Translate

Wednesday, June 29, 2016

Junker do ta presë ministren e parë skoceze

Kryetari i Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker do ta presë sot ministren e parë të Skocisë, Nikolla Starxhen në Bruksel, ku ajo do të mbërrijë për ta mbrojtur vendin e Skocisë në Bashkimin Evropian edhe krahas Bregzitit, deklaroi zëdhënësja e administratës së Brukselit, Margaritis Shinas.
Takimi do të mbahet në orën 15 sipas Griniçit, precizoi Shinas në publikimin në Tuiter.
Starxhen sot pritet të bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe me liderët e grupeve politike.
As Shulci dhe as Junkeri nuk planifikojnë konferenca shtypi pas takimit, i cili do të mbahet pas tensioneve të mëdha në Britaninë e Madhe pas referendumit të enjten, kur britanikët votuan për dalje nga BE-ja.
Për të qëndruar në BE, u prononcuan 62 për qind e skocezëve. 

Si e njollosë Agron Vojnika dinjitetin e gazetarëve shqiptarë

Agron Vojnika është  “gazetari” që ka ndërruar më së shumti redaksi, për pasojë edhe kolegë dhe pronarë mediash. Gjithnjë mendon se i kanë ngelur borxh, prandaj ka gjetur mënyrën për t’ju hakmarrur. Agron Vojnika “ju jep” pako me ndihma gazetarëve të cilat pako ata kurrë nuk i kanë parë me sy. Pastaj me pak para të Mulla Sulës që i merr prej BFI-së ua mbyllë gojën me dry. Megjithatë, kësaj radhe kanë vendosur të flasin! Sa turp!

Shkruan: Zeqie Veseli

Këto ditë, kryehajni i BFI-së, Mustafa Dauti, gjatë një fjalosje miqësore me një gazetare të një mediumi lokal, i ka kërkuar asaj të flasë se pse nuk e ka përcjellë aktivitetin e organizatës së tij që vepron në kuadër të BFI-së. I ka thënë që gjatë këtij muaji janë shpërndarë mijëra pako me ushqim e artikuj higjienik, kurse gazetarët nuk shkruajnë asgjë për këtë aktivitet. Gjatë fjalosjes, Mustafa Duti i ka thënë gazetares se duhet t’ iu vie turp sepse në prag të aktivitetit humanitare të parët që kanë marrë ndihma nga një pako prej Mustafës (me demeke korrupsion!) kanë qenë pikërisht gazetarët shqiptarë. Për t’i motivuar gazetarët shqiptar,” Hilali”, gjegjësisht Mustafa Dauti, vazhdimisht ju jep gazetarëve nga një pako me ndihma, ndërsa gjatë Kurban Bajramit ju jep të paktën nga nja 10-15 kg mish të paketuar. Kur këtë e ka mohuar në mënyrë kategorike gazetarja, duke i thënë që kurrë nuk ka marrur kurrfarë pako ndonëse më së shumti ka informuar për aktivitetet e BFI-së, Mustafa Dauti i ka thënë se pikërisht ajo është që e para merr dhe që madje i merr nga dy pako për kontributin e saj gazetaresk.
“Ne e dimë që juve, gazetarëve shqiptarë por edhe pronarëve të mediave ju vie turp që të rreshtoheni dhe të merrni nga një pako, prandaj ne, që t’ua ruajmë dinjitetin juve, për çdo aksion ia japim Agron Vojnikës, mikut tuaj, nga 20-30 pako me ndihma apo me mish dhe ai pastaj ua jep juve”! Këto kanë qenë fjalët që e kanë irituar së tepërmi gazetaren shqiptare, e cila pastaj, këtij muhabeti i ka dhënë zjarr. Nuk e ka lënë me kaq por ka nisur të bisedojë me të gjithë gazetarët, kolegët shqiptarë, duke i pyetur në mos kanë marrur ndonjëherë ndihma nga Agron Vojnika. Madje i ka provokuar që më kot e fshehin sepse në BFI ekzistojnë raportet dhe nënshkrimet e secilit gazetar që i ka marrur ndihmat prej Vojnikës.
Ka mjaftuar ky provokim dhe, tashmë po bisedohet se një grup gazetarësh së shpejti do të kërkojnë takim prej Risul Ulemasë që ta pastrojnë këtë të pavërtetë e cila e ka fyer tepër rëndë esnafin e gazetarisë shqiptare. Do të kërkojnë nga Reisul Ulema që t’ua tregojë listën e nënshkruar prej gazetarëve që paskëshin marrur ndihma humanitare prej Agron Vojnikës. Në të kundërtën, do ta vëjnë në pozita të rënda Reisul Ulemanë, Sulejman Rexhepin, duke zhvilluar një fushatë të egër kundër tij deri sa të marrë masa ndëshkuese kundër matrapazit, i cili, për interesa të veta meskine është në gjendje t’i njollosë të gjithë gazetarët shqiptarë.

Ky grup gazetarësh tashmë është i bindur se Agron Vojnika, duke manipuluar Reis e Mustafë Dauti, i merr pakot dhe i dërgon në shtëpi të vet, prandaj, thonë ata, e kemi këtë “mister korpulentin” i cili duhet të tregojë se çka bën me ato tridhjetë pako me ndihma humanitare që i merr në emër të gazetarëve. Tridhjetë pako, në fakt janë 30 kg makarona, janë 30 kg oriz, janë 30 kg krip, janë 90 litra vaj, janë 30 kg leqe, janë qindra pashteta si dhe cik-cak pambuk! Janë 30 pasta dhëmbësh, shumë shampo, sapunë rrobash... Për Kurban Bajram në 30 pako më së paku gjendn nja 300 kg mish kurbani! Paramendoni sikur këtë mish ta kishin të varfërit! Do ta kishim një “mister korpulent” më pak dhe nja 30 të vafër të kënaqur nga kjo ndihmë. E Agron Vojnika e trashë tezën “Më mirë Sokrat i vuajtur se sa derr i pangopur”! Agron Vojnika është mik me babëzinë, prandaj e shfrytëzon naivitetin e gazetarëve shqiptarë të Maqedonisë. I dërgon te pusi dhe u thotë ajo që e shihni në syprinën e ujit ju takon ju, ndërsa ajo që e kam në gojë ngelë për mua ! Mbaje Agron Vojnika. Trasheni edhe ju të BFI-së, sepse edhe ashtu nuk ngeli esnaf pa ua nëpërkëmbur dinjitetin./fokusi/

Sunday, June 26, 2016

NISMA: Kërkohet që BDI të mos përzihet në proceset e NISMA

Nisma për reforma në BFI tanimë konsideron se mbarë opinioni e ka të qartë punën shkatërruese që po e zhvillon uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë Sulejman Rexhepi. Ky uzurpator, përmes shkeljeve të të gjitha normave, pamëshirshëm është duke e shkatërruar BFI-në, në këtë, Nisma për reforma në BFI, me kohë ka reaguar dhe zotohet se do të jetë gjithjnë dhe më e zëshme kundër të gjitha të ligave që e kan mbuluar BFI-në .

Në kë të drejtim, me sinqeritetin më të madh, APELOJME krerët e BDI-së, të mos e ndihmonjë shkatërruesin e BFI-së, ngase kjo dretpërsëdrejti nënkupton kontribut në shkatërrimin e BFI-së.

Ky APEL i yni, aspak nuk ka të bëjë me aktivitetet e përbashkëta që ndoshta mund të jenë në dobi të përgjithshme, e as me drekat, darkat, iftaret, koktejet e qejfet e përbashkëta BFI-BDI, por përmes këtij APELI kërkohet që BDI të mos bëhet palë dhe të mos përzihet në disa procese që NISMA i ka ngritur në institucionet e vendit.

Nisma për Reforma në BFI e RM

Saturday, June 25, 2016

Pas Amerikës, krerët e BDI-së dhe BFI-së shkojnë bashkë në Turqi (foto)

Kreu i BDI-së para ca kohe ua ndaloi hoxhallarëve të përmendin politikën në fjalimet e tyre, por nuk është problem nëse vetë Reisi Sulejman Rexhepi rregullisht është në shoqëri të krerëve të BDI-së, raporton Fakte. Edhe për Izet Mexhitin nuk është problem kushtetuta e vendit që ndanë shtetin nga feja, për të marrë me vete Molla Sulën në udhëtime ndërkontinentale.
Pas vizitës së fundit të përbashkët në SHBA, këtyre ditëve krerët e BFI-së dhe BDI-së po qëndrojnë në Ankara të Tirqisë. Ndërkohë, bashkësia islame, edhepse pa rregulluar shumë çështje si të vetë institucionit, të punësuarve në të, ashtu edhe të besimtarëve musliman në vend, me sukses ka shpallur “rregulloren” për mbledhjen e zekatit nga qytetarët./FAKTE.Net






