovës. Sipas tyre, kjo lagje eshte rikthu ne vend i krejt te këqijave, pislleqeve dhe tmerrit.
“Aty jan hap do gropa te medha dhe kemi frig se femijet tane mund te mbyten aty, per cdo nate sillen persona te panjohur e qe shpesh kemi pa gjylpana gjate dites qe do me than se narkomana po sillen shume me te madhe, disa vijn me vetura qendrojn me ore dhe pastaj ikin nga aty sigurisht vij per amoralitet. Ne kemi shume frikë se femijet tane po nisin naj rruge te devijume, po shpohen me gjylpana, po na infektohen nga pislleku dhe mjetet e hedhura aty, etj. Aty kur bie nje shi mbushet gjithcka me uje dhe ajo esht friga tjeter se mund te bijn femijet e vegjel e te mbyten e fundosen te cilet i kemi nonstop ne rruge”, shkruajnë banorët, duke kërkuar alarmimin e shqetësimeve të tyre. (INA) 



Saturday, August 13, 2016

DioGuardi: Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë

Ish-kongresisti dhe presidenti i Ligës Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka shprehur shqetësime lidhur me situatën me shqiptarët në Maqedoni.
Ai me një fjali shqetësuese ka përshkruar situatën dhe dështimin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit duke shkruar se “ MARRËVESHJA E OHRIT DËSHTOI PËR FAQE TË ZEZË (THE OHRID (Ohër) PEACE AGREEMENT FALLED DISMALLY)”.
Ky konstatim është dhënë në një shkëmbim komunikimi që DioGuardi ka pasur me publicistin Nijazi Muhamedi, pasi që ky i fundit i ka dorëzuar dokumentin e titulluar “Paqja e shkelur“ lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.
Dioguardi në përgjigjen e tij ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me gjendjen e shqiptarëve dhe protestat e fundit. Ai ka premtuar se në Kongresin Amerikan së shpejti do realizohet një takim për të sqaruar diskriminimit dhe siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë të korruptuar”, në këtë mënyrë duke krijuar një jostabilitet të rrezikshëm në Evropën Juglindore.
DioGuardi më 4 gusht do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga komuniteti dhe shoqatat e shumta në Çikago, kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni. Ai së fundi ka intensifikuar takimet dhe ngritjen e zërit lidhur me ngjarjet dhe shqetësimet e fundit me shqiptarët në Maqedoni.
I shoqëruar nga Shirley Cloyes DioGuardi u takuan me kongresisten republikane të Floridas Ileana Ros – Lehtinen, ku në fokus kishin zhvillimet në Maqedoni.
DioGuardi thotë se:” në fund të takimit, unë dhe Shirley u takuam me Ileana për të dhënë një informacion asaj mbi atë çfarë po ndodh në Maqedoni me margjinalizimin e vazhdueshme të popullit shqiptar atje”.
Kongresistja republikane u informua edhe përmes një raporti me shkrim lidhur me situatën e shqiptarëve në Maqedoni, dhe se është nënvizuar se ky raport do të shqyrtohet me stafin e saj në Kongres në Uashington.
Ileana Ros-Lehtinen vlerësohet si një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan, krahas miqve të tjerë në Capitol Hill për përkrahjen dhe mbështetjen që i është dhënë Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje dhe Çamëri.

BFI-së dhe OH Hilal nuk u përmenden emrat në apelin e Imamëve nëpër xhamia

Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ditë më parë ka lëshuar njoftim të përgjithshëm mbarë xhamiave në Maqedoni për të grumbulluar mjete për të ndihmuar popullatën e Hasanbegut dhe rrethinë që i kapluan vërshimet. Ky apel është bërë në emër të BFI-së për Organizatën Humanitare Hilal meqë kjo e fundit si gjithnjë pret ndihma nga muftinitë ngase në esencë nuk dorëzon askush donacione kur në krye të kësaj organizate është Mustaf Dauti. Mbarë opinioni, organizatat, institucionet kanë njohuri të shumë për Mustafa Dautin i cili kohë më parë është larguar nga BFI për shkak të keqpërdorimeve të donacioneve jo vetëm nga Maqedonia por edhe më gjërë pikërisht në emër të kësaj organziate dhe në emër të funksionarëve të BFI të cilët sot janë pjesë e Lëvizjes për Reforma në BFI, gjithashtu ai ishte i përzënë nga Strugë ku kishte punuar vite me rradhë si Imam dhe në fund njihet si aktivist i dështuar i partisë politike Demokracia e Re. Duke e njohur mirë Mustafa Dautin, imamët dhe këshillat e xhamiave gjithandej, andaj nga turpi emri i OH Hilal dhe BFI-së nuk u përmend si bartës të kësaj iniciative për grumbullimin e mjete për t’u dalur në ndihmë Hasabegut dhe rrethinës që ishin të përfshirë në vërshimet katastrofale. Imamët dhe këshillat e xhamiave më nuk përmendin as Sulejman Rexhepin e as Mustafa Dautin meqë kanë qenë të përfshirë në skandale të ndryshme për të cilët mediat shkruajn në vazhdimësi./Fokusi/ 

