Translate

Thursday, May 26, 2016

Sërish shtyhet procesi gjyqësor për Lagjen e Trimave

Shtyhet edhe seanca e nesërme për rastin e Kumanovës. Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë publike nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Pavarësisht se nga kjo gjykatë ditë më parë konfirmuan se janë siguruar kushtet dhe salla për mbajtjen e seancës publike, rreth anulimit të seancës së caktuar për 27 maj, nuk ka një shpjegim. Nga burime ekskluzive, TV Shenja mëson se arsyet e anulimit burojnë nga trupi gjykues. Vendimi për mbajtjen e seancave në hapësirat e Gjykatës Supreme erdhi pas 13 seancave të mbajtura në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Ky vendim pasoi pas konstatimit se 29 të akuzuarit për vepër terroriste dhe 8 të tjerë për logjistikë do të futen nën një aktakuzë, pasi që bëhet fjalë për “ngjarje të njëjtë penalo-juridike”. Tani më nga 29 të akuzuar, numri i tyre është rritur në 37, prej tyre 18 shtetas të Maqedonisë, 18 shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas i Gjermanisë. Gjykata Themelore ka vendosur që lëndët ta rifillojë dhe  seanca të jetë e hapur, derisa nga ky institucion nuk vendoset për mbylljen e saj në momentin kur do të vijë radha për marrjen e dëshmive nga dëshmitarët e mbrojtur. Tani më 37 të akuzuarit po vuajnë masën e paraburgimit në burgun e Shutkës dhe atë të Manastirit. Avokatët deklarojnë se klientët e tyre po vuajnë paraburgimin në kushte të mjerueshme, madje një pjesë e tyre në qeli, respektivisht të burgosurit në burgun e Manastirit. Kjo për palën mbrojtëse është joligjore dhe në kundërshtim me ligjin, pasi që vuajtja e paraburgimit në qeli kategorizohet si “masë plotësuese-ndëshkuese”. Kjo në njëfarë forme nga pala mbrojtëse po vlerësohet edhe si mllef i pushtetit dhe hakmarrje ndaj të akuzuarve.
Adrian Kerimi /SHENJA/

THAÇI: ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI NUK ZGJIDHET ME DISKO SHQIPTARËT NËPËR PROTESTA

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi për herë të parë është mysafir në emisionin ”Rruga Drejt” dhe në televizionin Alsat-M. Thaçi para gazetares Arta Tahiri flet për krizën politike, për partinë e tij, për përgjimet dhe për zgjedhjet e ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni do të ju përcjell pjesë integrale nga ky emision.
“Unë jam në skenën politike që nga viti 1993, themelues i opozitës dhe mendimit opozitar. Kemi humbur zgjedhjet por kemi fituar pozicionin e liderit te opozitës, prandaj unë jam shef i opozitës”, ka thënë lideri i PDSH, Menduh Thaçi.
“Jam i hapur për të biseduar me ata që veten e quajnë opozitar, por asnjëherë nuk do të jem i hapur për të biseduar për atë se kush do të bëhet deputet apo kryetar komune, por gjithnjë do të jem i hapur për përcaktimet programore dhe platformën e shqiptarëve në Maqedoni”, ka shtuar ai duke folur për bashkëpunimin opozitar.
Në pyetën pse ai mendon se është baba i opozitës kur tashmë opozita është bërë pikë e pesë, ai thotë se liderin e opozitës e përcakton numri i votave duke thënë se në zgjedhjet e fundit partia e tij ka marrë një numër të konsiderueshëm, rreth 70.000 vota.
“Jam duke e bartur mbi vete një fazë të vështirë që është jetike për shqiptarët e Maqedonisë, nuk e di se sa do të jem në gjendje ta realizoj këtë mision por së paku besoj ta mbaj të gjallë. Kam besim të plotë se shqiptarët nuk duhet të heqin dorë nga opozitarizmi etnik, që shpie deri te realizimi i kërkesave etnike” ka thënë Thaçi i pyetur për misionin e tij në politikë.
Duke folur për rrjedhën e Marrëveshjes “Përzhino”, ai thekson se që në fillim ka thënë se nuk do të ketë gjë nga Marrëveshja Përzhino. “Gabimi më i madh edhe me fajin tim ishte që nuk u arrit të futen çështjet jetike për mbijetesën e shtetit, çështjet etnike shqiptare” thotë ai.
“Marrëveshja e re e ofruar nga PDSH pas Përzhinos kërkonte që çështjet shqiptare të jenë pjesë e negociatave, këto kërkesa i kemi bërë në mënyrë të pazëshme sepse nuk donim që të kuptohet si tentativë për rritjen e rejtingut partiak”, ka shtuar ai.
Në lidhje me pasurinë e tij, Thaçi tha ”Unë nuk jam i pasur. Unë jam solid. Nuk kam lidhje me interprometin.” thotë Menduh Thaçi.
Për sa i përket veprimit të zbehtë opozitar, lideri i PDSH, Menduh Thaçi ka thënë: “Ne nuk mund tu qasemi varianteve aventureske, kërkojmë ti bashkërendisim kërkesat tona me ato të ndërkombëtarëve, kërkesat tona ti bëjmë të pranishme për ndërkombëtarët. Unë nuk jam lider joserioz si disa që dalin në protesta me 200-300 veta”. Po e siguruam mbështetjen e shqiptarëve nuk ka çare që partitë maqedonase mos ta respektojnë “Marrëveshjen e re” të PDSH.
Vendimin e Ivanovit e konsideron një skandal të madh dhe zgjidhjen e vetme e sheh te tërheqja e plotë e këtij vendimi, ndërsa i pyetur pse është se jeni i vetmi i falur nga Ivanovi ai është përgjigjur duke thënë: “Të gjithë kanë qenë të interesuar që PDSH të jetë në listën e të falurve, unë nuk kam bërë asnjë faj, faji im i vetëm është që u kam dalë në mbrojtje shqiptarëve”.
Sipas Thaçit përgjegjës për situatën aktuale në Maqedoni janë partnerët qeverisës OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit dhe BDI e Ali Ahmetit. “Gruevski dhe OBRM-PDUKM gënjehen nëse mendojnë se me qasje nacionaliste do ti dëmtojnë shqiptarët, do ta dëmtojnë vetëm popullin e vetë” ka thënë ai.
Me opozitën maqedonase pranon të ulet në bisedime vetëm për çështjen e emrit dhe kërkesat etnike të shqiptarëve.
Thaçi: Dera për Lëvizjen Besa është e hapur, jo për Ziadin Selën
Thaçi: ‘Veren do smrt’ ishte si hakmarrje ndaj LSDM-së!
Thaçi: OBRM-PDUKM është njejtë si LSDM
Thaçi: PDSH do të jetë në opozitë deri sa të ketë zgjedhje fer dhe demokratike
Thaçi: Unë largohem me vota, Ahmeti e ka vështirë pasi erdhi me gjak
Thaçi: Askënd nuk kam lënë në baltë
Thaçi: Çështja shqiptare në Maqedoni nuk zgjidhet me disko shqiptarët nëpër protesta

Tuesday, May 24, 2016

OPINIONE Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi po pengojnë dënimin e vrasësve të Komandant Shqiponjës

Shkruan: Lulzim Aliti
Përmes këtij shkrimi deshta publikisht të pyes Ali Ahmetin dhe bashkëpunetorët e tijë:
4 seanca gjygjësore u thirrëm për rastin e vrasjes së Komandant Shqiponjës dhe policija në të katër rastet ishte në pa mundësi ti sjellë kriminelët e kësaj vrasjeje!!!
Pse nuk po e lejoni gjykaten që të kryej punën e vet e vrasësit te denohen me denimin që e meritojn!!!
Pse po mundoheni që në mënyra të ndryshme ta cilësoni vrasjen si vrasje e çastit me qëllim që tia lehtësoni denimin vrasësve!!!
A mos vallë po frigoheni se do të del gjendja nga kontrolli dhe po shpaloseni ju si urdhërues të kësaj vrasje!?
Pse në seancën e fundit morën pjesë funksionarët lokal te BDI-së?
A mos vallë i pregadite ata qe ti dalin në ndihmë vrasësve!?
Pse vëllau i njërit nga vrasësve gjithashtu edhe ai me dosje kriminale ne Çeki gjithashtu edhe ai dikur kishte tentuar te kryej vrasje atje është ende drejtor dhe funksionar i juaji?!
Zemri Qamili ministri i punëve të brendshme dikur na kërcënoi në restoranin Euro Aktiva a mos vallë ishte paralajmrim që kjo do të na ndodhte?!
Pse prokurori nuk e cileson vrasjen si vrasje e parapregaditur ku janë 12 kamera në atë lokal dhe gjithcka është e qart se ajo ishte krim i organizuar!!!
Pse e solle vrasësin special të kryej misionin nga Fushë Kosova pa vendbanim në Maqedoni dhe e vendose kryetar dege në Kumanov?
Gjithçka është e qart e kuptojm edhe shtypjen që e bëni ne gjykat për ta mbuluar dhe që të mos ju ekspozojn vrasësit dhe të tregojn se porositësi i kësaj vrasjeje ishe pikërisht ti Ali Ahmeti në bashkpunim me Musa Xhaferin!!!
Komandant Shqiponja u vra për të mos vdekur kurr ai i qëndroi besnik popullit shqiptar të Kumanovës e dha një betim per Kumanov dhe i qëndroi besnik deri ne frymën e fundit!!!!
Lavdi jetës dhe veprës se Komandant Shqiponjës. 