Përkujtohet 72-vjetori i genocidit të shtetit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Përkujtohet 72-vjetori i genocidit të shtetit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Në varrezat e Kllogjerit në fshatin Xarrë të Sarandës, PDIU dhe Shoqata “Çamëria” kanë përkujtuar gratë, burrat dhe fëmijët që janë vrarë nga ky genocid, duke vendosur kurora në kujtim të atyre që humbën jetën. Të pranishëm në këtë përkujtim ishin, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet z.Shpëtim Idrizi, kryetari i Shoqatës “Çamëria” z.Abaz Hado, deputetët e PDIU-së, Mesila Doda, Tahir Muhedini, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe mijëra shqiptarë të tjerë të cilët kanë bërë homazhe në varrezat e Kllogjerit. Pas homazheve, kryetari i PDIU-së, z.Shpëtim Idrizi u shpreh se po përmbushet simbolikisht dëshira e atyre që pritën në diell, për t’u kthyer në Çamëri.
“U përpoqëm të përmbushnim simbolikisht një dëshirë të këtyre motrave, vëllezërve, nënave dhe baballarëve tanë që prehen në Kllogjer. Ata ishin nisur për në Shqipëri, përkohësisht. Me dëshirën e madhe për t’u kthyer në vatrat e tyre amtare. Por dielli i fortë i qershorit, vuajtjet, dhimbjet epike për humbjet e të afërmve, sëmundjet e luftës dhe të paqes, trajtimi çnjerëzor i atij që duhet të ishte vendi amë, ja prenë në mes ëndrrën, shpresën dhe jetën. Kjo varrezë ka brenda mesazhin e përjetësisë, por jo vetëm. Ajo flet shumë me të gjallët që kalojnë kufirin në të dy drejtimet. Grekëve i kujton sa herë që hyjnë në tokën tonë, se çfarë krimesh kanë bërë paraardhësit e tyre dhe pse duhet të na kërkojnë falje. Shqiptarëve i kujton amanetin e atyre që gjenden këtu: E donim Shqipërinë, ndaj na përzunë”, tha z.Shpëtim Idrizi.
Nga Kllogjeri, kreu i PDIU-së theksoi se nuk do të ketë varreza greke në Shqipëri, nëse nuk nderohen viktimat e genocidit grek. Gjithashtu ai kërkoi ngritjen e një monumenti në kujtim të të pafajshmëve që humbën jetën.
“Ju lutem mundësisht na varrosni aty ku kemi lindur. Ndaj ne sot i themi qeverisë shqiptare dhe qeverisë greke: Nderimi për të vdekurit duhet të jetë njëlloj, pavarësisht se ne e dimë shumë mirë që këta fëmijë, gra e burra, ishin trëndafilat e çamërisë, kurse ushtarët grekë ishin pushtues.
Nuk mund të ketë varreza greke në tokën tonë, nëse nuk nderohen viktimat e genocidit grek në vatrat e tyre amtare! Ne duam minimalisht një monument për viktimat e pafajshme. Midis tyre ka shumë foshnja, të cilët sot nëse do të ishin gjallë, do të ishin në moshën e babait tim. Me siguri dhe ato do të donin të ishin këtu bashkë me ne sot dhe t’ju tregonim rrugën për në Çamëri. Por fatkeqësisht nuk është e mundur, se ju u pretë jetën në mes, e ne do t’i përjetësojmë në këtë monument, i cili është monumenti i kujtesës” u shpreh z.Idrizi.
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet bëri publike nismën për regjistrimin e pronave dhe shqiptarëve të Çamërisë që kanë humbur jetën. “Shumë shpejt miqtë e mi ne do të fillojmë të grumbullojmë nëpërmjet një portali on-line, të gjitha provat, dëshmitë, faktet mbi humbjet njerëzore, materiale, pronësore të të gjithë shqiptarëve në Greqi. Kjo do të na shërbejë për të bërë gjyqin e të vërtetës përballë atyre që bënë këtë genocid”, tha z.Idrizi.
Ndërsa kryetari i Shoqatës “Çamëria”, Abaz Hado, tha se genocidi i ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë duhet të pranohet edhe nga Greqia.
“Genocidi i shtetit grek ndaj popullsisë çame ka qënë i tmerrshëm. Ne si Shoqatë “Çamëria”, nuk do të rreshtin kurrë së kërkuari të drejtat tona. Greqia nuk mund të mohojë ekzistencën e çamëve, por mbi të gjitha genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, tha z.Abaz Hado.
Deputetja Mesila Doda në fjalën e saj pas homazheve tha se: Kjo nuk ëshë një çështje që i takon vetëm shqiptarëve të Çamërisë, nuk është një entitet më vete. Kjo është një çështje që na takon të gjithëve personalisht. I takon shqiptarëve të Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe gjithë shqiptarëve të tjerë. Të gjithë kanë një marrëdhënie të pambyllur me të kaluarën, ashtu siç e kishim edhe me genocidin që u bë ndaj Kosovës. Nëse nuk kuptojmë që kjo është një çështje që na përket të gjithëve, atëherë ne nuk do të mund të ecim përpara në këtë kauzë, që është e jashtzakonshme.
Ndërsa deputeti Tahir Muhedini u shpreh se: Ne i themi kujtdo në këtë pelegrinazh kaq të madh. Do vazhdojmë rrugën tonë, rrugën e duhur, deri sa të plotësojmë amanetin e të parëve tanë. Amaneti i të parëve tanë është: Mos e harroni Çamërinë! Unë ju them që ne jo vetëm nuk do ta harrojmë Çamërinë, por jemi në rrugë të mbarë dhe së shpejti me punën tonë, të gjithë bashkë, do të çojmë amanetin e të parëve tanë deri në fund.
Deputeti tjetër i PDIU-së, Aqif Rakipi theksoi se: Ne nuk do të rreshtim kurrë, si këtu, si në Parlament dhe kudo. Unë bashkë me kolegët e mi që shumë shpejt të sjellim drejtësi për çështjen çame.
Ndërkohë deputeti Omer Mamo tha se: Asnjë grek nuk mund ta fshehë, turpin që disa politikanë e quajnë veten modern, duke thënë që çështja çame nuk ekziston. Çamëria jo vetëm për ne çamët dhe gjithë shqiptarët, por edhe për shtetin grek, ekziston dhe do të ekzistojë në jetë të jetëve. (INA)

ÇLIRIMI I MEKËS SË BEKUAR

Nuk ka dyshim se një ndër dëshirat të cilat kishte pasur Muhammedi a.s ishte të  kthehet në atdheun e Tij të dashur, jo për t’u hakmarrur ndaj atij populli por të njejtit të udhëzohen në  rrugën e drejtë  të  besimit e cila garanton shpëtim në  këtë  dhe botën tjetër.


Shkruan: Haxhi Ibrahim ef. Shabani

“E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!(Isra, 81)
Muhammedi a.s kishte filluar misionin e Tij në  vendin në  të  cilin lindi, u rrit dhe  zhvillua, në  vendin në  të  cilin i erdhën Ajetet e para të  cilat ishin shumë  të  qarta. Vendi ku Profeti ynë ftoi njerëzimin në  besim në  një  Zot rreshtazi 13 vite ishte shumë  i padëgjuar dhe refuzues ndaj kësaj thirrje sepse ata të cilët kishin nëpërkëmbur dhe përbuzur çdo vlerë  njerëzor frikoheshin se me pranimin e fjalës së  Allahut xh.sh e cila transmetoheshte përmes Muhamedit a.s do të  humbasin pasurinë  pozitën dhe ndikimin në  shoqërinë e cila kishte në përkëmbur të  gjitha parimet morale dhe njerëzore.
Muhamedi a.s ishte i detyruar ta lëshoj atdheun e vet dhe të vazhdoj misonin e Tij disa vjeçar në  Medinen e ndritur e cila periudhë  nuk ishte aspak e lehtë  sepse nga atje hartoi Kushtetutën e parë , zhvilloi lufta të  shumta, mobilizoi klasë nnjerëzore se si duhet ballafaquar me sprova dhe sfida të cilat saheherë nuk janë aspak të lehta për qenien njerëzore.
Nuk ka dyshim se njëra ndër dëshirat të cilat kishte pasur Muhammedi a.s ishte të  kthehet në  atdheun e Tij të dashur, jo për t’u hakmarrur ndaj atij populli por të  njëjtit të  udhë zohen në  rrugën e drejtë  të  besimit e cila garanton shpëtim në  këtë  dhe botën tjetër.
Çlirimi i Mekës ka ndodhur në vitin e tetë sipas Hixhretit, e cila ka qenë e mbushur me idhuj dhe të  shumtë, kurse Allahu i Madhërishëm e ka pastruar me këtë çlirim të madh, në vend të shirkut vendosi njësisnë  e Allahut xh.sh, besimin në vend të mohimit dhe furnizimin në vend të varfërisë.
Muhamedi a.s me të  hyrë  në  Meken e bekuar ata të  cilët i kishin bërë  dëmë  dhe zullum mendonin se Profeti ynë  do t’i dëbonte dhe hakmerrej ndaj tyre, mirëpo kjo nuk kishte ndodhur sepse ai ishte dërguar nga ana e Allahut xh.sh si mëshirë  për të gjithë  botërat, andaj Ai iu drejtua Mekasve me këto fjalë : “O Kurejshë! “Çfarë mendoni që unë të bëj me ju?” Ata i thanë: “Ti do të sillesh mirë me ne, sepse je fisnik dhe biri i vëllait fisnik.” Ai u tha: “Unë do t’ju them ashtu siç u tha Jusufi vëllezërve të tij:  “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë.”(Jusuf, 92). Atëherë me një zë plotë falje dhe mirësi të ngrohtë ai u tha: “Shkoni! Të gjithë jeni të lire
Muhamedi a.s pas kësaj lexoi Ajetin në të cilin Allahu xh.sh thotë :“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (Huxhurat, 13).
Passiqë  Muhamedi a.s pastroi Qaben e shenjtë  nga qindra idhuj dhe puta të cilat deri atë  kohë  kishin shërbyer si Zotra për Mekasit e aaj kohe, paralajmëroi kurejshitët se kush beson Allahun një  dhe Muhamedin a.s për Profet, futet në  Qaben e bekuar ata do të  jenë  të  falur, të  sigurtë  dhe të  garantuar.
Allahut xh.sh thotë :“Nuk ka zot tjetër veç Allahut, Ai është i vetëm dhe nuk ka shok. Ai është Sovrani, Atij i takon lavdërimi dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi gjithçka.”
Prej parimeve të shpallura në këtë çlirim të madh është edhe: Kundërshtimi i nacionaliteteve, kombësive, fiseve dhe racave. Prejardhja e njerëzve është një, nuk ka superioritet ndërmjet tyre mbi bazën e ngjyrës, racës, klanit e të ngjashme me këto. “O Kurejshë! Allahu ju ka larguar mburrjen e injorancës, njerëzit janë pasardhësit e Ademit kurse Ademi është nga dheu.”
Prejardhja është një, prej saj janë degëzuar popujt, fiset, racat dhe ngjyrat. Allahu i Lartësuar i ka krijuar kësisoj me qëllim që të njihen ndërmjet veti, ndërmjet tyre nuk ka superioritet përveç me devotshmëri dhe frikë ndaj Zotit. “Të gjithë ju jeni pasardhës të Ademit, kurse Ademi ka qenë i krijuar prej dheut; arabi nuk ka kurrfarë epërsie ndaj joarabit, as anasjelltas, por me frikën prej Zotit.”
Në bazë të afërsisë me Zotin e Lartësuar, bindjen, nënshtrimin, njësimin dhe devotshmërinë ndaj Tij vlerësohet superioriteti, epërsia, lartësia dhe dallueshmëria.
Prandaj duke u bazuar në  kë to parime dhe vlera të  cilat Muhamedi a.s i kishte treguar me rastin e çlirimit të  Mekes së bekuar, kjo duhet të  jetë  mësim për neve dhe shoqërinë  tonë  në  aspekt të  clirimit të  mendjes, vetëdijes dhe pikëpamjes tonë ndaj secilit i cili tenton të mbjell frikë  dhe josiguri në  mesin e shoqërisë tonë .
Çlirimi i Mekës për neve të jetë mësim se si duhet vepruar neve në menyrë që të çlirojmë  shoqë rinë  dhe institucionin tonë  nga secili që mëton interesin e vet personal dhe familjar ta vëndoj mbi interesin kolektiv të shoqrisë  tonë .
Por, kjo nuk duhet të jetë fundi i këtij misioni sepse kjo me lejen e Zotit patjetër do të ndodhë, mirëpo qëllimi primar për gjeneratën e ardhshme do të jetë rimëkëmbja e Institucionit dhe vendosja e një sistemi i cili do të ketë për detyrë  përparimin dhe zhvillimin e vlerave fetare, larg çdo mizorie, frikësimi dhe keqpërdorimi të  njerëzve dhe organeve institucionale.
Prandaj, lusim Zotin xh.sh që këtë  ditë të Ramazanit pë  hirë të agjërimit, namazit dhe lutjeve që  i bëni të  jeni të  mëshiruar dhe falur nga Allahu fuqiplotë.

