Translate

Saturday, April 30, 2016

Prokuroria Speciale: Dëshmitarët janë të sigurt

Gjuajta me plumba në Kapishtec dhe trupi i vdekur i Kosta Krpac me plumb në gjoks i frikësoi dëshmitarët. Ata janë të mbrojtur, thuan nga Prokuroria Speciale, transmeton TetovaSot.
Një përgjigje të këtillë e ka marr gazeta Financial Times ndaj pyetjes së si ekipi i Janevës arrin që t`i bind dëshmitarët prej të cilëve shumica frikësohen nga mbikëqyrja e vazhdueshme për të bashkëpunuar.
“Nuk flasim publikisht për dëshmitarët. Identitetin e tyre e mbrojmë në fshehtësi që ata të mos rrezikohen”, thuan nga Prokuroria Speciale Publike./TetovaSot/

MULLA SULËN E IRITOJNË KËSHILLAT E MENÇURA

Kështu thotë, veç të tjerash, Afrim Tahiri, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së si dhe një nga bashkëpunëtorët më profesionistë që e pati Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Po bëhen gati një vit që kur u prishën këto raporte dhe, si duket, efendi Tahiri paskësh parapëlqyer që për këtë kohë të hesht dhe, në opinion të dalë në prag të njëvjetorit të nismës së tij për reforma në BFI. Afrim Tahiri kësaj radhe del me një megainervistë të botuar në formë libri, me titull “Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re”, nga gazetarja Albina Ajdari. Është një botim me shumë supriza, me fakte tepër të hidhur që shprehin një përpjekje për t’ju dhënë fund të gjitha keqpërdoimeve që bëhen në këtë institucion fetar e në emër të fesë Islame. Në pyetjen e gazetares se pse pikërisht tani i shpreh të gjitha ato të palara që kanë ndodhur në BFI, Afrim Tahiri përgjigjet:
“Nuk është e vërtetë, unë asgjë nuk po them më shumë se ajo që ia kam thënë në sy! Asnjëherë nuk kam folur për diçka tjetër, pos vërejtjeve që kam pasur lidhur me punën e tij në BFI! Ai as nuk më ka sharë në prezencë e as që e kam sharë ndonjëherë, me të nuk kam pasur ndonjë problem privat! Të jeni më se të bindur se gjithçka që deri më tani kam thënë kundër tij, ka të bëj vetëm me punën e tij në BFI, andaj skam pasur nevoj dhe kurrë nuk do të kem nevojë të merrem me jetën e tij private! Padyshim se këtë e din edhe vet Mulla Sula, ai madje e din se edhe çfar vërejtje të tjera ka marrur nga ana ime e që nuk i kam thënë opinionit! Me këtë rast do të nënvizoja edhe diçka tjetër, kundër, Mulla Sulës është shkruar aq shumë saqë me plot sinqeritet u them se nuk u besoj të gjithave! Mua më mjaftojnë ato që në vazhdimësi ia kam thënë në kabinet! I mbarë opinioni e din se nga 2013 e këndej, ai filloi të krijon dhe të nxjerr të palara të shumta vetëvetes! Mua nuk më besohet se deri më tani, gjatë githë karrierës së tij në BFI, dikush e ka mbrojtur më shumë se unë, ta lëmë periudhën e viteve ’90, nga filllimi i këtij shekulli e deri në verën e vitit 2014 kur dhashë dorëheqje time, kam qenë shumë afër tij dhe e them me shumë bindje se Mulla Sula i vitit 2013, nuk ishte ai për të cilin dhjetë vite më parë bëmë të pamundërën për rikthimin e tij në krye të BFI-së. Në mars të 2015, në prezencë të Myftiut të Shkupit i kam thënë edhe këtë, “më vie keq, je duke pranuar këshilla nga disa budallenjë që ta duan të mirën dhe nga një i mençur që ta don të keqen!” I kam thënë se shumë njerëz dëshirojnë të ket konflikt mes nesh etj. etj.! Unë dhash maksimumin, normalisht, ngase ndjeja edhe obligim për ta mbrojtur, derisa u binda se një mision i tillë ishte i pamundur! E tani mjafton ti jepet mikrofoni, përnjëherë krijon një armik! Për aq sa i jepet mundësia për të folur, për aq edhe do të urrehet! Jam dëshmitarë i shumë rasteve të këtilla, kam përjetuar momente të rënda! E për sa kohë që jam jasht BFI-së, falenderoj Zotin, shumëfish ndjehem më i qetë! E nëse dikush llogarit si një nga të palarat e Mulla Sulës edhe shkeljen e Kushtetutës, atëherë sa do të ishte e drejtë që në dëm të BFI-së të themi se gjithçka është në rregull. T’i lëmë të tjerat, nga funksioni që kam ushtruar, kam pasur edhe obligim t’ia tërheq vërejtjen që të ketë kujdes me aktet normative të BFI-së, të kishte kujdes se si po sillej me Kushtetutën e BFI-së. Fatkeqësisht, na thoshte “po e shkelim për të mirën tonë”! Kurse ne kurrë nuk ia kërkuam këtë të mirë! A keni dëgjuar ndonjëherë nga Mulla Sula ose nga organet e BFI-së se për sa kohë që kam punuar aty, kam shkelur ndonjë nen nga Kushtetuta! Nga ana tjetër, u garantoj, mund të filloj që nga Neni i Parë dhe deri tek i fundit, t’u sjelli argumente se ku janë bërë shkelje të Kushtetutës! Aq shkelje janë bërë saqë kjo Kushtetutë tanimë e ka patjetërsueshme t’u përshtatet të punësuarve!”, thotë Afrim Tahiri, ish-sekretar i përgjithshëm i BFI-së, në megaintervitën prej rreth 80 faqeve, të titulluar “Bashkësinë Fetare Islame e pret një epokë e re”./1klik/