Sulejman Rexhepi, njeriu që kontribuoi në ruajtjen e Jugosllavisë dhe etja e tij në zhvillimin e vëllazërim-bashkimit

Shkruan: Samet Avdiu


 Kaluan më shumë se dy dekada nga shkatërimi i Jugosllavisë si një shtet socialist me pikëpamje antishqiptare me politikë shkatërruese dhe asimiluese ku viktimë ishin gjithmonë shqiptarët, duke likuiduar patriotë të shquar, duke burgosur shqiptar,ata të cilët donin lirinë e popullit të tyre, duke mohuar çdo të drejtë elementare qytetare. Megjithkëtë, ky shtet, për disa shqiptar ishte shteti i tyre, të cilët nuk kursyen as veten në ruajtjen e kësaj Jugosllavije duke u angazhu që krahas të gjithave ta paraqesin si vlerë qytetare vëllazërim-bashkimin. Vëllazërim –bashkimi ishte një frazë, ndonëse mes shqiptarëve kishte nga ata që ëndërronin dhe duke qenë në krye të disa institucioneve punonin papushuar! Opinionit të gjërë ditëve të fundit iu bë e njohur se një nga të atillët ishte edhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi. Çfarë e kishte shtyrë këtë njeri që në vitin 1987 në një temë seminarike të lavdëron vëllazërim-bashkimin, e në anën tjetër me mllef të shprehet kundër shovenizmit dhe irredentizmit shqiptar, siç sjkruante vetë Sulejman Rexhepi!? Në të hasur në këtë të vërtet e ndjeja obligim moral të reagoj dhe t’ia bëjë me dije se shovenizëm dhe irredentizëm shqiptar asnjëherë nuk kishte, por ata që nuk e deshën Jugsllavinë ishin patriotët më të mëdhej shqiptarë që donin shqiptarët dhe shqiptarinë, të cilët nuk kursyen as gjakun e tyre, familjet e tyre, ku me mijëra prej tyre u burgosën me vite e dekada. Në çfarë shkalle ishte lëndimi shpirtëror i Sulejman Rexhepit me rrënien e Jugosllavisë, e din vetëm shpirti i tij. Edhe pse mërzia e tij për dekada ishte e padukshme për opinionin, ku pas njëzet viteve nuk hezitoi të shfaq në opinion dëshirën për miqësi me antishqiptarët më të mëdhënj. Jemi dëshmitarë të asaj ku pa fije turpi, ky njeri nuk hezitoi të shfaq miqsinë edhe me antishqiptarin më të madh, ku në momentin e nisjes së haxhilerëve drejt Qabes, Mulla Sula me gojën plotë bekoi Nikolla Gruevskin. Ky njeri që sot udhëheq me BFI-në a ndjenë ndonjëherë përgjegjësi për këto skandale? A ka moral dhe a ka qenë ndonjëherë i gatshëm t’iu kërkoj falje publike muslimanëve, apo i njejti po mendon se ka aftësinë e manipulimit dhe gjithçka që bënë në dëm të shqiptarëve dhe muslimavë do jet e pa dukshme për opinionin!? Është etike dhe morale të del para opinionit të sqaroj se kush ishin ata shovenista dhe irredentista shqiptarë që pengonin vëllazërim bashkimin siç e quante ai. Personalisht ndihem krenar që jam shqiptar dhe këta “shovenista dhe irredentista” për mua janë patriotët dhe atdhetarët më të denjë të shqiptarisë, ata janë krenaria e kombit, ata janë frymëzim për ne se si duhet mbrojtur kombin me gjitha vlerat e larta që ka. Për të argumentuar këtë dashuri të Sulejman Rexhepit për vëllazërim-bashkim me sllavët gjithçka është shfaqur në Takvimin 1987, andaj do ju paraqesim edhe disa pjesë të saj. 



Friday, May 20, 2016

Vizionari Menduh Thaçi!

Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, me përvojë të jashtëzakonshme politike, politikani që karakterizohet nga konsekuenca dhe vizioni, guximi dhe dija, politikani parimor dhe i drejtë.
Nuk janë këto vlerësime vetëm të anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij, por kohët e fundit lideri i PDSH-së, po has në përkrahjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar. Tashmë diplomatët perendimorë nuk e fshehin më admirimin për mënyrën e politikëbërjes së z.Thaçi.
Ata madje përtej manireve diplomatike po japin lëvdata publike për të, duke e pranuar madje publikisht se parashikimet e z Thaçi për (mos) zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, kanë dalë 100% të sakta.
Madje më e rëndësishmja, vetë diplomatët edhe publikisht e kanë pranuar, se janë të zhgënjyer nga të gjithë liderët e tjerë, që treguan joseriozitet të tejskajshëm gjatë të gjithë krizës, që treguan amatorizëm, që kanë mungesë serioze të njohurive elementare të politikëbërjes, dhe u mungojnë maniret diplomatike.
Z.Thaçi sipas diplomatëve të huaj, ka mbetur partneri i vetëm i ndërkombëtarëve, i vetmi që ka ofertë serioze për zgjidhjen e krizës politike, e që në asnjë moment që nga fillimi e deri në fund, nuk ka lëvizur nga kjo ofertë. Ndërkombëtarët e kanë treguar qartë se janë lodhur me liderët që kanë vetëm fjalë, por që në praktikë punojnë pikërisht për të kundërtën e asaj që kanë nënshkruar po vetë. Duke vlerësuar konsekuencën dhe vizionin e z Thaçi, ndëkormbëtarët e konsiderojnë si partnerin më serioz aktualisht në vend.
Nuk është rastësi që këtyre ditëve, në selinë e PDSH-së, kanë vërshuar diplomatët perendimorë. Vetëm sot ( e premte) deri në mesditë, kryetari Thaçi në zyrën e tij në Tetovë, priti 3 delegacione ndërkombëtare. Fillimisht priti delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, që kryesohej nga Drejtori i Përgjitshhëm i Bashkëpunimit me Evropën, z. Robert de Groot, të shoqëruar nga znj.Suzanne de-Groot dhe z.Martijn Lucassen – Zyrtarë të Lartë të Politikës nga MPJ të Holandës në Drejtorinë e Bashkimit Evropian, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp. Më pas u takua me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndëll dhe me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen.
Takimet me ambasadorët dhe përfaqësuesit e huaj, janë bërë pothuajse të përditshme për kryetarin e PDSH-së. Dje z. Thaci kishte takim edhe me me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos dhe më 18 maj, në ambasadën e SHBA-ve, kishte takim pune me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për Evropën dhe Azinë në Departamentin Amerikan te shtetit, Hojt Brajan Ji si dhe shumë takime të tjera me diplomatë të ndryshëm.
Të gjithë këta diplomat tani e kanë kuptuar se kush është partneri i tyre i vërtetë dhe i sinqertë në Maqedoni. Këtë sinqeritet dhe vendosmëri, e kanë kuptuar ndërkombëtarët jo vetëm këto ditët e fundit. Lideri I PDSH-së z .Menduh Thaçi, ishte lideri i vetëm që u ftua në Bruksel nga eurokomisioneri për zgjerimin e BE-së, z Johanes Hahn. Brukseli vendosi që në atë kohë ti besojë fjalës së liderit vizionar të PDSH-së, sepse u bind me vepra që ai nuk i ndryshon fjalët dhe qëndrimet, dhe lufton me kërkesa konkrete për arritjen e vendit të merituar të shqiptarëve në vendimmarrje.
Pas këtij takimi, ishte përsëri z.Hahn, ai që pranoi publikisht para të tre liderëve të tjerë të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, që iu drejtua z Thaçi me fjalët : Liderë si ju na duhen në BE. Nuk është hera e parë që ndërkombëtarët e pranojnë si shembull politikëbërjen e z. Thaçi. Edhe nga NDI (Instituti Nacional Demokratik Amerikan), e kanë ftuar z.Thaçi për të mbajtur ligjërata politikanëve në disa vende të botës.
Pranim të politikëbërjes konzistente të z Thaçi kanë bërë edhe politikanët e rajonit. E mbani mend përshëndetjen e veçantë të presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me dorë në zemrën e kreut të PDSH-së. Nuk ishte e largët edhe një tjetër mirnjohje në një mënyrë të veçantë për mënyrën se si bën politikë kryetari i PDSH-së.
Vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, në kongresin e PS-së, ku z Thaçi ishte mes të ftuarve specialë, e quajti liderin e PDSH-së mikun e shtrenjtë që mbron me kokëfortësi politikën proshqiptare në Maqedoni.
Mbështetje pa rezervë lideri i PDSH-së ka edhe nga Kosova. Tashmë dihet mbështetja që ka nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj por edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Të gjithë ata e dinë se pikërisht duke këmbëngulur pa pushim se vetëm platforma politike e PDSH-së, është platforma e vetme që siguron të drejtat për shqiptarët e Maqedonisë, PDSH dhe lideri i saj kanë arritur të mbijetojnë në një vend, i cili siç thotë vetë z.Thaçi, ka tentative të vazhdueshme për vetëmbytje. Platforma e PDSH-së dhe e z Thaçi, është bërë “kushtetuta” për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Të çudit fakti që ata që e shajnë më shumë PDSH-në, të gjithë kundështarët e tij, tani thirren pikërisht në Marrveshjen e PDSH-së dhe në të gjitha pikat e saj, si e vetmja rrugë që zgjidh çështjen e shqiptarëve në Maqedonisë. Ndoshta sepse nuk ju erdhi mirë kur këto gjëra tashmë 10 vite ua thotë kreu i PDSH-së, por filluan tu besojnë vetëm kur të njejtat gjëra ua thanë ndërkombëtarët. Tashmë të gjithë u bindën se ndërkombëtarët flasin me gjuhën e PDSH-së.
Z. Thaçi dhe partia që ai drejton, janë fituesit e vetëm në politikën shqiptare,dhe e ardhmja tash më qartazi shifet që i përket PDSH-së. Gjithnjë e më shumë rritet përkrahja e atyre që deri tani janë frikësuar ta përkrahin publikisht, por edhe e atyre që janë peng i klientelizmit të BDI-së. Sulmet e kanë bërë më të fortë PDSH-në sepse kur sulmet janë më të forta, atëherë po ecën në rrugën e drejtë. PDSH është partia e vetme që ka një elektorat stabil (edhe pse me zgjedhje të kriminalizuara e të vjedhura, i pamundësohet fitorja dhe tjetër kush flet në emër të votave të shqiptarëve) që i qëndron besnik pikërisht vizionit të kreut të tij z Menduh Thaçi i cili e ka thënë më shumë herë se është shumë vështirë të bësh politikë demokratike, në një shtet ku demokracia mungon.
Por si duket ai po ja del. Menduh Thaçi, vazhdon të mbetet fuqishëm në vendin e pare, si figura kryesore politike e shqiptarëve të Maqedonisë./Ditari.mk/

Berlini i çon “selam” VMRO-DPMNE dhe BDI-së

Sot në Bruksel Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmaer.
MPJ e Gjermanisë në twitter publikoi se Shtajnmaer dhe Poposki kanë shkëmbyer mendime për krizën politike në Maqedoni, njofton TV21.
Takimi Poposki-Shtajnmaer përkon me vizitën e të dërguarit special gjerman, Johanes Hajndëll në Maqedoni.
Nga Berlini, gjithashtu, u dërgua porosia se është e rëndësishme urgjentisht të tërhiqet vendimi për amnisti i një numri të madh të politikanëve i sjellë në prill. Poposki takim ka pasur edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme  të Greqisë Nikos Koxias. Ky i fundit ka thënë se shpreson se Maqedonia do të dalë nga kriza politike.

OPINION: DESULIZMI I BFI-SË

Nëse një ditë do të zhvillohej një proces gjyqësor kundër Sulejman Rexhepit, do të duhej që të dridheshin nga frika edhe anëtarët e Rijasetit, të ashtuquajturit myfti e drejtorë, me afat të skaduar e me emërim të kriminalizuar të tyre  

Zeqie Veseli

Shoqëria e gjërë në Maqedoni është futur në një vorbull të fëlliqësirav politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Pa dyshim, popullatës myslimane në këtë fëlliqësirë i shtohet edhe një “mëlmesë” plus, e cila e bën jetën edhe më të vështirë dhe pa kurrfarë ideali. Myslimanët e vendit, kanë edhe një institucion plus i cili ua rëndon jetën, i cili ua turëpëron identitetin fetar, i cili ua skuqë fytyrën në çdo moment. Mylsimanët e vendit, me dekada e shekuj, sikur janë mësuar me nëpërkëmbjen e të gjitha identiteteve, sepse kanë qenë shumë rehat në identitetin e tyre fetar, të cilin, veç të tjerash, e kanë konceptuar edhe si mburojë të idetitetit kombëtar. Si asnjë herë më parë identiteti fetar ju ka ardhur në zgripc dhe ekziston rreziku që bashkë me kështjellën e këtij identiteti (BFI-në) të shndërrohen në një gërmadhë që do të flasë për një katastrofë të paevitushme si pasojë e kriminalizmit dhe kusarizimit të kësaj “kështjelle”! Zoti të jep atë që e dëshiron! Dhe, çka mund të dëshirojë kjo kastë udheheqëse e kriminalizuar për momentin e BFI-së? Asgjë më shumë se shkatërrimin total të këtij Institucioni me ç’rast do të arrihej deri te zhdukja e të gjitha gjurmëve që do të flisnin për një vjdhje, kriminalizim dhe deislamizim të Institucionit fetar të prirur dhe të përkrahur nga të gjithë të korruptuarit më të mëdhenj të shoqërisë myslimane të vendit.
Shoqëria e vendit, si homo politikus, ka gjasë që të shpëtojë, sepse në këtë plan janë inkorporuar institucionet paqësore ndërkombëtare, faktorët më me relevancë të Evropës dhe Amerikës. “Homo islamikusi” ka ngelur në mëshirën e askujt, sepse, shtetet myslimane si dhe Turiqa ashiqare kanë hequr dorë nga myslimanët e vendit përderisa të njëjtit janë të lumtur me sulizmin e BFI-së si dhe të jetës fetare sulejmaniste! Në rrafshin politik po vërehen xixat e shpëtimit, sepse, tërë shoqëria e vendit tashmë është e bindur se duhet të hiqet dorë nga kjo jetë dhe praktikë politike si dhe të gjithë shkaktarët e kësaj jete të mbrapshtë do të përfundojnë nëpër procese gjyqësore e nëpër burgje. Po çka do të bëhet me shoqërinë myslimane në rrafshin fetar islam? Politika shkatërrimtare ka futur thellë duart edhe në këtë jetë, të paktën, duke i përgëdhelur të gjithë përfaqësuesit e sulizmit me në krye Sulejman Rexhepin, të gjithë ata që me nonshalancën e tyre kanë përkrahur krimin, vjedhjen, nepotizmin si dhe famljarizimin e BFI-së duke e shndërruar atë në një firmë private të familjes Rexhepi. Natyrisht, nuk ka kurrfarë dyshimi, korrigjimit dhe eliminimit të praktikave të deritanishme politike po u shprehet përkrahje nga të gjitha anët, dikush këtë dukuri po e koncepton edhe si rilindje shoqërore, si një çlirim që po e sjell një liri kaq shumë të nevojshme për shoqërinë e vendit. Efekti domino i këtij çlirimi do të ndjehet edhe në BFI, pa kurrfarë dyshimi. Shoqëria e vendit, pra dhe ajo myslimane, do të çlirohet nga bandat kriminele që politikat udhëheqëse i bazonin në vjedhje, në zhvatje, në kriminalizmin dhe në shkatërrim të çdo gjëje. Të shprehemi troç! Tërë bota demokratike po interesohet për degruevskizimin e shtetit dhe kjo do të ndodhë vetëm duke i dhënë fund politikave të tij të përgjithshme, dhe, si rrjedhojë, shporrjen e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe të përkrahësve të tij. Do të fitojnë dhe do të vijnë në shprehje vetëm ata që janë angazhuar me mish e me shpirtë për këtë reformë të përgjithshme politike. Kjo dukuri e zhdukjes së politikave të sëmura do të shtrihet në çdo cep dhe në çdo institucion të vendit. Në këtë vazhdo do të ndodhë edhe desulizmi i BFI-së.
Lëvizja për reforma në këtë Institucion është e zëshme tash e një vit. Në momentin kur në BFI sulizmit si dukuri po i vinte fundi, dolën disa butakë dhe i dhanë përkrahje duke u futur edhe vetë ata nën gëzofin sulist të së keqes dhe të ansiislamizmit. Reformë në BFI në fakt do të thotë, veç të tjerash, edhe desulizmi i këtij Institucioni i cili do të arrihet përmes shfuqizimit të të gjitha vendimeve të pabaza të sjella nga Sulejman Rexhepi si dhe përmes nxjerrjes para organeve të drejtësisë të të gjithë përkrahësve të sulizmit, të cilët, ndonëse e dinin se ishte “drejtues” antikushtutues, uzurpator i postit të reisit, megjithatë pranonin vendime, angazhime dhe detyra prej tij, duke mos llogaritur se kësisoj edhe vetë po futen me dy këmbë në krim dhe në deislamizim të Instoitucionit të vetëm islam në vend. Nëse një ditë do të zhvillohej një proces gjyqësor kundër Sulejman Rexhepit, do të duhej që të dridheshin nga frika edhe anëtarët e Rijasetit, të ashtuquajturit myfti e drejtorë, me afat të skaduar e me kriminalizim të emërimit të tyre. Ngjashëm diçka siç do të përgjigjen dhe po përgjigjen edhe përkrahësit dhe ministrat partiakë të politikave shkatërrimtare të kësaj Qeverie. Këta edhe shkatërrimin e kanë me plan, prandaj, o Zot mos i fal!