Thursday, June 23, 2016

Imami i Kondovës: Si më dëboi policia nga xhamia me urdhër të Mola Sulës

Forcat policore Maqedone të cilat në asnjë moment nuk patën mundësi të futen dhe të pushtojnë fshatin Kondovë vite të tëra, Molla Sula i solli jo vetëm në Kondovë por edhe në oborrin e xhamisë së Kondovës në njërën prej ditëve të xhuma me qëllim që të mbjellin frik dhe josiguri tek Unë dhe xhemati i Xhamisë.

Shkruan: Saubi ef. Zeqiri


U largova prej Xhamisë së Kondovës nga Policia Maqedone të cilën e kishte sjellur Mulla Sula Po e përjetoj këtë Ramazan larg shtëpisë, familjes, vendlindjes, atdheut, larg xhamisë Hixhër të fsh. Kondovë-Shkup në të cilën vite të tëra shërbeva me plot nderë dhe respekt. Po e bëjë këtë reagim nga Europa Skandinave si rezultat i apetiteve të pangopura të Mulla Sulës i cili vetveten e ka vendos në shërbim të të gjithëve, por jo edhe në shërbim të Hoxhallarëve dhe të së drejtës. Gjatë tërë kohës që kam kryer këtë detyrë nuk kam pasur asnjë vërejtje të vogël sepse në përpikshmëri kam respektuar Kushtetutën, Regulloren dhe aktet normative të BFI-së. Gabimi im më i madh dhe i vetëm që unë kisha bërë sipas Tij ishte se kam marrur pjesë me një ceremonial fetar kushtuar prindit të ndjerë të kolegut tim Senad ef. Ramadanit. Që prej ditëve të para të veprimtarisë time fillova si Imam, Hatib, Vaiz dhe Mualim duke kryer këtë obligim të shenjtë në shërbim të Islamit e jo me qëllim të pasurimit tim në formën jolegale dhe jomorale siç po e bënë Mulla Sula, dhe familja e Tij. Në këtë drejtim dëshiroj të theksoj se jo që Mulla Sula u brengos ndonjëherë që të përmirësoj dhe avansoj statusin tim si Imam dhe kuadër i cili është shkolluar dhe edukuar brenda vendit pa asnjë ndikim dhe ideologji nga jashtë. Ai përkundrazi, nuk qëndroi i qetë derisa më largoi nga xhamia, për të instaluar një satelit-informator i cili ka shkollë të mesme të Postës e jo shkollë adekuate fetare siç kam Unë. Alamet ma shumë në BFI ka vlerë Postjeri sa Hoxha !!! Nga kjo del në Mejdan një e vërtetë e pakontestueshme se për Sulejman Rexhepin është shumë normale keqpërdorimi i Medresesë Isa Beu Shkup me xhudiste të klubit sportiv pjesë përbërëse e të cilit është djali dhe mbesa e Tij, nuk është asgjë që djemtë e Tij të filmohen me alkohol dhe lakuriq nëpër super sauna, nuk është asgjë keqpërdorimi i kurbanave, mishit dhe lëkurave të tyre në dëmin e talebeve, nuk është asgjë familjarizmi dhe nepotizmi i skajshëm që e ka bërë Mulla Sula në këto vatra arsimore, nuk është asgjë që i njëjti të përcjellet me bodigarda dhe polici të forcave Maqedone, nuk është asgjë të shkelen parimet fetare islame nga Ai, familja e Tij dhe të tjerët të cilët po e ndihmojnë në zullum, ndërsa paska qenë shumë problematike pjesëmarrja ime në një tubim të orgnënizuar nga familja e kolegut tim e që ka qenë në pajtim me të gjitha parimet e pastra Islame. Pas nëpërkëmbjes së parimeve fetare nga kreu i BFI dhe familja e Tij si ja mendojnë ata vazhdimit të misionit në tubimin e Fitrave, Zeqatit, kurbanave dhe kontributeve tjera fetare për "kinse institucionet edukativo-arsimore"?!!! Çudi dhe habi e madhe!! Në xhumanë e parë individët e keqpërdorur nga Mulla Sula konkretisht Orhan Saliu nga Saraji, Mahmudrijad Haziri, pa mos harruar këtu edhe Nevzat Ametin nga Kondova i cili nuk tregoi aspak sinqeriteti dhe korrektësi në misionin që kishte marr kundër meje. Nga paraqitja e Tij përmes celularit thjesht kuptova se kishte marrur rolin e një informatori sulesk të përcjellur përplot me intriga dhe djallëzi. I mjeri Ai, përpos që është i pashkolluar sa duhet në mesin e xhematit njihet shumë mirë se çfarë karakteri dhe morali posedon. Por sidoqoftë misioni i tyre i errët dështoi për të më kumtuar vendimin se kinse jam i shkarkuar nga detyra si Imam, fHatib, Vaiz dhe Mualim pa asnjë arsye dhe vërejtje, sepse ata hasën në rezistencë të hapur nga Unë personalisht, xhemati dhe besimtarët. Që nga ajo ditë Mulla Sula kishte pasur siklet të madh se si duhet vepruar në xhumanë e ardhshme, andaj kishte zgjedhur faktorin policor me qëllim të tregoj karshi xhematit se ai është i fuqishëm me shtet dhe pushtet. Alamet çfarë Patrioti sllav!!! Forcat policore Maqedone të cilat në asnjë moment nuk patën mundësi të futen dhe të pushtojnë fshatin Kondovë vite të tëra, Molla Sula i solli jo vetëm në Kondovë por edhe në oborrin e xhamisë së Kondovës në njërën prej ditëve të xhuma me qëllim që të mbjellin frik dhe josiguri tek Unë dhe xhemati i Xhamisë. Mulla Sula e bëri të veten emëroi personin i cili nuk plotëson asnjë kusht për të shërbyer në xhami, emëroi personin i cili si duket që moti ka luajtur dhe do luaj rolin e informatorit dhe shërbëtorit të këtij zullumaqari e assesi të kultivon jetën fetare brenda xhematit dhe besimtarëve. Kurse Unë si Imam me moral të lartë dhe familje të pastër për hirë të mosshkaktimit të gjakderdhjes dhe hasmërisë ndërmjet xhematit ia lashë këtë punë në dorë të Lumit Allah, Ai dinë më së miri se si ia jep dënimin çdo zullumqari. Në fund kam një mesazh per zotëri Mullain, vepro çka të duash, bën zullum sa të duash, keqpërdor, diskredito dhe nënçmo sa të duash Hoxhallarë dhe njerëz të devotshëm, mirëpo një gjë të kesh parasysh dhe jam i sigurt se aq përfundim të kobshëm do të kesh ti dhe zullumqarët afër teje saqë do t’i vije gjunah prej juve çdo krijese të tokës dhe qiellit.

Wednesday, June 22, 2016

Gjesti i Kombëtares ka “prekur” komplet Francën (FOTO)

Kombëtarja shqiptare ka bërë një gjest të mrekullueshëm.
Një tifoz francez ka ndjekur cdo stërvitje të Kombëtares shqiptare mesa duket për këtë gjest shumë domethënës ai është shpërblyer nga futbollistët e Kombëtares.
Ata e kanë pritur në fushë gjatë stërvitjeve, dhe tifozi francez është shprehur shumë i lumtur, i cili i ka falënderuar ata, duke ju thënë se e kanë bërë të lumtur. 

DITA E BEDRIT- Dallimi i së vërtetës nga e pavërteta

“Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).”

Muhamedi a.s ditën e Bedrit bëri këtë lutje: “O Allahu im kurejshët po e përgënjeshtrojnë të derguarin tënd, dhe nëse vdesin këta njerëz-besmitarë që janë me mua, ndoshta nuk do të jet askush që të adhuron Ty me në tokë..