Thursday, August 11, 2016

Komuna e Studeniçanit shpërndau ndihma në Hasanbeg

Aksioni humanitar i Komunës së Studeniçanit, “Për Hasanbegun kontribo edhe ti” ka përfunduar me sukses.
Mjetet e grumbulluara higjienike, ushqim, ujë të pijshëm, veshëmbathje dhe gjëra trë tjera të nevojshme për popullatën e njëjtë në mënyrë të organizuar gjatë ditës së mërkurë (10 gusht 2016) janë dorëzuar në shtabin e emërgjencës së Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirëisë” në Hasanbeg të Shkupit.
“Shpresojmë që sadopak do të mundë të zbutim dhimbjen për dëmin dhe humbjet e mëdha që ka pësuar kjo popullatë. Zoti ju dhashtë durimin të gjithëve në veçanti atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre”, thotë Burhanedin Nuhiju nga këshilli organizativ i Komunës së Studeniçanit. 






Heroi i tragjedisë: “Një dorë e vogël fëmije lëvizte”

Nga Urim SALIHU
 Një dorë e vogël fëmije lëvizte sa për të dhënë shenja se diku në tmerrin e kësaj tragjedie akoma ka të mbijetuar.Ishte dora e saj e vogël që jepte shenja se fati i saj nuk ka qenë që jeta t’i merr fund në këtë fatkeqësi natyrore ku shumë nuk ia dolën.Dhe kur Zoti e ka shkruar të jetosh, asnjë forcë tjetër nuk mund t’ia ndalë frymëmarrjet.Në atë “Titanik” ishte një vajzë dhe një nënë që me forcat e fundit bënin betejën midis jetës dhe vdekjes.Pastaj një sy shpëtimtari i pa.
Ishte Besim Veseli -heroi i kësaj tragjedie.Besimi me kurajon e një shpëtimtari , në vendin ku e kishte dërguar Zoti të bënte veprën më të madhe në jetën e tij, shkoi bëri gjënë më humane që mund të bëjë njeriu.U dha jetën e dytë atyre dy krijesave të nënshtruara përpara fatkeqësisë.Ai shpëtoi dy njerëz me forcat e fundit, që katër ditë ishin zhdukur diku në rrënoja .Katër ditë dhe po aq netë pa ngrënë asgjë, në mëshirën e cdo gjëje, të braktisur nga gjithcka qëndronin nën ujin e ftohtë krejtësisht të pambrojtur .Kushedi sa klithma të trishtuara kanë lëshuar , kushedi sa kanë thërritur me një zë që askush nuk ka parë dhe dëgjuar.Sikur bota dhe jeta ishin ndalur për t’a.Si të ishin në një shkretëtirë ku zëri perëndon,tretet,nuk e dëgjon askush.Por nëse Zoti kur ata për herë të parë panë dritën e jetës u caktoi të jetojnë shumë më tepër, është e kotë forca e këtij vërshimi për t’i marrë me vete përgjithmonë.Familja e tyre ndoshta ka pranuar më të keqen për t’a, ndoshta është dorrëzuar deri në një moment të asaj pritje plot ankth dhe dhimbje.Ndoshta kanë pranuar cdo gjë, të paktën t’i gjenin për tu dhënë lamtumirën.Ndoshta një shpresë shumë e vogël ka jetuar me t’a se ata frymonin diku.E mërkura e mrekullisë ndodhi.Aty u shfaq Besim Veseli heroi i kësaj tragjeidie të papërshkruar që shpëtoi dy shpirtëra.Sa do donim që të gjithë ata viktima të kishin nga një engjull mbrojtës.Sa do donim, por..

Ra ky mort e u pamë! (VIDEO)