Monday, May 16, 2016

Anketa e ID-së: Ali Ahmeti lideri më i urryer nga qytetarët

Ali Ahmeti është lideri më i urryer mes qytetarëve. Kështu thonë rezultatet e anketës së Institutit për Demokraci. Në pyetjen se çfarë mendimi kanë për liderët politik, shumica e qytetarëve kanë dhënë vlerësime negative për të  gjithë, por vendin e parë ia kanë lënë Ahmetit me 55% mendime negative. Ahmetin e pason kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin 52% e qytetarëve kanë mendim negativ. Për Zoran Zaevin kanë mendim negativ 48% e qytetarëve.
Anketa telefonike e zhvilluar nga ky institut ka pyetur qytetarët edhe për shkuarjen në zgjedhje të vetëm një partie prej ku buron rezultati prej 63% e qytetarëve që thonë se nuk duhet të mbahen zgjedhje pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Por, ka edhe qytetarë që mendojnë se zgjedhjet pavarësisht se a garon vetëm një parti, duhet të mbahen, e këto qytetarë përbëjnë 31% të të anketuarve.
Në anketë qytetarët janë pyetur edhe Qeverinë eventuale teknike, për të cilën 55% e të anketuarve kanë vlerësuar se duhet të përbëhet prej ekspertëve të pavarur që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me politikën. E, 36% e qytetarëve megjithatë vlerësojnë se Qeveria që do të fitojë zgjedhjet më 5 qershor, mjafton për të tejkaluar krizën.
Qytetarët i kanë dhënë mbështetje edhe idesë për kyçjen edhe të sektorit civil në bisedimet e grupeve të punës për tejkalimin e krizës me 61%. 27% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se ata nuk duhet kyçur në tavolinën e bisedimeve, njofton shenja.
Qytetarët kundërshtojnë edhe faljen e presidentit ndaj politikanëve. 76% prej tyre nuk e arsyetojnë këtë vendim. Por megjithatë 16% besojnë se vendimet janë të arsyeshme.
Roli i SHBA-së dhe BE-së në tejkalimin e krizës për qytetarët është kyç. Shumica prej tyre vlerësojnë se ata e kanë fjalën vendimtare për të larguar drejtuar situatën.
Sa i përket besimin në institucionet e drejtësisë, tani për tani, vetëm Prokuroria Speciale gëzon besimin më të lartë tek qytetarët. Anketa është zhvilluar me 1016 të anketuar  prej 6 deri 11 maj.

Molla Sula po ndërton sallë të Xhudos në Saraj

Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati sot ka pritur selektoein e reprezentacionit të federatës së xhudos Goran Mickivski dhe xhudisten e re Arbëresha Rexhepi, shkruan Fakte. Murati ka uruar Arbëresha Rexhepin për sukseset e arritura në këtë sport dhe njëkohësisht është zotuar se do të hapë xhudo qendër në Saraj, raportojnë mediat. Megjithatë, në rrjetet sociale është shprehur pakënaqësi nga rëndësia që funksionarët e BDI-së i japin ‘’Reisit’’ Sulejman Rexhepi i cili sapo realizoi një vizitë në ShBA si pjesë e delegacionit të BDI-së i kryesuar nga nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti, duke aluduar se Arbëresha Rexhepi është mbesë e reisit të BFI-së. Por numri më i madh i tyre meqë  edijn se komuna e Sarajit nuk ka kapacitete për një sale të till, andaj opinion ka shprehur shqetësim se ajo bëhet me para të vakufit. A po vendoset BFI totalisht në shërbim të BDI-së për intereset e Sulejman Rexhepit? A po keqpërdor mjetet e buxhetit të BFI-së, Sulejman Rexhepi për interese të ngushta familjare, jnaë disa nga shumë pyetjet që parashtrohen meqë BFI vetëm se po fundoset në aspektin financiar. 

Saturday, May 14, 2016

Hajndëll i interesuar për skenarin e Kumanovës?

Prezenca e kryetarit të komunës së Likovës, Sadulla Duraku ne takimin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me përfaqësuesin special Jozef Hajndëll, ka qenë për shkak se përfaqësuesi gjerman është interesuar lidhur me rolin eventual të BDI-së më inskenimin e Konfliktit të Kumanovës, njoftojnë për Lajm burime diplomatike.
Vlerësimi i Hajndëll është se zbulimi i rrethanave si ndodhi Konflikti i Kumanovës ka rëndësi të veçantë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni për shkak se ky konflikt në masë të madhe thelloi atë. Posaçërisht janë interesante dhe të rëndësishme dyshimet se ky konflikt ishte i inskenuar për të shpëtuar pushtetin nga “bombat” opozitare. Sadulla Duraku publikisht ka pranuar se ka kontatktuar me përfaqësues të grupit të Kumanovës para se të ndodhë konflikti dhe se këto kontakte i ka realizuar me leje të Ahmetit./INA/

PROTESTA NË PRISHTINË

Mijëra protestues u mboldhën në Prishtinë për të protestuar kundër Qeverisë së Kosovës. Qytetarët u janë bashkuar AAK’së dhe NISMA’s për Kosovën për të kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura me Malin e Zi e Serbinë.
Sipas zyrtarëve të AAK’së dhe NSIMA’s pritet që kjo të jetë protesta më e madhe e pasluftës.