Muhamedi a.s në Ditën e Bedrit mbrojti të vërtetën dhe drejtësinë duke zhvilluar luftë frontale në fushëbetejë me armikun, ndërsa obligimi ynë si shoqëri muslimane është që porositë dhe mësimet e Bedrit t'i manifestojmē në vendin dhe ambientin ku jetojmë duke mbrojtur të vërtetën, parime e pastra fetare, traditën tonë shekullore si dhe vlerat e pastra fetare e kombëtare, nga çdo individ manipulues të cilit nuk i intereson mbrojtja e vlerave dhe parimeve të shoqërisë, por thjesht i intereson përçarja,vetvetja dhe super egoja e Tij.
Prandaj, në kohën dhe vendin ku jetojmē përballemi me padrejtësi dhe zullum të pērditshēm nga individ të papërgjegjshëm e megaloman,luftimi i së keqes dhe zullumit është obligim primar i çdo anëtarit të shoqërisë tonë. Këtë ditë të rëndësishme na e përkujton Allahu xh sh në Kur'anin a.sh.në kaptinën Ali Imran ajeti 123,ku thotë:"Allahu u ndihmoi juve në Bedêr kur ju ishit pak në numër,e për të qenë mirënjohês,keni frikë nga Zoti," Allahu i Madhëruar në librin e Tij e emërton këtë betejë, si dita e Furkanit (e ndarjes mes të kotës dhe të vërtetës) Eh, sa fund i keq është ky! Sigurisht, nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau!
Kur gjuaje nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t`u bënte besimtarë një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di çdo gjë. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve. Nëse ju (jobesimtarët mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej Allahut), ja tek erdhi fitorja.
Por nëse tërhiqeni (nga mohimi dhe luftat kundër të Dërguarit). Kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve). Forcat tuaja nuk do t`ju bëjnë asnjë dobi, sado të jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me besimtarët.” [Enfal; 5-19]
Kjo ndihmë ndodhi në vitin e dytë hixhrij, ditën e 17 të muajit Ramazan,është plotë mēsime, këshilla,udhëzime, shpresa, lutje, bindje në Zotin xh sh se e drejta gjithmonë ngadhnjenë të pavërtetën.Dhashtë Zoti xh sh që kjo ditë për muslimanët të jetë reflektuese në ngritjen e vetëdijes, guxumit dhe perforcimin e besimit-imanit AMIN.

Haxhi Ibrahim efendi Shabani
Kryetari i Nismēs për Reforma në BFI e RM

Tuesday, June 21, 2016

Zaev: Zgjedhjet më 30 tetor ose 6 nëntor, sjellja e BDI-së e palogjikshme (Video)

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, ka demantuar se partia e tij frikohet nga zgjedhjet e parakohshme. Në intervistën e dhënë për emisionin “360 shkallë” në Alsat-M, Zaev ka thënë se LSDM vetëm insiston për përmbushje të kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike, para mbajtjes së tyre. Si temin të parë të mundshëm për zgjedhjet ai e ka përmendur 30 tetorin, por edhe  6 nëntorin, transmeton Gazeta Lajm.  Zaev megjithatë kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të mos jetë fikse, por e kushtëzuar. “Mund t’i caktojmë zgjedhjet për 6 nëntor ose për 30 tetor. Nëse përmbushja e obligimeve vonohet për dy javë, atëherë edhe data e zgjedhjeve të shtyhet për dy javë”, propozon Zaev.
Siç transmeton gazeta Lajm, Zaev ka shprehur fjalë të rënda në llogari të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). “Sjellja e kryetarit të BDI-së, zotëriut Artan Grubi, respektivisht e BDI-së në përgjithësi është e palogjikshme”, ka theksuar Zaev.
Në këtë emision Zaev është pyetur edhe nëse ndonjëherë ka shfrytëzuar këshillat e fallxhoreve, gjatë sjelljes së vendimeve. “Phu, phu, qoftë larg”, është përgjigjur shkurt Zaev. Paralajmërimin e kësaj interviste mund ta përcillni në videon në linkun më poshtë.
LINKU: https://www.facebook.com/360stepeni/videos/826611580806374/