Funksionarët e pandërgjegjshëm dhe të kalbur moralisht këto ditë ia kanë msy zonave të përmbytura, të shoqëruar nga kamerat dhe gazetarët, duke “vajtuar” për fatkeqësinë që u ra mbi kokë banorëve të Hasanbegut, Haraçinës dhe rrethinës.
Harrojnë këta funksionarë se populli e di shumë mirë se nga kush e ka peshqesh këtë gjëmë. Kujtojnë këta funksionarë se populli harron që për vite të tëra nuk dhanë asnjë denar për pastrimin e kanaleve, për ndërtimin e kanalizimeve të reja, për asfaltimin e rrugëve. Kujtojnë se harron populli se kush e solli katastrofën në këto përmasa të humbjes së jetës së njerëzve dhe të shkatërrimit të pasurisë së qytetarëve.
Populli nuk harron. Ata e dijnë se këta funksionarë që sot me kamera bëhen kurse ndihmojnë, a në fakt vetëm prezenca e tyre më shumë pengonë dhe shtonë dhimbjen se sa ndihmojnë . Duhet tu bëhet e qartë se ata janë përgjegjësit kryesor për tragjedinë e Hasanbegut .Atje përmbytjet vazhdojnë ende.
Vazhdojnë tashmë me prezencën e funksionarëve të paftyrë që edhe në tragjedinë që vet e krijuan mundohen të përfitojnë pikë politike. Kjo gjë e ulët shton edhe më shumë dhembjen dhe mllefin e banorve të prekur nga vërshimet.
Funksionarët skanë vend në Hasanbeg. Ata të gjithë për nji duhet të vihen para përgjegjësisë dhe të japin llogari se ku ishin dhe çfarë kanë bërë për të parandaluar tragjedinë e Hasanbegut.
Nëse pak gërmojmë e shofim se të gjithë këta që fotografohen sot nē Hasanbeg, janë të njejtit që kan shkaktuar katastrofen sepse kanë qenë kundër proekteve për parandalimin e katastrofave, kanë qenë kundër Hasanbegut, Haraçinës e Straçincës.
Ata që kanë qenë të zëshëm dhe që kanë reaguar me kohë duke alarmuar se po qe se nuk investohet në këto zona do ndodhin katastrofa janë të tjerë. Ata nuk përfitojnë pikë politike në tragjedinë e vëllezërve të tyre. Ata nuk ndihmojnë për ti kap kamerat ose fotoaparatet. Ata thjeshtë janë deputetët e Pdsh-së të cilët janë artikuluesit dhe përfaqsuesit e vërtetë të shqiptarëve
PDSH ka vite që kërkon mjete buxhetore, nga ai buxhet që mbushet nga shqiptarët, pikërisht që të mos ndodhin fatkeqsi të tilla. Për më shumë Jua përkujtojmë ndër vite se çfarë ka thënë PDSH dhe BDI për Haraqinën dhe Hasanbegun./Ditari.mk/

Tuesday, August 9, 2016

Banorët e Hasanbegut:Nuk duam të fotografohet Molla Sula, por le të shet orën 35.000 euro për të na ndihmu

Vërshimet në Hasanbeg dhe rrethinë me vete morrën rreth 30 viktima, afro 10 të zhdukur dhe mbi 50 të lënduar duke mos numëruar dëmet materiale. Banorët e Hasanbegut janë të shqetësuar për mungesën e ndihmës ndaj tyre nga të gjithë institucionet, sipas tyre frigë po shtohet në rast se mungojnë ndihmat mund të vjen deri te paraqitja e epidemive. Revolta e banorëve është e shprehur edhe ndaj BFI, Sulejman Rexhepit dhe OH Hilal. Kreu i BFI ishte në Hasanbeg jo për të ofruar ndihmë banorëve të Hasanbegut dhe rrethinës, por në të pamë te dy apo tre familje që kishin pasur viktima gjatë vërshimeve. “Sulejman Rexhepi me disa myfti vizituan Hasanbegun për të ngushlluar diku dy apo tri fmailje dhe jo për të naj dëgjuar hallet dhe brengat tona”; thonin banorët e Hasanbegut të revoltuar. Mes tjerash ata thonin se: “… ne nuk kemi nevoj të vij e të fotografohen por le të na ndihmojnë në aspektin ushimor dhe higjienik. Ai mban ore 35.000 euro dhe aspak nuk kujdeset për muslimanët që ne e mbajm Bashkësin Islame me ndihma e fitra!”.  Edhe OH Hilal dështoi në dalje në përkrahje të banorëve që përjetuan këtë katastrof natyrore, sipas banorëve çfarë organizate humanitare është ajo që kishin dalur me këpuc të bardha në këto vërshime të tmershme. Tallen me ne me një vetur të vogël e me ndihma të fukarave.”

Maqedonasit e revoltuar godasin kryeministrin: Turp, parada para kamerave. Cfarë presin shqiptarët?

Një pjesë e qytetarëve të Stajkovcit zemërimin e tyre që për tre ditë tashmë po e mbledhin baltën nga shtëpitë e tyre, e kanë nxjerrë tek kryeministrit Emil Dimitriev, i cili vizitoi sot fshatin e Shkupit pas përmbytjeve.
Qytetarët që jetojnë në vendet ku edhe rrugët janë të pashtruara, kalojnë vetëm me traktorë apo automjete tjera.
Ata thonë se ata nuk kanë nevojë për “parada para kamerave”, por krah pune që do të ndihmojë për të pastruar ujin dhe baltën nga shtëpitë e tyre të cilat i kanë shkatërruar pas stuhisë së të shtunës, transmeton NOVA.
Ata janë mirënjohës sëpari vullnetarëve dhe ushtrisë, por theksojnë se ata kanë nevojë edhe për mekanizimin e institucioneve kompetente, dhe jo vetëm pastrim sekondash për poena politike.