Thursday, April 28, 2016

Opinion: Mulla Sula gjyshi pervez

Autor: Arian Sejdini

Gjyshërit i gëzohen nipave e mbesave. Madje thonë se i duan dhe ju gëzohen më shumë se djemve dhe vajzave të veta. Nipërit dhe mbesat sa vijnë e rriten aq më shumë i marrin për model gjyshërit e tyre. Përgjithmonë i kujtojnë duke i cituar, i përkujtojnë përmes ndonjë rrëfimi interesant, përalle apo shëtitje dorë për dore, nëpër fusha e ara, nëpër parqet e qyteteve.
Sot, gjyshërit janë bërë modernë. I marrin nipërit e mbesat dhe i dërgojnë në foshnjore, në çerdhe e kopshte, nëpër kurse, nëpër parqe e kopshte zoologjike, sepse prindërit e tyre janë nëpër punëra. Gjyshërit bashkëkohorë i marrin nipërit e mbesat dhe shkojnë nëpër librari, blejnë libra për moshën e tyre fëmijërore, shkojnë nëpër teatro për femijë, në kinema, në balet, shkojnë nëpër dyqane lodrash etj.
Është një gjysh i kotë, performues i përkryer në hajni, në krim, në banditizëm. Quhet Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. E njohin të gjithë si uzurpator të postit “Reisul Ulema”. Profili i tij prej gjyshi është horor, i tmerrshëm, i denjë për t’u burgosur, edhe më i denjë për ta humbur nipin, si përdhunues i tij, si keqpërdorues i amësisë dhe atësisë së voglushit, si pasojë e trimërisë së tij prej një banditi të përkryer.
Mulla Sula si gjysh është promotor i vënies në lëvizje të institucioneve përkatëse, i enteve sociale dhe i ligjeve që mbrojnë të drejtën e fëmijëve dhe për t’ia marrur atë nip e për t’ia strehuar në entet prkatëse. Sepse, Mulla Sula fare nuk dallon nga ata tutorët që i nxjerrin fëmijët e tyre nëpër semafora e në vjedhje duke i detyruar në përfitime. Mulla Sul, tashmë i rrjedhur për lesh, kërkon që nipi i tij të përfitojë nga situata dhe nesër, kur të vdes gjyshi, të ec gjurmëve të tij. Po çfarë hapash ka hedhur gjyshi i tij dhe çfarë gjurmësh ka lënë? Ardhmëri e tmerrshme e nipit të vet!
Për nipin e Mulla Sulës ka folur edhe CNN-i amerikan, si për një kandidat potencial për botën e krimit, nëpër të cilën e ushtron që në vogëli gjyshi, Mulla Sul. Ky gjysh, në kohën e mësimit, e merr Sulën e vogël, nipin e vet dhe, ua lë në dorë bodigardëve të tij të cilët kanë marrë këtë epitet falë aktiviteteve dhe afiniteteve të tyre kriminale, me nga një gjysëmshkollim sipërfaqësorë. Tetë orë fëmija i vogël i kalon me armë të vërteta në dorë, me kallashë e me revole të truprojeve e të gjyshit, duke ju kërcënuar punëtorëve nëpër BFI, duke shitur banditizëm. Këto tetë orë ky fëmijë nuk i kalon as në kurse të shumta, as në shkollë, as në ndonjë ent rehabilitues, sepse, shihet që prej tij nuk del gjë tjetër përveç ndonjë kriminel i ardhshëm.
Të gjithë myftinjtë, të gjithë kryetarët e komunave ku zhvillohet ndonjë ngjarje fetare, të gjithë ministrat e intelektualët e ndryshëm, çdo ditë të lume pyesin në është ky fëmijë në shkollë. Nuk ka njeri që nuk shpreh keqardhje për atë fëmijë por edhe për Mulla Sulën që ka arritur këtë derexhe, të mos ketë një gram dhembshuri për nipin e vet të cilin e merr nëpër manifestime, nëpër organizime, nëpër takime, e pastaj edhe nëpër dreka e darka që zgjasin deri në mesnatë. E merr nipin me vete sa për t’u mburrur të paktën një njeri i shtëpisë se çfarë gjyshi ka, e njohton me njerëz të mëdhenj, e fotografon me ta, dhe pastaj nipi, pasi do të lodhet mirë e mirë, duke u sharë me fjalë më të ndyta me bodigardët e gjyshit, pasi do t’i ket ndjekur me revole në dorë, i lodhur deri në këputje, do t’ia fusë gjumit në karrige, deri sa të tjerët bëjnë qejf duke e shkoqur mishin si zagarët e përjargur (kjo shihet nga fotot që i postojnë ata të “sper grupit”!)