E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës

Intervistë me H. Ibrahim ef. Shabanin, Kryetar i NISMËS për reforma në BFI të RM
E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës
Në fillim të muajit të Ramazanit, gjatë një konference për shtyp me rastin e këtij Muaji të shenjtë, Kryetari i NISMËS për reforma në BFI të RM-së, H. Ibrahim ef. Shabani, para përfaqësuesve të mediave shpalosi edhe Platformën e kësaj lëvizje me ç’rast u shënua njëvjetori i kësaj NISME. Së këndejmi, rreth këtij dokumenti si dhe rreth shumë çështje të tjera aktuale, biseduam pikërisht me efendi Shabanin.
Z. Kryetar, një vit më parë ju u akuzuat se i bëtë “puç” BFI-së! Në krye të vitit ju zbardhni Platformën e veprimit tuaj?
Fillimisht, ju përshëndes për guximin për të zhvilluar bisedë me cilindo nga ne të Nismës, sepse, sapo të publikohet kjo intervistë do të sulmoheni nga Mulla Sula dhe marionetat e tij të frikësuar deri në palc nga e vërteta. Menjëherë do t’i shprehin përpjekjet për t’u korruptuar, ose për t’u manipuluar me truqet e tyre tashmë të pashitura, ose për t’u kërcënuar. Kështu bëjnë gjithandej mediave shqipe. Me këtë gjest, në fakt, janë duke i irituar të gjithë, sepse mediat janë për debat dhe jo për shitje trimërie. Mulla Sula dhe këlyshët e tij asnjëherë nuk reagojnë, nuk luten apo nuk kërkojnë nga ndonjë media që ta pengojnë botimin e ndonjë informacioni kontravers, jo të mirë e të dobishme për çështjen tonë kombëtare apo fetare. Por, thjesht, atyre ju djeg dhe i përvëlon vetëm e vërteta jonë e pamohueshme dhe e pathyeshme. Platformën tonë, si dokument të NISMËS e publikuam në krye të vitit të lëvizjes sonë pikërisht për ta zbardhur këtë frikë të Mulla Sulës i cili po e shterr arkën e BFI-së duke na luftuar vetëm përmes bllokimit të së vërtetës që po del nga ana jonë. Ne, ç’është e vërteta, që nga dita e parë kemi vepruar në bazë të këtij Dokumenti. Fillimisht e kemi sensibilizuar opinionin e vendit dhe atë ndërkombëtar për faktin se diçka e tmerrshme tash e sa kohë po ndodhë në BFI. Këtë e kemi bërë më tepër përmes kontakteve tona, me faktorë të ndryshëm, me instanca relevante kombëtare e ndërkombëtare. Duke e ditur se çfarë presioni ju bënte mediave shqiptare Mulla Sula, nuk kemi dashur që t’ua shtojmë edhe ne këtë presion mediave, prandaj kemi zgjedhur veprimin tjetër, kontakte të drejtpërdrejta dhe hyrje ballëlartë në çdo shtëpi myslimane ku me fakte e argumente, me letra e me dokumente i kemi bindur për angazhimin tonë të bazuar në këtë Platformë. Shikoni se çka është në gjendje të bëjë kundër të gjithë atyreve që fascinohen nga përpjekjet tona shumë të sinqerta! Jo pak teologë e hoxhallarë i ka dëbuar nga puna pikërisht sepse para xhematit të tyre e kanë shpalosur të vërtetën tonë. Jo pak intelektualë të rinjë që nuk manipulohen me truqet e dobëta të Mulla Sulës, i ka larguar nga puna duke i zëvendësuar ata ose me hoxhallarë të pensionuar ose me “teologë” të padiplomuar të cilët, si të ngratë që kanë ngelur, më lehtësi do të pranojnë çdo urdhër të korruptuar e të kriminalizuar të uzurpatorit të postit Reisul Ulema, Mulla Sulës.
Çka është ky dokument? Me sa e kemi lexuar atakon edhe Kushtetutën aktuale të BFI-së?
Platforma e NISMËS për reforma në BFI, në fakt është një dokument i formësuar nga angazhimi dhe përpjekja jonë permanente për ta vetëdijësuar dhe bllokuar Mulla Sulën nga ataku permanent që ia bënte të gjithë akteve dhe dispozitave kushtetuese të BFI-së. Pra, reflekton përpjekjen tonë të parreshtur për ta bllokuar një të babzitur i cili nuk po ngopej së vjedhuri, së kriminalizuari, së korruptuari, së familjarizuari të çdo segmenti të BFI-së. Platforma jonë e nënvizon këtë arsye të hartimit të saj, madje e nënvizon edhe synimin dhe qëllimin tonë. Synojmë që t’i zhbëjmë të gjithë këto dukuri të tmerrshme që fatkeqësisht tashmë kanë lëshuar rrënjë në BFI dhe, qëllimi ynë është që t’i kthejmë atë famë që e kishte dikur, atë respekt të cilin ia shprehte, madje edhe ideologjia më barbare antiislame, komunizmi. BFI-ja kurrë nuk ka qenë më keq, kurrë brenda vetes nuk ka pasur kaq shumë hajna, kaq shumë njerëz të kriminalizuar, në BFI kurrë nuk janë ekspozuar si në tezga kastravecash armët e kalibrit të ndryshëm, vetëm e vetëm që të krijojnë përshtypjen se kjo garniturë është “shpëtimi i islamit”, e që në fakt po e vrasin çdo ditë e më shumë. Në BFI asnjëherë më parë nuk ka pasur keqpërdorim të fitrit e zeqatit siç ka sot, kurrë nuk është bërë tjetërsimi i pronës dhe vakëfit siç bëhet sot. Ju kujtohet djemtë tanë (Skënder ef. Buzaku dhe Ismet ef. Bytyqi) kur u dënuan sepse me forcë e ritkhyen vakëfin tonë? E pra, pikërisht ata dy djemë janë suspenduar nga Mulla Sula. Vakëfi është pronë e Mulla Sulës, të tjerët nuk guxojnë të përzihen sepse sakaq do t’ua shajë nënat dhe gratë, por ama nga biruca e miut e jo nga vendi ku në mënyrë qyqare e kërkon mejdanin. Po, është e vërtetë, Platforma kërkon supsendimin e Mulla Sulës si dhe të të gjitha akteve dhe vendimeve që i ka sjellë ai që nga momenti kur e ka uzurpuar postin e Reisit. Një ditë, (kemi shpresën se kjo ditë është shumë e shpejtë) ai do të përgjigjet për këto sjellje dhe veprime, por edhe miratuesit e tjerë që “i kanë duartrokitur” këtij shkelësi të normave islame, si dikur lojalistët Eskobares! Kur të goditet kreu, do të rrokullisen të gjithë këlyshët!
Dhe do të krijohen kushtet për ndryshime më të lehta kushtetuese?!
Ju mund të flisni kështu sepse asnjëherë nuk keni qenë në brendi të problemeve! Për shembull, Kushtetutën e fundit të BFI-së Mulla Sula e ka shkelur me qindra herë dhe, sa herë që e bënte këtë ne ragonim, ndërsa ai përgjigjej “po e bëj për të mirën tonë”! Jo për të mirën e myslimanëve apo të islamit të vendit por, thjesht, “për të mirën tonë” si grup që ishim. Natyrisht, ne asnjëherë nuk ia pranuam këtë të mirë të tij të shëmtuar, kriminalizuese, por gjithnjë kemi reaguar dhe, së fundmi, reagimi ynë mori përmasa edhe më të gjëra. Pra, ajo praktikë e tmerrshme duhet të eliminohet dhe kjo eliminohet vetëm duke i eliminuar ato akte normative që Mulla Sula i instalonte “për të mirën tonë”! Ne, si gjeneratë e re, si teologë të përgatitur për t’u përballur me sfida bashkëkohore, nuk mund të pajtohemi me një koncept të organizimit të jetës fetare, i cili nuk mund të jetë më i gjërë se sa prej kasës së BFI-së e në xhep të Mulla Sulës, i cili nuk parasheh kuadër të fortë e të respektuar por kuadër të kriminalizuar e të pamoralshëm; nuk mund të pajtohemi me konceptin e Mulla Sulës i cili BFI-në e koncepton si firmë personale të kreut dhe si vendpunësim i të gjithë pjesëtarëve të familjes. Le ta gjejë Mulla Sula qoftë vetëm një anëtarë të familjes të punësuar nga radhët e grupit të NISMËS! BFI-ja nuk guxon të konceptohet si “seli” e paprekshme e “Eskobarit” të myslimanëve të Maqedonisë, apo siç e përshkruan CNN-i amerikan si “El Bagdad”! Prandaj, jo rastësisht sot BFI-ja ka ngelur e vetmuar dhe e papërkrahur prej asnjë nga miqtë ndërkombëtarë që i kishte dikur. BFI-ja sot është “Shtëpia e turpit” për myslimanët e vendit. Kjo është shumë e dhimbshme, edhe më e dhimbshme se ndryshimi që duhet t’i bëhet “kushtetutës” së Mulla Sulës.
Krijohet përshtypja se, me këtë angazhim tuajin ju po demonstroni një “rrebelim” të kotë, sepse Mulla Sula gëzon përkrahjen e të gjitha organeve të BFI-së?
Kush nuk e përkrah atë menjëherë suspendohet nga puna! Ne, të gjithëve ua kemi bërë të qartë se kush është Mulla Sula. Detyrën tonë kolegjiale shumë islamike e kemi kryer ndaj tyre, me shumë fakte e dokumente ua klemi bërë të qartë se rreth cilit “mullar” po sillen. Ata nuk janë të vegjël, le ta mbajnë peshën e përgjegjësisë! Shumë shpejt, do të detyurohen që kokëulur të kërkojnë falje publike për qëndrimet e tyre aq të manipulueshme. Sidoqoftë, kjo është edhe një dëshmi se BFI-ja është shndërruar në një “institucion” interesash personale dhe, ato interesa personale nuk mund të plotësohen nëse nuk janë në përputhje me interesin personal të kryeinteresxhiut, Mulla Sulës! Fatmirësisht, edhe vetë këta “marioneta” të Mulla Sulës kanë filluar të kuptojnë se po ngelin të vetmuar ditë e më shumë.
Si?
Po ja, gjatë lëvizjeve tona, gjatë kontakteve tona, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, si me xhematë të rëndomtë ashtu edhe me faktorë me relevancë, shohim që nuk flitet asgjë tjetër përveçse për të bëmat, për skandalet dhe për veprimet e kriminalizuara të Mulla Sulës. E kemi të pamundur që të flasim eskluzivisht për vizionet e reja, të gjithë kërkojnë që fillimisht të luftohet dhe të zhbëhet ky koncept idiotik i uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë dhe pastaj të flitet për mundësi të reja. Dhe, pikërisht kjo po ndodhë. Jeni dëshmitarë që, sot nuk ka ditë që nuk publikohet një shkrim, një skandal, një fakt, një argument kundër Mulla Sulës. Këtë trysni e kanë edhe disa “myfti”, e kanë edhe disa intelektualë, e kanë medresantët, studentët! A e dini ju që, Mulla Sula ka hartuar listë emrash medresantë e studentë që ose të pendohen për ndonjë fjalë të mirë që e kanë folur për ne, ose do të përballen me largim nga shkolla e fakulteti! Ka studentë që u kushtëzohet dhënia e diplomës me një deklaratë kundër nesh! Po pse Mulla Sula ka zgjedhur këtë “debat” kaq qyqare? Tashmë e kanë të qartë të gjithë studentët, të gjithë nxënësit dhe profesorët e tyre se kush është Mulla Sula dhe cila është strategjia e tij qyqare.
Nga BFI-ja, pati një reagim të kontrolluar kundër Platformës suaj! Ju akuzuan si shkatërrues të islamit që gjithnjë nxjerrin kokë në fillim të Ramazanit, atëherë kur realizohet grumbullimi i aksioneve finansiare të jetës fetare islame në vend?
Unë dhe shokët e mi, që nga aktivitetet tona të para fetare islame, që nga kryerja e shkollave të mesme dhe, që nga kryerja e fakulteteve, gjithnjë kemi qenë nëpër pozicione për të apeluar sa më shumë dhe për të dalur sa më të suksesshëm në këto aksione për të cilat flisni ju. Kurrë nuk mund të dalë qoftë një fakt, apo një dokument që mund të flasë se ne paskemi qenë shkatërrues të jetës fetare. Ta luftosh të keqen do të thotë të lartësosh devotshmërinë tënde. T’i luftosh dukuritë negative dhe shkaktarët e tyre do të thotë se je për një avansim dhe profesionalizim të jetës së mirëfilltë, në këtë rast, fetare islame. Në fakt, ne po e luftojmë nepotizmin dhe kriminalizimin që e ka instaluar dhe që po e zhvillon për momentin Mulla Sula. Po kush është ai i çmendur që mendon se ta luftosh kryebanditin do të thotë të luftosh islamin! Këtë mund ta thotë vetëm ndonjë superinjorant, superxhahil! Ne, ja, së fundmi edhe me dokument konkret, edhe me Platformë po dëshmojmë se, po e luftojmë vetëm të keqen, vetëm atë të keqë që i ka dalur përpara jetës së mirëfilltë islame dhe, duke e luftuar këtë dukuri të ulët ne në fakt po dëshmojmë se jemi për avansimin e jetës fetare islame. Kjo nuk mund të bëhet me banda e me kriminelë, nuk mund të bëhet me hajna e me pjesëtarë të familjes të instaluar në çdo segment te rëndësishëm të jetës fetare prej nga mund të kontrollohet gjithçka dhe të orientohet çdo gjë në një xhep personal.
Në ç’përkrahje ka hasur Platforma juaj?
Ne tashmë e kemi shpërndarë me të madhe, me mijëra kopje, nuk ka ngelur vend me relevancë pa u dorëzuar ky Dokument. E themi me plotë gojë se, përkrahja është e hatashme. Nuk ka subjekt ndërkombëtar që nuk na ka përgëzuar për këtë angazhim tonin. Nuk ka subjekt që tashmë nuk e ka të qartë angazhimin tonë të sinqertë dhe lojën e dobët të Mulla Sulës. Dokumentin tonë e kanë lexuar edhe faktorët me relevancë në vendet tona etnike, në Turqi, në shtetet arabe, në diasporë, dhe nga gjithandej na vijnë përgëzimet dhe përkrahjet e parezervë. Natyrisht, kjo përkrahje nuk do të na entuziazmojë e të na nxjerrë nga vijat tashmë të paraparë në Platformën tonë. Do të veprojmë qetë, guximshëm dhe deri në fund. Sepse, për një gjë jemi të bindur: e vërteta gjithnjë ngadhnjen, kështu thonë mësimet dhe porositë e shenjta islame, kurse kësaj radhe e vërteta është në anën tonë!
Dhe, cila është kjo e vërtetë?
E vërteta jonë është frika e Mulla Sulës! Lemeria e tij nga e vërteta jonë, po na motivon që ne të jemi të qetë dhe të veprojmë në mënyrë sa më racionale. Ne po e luftojmë kriminalizimin e BFI-së, ne po e luftojmë banditizmin e BFI-së, ne po e luftojmë kusarizimin e BFI-së, ne po e luftojmë nepotizmin, vjedhjen, zhvatjen, tjetërsimin e vakëfit, nëpërkëmbjen e kontributeve fetare islame, hedhjen në plehëra të dhjetra ton lëkurave që i donojnë myslimanët tanë për jetën fetare islame në vend, ne po e luftojmë linkun e instaluar BFI-shërbime sekrete, ne po e luftojmë korrupsionin në BFI, për të cilin tashmë ka folur edhe CNN-i amerikan, ne po e luftojmë praktikën e ftohjes së marëdhënieve me miqt tanë ndërkombëtarë dhe, krejt këtë luftë, ne po e bëjmë për të mirën e jetës islame si dhe për të mirën e myslimanëve të vendit. Dhe, Mulla Sula me marionetat e veta po e lufton pikërisht këtë të vërtetë, të cilën ne po e nxjerrim në opinion të shoqëruar me fakte, argumente e dokumente!
Dikur Maqedonia llogaritej “Meke” e Ballkanit, me myslimanë të devotshëm dhe të pakrahasueshëm me myslimanët e shteteve tjera përreth. Kjo e vërtetë jo një herë ka dalur edhe nga goja e vetë Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili sot akuzohet si asnjë prijës fetar në historinë e këtyre viseve ballkanike dhe më gjërë. Si mundet që myslimanët e devotshëm të prihen nga një prijës kontravers?
Është i saktë konstatimi i juaj! Historia e shteteve ballkanike dhe më gjërë nuk njeh ndonjë prijës fetar, të asnjë feje, kaq të përfolur për të keq se sa Sulejman Rexhepi. Ky emër tashmë është bërë sinonim i së keqes, sinonim i nepotizmit, i korrupsionit, i vjedhjes, i kriminalizimit, sinonim i djallëzisë. Nuk di nëse Mulla Sula është një mallkim për myslimanët e vendit, apo një sprovë e trishtë që i motivon myslimanët e vendit të forcojnë edhe më tej devotshmërinë e tyre para kësaj të keqe që shpërfaqet si mallkim për ta. Ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh i tyre se po “udhëhiqen” nga një njeri me karakteristikat e një banditi, bashkangjitja gjithnjë e më e madhe drejt lëvizjes që po i lufton të gjitha pasojat e sjellljeve banditeske, në fakt flet për devotshmërinë e tyre të theksuar dhe tashmë të njohur botërisht. Kjo devotshmëri patjetër duhet të sjellë në jetë një Institucion të sinqertë, të përkushtuar dhe ballë të gjitha proceseve të avansimit të jetës fetare islame në vend. Për momentin jemi si mos më keq: të turpëruar, të përfolur e të zhvatur deri në palc. Kemi besimin e patundur se shumë shpejt gjërat do të rrjedhin nga e mbara dhe se myslimanëve të vendit do t’u kthehet dinjiteti dhe ai respekt historik që e kishin deri në çastin e djallosjes së BFI-së nga ana e Mulla Sulës. Nuk ka kryetar në rajon, nuk ka prijës fetar që ka abuzuar me devotshmërinë e popullit të vet se sa Mulla Sula. Zullumi i tij gati ka prekur në kockë të popullit. I shkreti Ai…