OPINION: MËKAT APO I MËKATSHËM? ÇFARË DO TË THOTË TË JESHË SULIST

Mulla Sulla e respekton pushtetin me përulësi. As nuk e kundërshton por as nuk i del përpara! E madhëron çdo veprim të pushtetarëve, ndaj, sakaq i imiton të gjitha veprimet e tyre. Vitin e kaluar ndodhi vërshima katasrofale në rajonin e Tetovës dhe, po atë natë aty u gjend Nikolla Gruevski. Këto ditë ndodhi katastrofa edhe më tragjike në Hasanbeg, ku fillimisht qëndroi Koce Trajanovski, pastaj Gjorgje Ivanovi, pastaj Nikolla Guruevski. Kur shterroi pushteti, aty u paraqit pa fije turpi edhe Sulejman Rexhepi. Ka edhe raste të tjera të ngjashme; kjo është edukata e Mulla Sulës

Shkruan Zeqie Veseli

Pra, koncepti edukatë në vete përfshinë edhe veprimet e shëmtuara, neveritse, jo të denja për një njeri të ndershëm, sikundër i përfshinë të gjitha verimet e pëlqyeshme, sjelljet e hijshme, gojëëmbëlsinë, devotshmërinë.
Në kategorinë e parë të këtij koncepti lind mëkati. Mëkati, si nocion më vete, nënkupton dëm, humbje, degjenerim, shkatërrim. Ai që kryen veprime të këtilla quhet, thjesht, mëkatar. Kurse ata që e shoqërojnë, që e pasojnë mëkatarin quhen, thjesht, të mëkatshëm. Mëkati, mëkatari, të mëkatshmit, janë të mallkuar nga Zoti i Gjithëdijshëm dhe fundi i tyre është i llahtarshëm.
Nuk mund të jeshë i mëkatshëm nëse nuk ekziston mëkati! Nuk mund të ekzistojë Sulizmi nëse nuk ekziston Mulla Sula dhe, nuk mund të ekzistojnë sulistët nëse nuk ka ndjekës të tij. Sulistët mund të jenë “engjëll”, por, megjithatë, janë të mëkatshëm për vetë faktin se solidarizohen me të gjitha veprimet e mëkatshme të Sulejman Rexhepit. Mulla Sula është i gatshëm të zhytet edhe më shumë në mëkate, është në gjendje që ta bëjë edhe hallall mëkatin, është në gjendje ta justifikojë haramin publikisht, vetëm sikur ta siguronte një abolim nga presidenti i tij Gjorgje Ivanov. Pastaj, pasuesit e tij ta duartrokasin dhe të rreshthen si varg specash në kabinetin e tij duke ia bërë për hajër një abolim të tillë!
Pra, përfndimisht, të jeshë Sulist do të thotë të jeshë i mëkatshëm. Sepse: të jeshë Sulist do të thotë që ta bëshë hallall gojën e pistë! Të jeshë Sulist do të thotë ta bëshë hallall vjedhjen e vakëfit; do të thotë ta bëshë hallall krimin; do të thotë që ta bëshë hallall korrupsionin! Të jeshë Sulist do të thotë që të keshë një karakter konglomerat të vetive të Gebelsit, Al Kapones dhe Nasradin Hoxhës! Të tre këta personazhe i gjenë në profilin psikik të Sulejman Rexhepit.
Të jeshë Sulist do të thotë që të keshë fytyrën një, dy, tre, katër hektar dhe të duroshë lloj-lloj plehu: bajga të lopës, të dhenve, të dhive, të kalit dhe gomarit, të derrit…; do të thotë të jeshë i operuar nga mekanizmi i turpit, i moralit, i nderit; do të thotë të jeshë gënjeshtar i përkyer, hajn profesionist dhe aktor që aktron frikën!
Të jeshë Sulist do të thotë të keshë afinitete të mohimit të miqësisë, të jeshë pa shokë, sidomos pa ata shokë që ta duan të mirën, që të pengojnë nga të vepruarit mëkatshëm, që t’i mbulojnë mëkatet, hajnitë, dallaveret.
Të jeshë Sulist do të thotë të keshë guximin që të shkelësh mbi nderin e secilëve që nuk janë sulistë; do të thotë që ta gëlltisësh ofendimin; do të thotë që mos të shqetësohesh nga mijëra kritikat objektive, sugjerimet dhe këshillat dashamirëse; do të thotë të rrethohesh nga injorantët dhe të mëkatshmit, do të thotë t’i përgedhelish të gjithë ata që ta lëmojnë shpinën e që ta thithin!
Të jeshë Sulist do të thotë të jeshë hajn, gënjeshtar, mëkatar, kriminel, nepotist nëse të jepet mundsia, do të thotë të jeshë zhvatës, degradues i interesit të përgjithshëm islam, siç janë vakëfet, do të thotë pazarllëk mbi të mirat islame.
Të jeshë Sulist do të thotë që fjalët e Pejgamberit Muhamed a.s. t’ia vëshë në gojë të satrapit të myslimanëve, Titos; do të thotë që t’i shtrembëroshë pa fije frike ajetet kuranore. Të jeshë Sulist do të thotë që të tallesh me institucionet kombëtare, si për shembull me akademinë e shkencave dhe arteve të bukura.
Të jeshë Sulit do të thotë që vullnetarisht të shprehësh dëshirë të përballesh me organet e drejtësisë dhe të përfundoshë si qeni endacak skaj ndonjë kontenjere duke lëpirë copë kocke.
Të jeshë Sulist, ruana Zot, është tmerr.
Është – shpëtim të mos jeshë Sulist!
Mëkati prodhon mëkatarë, të mëkatshëm, që do të thotë se, sulizmi podhon sulistë! Jeta merr kuptimin e vet vetëm kur orientohet në luftë kundër mëkatit! Sulizmi është një prej mëkateve më të mëdha. Ruana Zot prej tij!