OPINION: LUFTËTARI DHE OPORTUNISTI

Paralele profilesh  

Dikur ishin miq, kurse tani kundërshtarë, sepse, Abaz Islami arriti të kuptojë shumë shpejt se në BFI kishte arritur kulmi i kriminalizimit dhe i kusarizimit të BFI-së, kurse i dyti (Agron Vojnika) ishte një nga udhëheqësit e atij kriminlizmi dhe kusarizimi të BFI-së  

Shkruan Haqifli Sulo, Tiranë  
Dikur ishin miq të ngushtë! Abaz Islami dhe Agron Vojnika. I kisha takuar në BFI gjatë një vizite të delegacionit nga Tirana. I pari këshilltar i Sulejman Rexhepit dhe drejtor i Agjensisë së Hallall Standardit, Kryeredaktor i “Hënës së Re” dhe shef i informimit, opinionist e moderator i të gjitha manifestimeve të Rijasetit të BFI-së, kurse, i dyti, Agron Vojnika, “sekretareshë”  i Mulla Sulës dhe, një lloj zagari i nevojshëm për gjuajtjen e derrave të egër. Dikur ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, por, gjithnjë të armiqësuar në përpjekjet për vjedhjen e BFI-së. Sepse, i pari (Abaz Islami) i brumosur me mësime, etikë dhe moral islam, nuk ia bante fytyra që të lëshohet në aventurat e të dytit (Agron Vojnika) i cili, përmes do “aksioneve” policoro-spiuneske më tepër angazhohej për të mbushur xhepat që i lëvareshin si koqet e demit, ngase kishte qejf të jetë përfaqësuesi i vetëm i reperizmit në BFI. Dikur ishin miq, kurse tani kundërshtarë, sepse, Abaz Islami arrti të kuptojë shumë shpejt se në BFI kishte arritur kulmi i kriminalizimit dhe i kusarizimit të BFI-së, kurse i dyti (Agron Vojnika) ishte një nga udhëheqësit e atij kriminlizmi dhe kusarizimi të BFI-së. I pari e luftonte këtë dukuri të shëmtuar kurse i dyti e luftonte të parin i cili po angazhohej që t’i mbyllë të gjitha vrimat të cilat kishin formë zgjataike prej kasës së BFI-së e drejt e në xhepin e Mulla Sulës dhe Agron Vojnikës. Dikur ishin dy miq jo të dashur fort, sepse i pari angazhohej për islamizëm në BFI kurse i dyti (Agron Vojnika) për xhahilizëm dhe manipulim, për demagogji e për diletantizëm. I pari (Abaz Islami) kujdesej për raporte të ngushta me mjete të informimit, për informim të drejtë e profesional, kurse i dyti (Agron Vojnika) kujdesej për këta raporte vetëm në suaza të përfitimeve të ndonjë kocke, sepse i mbante duke bërë pazar me shefat e këtyre mediave (do ketë për ju “banera” nëse kruheni pak edhe për mua)! Miq të ngushtë por me interesa të ndryshëm! Derisa i pari (Abaz Islami) po angazhohej me mish e me shpirt për të sjellë të mira materiale nga kontratat me firmat e ndryshme për Standardin Hallall, i dyti (Agron Vojnika) përkujdesej për gogësimën e TV ERA duke ia siguruar përfitimin me mijëra euro të cilat pastaj ndaheshin në mes tij dhe ish-pronarit të Erës, i cili, natyrisht, duhej të fitonte edhe ai, sepse kishte punëtorë që duhej të paguheshin. Te dy miq por me botëkuptime si ato të ujkut dhe të dhisë. Derisa i pari (Abaz Islami) përpiqej që me mirësjllje, me edukatë dhe afinitete islame të pasuronte BFI-në me miq e miqësi të reja, i dyti, i ngarkuar me komplekse spiunazhi, angazhohej për largim të këtyre miqve përmes instalimit të kamerave dhe përgjimit të çdo gjëje që lëvizte e që pipëtinte në BFI.  Dikur miq e kolegë të afërt, ndëra sot, njëri (Abazi) luftëtar kurse tjetri (Agroni) oportunist i rëndë. Sot, Abaz Islami, është opozitë, i angazhuar në Nismën për Reforma në BFI. E lufton pa kompromis praktikën e vjedhjes, të zhvatjes dhe të shkatërrimit hap pas hapi të BFI-së. Abaz Islami sot po shquhet si luftëtar i denjë kundër dukurisë së deislamizimit dhe të deprofesionalizimit që po mbisundon në BFI. Abazi, sot është teolog i rspektueshëm, me perspektivë shumë të qartë, me vizion islam, vizion që e nderon dhe që ia siguron vendin në çdo segment të shoqërisë sonë. Angazhimi publik i Abaz Islamit është zhvillimi i jetës fetare islame në baza të profesionalizmit dhe të parimeve të mirëfillta islame; angazhimi publik i tij i tejkalon kufijtë e servilizmit në luftë të sinqertë kundër idiotizmit dhe servilizmit që e ka kapluar BFI-në e kriminalizuar dhe të kusarizuar. Ky është luftëtari Ndërkohë që i dyti, Agron Vojnika, kallëpi i servilitetit, ka vendosur që edhe më tej t’i luftojë vlerat islame. Relacioni social më i madh i tij është deri te kabineti i uzurpuar nga Mulla Sula dhe, nga aty deri te do kodoshë e fuksa që me ëndje pranojnë para nga vakëfi duke mos kuptuar se kjo hajni dhe ky solidaritet me palën që e vjedh BFI-në do t’ua prekë familjen, do t’i zë ndonjë hata në fëmijët e në pasardhësit e tyre. Sot, Agron Vojnika fle si pazmore në gjoksin e Mulla Sulës duke u munduar ta kamuflojë në “besimtar të devotshëm” ndërkohë që, ngjashëm si ai, nuk i kanë dy lidhje me islamin dhe vlerat islame. Ata e duan islamin deri sa ua mbushë xhepat, në momentin që do të ngelin pa para, ngelin pa ide! Ideali i tyre është paraja e myslimanëve që e ndajnë nga goja e tyre për të mirën e islamit. Madje, këto para nuk hezitojnë që t’i derdhin në xhepin e avokatëve maqedonasë si dhe në “gjykatës e prokurorë” të korruptuar! Agron Vojnika është altoparlant i Mulla Sulës, ndaj, le të na tregojë se cilin proces gjyqësor e ka fituar Mulla Sula i Agronit duke i luftuar të gjithë luftëtarët e sinqertë dhe të paepur në mbrojtjen e vlerave islame? Asnjë proces! Jo që i ka humbur por edhe i ka paguar shpenzimet gjyqësore por edhe dëmshpërblimet, duke filluar nga i ndjeri Haxhi Tasin Teufiku e deri te i fundit, Muhamer Veseli! Do të humben edhe proceset e tjera në vijimësi. Derisa angazhimi islam i Abaz Islamt ia siguron një vend të sigurtë në çdo segment shoqëror, Agron Vojnika është i padëshirueshëm, nuk i ka lënë vend vetes në asnjë redaksi si një palo “gazetarë” që na qenka. Agroni, duke i korruptuar disa media e portale që janë në shërbim të lekut të Mulla Sulës, nuk e ka të qartë se, në çastin kur do të ngelë pa mundësinë për t’i korruptuar me kafshatën e myslimanëv të ngratë, do të ngelë si qen i zgjebosur, i dëbuar prej të gjithëve. Sot, angazhimi publik i Agron Vojnikës është mbrojtja naive e Mulla Sulës, në fakt e kiminalizimit dhe kusarizimit të BFI-së. Agron Vojnika ka ngelur dhe do të pëlcet si plesht brenda kufijvë shumë të ngushtë të servilizmit dhe të oportunizmit. Ky është opurtunisti. Për ta kuptuar Agroni dhe Mulla Sula fjalën opurtinist, ja, po ua sjellim edhe shpjegimin e kësaj fjale nga Fjalori i Gjuhës Shqipe, i cili, te zëri i fjalës opurtunist sjell këtë kuptim: “Ai që nuk është i drejtë e parimor, por që niset nga interesat e ngushta e të çastit; ai që nuk ka parime të qëndrueshme dhe lëkundet herë në një anë e herë në anën tjetër; ai që heq dorë nga parimet dhe bën lëshime për të mos u prishur me kundërshtarët. Oportunisti të lë në baltë”!/1klik/

Friday, May 13, 2016

Krisma në Shkup, frikësohen shkupjanët. Ja çka ndodhi

Sonte ka pasur krimsa të mëdhaja në Shkup në hapjen soleme të Bankës Pro-Credit. Disa banorë në adresë të portalit TetovaSot kanë reaguar duke thënë se si është e mundur kaq shumë krisma për hapjen e një banke. Si ka lejuar policia që në këto orë të vona të bëhet kaq shumë zhurmë sikur ka filluar luftë në mes të Shkupit.
Siç mëson portali TetovaSot krismat me fishekzjarre që kanë traumatizuar shkupjanët kanë filluar që nga ora 19.00 dhe kanë zgjatur disa orë si shenjë e hapjes së bankës./tetovasot/

SKANDAL: Kreu i BFI-së në shërbim të kauzës Cioniste- Çifute (FOTO)