Monday, June 20, 2016

Policia futet në fshatrat e Tetovës

Policia ka realizuar aksion në disa fshatra të Tetovës, me ç’rast ka zbuluar sasi të madhe të pajisjeve dhe materialeve tjera për organizimin e lojërave të fatit (kumarit), raporton “Lajm”. Pajisjet dhe materialet janë konfiskuar gjatë aksionit të përbashkët të policisë dhe Drejtorisë për të ardhura publike (DAP), në tre objekte në fshatrat e Tetovës, ka informuar zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski.
Kontrollet janë realizuar gjatë vikendit në objekte në Tetovë, Tearcë dhe Dobrosht, ku janë organizuar lojëra të fatit në mënyrë ilegale.
“Në tre objektet, pa firmë, pronarët e të cilëve janë identifikuar, janë gjetur dhe me vërtetim janë marrë 13 televizorë, gjashtë shtëpiza kompjuterësh, 8 monitorë, 4 tastatura, 3 aparate për lojëra me qen, po aq lexues të bar-kodeve, 4 printerë të vegjël, 3 mausë, 3 teledirigjues dhe një printer më I madh dhe një resiver. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për pastrim të gjitha detaleve lidhur me punën e tre objekteve, kurse më pas kundër pronarëve të tyre do të ngriten padi adekuate sipas Ligjit për organizimin e lojërave të fatit”, deklaroi Josifovski.

Institucioni i sëmurë

Në adresë të NISMËS për reforma në BFI nuk ka ditë që nuk vijnë informacione të ndryshme. Më interesante janë ato informacione që vijnë nga vetë strukturat e BFI-së apo që i përcjellin përmes formave të ndryshme. Si duket kupa e haramit është mbushur

Skruan Haxhi Isa Xhaviti


Edhe në Maqedoni janë shtuar "Qytetarët digjital"! Çdo ditë raportojnë dhe përcjellin informacione nga më interesantet, të clat, mbi të gjitha flasin se diçka nuk po ecin mirë punët në BFI. Është shumë e rëndë për t'i publikuar ato informta dhe deklarata të "qytetarit digjital", por, pse jo, është mirë t'i bëhet me dije Mulla Sulës se, kupa e tij tashmë është stërmbushur me hara dhe se gjithandej po i rrjedh curril. Të gjithë flasin njëri kundër tjetrit dhe, në mënyrë indirekte ia zbulojnë marifetlliqet Mulla Sulës. Për shembull dy nga "lojtarët kyç" të Mulla Sulës, Muamer Veseli nuk flet me sekretarin e përgjithshëm, Irsal Jakupin, madje i pari i është kërcënuar që, sikur edhe vetëm ta përshëndesë qoftë kjo edhe islamikisht, i dyti do të hajë grusht hundve. Ali Baragoni flet me ëndje për të gjithë të punësuarit në BFI dhe thotë se i ka që të gjithë në grusht ngase di për seilin sa ka vjedhë (nga kjo nënkuptohet se në BFI punojnë hajdutë dhe jo teologë e njerëz të ndershëm). Muaz Agushi flet për Baragonin si për një njeri të çmendur, kurse Jusuf Zimeri flet për të gjithë, madje thotë se për secilin mbanë dosje me shënime të veçanta. Më me pa përtesë flet kundër dekanit Fahredin Ebibit, për të cilin ka konsideratë si për një njeri diletant që shet hadithologji nga Kajro! Në mesin e të punësuarve në Medrese ekzistojnë fraksione të tmerrshme sa, thuhet veçsa nuk kanë krisur grushtat. Hiç më mirë nuk është as raporti i Rexhep Ziberit me myftiun Rexhep Jusufin, të cilit ia kanë shtuar zullumin deri sa nuk do t'ia lëshojë postin e myftiut Rexhep Ziberit. Arkatari, Shaban Ramani flet kundër "boss"-it të tij Azim Eminovskit kurse ky flet kundër Mustafa Dautit dhe Rexhep Ziberit si lavatriçe të parave të pista të Sulejman Rexhepit. Të gjithë flasin kundër Mustafa Dautit, si për një matrapaz dhe hajn të paparë dhe të gjithë habiten se çka e lidhë Mulla Sulën me te, kurse Azim Eminovski thotë se i lidhë vetëm xhirollogaria e Organizatës Humanitare "Hilal" të cilën e kontrollojnë vetëm këta dy. Po ashtu, të gjithë habiten se çka është ajo që e lidhë Mulla Sulën me Rexhep Ziberin, kurse për këtë Driton Dikena thotë se i lidhë xhirollogaria e Shoqatës Ilmije që është një burim i mirë për xhepat e Rexhepit dhe të Mulla Sulës. Avni Halimi, shef i dikurshëm në kabinetin e kulturës, mezi pret që ta eliminojë nga posti i shefit Muzemil Osmanin dhe në këtë drejtim punon me një xhelozi të sëmurë, kurse Agim Mehmeti gjallë është i interesuar (madje edhe i përgjuar tek flet me Mulla Sulën) për ta eliminuar Avni Halimin nga "Hëna e Re"! Muzemil Osmani mundohet ta minimizojë rolin që Mulla Sula ua ka besuar Irsal Jakupit dhe Muamer Veselit, kurse këta dy e shantazhojnë Mulla Sulën duke e detyruar që ta shajë e ta ofendojë shefin e vet nëpër ndeja të ndryshme. Qufli Osmani thërret në ruajtje dhe kujdes prej Nizam Reshitit kurse ky është shumë i lumtur që ka mundësi për ta spiunuar BFI-në në organet përkatëse të Turqisë. "Mister korpulenti" për të cilin këto ditë u publikua një viedeo-përgjim derisa përqafohet e puthet me një femër topolake korridoreve të BFI-së, reagon duke ofruar informata të tjera për "mister korpulentin" për të cilin thotë se mund të jenë familjarë të Mulla Sulës të cilët kanë pasur mundësi të sjellin femra në kabinetin e reisit. Milazim Dibrani flet kundër shoferit, mikut të Mulla Sulës, Sabriut kurse ky flet kundër rojeve duke i akuzuar si dhënës të informacioneve për ndodhitë brenda mureve të BFI-së. Myftiu i Manastirit, Pëllumb Veliu flet kundër kolegëve të vet të clët tashmë ia kanë uzurpuar Reisin, kurse Myftiu i Ohrit kërkon që nën juridiksionin e tij ta përfshij Myftininë e Manastirit, të Resnjes dhe të Strugës, të cilat po udhëhiqen, fatkeqësisht, nga njerëz të afërt me shërbimet sekrete maqedonase. Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, flet kundër Muftiut të Tetovës, Qani Nesimit, për të cilin thotë se ka marrur detyrë që, dal nga dal, ta kthej Sulejman Rexhepin kah "kibla" e vërtetë, kah Lëvizja "BESA", kurse, Qani Nsimi është duke krijuar celula të cilat do t'ia kallin datën Shaqir efendiut dhe në vend të tij ta sjellin myfti vijën turke, Irsal Jakupin. Personeli akademik në FSHI tallet me "kapacitetin akademik" të Mulla Sulës të cilin e quajnë "hajni i trofeve akademikë", "manjaku i dekoratave"... Ja pra, kështu do të ndodhë në secilin mjedis sa herë që do të mbushet kupa me haram. Sipas informatave të "qytetarëve digjital" të BFI-së të gjithë të punësuarit në këtë Institucion veprojnë duke e shantazhuar njëri-tjetrin, sepse e kanë parë që kjo metodë funksionon shumë mirë. Mulla Sula në krye të BFI-së po qëndron duke i shantazhuar të gjithë, kështu që të gjithë po rrinë nëpër vendet e veta duke shantazhuar njëri-tjetrin. Kurse Mulla Sula po lutet "Zgjate Zot dhe bëje sa më llugë!" Ndërkohë që, nuk ka ditë që, të gjithë këta të punësuar nuk evokojnë kujtime nga bashkëpunimi me Sekretarin Gjeneral, me Afrim ef. Tahirin, për të cilin thonë se ka qenë autoritet i paparë në historinë e BFI-së dhe se në kohën e tij BFI ka lulëzuar duke i bërë krenar të gjithë myslimanët e vendit. NISMA për reforma në BFI intensivisht është duke punuar rreth Platformës së vet e cila shumë shpejt do të gjejë zbatim në mbarë BFI-në, në organet dhe në institucionet e saj. Ky është i vetmi shpëtim i BFI-së që tashmë ka degraduar si mos më keq.