Sunday, August 7, 2016

MPB: 15 persona e humbën jetën, ndërsa 6 rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë mbrëmë

Gjithsej 15 persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë që mbrëmë e kaploi Shkupin dhe rrethinën.
Siç njoftuan për MIA-n nga MPB, pjesa më e madhe e viktimave janë nga fshatrat Smillkovcë, Hasanbeg, Stajkovc dhe Haraçinë.
Më shumë detaje nga MPB paralajmërojnë gjatë ditës.

Saturday, August 6, 2016

Lubonja: Ja pse Rama e ka kërcënuar Ilir Metën

Fatos Lubonja – Nuk është e lehtë të bësh parashikime, më shumë ngre hipoteza që varen edhe nga ngjarjet që do ndodhin më pas. Ka rënë në sy në raportin mes Metës dhe Ramës, një kontradiktë. Në një anë dihet se arritja e një konsensusi ishte një luftë e egër midis tyre, me kërcënimet e Ilir Metës për të dalë nga qeveria dhe kuptohet, që gjithë ajo që ndodhi, kishte si shkak presionet e të dy palëve, ku Rama kërkonte të realizonte një reformë që ta quante si fitore të vetën, ndërsa konsensusi u konsiderua si një fitore e Metës me mbrapa të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar lidhur me rrezikun e burgosjes së Ilir Metës, kapjen e drejtësisë nga Rama për t’i eliminuar këta si kundërshtarë, etj etj.
Por, mos të harrojmë se më anë tjetër, Meta është në qeveri me Edi Ramën, në këto tre vjet dhe nuk duket i ndarë nga bashkëqeverisja përkundrazi, sipas mendimit tim është bashkëpërgjegjës për qeverisjen e keqe. Prandaj them se ka një kontradiktë: nga një anë kundërshtoi arrogancën e Ramës lidhur me reformën, por nga ana tjetër pranon vendime arrogante edhe të njëanshme të Ramës.
Pra i vetmi kontestim ndodh kur vihet në rrezik partia e tij, apo pushteti i tij.
Kjo kontradiktë, të cilës iu mbyll një akt dhe do i hapet një i ri më mbrapa, do të vazhdojë. Nganjëherë kontradiktat nuk zgjidhen, por jetohen. Dhe dyshja Meta-Rama duket se do ta jetojnë këtë. Ka mundësi të ketë acarime të tjera, ashtu sikurse konsensuse të tjera por në thelb mendoj që shqiptarët nuk kanë nevojë për luftën e tyre politike se kush do qëndrojë në pushtet, por kanë nevojë që të qeverisen mirë, me përgjegjshmëri. Kanë nevojë që kur merren vendime arrogante të ketë kundërshtime. Jo të thuhet që do dal nga qeveria kur rrezikohem unë dhe jo kur rrezikohen shqiptarët.
Gazetarja: Pritet të përfundojë mandatin 4 vjeçar ky koalicion, sic tha Rama drejtuar kreut të PD-së Basha, se mund dhe duhet të përfundojë mandatin…
Lubonja: Sigurisht që Ramës i intereson të përfundojë këtë mandat dhe të fitojë dhe një mandat tjetër. Nga ana tjetër Bashës nuk i intereson kjo sepse nuk ka garanci që me këtë qeveri mund të jetë i sigurtë për zgjedhjet. Siç e keni dëgjuar, ai ka lëshuar thirrjen për zgjedhje të lira e të ndershme, prandaj kërkon qeveri teknike.
Ilir Meta është në mes të dyve dhe luan me të dy në një farë mënyre. Por varet ç’do ndodhë. Ndodhin dhe të paparashikuara, psh: nëse Rama ul tonet dhe bashkëpunon me Metën dhe ndajnë interesat, mund të ecin dhe 4 vjet. Por nëse fillon sërish prirja e Ramës për të kontrolluar gjithë pushtetin, do të ketë ndeshje.
Por në thelb është ndeshje në katin e 3 të godinës së pushtetit, ku unë kam vendosur politikën, ndërsa në katin e dytë mediat që mbështesin këto, por kati i parë nuk lëviz. Ai ku janë bizneset, oligarkët, që kanë ndarë interesat me të gjitha palët. Ata nuk lëvizin, bashkëpunojnë me të gjitha palët dhe ky është thelbi i gjithë politikës shqiptare.
Gazetarja: Ka pasur takime Rama- Meta dhe Meta- Basha. A do të përmirësojnë këto lëvizje klimën politike dhe marrëdhënien e këtyre partive me elektoratin?
Lubonja: Konsensusi qe zgjidhje më e mirë se sa konflikti dhe kapja e drejtësisë nga njëra palë. Këto takime prodhojnë politikë, por për interesat e pushtetit të partive më shumë se sa për interesat e shqiptarëve.
Psh: Rruga e kombit që jepet tani me koncesion, ndërkohë që ne e kemi paguar njëherë, kemi paguar 3 taksa. A e keni par ta ngrerë Ilir Meta zërin për këtë? Jo, sepse ka ministrin aty. Ashtu si në shumë gjëra të tjera kur janë shkelur ligje.