A thua, pse ka nevojë gjyshi, Mulla Sula, të kënaqet me këtë torturë të nipit të vet. Jo, Mulla Sula e do nipin e vet, është në gjendje të vdes për të, por, ja që ky është ai lloj i dashnisë që e kupton Mulla Sula. Sa më shumë që të torturohesh për të, sa më shumë që kalon peripeci në shoqëri me të, aq më i dashur do të jeshë prej tij. Natyrisht, ky ësht sadizëm. Këtë e kuptojnë të gjithë por, ajo që nuk kuptohet akoma është fakti se si, entet përkatëse shoqërore e lejojnë një fëmijë në dorë të një sadisti, siç është Mulla Sula. Mulla Sula ka nevojë që në mbrëmje, në shtëpinë e tij, dikush t’ia bëjë fjalën se sa njeri i madh që është, se si ua qi nanën gjyshi të gjithëve, se si gjunjëzohen dhe ia kthejnë bythën gjyshit të gjithë myftinjtë e kryetarët e komunave. Gjyshi Sulë është trim, është shumë i madh, ka shumë para, aq shumë para të vjedhura sa, në vend të lodrave të lira, në vend të makinave prej plastike,  Gjyshi Sulë i blenë nipit të vet shumë revole prej vërteti, makinë prej vërteti të tipit BMV X5, e çka jo tjetër. Ashtu siç nuk guxon askush t’ia ngrisë zërin Gjyshit Sulë, ashtu nuk duhet ngritur zërin as nipit Sulë, sepse e kemi me kimet, të armatosur deri në dhëmbë, ekspert i përdorimit të armëve, i ngasjes së makinës, e kemi boss të vogël që e zë mesnata nëpër tavolina me plotë mish, madje që në moshën e tij pesëvjeçare. Fatkeqësisht, Sula i vogël nuk ka lidhje me aktivitetet artisike fëmijërre, nuk ka vizituar asnjë kurs, snjë aktivitet parashkollor. Nga fotografitë e postuara nëpër fb opinioni i gërë e njeh si një fëmijë që më tepër gjason në një kriminel të dështuar se sa në një nxënës të mirë. Kjo falë gjyshit të tij pervez, Mulla Sulës.  

Monday, April 25, 2016

Ekskluzive: Fillon një aksion i ri policor me kërkesë të Katica Janevës

Para pak çastesh inspektorët policorë kanë ndërmarrë një aksion të ri, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike, që udhëhiqet nga Katica Janeva. Burime të sigurta të gazetës “Lajm” thonë se inspektorët jkanë futur në Agjencinë shtetërore të rrugëve, ku drejtori është kuadër nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Sipas burimeve tona, me këtë rast janë konfiskuar dokumentacione që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa autostradave me kompani kineze, për të cilat te “bombat” e publikuara nga opozita flasin kryeministri Nikolal Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Tani për tani PSP nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ëtë informacion.