Monday, June 13, 2016

Thaçi : Kërkojmë ministra sa BDI-ja në qeverinë e zgjeruar

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi vlerëson se kriza politike tani është shumë më e thellë se vitin e kaluar. “Tani jemi shumë më larg marrëveshjes se sa para 13 muajve. Sinqerisht as vetë nuk e kam të qartë se çka po ndodhë më me listën zgjedhore. Rreth 80 për qind e atyre që kërkohet të fshihen nga lista janë shqiptarë”, deklaroi Thaçi, raporton Lajm. Ai e ka vlerësuar si gabim dhe marrëzi më të madhe që ka ndodhur në Evropë kthimi i qeverisë politike VMRO-BDI. Kryetari i PDSH-së theksoi se pushteti bën ofertë për kycje në qeveri të LSDM-së dhe PDSH-së por me kusht që të caktohet dita e zgjedhjeve dhe kyçja e opozitës të bëhet 100 ditë para zgjedhjeve. “Për ne është e papranueshme të formohet qeveri teknike, por vetëm qeveri e koalicionit të gjerë në të cilin raporti i ministrave të BDI-së dhe PDSH-së do të jetë 50 me 50”, theksoi Thaçi. Në iftarin e shtruar për strukturat partiake dhe për gazetarët, Thaçi tha se në Maqedoni nuk ekziston krizë politike por krizë ndëretnike. Ai poashtu shtoi se për listë të mirfilltë zgjedhore nevojitet regjistrim i popullsisë, por nënvizoi se ka përshtypje se ndërkombëtarët janë kundër regjistrimit dhe hapjeve të cështjeve etnike, sepse në këtë mënyrë do të bie në plan të dytë kriza politike. Ai është i bindur se sivjet nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. PDSH, sipas Thaçit kërkon që deri në dhjetor të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ose të shkohet me zgjedhje të rregullta në vitin 2018. Ndërkombëtarët nuk përkrahin idenë për mbajtje të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare njëkohësisht, sepse preferojnë që zgjedhjet lojale të jenë test sa është Maqedonia e gatshme për organizimin e zgjedhjeve.

Lu dhe Vllahutin në Kryeministri pas daljes së Ilir Metës

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian: Donald Lu dhe Romana Vllahutin, kanë mbërritur në zyrën e Edi Ramës, fill pas largimit të Ilir Metës dhe delegacionit të LSI-së.
Takimet poi zhvillohen jashtë pjesëmarrjes së mediave, por siç mësohet kemi të bëjmë me përpjekje intensive për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.
Këto takime bëhen një ditë pas takimit që Meta pati me kryedemokratin Basha.
P[as takimit të djeshëm ka pasur një telefonatë të tensionuar mes krerëve të mazhorancës: Edi Rama dhe Ilir Meta në telefon.
Në takimin e sotëm në Kryeministri, ku kreu i Kuvendit shkel pas shumëe kohësh, Meta shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe shefi i kabinentit Sokol Dërvishaj.
Nga ana tjetër Kryeministri shoqërohej nga kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi dhe Ministrat Saimir Tahiri e Ditmir Bushati.
Në përfundim të takimit nuk pati prononcime për mediat nga asnjëra palë.
Një ditë më parë, Basha dhe Meta zhilluan dje një takim përreth 120 minuta. Kryeparlamentari tha se kishte garantuar Bashën për miratimin e reformës në koherencë, me legjitimitet dhe integritet.
Ndërsa Basha e bëri të qartë se opozita nuk do tërhiqet nga kushti i saj për vendet e rezervuara, të pranuara nga i vetmi arbitër, Komisioni i Venecias.
Ilir Meta dhe Lulzim Basha u shprehën të gatshëm për tu takuar në çdo kohë për gjetjen e konsensusit për miraitmin në kohë të reformës.
Megjithatë, ky takim i së dielës mes të dyve prodhoi një dakordësi, atë të miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që lejon votimin dhe numërimin elektronik.
/tesheshi.com/

Sunday, June 12, 2016

BDI-zimi i BFI-së

Mulla Sula pushtetin e vet e kërkon në pushtet të koalicionit qeveritar LSDM-BDI. Prandaj po e BDI-zon BFI-në, kurse kontrollin e LSDM-së mbi këtë Institucion fetar ia ka garantuar duke u shndërruar në «sy magjik i Vëllait të Madh»! BFI-në tashmë e ka marrë pusi!

 Shkruan: Zeqie Veseli

Vigjilenca partiake e Mulla Sulës është në atë shkallë sa mund ta ketë një militar i flaktë i një partie. Mulla Sula, kohë më parë kishte lëshuar një qarkore përmes të cilës të gjithë imamëve të vendit ua ndalonte rreptësisht që të merren me "propagandë partiake" në xhami dhe, cilido hoxhë që do të kapej duke ligjëruar platformë partiake do të largohej nga puna! Por, a ka pyetur ndonjëherë dikush se pse ky reagim kaq ekstrem i Mulla Sulës? Pse një teolog të kërcënohet nga punëdhënësi i vet nëse flet një fjalë të mirë për një parti? Çka i motivon këta hoxhallarë që të flasin mirë për një parti, sidomos për atë parti për të cilën nuk është Mulla Sula! A nuk flet kjo për një rrebelim masovik kundër "një lideri" i cili është i përcaktuar për një opsion politik? Këtë e ka kuptuar me kohë Mulla Sula, prandaj ka lëshuar qarkore kurse kohëve të fundit është në kulmin e vigjilencës së vet. Nuk guxon të propagandohet asgjë për BESËN, në asnjë xhami, kurse tërë BFI-ja duhet të vihet në shërbim të BDI-së, madje në kohën e fushatës parazgjedhore duhet të shndërrohet tërësisht në filiale të BDI-së! Le ta zbërthejmë shkakun se pse Mulla Sula është kundër BESËS! Si e zhvillon këtë fushatë anti-Besës? Nëse lejon propagandim të filozofisë kombëtare të kësaj Partie (të Besës), atëherë, detyrimisht që do të zbehet mundësia për artikulimin e një zëri unik e të fuqishëm pro BDI-së? Mulla Sula flet me të madhe se BESA është një parti pro turke, degë e Partisë së presidentit turk Taip Erdogan, të cilin Mulla Sula e konsideron si një selefist klasik të mbështjellë me petkun e islamit nacional turk! Pra, sipas Mulla Sulës, BESA na del se qenka Parti selefiste e cila radikalizmin e vet e shpreh përmes islamit nacional turk, «i cili nuk është asgje tjetër përveç se xhihadizëm i kamufluar», vlerëson Mulla Sula! Fushatën e vet dhe lojalitetin prej një militanti besnik Mulla Sula BDI-së ia tregon përmes një hapi tepër të rrezikshëm, i cili në fakt duket sikur plasaritje e një dige gjigante e cila kërcënon për të shpërthyer me pasoja fatale për mbarë shoqërinë tonë. Mulla Sulës nuk i intereson nëse BDI-ja akuzohet prej mbarë shqiptarisë si parti e tradhëtisë kombëtare, si parti e tenderëve, si parti e spiunimit, si parti e antimoralit, e skandaleve seksuale, si parti e kurvërisë, si parti lideri i të cilës shanë Muhamedin a.s., si parti ku dy udhëheqësit kryesorë të së cilës tallen duke thënë se sa më shumë që pi raki do të jeshë aq më shumë njohës i Kur'anit. Për Mulla Sulën është me rëndësi që kjo Parti sërish do të fitojë, sërish do të jetë në pushtet, apo, e cila detyrimisht duhet të jetë në pushtet (makari edhe me vjedhje të votave), sepse e vetmja është që ia garanton paprekshmërinë prej organeve të drejtësisë. Edhe pse është bërë lajk për një burgosje të thellë, Mulla Sula e ka të garantuar paprekshmërinë ndërkohë që ky, si kundërshpërblim kësaj partie ia garanton përkrahjen e parezervë dhe shumë të sinqertë. Këtë sinqeritet e shpreh duke e shndërruar BFI-në si një filiale të BDI-së, si një institucion ku në asnjë mënyrë nuk guxon të dëgjohet qoftë edhe një kritikë e sinqertë kundër BDI-së. Mulla Sula tashmë e ka BDI-zuar tërësisht BFI-në! Reis të plotëfuqishëm e ka emëruar Musa Xhaferin! Këshilltar politik e ka emëruar Ermira Mehmetin! Këta dy personalitete sillen si eminenca gri, ndërsa si kuadër partiak ka punësuar Irsal Jakupin, nipin e ministrit të BDI-së, Xhelal Jakupin. Për ta kontrolluar diasporën dhe për ta orientuar në shërbim të BDI-së, ka emëruar në postin e drejtorit për diasporë, Selver Xhemailin, vëllain e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Tetovës, ish-deputetin e BDI-së, Hisen Xhemaili. Në Myftininë e Gostivarit, myfti i plotëfuqishëm është 24 karatëshi, Nevzat Bejta, kurse në Komunën e Çairit përgjegjës të jetës fetare sikur e ka emërtuar Izet Mexhitin, pasi që ky i fundit ia ka zbritur Sulës nga qafa Beqir Hasanin! Sekretar të botës akademike (të FSHI-së) ka emëruar Argëtim Salihun, baxhanakun e ish-ministrit të BDI-së dhe funksionarit të lartë të kësaj partie, kryetarin e Shtabit zgjedhor të BDI-së, Bekim Nezirit. Krejt këtë «angazhim patriotik» Mulla Sula në fakt e ka vetëm sa për ta kamufluar lojalitetin e tij të parezrvë që e ka për Zoran Zajevin, i cili i ka garantuar se nuk do t'ia shpërthejë asnjë «bomb» (thuase vetëm ai i ka ato bomba dhe se, siç thotë edhe vetë Ali Ahmeti, nuk po qarkullojnë nëpër Frizaj, Prishtinë, Tiranë e deri në Stamboll. «Bombat» kundër Mulla Sulës janë të tmerrshme. O Zot!) Tashmë është botërisht e njohur marrëveshja interne e Mulla Sulës me Zajevin për t'ia hapur këtij një terren të përshtatshëm për aktivitete partiake në Dërven! Mulla Sula e ka kompleks shkatërrues Nikolla Gruevskin. E ka bekuar me loçkë të zemrës dhe me po këtë loçkë është gjallë i interesuar që të përfundojë në burg. Me t'u burgosur Gruevski, Mulla Sula shpreson se në pushtet do të vijnë LSDM-BDI dhe, përfundimisht mbyllen të gjitha proceset gjyqësore kundër tij. Ky është ideali i Mulla Sulës! Të shpëtojë nga burgu dhe jo se realisht i ha bytha për ndonjë platformë kombëtare të ndonjë partie shqiptare. Partitë artikulojnë probleme kombëtare, kurse koncepti për karrierë i Mulla Sulës është artikulimi i çëstjeve antikombëtare. Kjo tashmë është e provuar katërcipërisht. Mulla Sula pushtetin e vet e kërkon në pushtet të koalicionit qeveritar LSDM-BDI. Prandaj po e BDI-zon BFI-në, kurse kontrollin e LSDM-së mbi këtë Institucion fetar ia ka garantuar duke u shndërruar në «sy magjik i Vëllait të Madh»! BFI-në tashmë e ka marrë pusi!