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, vizitë kjo që po realizohet në shenjë përkujtimi dhe shënimi të ditës së ngadhnjimit mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj vizite Sulejman Rexhepi po i kushton rëndësi kauzës dhe çështjes hebreje gjegjësisht Çifute. Me këtë rast, më 9 Maj, u organizua një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Molla Sula gjatë kësaj ekspozite iu drejtua të pranishmive për çështjen dhe fatin e popullit hebre si dhe ndihmën e shqiptarëve në fshehjen dhe shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë. Vizita në fjalë ka ngjallur shqetësime dhe revolt të madhe tek qytetarët musliman në vend. Ky udhëtim i “kreut” të BFI për të shënuar ditën dhe datat në tërësi të popullit hebre që kanë përjetuar në mesin e shekullit të kaluar dhe aspak nuk është shqetësuar për çështjen e popullit musliman palestinez të cilët po përjetojnë më të keqen nga shteti cionist, Izraelit. Është tragjike kur një prijës fetar që më shumë e brengos fati dhe historia e popullit hebre se sa jeta fetare islame e muslimanëve në maqedoni. Kjo është vërejtur me Burmali xhamin, me nevojat e ndërtimit të xhamiave nëpër vende ku muslimanët janë pakica, me pronën e këtij institucioni, me trashëgimin kulturore, etj. Ja çfarë publikon zyra për informim pranë BFI-së në faqen zyrtare të cilën mund ta lexoni pa ndonjë pengesë. 


Wednesday, May 11, 2016

Nëpunësit shqiptarë po denigrohen, BDI është e njohur, por s’ndërmerr gjë

Denigrohen nëpunësit shqiptarë nëpër ministri dhe drejtoritë qeveritare nga ana e zyrtarëve maqedonas. Lajmi bëhet i ditur nga disa nëpunës shqiptarë që nuk guxojnë të flasin publikisht, por që për këtë janë informuar funksionarët e lartë të BDI, përfshirë edhe shefin e shtabit zgjedhor të kësaj partie, Bekim Neziri.
“Unë jam tejet e denigruar dhe përbuzur. Vazhdimisht po na nënçmojnë dhe po gjejnë preteks për të na dënuar apo për të na ndërruar vendin e punës. Unë jam çuar në një pozitë më të ulët të punës dhe me këtë menjëherë më është përgjysmu rroga, ndërsa arsyeja është skandaloze”, thotë për INA, një nga viktimat e kësaj fushate.
Janë edhe raste të tjera, ku nuk merret parasysh avancimi i kuadrove shqiptare, shkarkimi i disa prej tyre që janë në pozita sektorësh dhe njësi, dhe emërimi i kuadrove që i sjell VMRO-DPMNE.
Situata denigruese është në Entin e Statistikave, ku kuadrot shqiptare janë të papërfillur dhe të denigruar në pozita të ulta dhe teknike, duke mos pasur poste drejtuese. Ata edhe përkundër ankesës së bërë në media, deri tani nuk është ndërmarrë asgjë për avancimin e një pjese të tyre.

I dërguari special gjerman Johanes Hajndëll nesër në Maqedoni !

I dërguari special i Gjermanisë për Maqedoni dhe ambasador në Vjenë Johanes Hajndëll nesër dhe pasnesër do të jetë në Shkup, ku do të bisedojë me përfaqësues të katër partive politike të Marrëveshjes së Përzhinës, kumtoi Ambasada gjermane në vend.
Hajndëll, sipas kumtesës, do të ketë takime edhe me ambasadorin e SHBA-së, Xhes Bejli dhe me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së.

Tuesday, May 10, 2016

Plaku i Sopotit: Më burgosni sërish të vdesë në burg (Video)

Sulejman Sulejmani thotë se Gjykata pret vdekjen e tij që në fund të fajësojnë atë për shpërthimin e minës.
“Po le të na mbyllin, ne burgun e mbajtëm edhe 2-3 vite e kryejmë, vec ta keni me dije se kështu me momentime nuk ka as bereqet as shtet, këta e bëjnë këtë rishqyrtim për ta zvarritur lëndën deri sa unë të vdesë dhe pastaj të ma lënë mua veprën”, është shprehur ai.

Milaim Zeka: Ja kush janë të përfshirë në skenarin e Kumanovës

Gazetari Milaim Zeka sërish ka dhënë detaje në versionin e tij lidhur me rastin e 9 dhe 10 Majit në Kumanovë.
Ai lidhur me këtë ja se çfarë shkruan në facebook:
Misteri i Kumanoves dihet plotesisht
Para nje viti, nje grup i madh i shqiptareve te armatosur, u rrethuan ne Lagjen e Trimave ne Kumanove.
Qeveria e Shkupit, dha shifra kontradiktore per numerin e te vrareve. Skenaret ishim nga me te ndryshmit. Tendenca ishte qe grupi te lidhej direkt me ISiS in.
Ky plan deshtoi fale nje pergjimi telefonik, ne te cilin zyrtare te larte te shtetit maqedon, po bisedonin qe t i perzinin disa kufoma te mbytura nga treni, refugjate nga vendet arabe, ne menyre qe tregimi te dukej i besueshem.
Pa hy ne detaje, deri me tani munde te thuhet qe, ne baze te sherbimeve perendimore, perpos sherbimit maqedon, edhe sherbimi i shtetit shqiptar eshte direkt i involvuar.
Gjithashtu flitet edhe per nje punonjes te ambasades shqiptare ne Kosove, si dhe nje personi me emrin N.M., nga Malisheva, i cili gjate krejte kohes ka folur ne emrin e amerikaneve.
Krejte kjo loje, ka qene nje mashtrim.
Sidoqofte, te gjitha detajet , te gjitha bisedat, te gjitha pergjimet, tani i ka ne dore Prokuroria Speciale e Maqedonise. 

Monday, May 9, 2016

Me shkas: Fluturon, fluturon – Mulla Sula!

Derisa situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë përgjakshëm mbi kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja e opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën kokrrën e sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më vitin 2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin

Nga Haxhi Isa Xhaviti

9 Maji, veç rëndësisë së saj historike, nga pala maqedonase po vlerësohet si ditë që mund të jetë  “DD” për shtetin e Maqedonisë, kurse nga pala shqiptare, nga një pjesë e opozitës shqiptare, po vlerësohet si ditë që do të ngelet në histori si moment i ngritjes së zërit shqiptar kundër padrejtësive që po i ushtron hala qeveria VMRO-BDI!
Kuluareve të qytetit po dëgjohen lloj-lloj zërash, zëra që ta kallin tmerrin e ta shtojnë frikën. Pa dyshim, po vërehet një përpjekje e shërbimeve të ndryshme për të krijuar një atmosferë konfliktuale e cila mbase do ta hidhte në harresë tërë atë marifetllëk që e ushtroi kjo qeveri, të gjitha ato “bomba” të turpshme dhe tërë atë përpjekje të faktorin ndërkombëtar për një jetë më të lumtur se sa atë që e ofron ky koalicion qeveritar.
Kësaj fushate kundër protestave popullore shqiptare i është bashkangjitur edhe BDI-ja, e cila, madje ndër opinion shpërndanë edhe trakte se pse duhet të refuzohet kjo protest dhe të durojmë padrejtësinë.
Po flitet se kësaj radhe, shqiptarët do të tubohen pas faljes së namazit të Ikindisë! Një krah radikal i BDI-së, tashmë i shkëputur nga dega e kësaj Partie në Shkup, si dhe hoxhallarët me mjekra që nuk i kontrollon Sulejman Rexhepi, insistojnë që protesta të jetë sa më masovike. Ky krah dhe ky komunitet teologësh, si duket e kanë në grusht dhe po e shantazhon edhe Sulejman Rexhepin prej të cilit kanë kërkuar që të bashkangjitet me organizatorët dhe të ftojë publikisht në protesta.
Nga ana tjetër, po flitet se kreu i PDSH-së ka kërkuar nga Sulejman Rexhepi që në asnjë mënyrë mos të solidarizohet me Lëvizjen Besa dhe të apelojë te hoxhallart që i kontrollon që me çdo kusht të ndikojnë te xhematet e tyre që mos të dalin në protestë.
Në PDSH në mënyrë kategorike mohojnë të kenë kërkuar një shërbim të tillë nga Sulejman Rexhpi, për të cilin thonë se është element i dyshimtë, pa kurrfarë ndikimi në masë dhe pa kurrfarë roli shoqëror. Kurse në BFI thonë se, përpjekje për një takim të tillë të kreut të PDSH-së me Reisul Ulemanë e BFI në RM ka pasur shpesh, por, as nuk mohojnë dhe as nuk pohojnë të jenë takuar së fundmi.
Pra, Sulejman Rexhepi është gjendur nën presionin e krahut radikal të BD-së që të thërrasë myslimanët të dalin në protesta. Po ashtu, flitet se ka pasur edhe një sugjerim nga pala turke që të nisë dhe të tregojë afërsi më të theksuar kah Lëvizja Besa. Kurse, nga ana tjetër, duke qenë i ndikuar nga ana e krahut të BDI-së së Ali Ahmetit si dhe duke tentuar që të afrohet dhe me krehun e PDSH-së me qëllim të zbutjes së marëdhënieve të acaruara tash e sa kohë, si duket Sulejman Rexhepit i sugjerohet që të ik nga vendi duke iu bashkangjitur një delegacioni të disa institucioneve kulturo-arsimore dhe, nën përkujdesin e Behixhudin Shehapit, sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës, të vizitojë disa qendra kulturore në Amerikë.
Ndryshe nuk ka se si shpjegohet udhëtimi i njeritut të parë të fesë islame në Maqedoni, në disa muze kulturore amerikane. Në këto qendra nuk ka kurrfarë aktiviteti fetar islam, nuk ka kurrfarë kongresi apo manifestimi fetar, qendrat islamike shqiptare mohojnë të kenë ftuar Sulejman Rexhpin në Amerikë. Ai për në këtë kontinet i bashkangjitet delegacionit të Ministrisë së Kulturës në përbërje prej drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, prej përfaqësuesit Institutit të Historisë Nacionale maqedonase, Qendrës Memoriale të Holokaustit si dhe prej kryetarit të Komunës së Çairit! Se çka kërkon në këtë përbërje edhe Sulejman Rexhepi, për më tepër ku ka edhe drejtorë dhe përfaqësues partiakë, këtë vetë Sulejman Rexhepi e di. Në Amerikë shkohet për t’i hapur dy ekspozita me rastin e ditës së çlirimit nga fashizmi, 9 Maji!
Për Sulejman Rexhepin dhe për “kryetarin” e shqiptarëve të Shkupit, Izet Mxhiti, më i rëndësishëm është 9 Maji i 1945 se sa 9 Maji i 2016 kur ftohet t’i jepet fund një politike fashisoide mbi shqiptarët e Maqedonisë.
Këta dy “shqiptaromëdhenjë”, sidomos Sulejman Rexhepi, nuk ndjenë kurrfarë nevoje për ta përkrahur aktivitetin e 9 Majit të këtij viti, kjo mbase edhe për shkak të kërkesës së BDI-së së Ali Ahmetit dhe presionit të PDSH-së së Menduh Thaçit.
Në qarqet diplomatike po flitet se, këto ditë, BE-ja kishte angazhuar ambasadoin polak në Shkup që t’ia kumtojë kërkesën evropiane për apelimin e Sulejman Rexhepit deri te muslimanët e vendit për të dalur masovikisht në protestat e 9 Majit. Shantazhet që Mulla Sulës i vinin nga BDI-ja dhe PDSH-ja ishin më të fuqishme se sa sa lutja e BE-së, prandaj edhe nuk e priti në takim ambasadorin polak, për ç’gjë deri në BFI ka edhe një notë proteste!
Mbi të gjitha, për Sulejman Rexhepin, si edhe herave të tjera, edhe kësaj radhe më të rëndësishme janë disa mëditje që do t’ia enjtin xhepin e grisur se sa fatet e popullatës shqiptare dhe myslimane në vend. Kurse, dorën në zemër, si BDI-ja ashtu edhe PDSH-ja shumë më të rëndësishme e kanë jetën e shqiptarëve që më 9 Maj mund të shkojë për lesh se sa axhendën e paharrnonizuar të faktorëve relevant ndërkombëtar në vend.     
Derisa më 9 Maj situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë përgjakshëm mbi kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja e opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën kokrrën e sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më vitin 2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin! Sa herë përkeqësohet situata Mulla Sula fluturon...


Sunday, May 8, 2016

Oer: Si të ketë zgjedhje me 5 qershor kur nuk ka kushte për to?

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer gjatë kohës së qëndrimit të sotëm në Manastir deklaroi se kriza politike në shtet po i shqetëson të gjithë dhe se duhet gjetur një zgjidhje, transmeton TetovaSot.
“Kriza politike në Maqedoni po na shqetëson të gjithëve, sidomos mua, pasi që vi nga Franca, njëri prej vendeve themeluese të Bashkimit Evropian. Është e dëmshme që me 9 maj duhet ta festojmë ditën e Evropës në situatën kur jemi të shqetësuar për Republikën e Maqedonisë dhe po e parashtrojmë pyetjen se si të dalim nga kriza. Pyesim se si me 5 qershor të ketë zgjedhje kur kushtet ende nuk janë plotësuar midis partive politike, listat nuk janë gati dhe me të vërtet duhet që të dilet nga kjo krizë”, deklaroi Oer./TetovaSot/

OPINION: Mulla Sulës mos ia prekni Shokun Tito

Mulla Sulës i vjen për ta lavdëruar Shokun Tito por që ka frikë nga “qafirët dhe shovinistët shqiptarë”, prandaj ai nuk bërtet për të por, ai shkruan për të, shkruan duke e madhëruar kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria

Shkruan: Zeqie Veseli

Opinioni i gjër shqiptar këtë fundjavë pati rastin të lexojë një tekst të Sulejman Rexhepit të botuar këtu e 29 vite më parë, në Takvimin e BFI-së e që kishte të bëjë rreth angazhimit të tij në luftë kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët dikur ia prishnin ëndërrën jetike, “atdheun e përbashkët”, Jugosllavin. Në këtë tekst shihet edhe djallëzia e Sulejman Rexhepit e cila shkon deri aty sa për bashkim-vëllazërimin komunist sllav është në gendje që të shtrembërojë hadithe, madje edhe të tërheq paralele idiotike në mes të Titos dhe Muhamedit a.s. Zot, mos e fal këtë debill, sepse ai nuk e bën nga mosdijenia por e bën për interesin e vet personal. Me këtë “punim seminarik” Sulejman Rexhepi e kishte të garantur ndihmën e UDB-së për ta marrur fronin e BFI-së. Këtë madje në mënyrë shumë të qartë e shpalos edhe në memoaret e tij të cilat i botoi në formë elektronike në www.balkanpost.blogspot.com.
Çuditërisht, po këto ditë, në mbarë shqiptarinë, me rastin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve shqiptarë, të gjithë “enveristët” patën rastin ta kujtojnë ideologun e tyre shpirtëror, diktatorin shqiptar Enver Hoxhën. Ndërsa vetëm një shqiptar e përkujtoi diktatorin tjetër, armikun më të përbetuar të shqiptarëve, Shokun Tito. Titistët patën rastin ta përkujtojnë 124 vjetorin e lindjes (7 maj 1892) si dhe 36 vjetorin e vdekjes së Josip Broz Titos (4 maj 1980). Vetëm një shqiptar në botë, vetëm një nga ata të radhës së titistëve, siç i quante Enver Hoxha këlyshët shqiptarë të Titos, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, e përkujtoi Marshalla Titon. Cili isht motivi i këtij përkujtimi, çka e detyroi në këtë hap Mulla Sulën, këtë vetëm ai mund të dijë, ndërkohë që në disa portale shqiptare në Shqipëri u publikua edhe “punimi seminarik” i Mulla Sulës të cilin e quajtën “pisi më i madh i Jugosllavisë”!
Sulejman Rexhepi me këtë rast, Titon do ta përkujtojnë me një kolumne “të tij” të cilën e botoi të premten në disa portale të Maqedonisë, me titull “Liri e robëruar”. Në këtë shkrim, Sulejman Rexhepi e lakuriqëson në tërësi karakterin e vet duke e nxjerrë në pah një shpirt shumë të dobët dhe monstruoz, i cili vajton vetëm për fatin dhe perspektivën e vet, kurse tërthorazi e madhëron ideologjinë e cila shqiptarët i kishte gjithnjë mish për top. Në këtë ideologji e kishte gjetur rehatinë e vet Mulla Sula, ndërsa sot, në këtë liri, ai ndjehet i robëruar. Nuk i duhet atij kjo liri ku shahet dhe ofendohet Mulla Sula, por i duhet ajo ideologji që shante, burgoste, vriste e priste shqiptarë, ajo ideologji që i bashkonte të gjithë proletariatët duke e ngritur një bashkim-vëllazërim prej të cilës përjashtoheshin shqiptarët duke i perceptuar si “mish i egër” i shoqërisë jugosllave.
Si asnjë herë më parë dhe në mënyrë kaq të qartë Mulla Sula shpreh admirimin e vet për vrasësin e ëndërrave shqiptare, Titon, si asnjë herë më parë flet me një dhembje, me një nostalgji për atë kohë vrastare për shqiptarët, sepse, ishte kjo ideologji dhe ky satrap që e angazhonte Mulla Sulën të shesë pordhë duke mbajtur ligjerata në mesin e shqiptarëve të ngratë e kundër “shovinizmit shqiptar” sintagmë kjo e brumosur dhe e gatuar guzhinave serbomëdha.