Por, edhe Basha nuk ka ndonjë merak për popullin. Ka merakun e zgjedhjeve, a i fiton dot apo jo. Jemi në të njëjtat ujëra, ku korrupsioni vazhdon, drejtësia dhe reforma do të jenë retorika e radhës.
Për mua kjo që ndodhi tregoi ezaurimin e kësaj kaste politike. Edhe Meta që ka lëvizur një herë këtej, një herë andej, pa sjellë ndonjë gjë të re, është konsumuar. Por gjithsesi, e përsëris, kjo është më mirë se sa kapja e pushtetit të drejtësisë nga Rama. Sepse krijon hapësirë më shmë që shqiptarët të krijojnë lëvizje të reja për ta sfiduar këtë kastë.
Gazetarja: Ndërkohë Basha ka kërkuar qeveri teknike me argumentin se zgjedhjet me në krye Edi Ramën, do manipulohen. Si e shikoni këtë kërkesë dhe a ka vend për shqetësim për manipulim zgjedhjesh?
Lubonja: Manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri është padyshim një rrezik, jo në kuptimin e një ndërhyrje policore në zgjedhje apo vjedhje, por manipulim në kuptimin e blerjes së votës, fuqisë financiare që është e zhvendosur në krahun e mazhorancës. Rama harxhoi 80 mijë dollarë për një foto me Obamën dhe kjo ishte pjesë e manipulimi për zgjedhjet. Imagjinoni tani që ka të gjithë paratë se ç’mund të bëjë.
Gazetarja: Kur kanë mbetur dhe 1 vit nga zgjedhjet e ardhshme, si e shikoni opozitën. A kanë ngjallur shpresë tek elektorati për t’u rikthyer në pushtet?
Lubonja: Opozita ka një problem përballë gjithë problemeve të mëdha që ka krijuar kjo qeverisje, kryesisht me vështirësitë ekonomike, varfërinë. Sepse në krye është Rama por jo vetëm, janë edhe oligarkë që deri dje kanë bashkëvepruar me opozitën dhe tani janë sërish përfituesit e kësaj qeverisje korruptive.
Ky problem, që ka të bëjë me sistemin, nuk preket nga opozita. Nuk preket ai që e quajta kati i parë i pushtetit, se opozita ka qenë vetë e lidhur me ta, prandaj nuk i jep kredibilitet. Nuk e përmenda kot koncesionin e rrugës së kombit. Një opozitë e fortë mund të nxirrte njerëzit edhe në rrugë për këtë çështje. Por kjo nuk ndodh sepse në një anë ka shumë përfitues që deri dje kanë ndarë përfitimet me opozitën kur ishte në mazhorancë, dhe nga ana tjetër një pjesë e mirë e elektoratit, nuk e ka më atë besim që të dali në rrugë kur e thërret opozita.
Do ndodhi ajo që ka ndodhur gjithnjë, do të presë deri sa ta bëjë baltë mazhoranca që e ka bërë edhe me këto 3 vjet, por duke qenë se është dhe Meta në aleancë me ata nuk dihet si do të ishte rezultati i zgjedhjeve pas 1 viti. Kemi një opozitë që bëri një luftë për reformën në drejtësi. Ishte luftë e drejtë, por duhet të kishte luftuar dhëmbë për dhëmbë edhe për shumë gjëra që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Gazetarja: E shikoni të mundur realizimin e qeverisë teknike? Do arrijë PD të marrë mbështetje nga partitë e tjera dhe a është e mirë për vendin tonë?
Lubonja: Ajo nuk mund të quhet qeveri teknike, por qeveri politike, sepse thelbi i saj do të thotë që të largohet nga pushteti Rama, të krijohet një koalicion i ri interesash, që nënkupton marrëveshje mes Bashës dhe Metës për të larguar nga pushteti një rrezik për të dy siç e tregoi reforma në drejtësi. Nëse ndodh për këtë arsye, do jetë qeveri politike.
Nuk është e pavend si kërkesë, se Edi Rama i ka turbulluar ujërat shumë me synimet e tij për të kontrolluar çdo pushtet; ka shkuar shumë larg. Por ai ka qenë i aftë edhe të tërhiqet në momente të caktuara.
Interesat e Metës janë pak të dyshimta në këtë lojë sepse ai nuk ka siguri.
Si do dalë Meta në zgjedhje nëse s’bën një koalicion që i duhet ta bëjë sipas Kodit Zgjedhor që kemi, ose me PS ose me PD. Nëse del vetëm sa fiton? Ai nuk ka treguar se ka ndarje nga Rama, duke aprovuar vendimet e tij, është bashkëpërgjegjës me të. Aty ku Meta ka më shumë kredibilitet, është kur lufton për disa liri më shumë si në rastin e reformës.
Gazetarja: U takuan Meta- Meidani- Kokëdhima, më pas mediat nxorrën Meidanin si emër për kryeministër të qeverisë hipotetike teknike. Keni ndonjë koment?
Lubonja: Komenti i parë është se fakti që fatet e politikës vendosen nëpër dreka e darka të fshehta apo të hapura personash, dhe jo në institucionet ashtu sikurse edhe fatet ekonomike se kujt do t’i jepet ky tender e ai koncesion, është tregues i mjerimit të politikës shqiptare.