Tuesday, June 7, 2016

Maqedonia temë e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut

Komisioni për Politikë të Jashtme e Parlamentit të Gjermanisë në seancën e tij të 70-të të rregullt të përcaktuar për nesër do të debatojë për Maqedoninë, konfirmojnë për MIA nga sekretariati i Bundestagut.
Në sesionin e mbyllur për opinionin në orën 9 për gjendjen aktuale në Maqedoni do të debatohet në pikën e tretë.
Paraprakisht anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme do të debatojnë për pikat për gjendjen në Afrikë dhe marrëdhëniet Gjermani-Turqi, ndërsa pas Maqedonisë do të debatojnë për Rusinë, Kosovën, Libanin dhe vendet e tjera.
Zakonisht komisioni debaton pasi përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të prezantojnë informata për gjendjen rreth pikave të rendit të ditës.
Debati i fundit për Maqedoninë në Bundestag ndodhi në mars të vitit të kaluar kur Komisioni debatoi rreth informatave të përgatitura nga i dërguari special i atëhershëm për Maqedoninë Ernst Rajhel. Sesionet e Komisionit për Politikë të Jashtme zhvillohen pa praninë e opinionit.

Intelektualët thumbojnë Molla Sulën

Revolta e qytëtarëve musliman ndaj Sulejman Rexhepit ec e rritet për shkak të skandaleve, megaskandaleve dhe pisllëqeve të bëra për vite me rradhë. Njëashtu në drejtim të Molla Sulës po reagojnë edhe intelektualët në veçanti për largimin e hoxhallarëve me kualitet nga xhamitë,ku të njejtët po zëvendësohen me imamllarë puthadorë. Besir Ibishi njëri nga intelektualët më të mëdhej aktual përmes profilit tij kishte akuzuar dhe thumbuar Molla Sulën për veprimet që nuk kanë të bëjnë aspak me parimet islame në fakt janë veprime djallëzore. Në profilin e tij kishte postuar këtë status:“ Si është e mundur kuadrot kualitativ të rinë pa angazhuar, përse i jepni jo profesionales kahje! Do merja shembull një ndër të shumtët teolog që tani rinë në shtëpi, kështu që pasi i nderuari u largua nga detyra e Tij zyrtare që zbatonte detyrën në një ndër xhamitë më civilizuese në vend ajo e Mustafa Pashës - Shkup. Është jo morale dhe aspak fetare një të devotshëm tejet të mirëfillët të largohet nga detyra e punës pa gabime dhe pa obstrukcione të jo zbatueshme! Ndryshe teologu në fjalë Miftar ef. Islami është njëri ndër recituesit më profesional në vend si nga ana e texhvidit po dhe i njohur në marje pjesë shumë gara botërore si nga pjesa Lindore dhe vendase, ishte ndër të parët në gara sepse sinqeriteti i tij për Allah nuk njihte bariera dhe as politika për mbushje xhepash apo ndryshe thënur korupcion, jo i nderuari në fjalë këto epitete nuk i gëzonte dhe sot e kësaj dite Xhemati i rethit të Çarshisë së Shkupit, duqanxhikut dhe Kalasë e kërkojnë në vendin e punës në detyrën paraprake të Xhamisë Mustafa Pashë, madje vëllezër kulminantja është që ambasadorët (talebet) e xhamisë janë më se nevojtarë për mësim besimin që ua jipte! Nuk kundërshtoj askënd por dua efektiven në vendet më frekuente si nga pjesa e turistëve dhe e xhematit vendas mirë po tani ushtron detyrë një hafiz i nderuar që ka kaluar moshën mbi 70 vjeç respekte të veçanta për hafizin por të biesh pre është më vetëkrimbërës, ndërsa kuadri kualitetiv largohet me obstrukcionet e kriminelëve dhe qarqeve të bizneseve Sulejmaniane e turpshme dhe jo fetare tingëllon apo jo! Padyshim që po, tingollon e vërtetë dhe do tingëllon deri në ditë të gjykimit. Zoti ynë bëje Hajër dhe na ndihmo nga shpirngushtët që bukës, ardhmërisë i bien me shkelëm. Si mos të ngritet zëri keni uzurpuar me vite e decenje shenjtoren si diktatorë, ju lutemi për hirë të Madhërisë bëjini nderë ardhmërisë! Nuk mbrohet vakëfi me pistoleta dhe sigurime! Mbroje me paqë dhe adhurime!” 

Saturday, June 4, 2016

Nisi ndërtimi i Kishës në Strugë, a do ta bllokojë Ziadin Sela?

Sapo nisi të ndërtohet Kisha në mes të Strugës ku ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë kryq si ai i Butelit apo jo. Nëse nuk do të ketë kryq gjigant nuk është nxitje fetare. Siç mësohet Kisha nuk ka leje ndërtimi dhe ende prona është në proces gjyqësor. Ndryshe muaj më parë BDI-ja e bllokoi një kryq gjigant në komunën e  Butelit.

Testimi ekstern si shkas

Shkruan : Miat Sadiku
Teksa po degjoja refrenin e asaj këngës së bukur të  Rozana Radit :”O sa mirë me ken shqipëtar”,  humorin ma prishi spikerja e lajmeve  që po këndonte datat e  mbajtjes së testimit ekstern,  pastaj vijuan  edhe prononcimet  e  pa definuara të zyrtarëve,  që s’i kuptova a ishin pro apo kundër testimit ekstern?!
Të debatuarit lidhur me çështjen e testimit  në fjalë  barrt me vete rrezikun e njollosjes  për të qënit kundër cilësisë në arsim, për arkaik apo nostalgjik për arsimin dikurë. Thua se na mbyti cilësia e arsimit të sotëm,  me masat vend e pa vend, që i bëjnë zyrtarët aktual, që vetëm i Madhi  Zot e di se ku u “arsimuan kaq ters” për t’i zbatuar përvojat e tyre hallucinative  në kurriz të fëmijëve tanë.
T’i kthehem  prapë asaj këngës së Rozanës, sepse e pëlqej këtë këngë po aq sa dëshiroj ta pëlqejnë edhe nxënësit shkollën.
Është qershor dhe në kushte të një normaliteti, fëmijët do duhej të këndonin, ta zëmë “O sa mirë me ken shkollarë”,  por jam i sigurtë që as nga goja e as nga zemrat e tyre të njoma nuk del ky tingull. Ngazëllimit të tyre të fundvitit shkollorë i’a ka zënë vendin ankthi dhe frika se në ç’lëndë do testohen, dhe kur do bëhen makthi i tyre ato qindra  pyetjet e testit pas nëntë muajve vajtje ardhje në shkollë me çantat e rrënda sa një thes çimentoje.
Meqënëse nuk jam profesionist, mund të shpreh vetëm përshtypjet e mija  si dhe  dyshimin që ky far lloj testimi  mund të sjell ndonjë vlerë të dobishme për nxënësit.
Besoj që çdo i rritur që ka kaluar teste të ndryshme në jetë, bie fjala testin e lejes për vozitje, apo provimet në univesitet e di sa  shumë stres  zakonisht shkaktojnë aktet e tilla. Nisur nga kjo, vetëm mund të imagjinohet sa herë më shqetësues duhet të jetë kalimi i një fëmije nëpër  sprova e testime të tilla.  Shtuar kësaj edhe faktin që moshat e reja që i nënshtrohen këtij proçesi janë individë ende në formim e sipër, pasojat evetuale sigurisht që do lënë gjurmë në zhvillimin e mëtejmë të personalitetit të tyre.  Ajo që vërehet, edhe pse nuk më ka rrënë në dorë ndonjë studim, është një lloj rrefuzimi  i dukshëm, për mos t’a quajtur urrejte, e shumicës së nxënësve ndaj shkollës.  Se pse ndodh ky fenomen, sigurisht duhet mendim meritor i kompetentëve edhepse edhe  jokompetentët e kanë të qartë që testimet mekanike, virtuale, online, interne apo eksterne nuk mund të jenë zëvendësim i qasjes pedagogjike dhe metodike reale e të përshtatura nevojës së kohës, që njëkohësisht mbajnë llogari për domosdoshmërinë dhe mundësitë e nxënësve për të nxënë dituri por edhe për t’u lejuar të  shijojnë fëmijërinë e tyre.
Unë për vete kundër  testimit jam dhe  i  mirëkuptoj  ata të cilëve ky tekst i shkurtë  mund  t’ju duket  shumë i butë duke pasur parasyshë  ndikimin e vrazhdë që shkaktojnë politikat  arsimore të “bilmezëve me dhe pa brekë” por sharjet banale  nuk lejohen në tema që lidhen me arsimin, apo jo?!  Ah testimi nanën …..!!