Mulla Sulës i vie të bërtasë, të çjerret deri në kupë të qiellit, ta lavdërojë me thellësinë më të madhe të shpirtit Shokun Tito, atë “burrështetas” i cili, ai që ia turbullonte ujin komunist e vriste, e degtiste burgjeve jugosllave e në Goli Otok ku ia ndrydhte trurin deri në harrim total të fjalës “liri”. Liria e burgosur nuk i duhet Mulla Sulës, por, i duhet liria e Shokut Tito e cila merrte kuptim vetëm kur duhej të ushtrohej dhuna dhe urrejtja psikopatike kundër shqiparëve. Mulla Sula nuk i duron dot shqiptarët, sepse ata po e kritikojnë, po e shajnë dhe po kërkojnë të harrohet siç është harruar edhe emri i ideologut të tij, Shokut Tito. Mulla Sulës i vjen për ta lavdëruar Shokun Tito por që ka frikë nga “qafirët” shqiptar dhe nga “shovinistët shqiptarë”, prandaj ai nuk bërtet për të por ai shkruan për të, shkruan duke e madhëruar kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria. Vërtet kush ia ngacmoi këtë motiv Mulla Sulës, kush ia përkujtoi këto detaje. “I madh” është Mulla Sula, i cili madje ka aq guxim sa edhe të shkruaj për Titon kollumnë, një kollumnë e cila u lexua shumë pak kurse mbi të pati shumë reagime negative. Shajeni sa të doni Mulla Sulën, ai këtë e duron me sabër të pelës, nuk e duron vetëm sharjen e Titos. E ka xhan e jetë!      

Rritet fobia ndaj shqiptarëve në Maqedoni

Mungesa e precizimit të ligjeve të posaçme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, tejmase po mban në qendër të vëmendjes fobinë, e cila aplikohet në çdo sferë shoqërore dhe institucionale, por edhe në jetën private.
Shumica e institucioneve të Maqedonisë nuk praktikojnë gjuhën shqipe, por edhe refuzojnë aplikimin e saj, një situatë që shfaqë dozën e pranueshmërisë së albanofobisë, raporton agjencia e lajmeve INA.
Praktikimi ndodhë në tabela treguese, faqe interneti, panoa dhe materiale të ndryshme propagandistike e deri tek treguesit e rrugëve, ku në një fshat me maqedonas në perendim të Maqedonisë, mbishkrimi në shqip është shlyer.
Në institucionet komunale vazhdon të jetë në rritje e sipër fobia ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët,andaj shpeshherë praktikohen anashkalimi dhe refuzimi i kërkesave me arsyetimin se nuk janë në gjuhën zyrtare. Këto dëshmohen nga shumë dëshmitarë që janë viktima të fobisë institucionale. (INA)

Familjarët e policëve të vrarë në Kumanovë dyshime për aksionin – VIDEO

Në Kumanovë nuk kishte terrorizëm por plan i menduar nga dikush që përfundoi tragjikisht me tetë polic të vrarë. Mesazh të këtillë dërgoi Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko Kuzmanovski. Një vit pas ngjarjeve në Lagjen e Trimave, familjarët konfirmojnë se i tërë rasti ka qenë i inskenuar, ndërsa viktima të, siç i quajtën, planit monstruoz, ishin policët që humbën jetën dhe familjet e tyre.
“Më pyetni për terrorizmin ku u vra dhëndri im? Nuk ka terrorizëm, por vetëm vrasje e paguar për para. Këta që janë në funksione, pse nuk i shitën fëmijët e tyre që të marrin më shumë para. Kjo qeveri…turp, tani nipat janë pa baba, ne e dimë sesi jetojmë me nipat”, tha Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko Kuzmanovski
Kirovski nuk beson as në gjykatat. Ai konsideron se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet për të zbardhur rastin që opinioni të mësojë të vërtetën se çka ka ndodhur më 9 maj në Lagjen e Trimave.
“Nëse ka gjyqësor do të dëshmojë, por për shkak se ai është shumë i dobët, nuk ka edhe çfarë të dëshmojë. Vetëm se ngelëm pa fëmijë. Ky shtet na mori shumë, edhe më shumë do të na merr, ndërsa populli duhet të vetëdijesohet”, u shpreh Slavko Kirovski, familjar i policit të vrarë, Zharko kuzmanovski.
Për nder të tetë policëve të vrarë, sot me biçikleta familjarët dhe të afërmit vizituan varret e tyre, ku vendosën lule, në shenjë falënderimi.

Thursday, May 5, 2016

Vajza e Komandant Valit: Në protestën e 9 Majit në Shkup, vijnë 15 autobusë nga Kosova

Një goditje e fuqishme për ata që po mundohen të shantazhojnë protestën “Kuq e Zi” të 9 Majit, ka ardhur nga Dukagjini edhe atë nga Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt të arrestuar në Kumanovë.
Përmes një letre ekskluzive dërguar në “Lajm”, ajo i jep mbështetje të fuqishme protestës shqiptare të 9 Majit.
“Kjo është ajo protesta që duhet te bëjë bujë në të gjithë Shqiptarin. Le të protestojmë me 9 Maj në Shkup, për ti kërkuar të drejtat tona si shqiptar e mbi të gjitha si njerëz. Të mbledhim të gjithë nga do që jemi, ti tregojmë sllavëve se sa shumë jemi. Se sa të fuqishëm jemi të gjithë bashkë. Jo pa qëllim do mbahet kjo protest me 9 Maj. Ta kujtojmë pak Majin e vitit të kaluar, se sa shumë u trishtuam për trimat e Kumanovës e sa shumë jemi mburr me ta. T’ja u kthejmë mundin që ata bën duke protestuar. Nga Kosova po nisen 15 autobus, pa dyshim që me vullnetin e qytetarëve ky numër to të rritet edhe më shumë. Bashkimi bën fuqinë, fuqia jonë s’do të mposhtet asnjëherë”, shkruan Melisa Zekaj, vajza e Komandant Valit, në letrën e titulluar “Pritna Kumanov në krahët e tu e ki Dukagjinin” .

Vajza e Komandant Valit: Në protestën e 9 Majit në Shkup, vijnë 15 autobusë nga Kosova

Një goditje e fuqishme për ata që po mundohen të shantazhojnë protestën “Kuq e Zi” të 9 Majit, ka ardhur nga Dukagjini edhe atë nga Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt të arrestuar në Kumanovë.
Përmes një letre ekskluzive dërguar në “Lajm”, ajo i jep mbështetje të fuqishme protestës shqiptare të 9 Majit.
“Kjo është ajo protesta që duhet te bëjë bujë në të gjithë Shqiptarin. Le të protestojmë me 9 Maj në Shkup, për ti kërkuar të drejtat tona si shqiptar e mbi të gjitha si njerëz. Të mbledhim të gjithë nga do që jemi, ti tregojmë sllavëve se sa shumë jemi. Se sa të fuqishëm jemi të gjithë bashkë. Jo pa qëllim do mbahet kjo protest me 9 Maj. Ta kujtojmë pak Majin e vitit të kaluar, se sa shumë u trishtuam për trimat e Kumanovës e sa shumë jemi mburr me ta. T’ja u kthejmë mundin që ata bën duke protestuar. Nga Kosova po nisen 15 autobus, pa dyshim që me vullnetin e qytetarëve ky numër to të rritet edhe më shumë. Bashkimi bën fuqinë, fuqia jonë s’do të mposhtet asnjëherë”, shkruan Melisa Zekaj, vajza e Komandant Valit, në letrën e titulluar “Pritna Kumanov në krahët e tu e ki Dukagjinin” .