Komenti i dytë është se besoj se ka një tentativë, pasi ka shumë pakënaqësi tek LSI, ashtu si te PD dhe një pjesë njerëzish tek PS, dhe opsioni i largimit të Ramës është opsion në tryezën e tyre, paçka si shkon puna më vonë.
Gazetarja: E shikoni të mundur krijimin e një Federate të Majtë që më pas do bashkonte votat me PD për qeveri teknike?
Lubonja: Kur flitet për Federatë të Majtë, bëhet fjalë pra për LSI-në që e sheh veten si parti e majtë dhe për një pjesë të PS që ndahet nga ajo që Blushi e ka quajtur Rilindja. Pra nënkuptohet që PS të ndahet më dysh, për të lënë në minorancë Rilindjen e Ramës. Kam dyshimet e mia për këtë. Nuk më duket se ka ndarje të tillë. Pasi duhet të shohim atë që përmenda më parë, katin e parë.
Në katin e parë interesat ekonomike të të gjithë atyre deputetëve që kanë pakënaqësi ndaj Ramës, si psh, Vladimir Kosta, u rebelua por pastaj shpejt u pajtua me atë që akuzonte, Ahmetajn, sepse ka parë interesat e veta. Politika këtu është: jepi një copë njërit, jepi një llokmë tjetrit. Prandaj s’ngrënë dot zërin.
Pushteti i pushteteve të Ramës dhe Metës, janë ai grupim oligarkik që sponsorizon këto parti me të cilat ndahen përfitimet. Janë ata që paguajnë rrogat e mëdha të politikanëve, shumë më të mëdha nga pagat modeste që marrin nga institucionet për t’u shërbyer shqiptarëve.
Gazetarja: Mendoni se PS dhe LSI do të shkojnë bashkë në zgjedhje apo do ketë konfigurim tjetër LSI- PD e provuar dhe më parë?
Lubonja: Është herët të thuhet, presim zhvillimet, dinamikën që do krijohet me reformën në drejtësi, sepse do të ketë luftë në vazhdim. Lufta e Ramës për të eliminuar këta rivalë politikë do vazhdojë. Kjo do sjellë reagimet nga ana e Metës dhe PD-së. Por tek e fundit mendoj se të tre palëve, thellë- thellë, u intereson të merren me këtë lloj lufte se sa me problemet e Shqipërisë, rrënimin e saj moral dhe material që e ka bërë jetën e shqiptarëve shumë të vështirë.
Gazetarja: Si e keni parë ecurinë e kësaj qeverie deri tani? Dhe a duhet t’i besojnë sërish shqiptarët në zgjedhjet e 2017?
Lubonja: Kjo qeveri ka bërë pothuajse në 90% të rasteve të kundërtën e premtimeve që ka thënë. Mjafton kaq për ta gjykuar. Kujtoni premtimet për rritje të punësimit, për ulje të çmimeve, etj. Por e dimë që Shqipëria është e dyta në listë pas Sirisë për njerëzit që kërkonin azil. Premtimet për zero ndërtime dhe pastaj projekte për kulla, lufta ndaj Lazaratit dhe mbjellja e drogës në të gjitha anët. Pastaj gjuha konfliktuale, mungesat e lirive, mediat në gjendje të rëndë.
Kjo ka ardhur pjesërisht si degradim i sistemit dhe pjesërisht nga mungesa e aftësisë për të qeverisur me largpamësi e mençuri e një figure që kërkon të mbizotërojë dhe jo të bashkëqeverisë, siç është Edi Rama.
Gazetarja: Bëhet fjalë për konsensusin që duhet të arrijnë palët për ligjet që e bëjnë të zbatueshme reformën. Nga lëvizjet e fundit mes palëve, mendoni se do arrihet ky konsensus?
Lubonja: Mendoj se ndarja: votim i reformës me 94, siç kërkonte Rama, apo me konsensus, ishte ndarja mes Ramës që kërkonte ta kapte vetë krejt drejtësinë dhe atyre që kërkonin të kishin dhe ata duart e tyre në këtë drejtësi, jo se kërkonin drejtësi, por të mbronin veten.
Rama kërkonte ta merrte drejtësinë me pretendimin se do të bënte drejtësi, do të dënonte ata që kanë bërë korrupsion, me idenë që do ndryshojë Shqipëria.
Ndërsa konsensusi nënkputon që asnjë nga këta në një farë mënyre nuk preket, pra ruajtje e statusquo-së. Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike kjo luftë do vazhdojë, sepse bëhet fjalë për shumë aspekte që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj reforme. Mendoj se konsensusi është më mirë se sa kapja e drejtësisë vetëm nga një dorë, por nga ana tjetër ne duhet të kërkojmë ndryshimin. Të realizohet ajo që tha Meta: të lëshojmë pushtet për të krijuar shtet të së drejtës.
Në fakt këta e thonë por luftën e bëjnë vetëm për të rritur pushtetin e tyre. Ajo tjetra është punë e vështirë që kërkon kohë dhe forca të reja politike./360 grade