Të mbështetet “Zhurnal”, por jo edhe në shpekulime

“Zhurnali” u kërcënua, por BFI-ja u turpërua shumë keq. Armiqtë e popullit apo të institucioneve të popullit duhet të publikohen me emër e me mbiemër, natyrisht, gjithnjë duke pasur kujdes që, të ftosh persona duke shpekuluar, mund edhe të përfundoshë në gjyq. Mbase kjo është edhe arsyeja që shpekulohet vetëm me iniciale

Shkruan: Eset Shaqiri, teolog

Lexuesit shqiptarë të portalit “Zhurnal” sot patën rastin të lexojnë shumë reagime që ishin në mbështetje të këtij portali kundër kërcënimeve anonime. Kërcënimet pasuan pasi ky portal liferoi lajmin që ka të bëjë lidhur me gazetarin kontravers, Zoran Bozhinovski, i cili, sipas “Zhurnalit” paska nisur të denoncojë emra shqiptarë të cilët paskan bashkëpunuar me të. Sipas këtij portali që në këtë lajm ofron vetëm iniciale “të bashkëpunëtorëve”, nga këta paska punëtorë në BFI, në DBK si dhe në MPB. Lajmi i pasaktë çdo herë del shpekulim! Media serioze jep emrin dhe mbiemrin e saktë, nëse Bozhinovski nuk i kursen, nuk duhet t’i kursejë as “Zhurnal”! Sido qoftë, të gjithë ata që janë trimëruar që të kërcënojnë “Zhurnalin” kanë bërë gabim trashanik. Të kërcënohen mediat është barz me përpjekjet për t’u rikthyer në diktaturë.
Në një analizë të para disa ditëve, lexova edhe këtë fjali të mrekulueshme: “Nuk na qenkan kriminelë ata që kanë bërë krimin, por ai që e publikon krimin! Nuk na qenka fajtor Bozhinovski por fajtorë na qenkan bashkëpunëtorët e tij...”! Duhet të përgjigjen të gjithë kriminelët që i kanë shtrembëruar faktet dhe që kanë publikuar gjëra të pavërteta, të sajuara dhe të dëmshme si për personalitetin ashtu dhe për familjen e atij për të cilin kanë shpekuluar. Në këtë rast, faji bie mbi gazetrin kontravers i cili në asnjë mënyrë nuk ëstë dashur të publikojë gjëra të cilat paraprakisht nuk i ka verifikuar. Nejse, nuk dua të thellhem në këtë problematikë të prokurorisë, të gjykatës e të policisë. Të gjithë ata që shpekulojnë duhet të dënohen njëherë e përgjithmonë.
Tani, shtrohet një pyetje: Me kë bashkëpunon “Zhurnali”, kush ia ofroi ato deklarata të Bozhinovskit? Cili prokuror apo cili polic ia ofroi “Zhurnalit” ato emra të bashkëunëtorëve të Bozhinovskit? Policia dhe prokuroria nuk ofron të tilla shërbime, por kërkon të tilla shërbime! Krijohet përshtypja se në këtë rast “Zhurnali” në mënyrë shumë naive u fut në një zjarr të kotë, u fut në vorbullën e shpekulimeve të ndonjë injoranti të madh “të gazetarisë”! Nuk mudet që zhurnali t’i kursejë emrat dhe mbiemrat e bashkëpunëtorëve të armikut shqiptar, siç është cilësuar Bozhinovski. Emrat e tyre duhet të botohen. Ndryshe ka bërë një gaf të hatashm, sepse, në Bashkësinë Islame të Maqedonisë punojnë zyrtarisht rreth dyqin persona, ndërsa të angazhuar nëpër organet dhe institucinet e saj janë nja 2-3 mijë të angazhuar. A e kuptojnë shpekulantët që e dëmtuan në këtë rast “Zhurnalin” se çfarë krimi kanë bër? Kush nga këta 2-3 mijë është bashkëpunëtorë i Bozhinovskit?
Unë kam pritur se do të shpërthejë një reagim i ashpër kundër të punësuarve dhe të angazhuarve në BF të cilët me aq lehtësi e pranuan ofendimin që i bën si të dyshuar, si bashkëpunëtorë të Bozhinovskit. Po kaq morbite ishte edhe lajmi tjetër që u publikua në shumë portale e që del nga e njëjta dorë e shpekulimit. Po të lexohet mirë e me kujdes, del se është i njëjti shkrim, me përjashtim të ndërrimit të dy-tre iniciaeve, e që ka të bëjë me sulmin që u bëhet nderit të gazetrëve të punësuar në BFI. Del lajmi tjetër që thotë se Bozhinovski i paska dhënë emrat e grave që kanë bashkëpunuar me të e që janë gra të gazetarëve të BFI-së. Kjo dorë e keqe e këtyre shpekulimeve duhet të “pritet”, sepse me të vërtetë që nuk ka kurrfarë kuptimi. Në këtë rast, më së keqi ka pësuar autoriteti i BFI-së dhe për këtë duhet të japë dikush llogari. BFI-ja duhet sa më parë të reagojë dhe publikisht të kërkojë që askush të mos shpekulojë rreth këtij Insitucioni pa i verifikuar informatat nga personat përgjegjës në BFI. “Zhurnali” u kërcënua, por BFI-ja u turpërua shumë keq. Armiqtë e popullit apo të institucioneve të popullit duhet të publikohen me emër e me mbiemër, natyrisht, gjithnjë duke pasur kujdes që, të ftosh persona duke shpekuluar, mund edhe të përfundoshë në gjyq. Mbase kjo është edhe arsyeja që shpekulohet vetëm me iniciale. “Zhurnali” duhet t’i kërkojë falje të gjithë të punësuarve dhe të angazhuarve në BFI. Por edhe portalet e tjera që botuan informatën identike të dorës injorante e që kishte vënë inicialet e grave të gazetarëve të BFI-së, si bashkëpunëtore të gazetarit kontravers, i cili në asnjë mënyrë nuk guxon të bëhet karrem për shqiptarët, përderisa është problem brenda maqedonas.