Edhe ky hoxha i Fyromit u ngul si ajo Dërivishi, pat qejf pak mi dal emri dhe ftyra nëpër gazeta

Presheve, 5 gusht -Edhe ky myftia i FYROM-it me emrin Sulejman efendi Rexhepi  duket se i mbet zhig per t mos u perzi pak me “prostitukat e disa portaleve” qe ja mveshen dijetarit me renome boterore prof.dr, Shefqet Krasniqi.  Edhe pse akademiku kosovar dr. Krasniqi  demantoi dis aspkulime te prtalve kosvare, ai ka hspjguar qarte due rikonfirmuar se “Nuk është haram me shku në deti” dhe se “Motrave shqiptare asnjëherë nuk u them prostituta..” debatet dhe reagimet “n’thate vazhdojne” kunder ketij dijetarit te njohur boteror.
Megjithëse u përfol shumë për deklaratat e tij, hoxhë Shefqet Krasniqi per agjencine e aljemeve “Presheva onë” ka demantuar te gjtha shkrimet e fundit tendecioze ne disa portale. Ai shpjeguar qarte4 se se ato jane spekulime dhe dezinformata nga keto prtala tahsme te njohur provaktive (ngucakeqe) ne Kosovë. Krasniq ka pohuar shkout se  “nuk është haram që të shkohet në deti.Krasniqi ka thënë se Zoti e ka krijuar detin për njerëzit, mirëpo ekzistojnë disa rregulla se si shkohet në deti. Dhe se “motrave tona shqiptare asnjëherë nuk ju kam thene  prostituta.” Dhe duke se ky piriMyftia, hoxha a cka eshte ky nga FYROM-i duket se nuk i paska lexuar shpgmeietm demantet e ima Krasniqit,  dhe paska  reaguar pak me vonese, sikur ai “pas paazreit të molla shaqirit”  duke me shume per mi dal emri dhe ftyra nëpër gazeta, sikur asaj filozofes me emrin Aferdita Dervishi.
A po e shfrytëzojne ne këte rast jo vetem disa portale, por edhe disa hoxhalare e “inetelektuale” anonime qe ja njohim historine e tyre se si kane diplomuar, qe përmes emrit te imam Shefqet Kransiqit te bejne emer te dalin neper mediat me fotografi ?!
Madje ky miftia i FYROM-it  paska sygjeruar akademikun Shefqet Krasniqin “qe t mos merret me grate e huaja..” ?! Sipa stij don te htote se shiatre tnuduhet t emerren, t ekujdes me grate shiptare , por t etjeret, dmth italianet apo bullagret ne plazhet e te cilave vende ku ato merren me prosticion. Agjencia e lajmeve “Presheva Jone” ju perkujton myftiun nga FYROM  Molla Sulejman efendi Rexhepi  me  fakte dhe deshmi se sot mbi 70.000 (shtatëdhjetë mije) femra shqiptare “ngrihen” me pare (e shesin trupin e vete) dikush  prej zor e dikush per pike qejfi.  Vetem ne këte evropen e famshme (Itali, France, Belgjike, Gjermani, Zvicer..) jane mbi 50 mije prostituta (shqip lavire) ose maqedonisht “kurvata”..Ngas sygjerime te Sulejman efendi Rexhepit drejtuar imam Krasniqit del  se me mire te huajt e merrne me grate tona, se sa ne ?!/preshevajone/