   

Friday, April 22, 2016

Kaos në Policinë e Maqedonisë, rebelohen katër kryeshefa

Drejtori i DSK-së, kryeshefi i sektorit për krim të organizuar në Shkup dhe kryeshefat në SPB e Shtipit dhe Strumicës, prej mbrëmë punojnë nuk punojnë sipas urdhrave të ministrit Oliver Spasovski, njofton DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.
Kaos, puç, parregullsi… Këto janë fjalët me të cilat punëtorët në Ministrinë për punë të brendshme e përshkruajnë gjendjen në ministri, pasi që 4 udhëheqës sektorësh në pozicione të rëndësishme janë “rebeluar” dhe zbatojnë vetëm urdhra të zëvendës ministrit Mitko Çavkov, ndërkaq i injorojnë urdhrat e ministrit Oliver Spasovski.
“Nuk e dimë a janë të obliguar, por fakt është që të katërt veprojnë siç u thotë Çavkov. Tanimë nuk ka rregulla e as rend. Çfarë hierarkie, çfarë rregulla? Sundon një kaos total. Gjendja në MPB është në tension dhe më shumë se e rrezikshme”, komentojnë të punësuar.
Sipas burimeve të DË në MPB, ndër të parët që janë rebeluar kanë qenë drejtori i DSK-së Lupço Andonovski dhe kryeshefi i sektorit për krim të organizuar Zoran Gligorov. Urdhrat e Çavkovit janë zbatuar edhe nga SPB në Shtip dhe Strumicë, të cilët prej mbrëmë punojnë jashtë urdhrave të Spasovskit.
E gjithë kjo ka nise kur kryeministri aktual Emil Dimitriev në seancë të jashtëzakonshme shfuqizoi vendimet paraprake të ministrit Spasovski, ia mori kompetencat dhe ia ndaloi që të sjell çfarëdo vendimi- juridik, financiar dhe kadrovik, pa nënshkrimin e Çavkovit.
Sipas Spasovski vendimet kadrovike nuk mund të shfuqizohen me vendim qeveritar, sepse është jo ligjore, zbatimi i detyrave përkundër urdhrave të dhënë shkatërron funksionimin e hierarkisë në MPB dhe e treta, cdo vendim i anuluar duhet të mbulohet me vendim të ministrit, transmeton Portalb.
Megjithatë me anë të një telegrami deri të kryeshefat, Çavkov ka urdhëruar që të zbatohet vendimi i qeverisë.
Pasojat janë të dukshme dhe shqetësuese, ka komentuar ish ministri për punë të brendshme Pavle Trajanov.
“Në MPB vetëm ministri ka kompetenca kushtetuese dhe ligjore të udhëheq me këtë institucion. Këto tentime të qeverisë do të kontribuojnë në shkatërrimin e hierarkisë në MPB. Për kaosin që do ta imponojë qeveria duhet të jetë i informuar edhe publiku, që është garantues për ta penguar kaosin me pasoja të paparashikueshme. Besoj se të punësuarit janë shumë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm se sa është me rëndësi që ky institucion të funksionojë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Trajanov.
Të punësuarit në MPB frikësohen se gjendja mund edhe më tepër të eskalojë.

Protestuesit mbërrijnë para Parlamentit, shpaloset flamuri Kuq e Zi (LIVE)

Protestuesit kanë mbërritur para Parlamentit, nën brohoritma dhe thirrje “Duam drejtësi”, “Stop montimeve”, “Ali tradhëtari”, “Ndal padrejtësive dhe diskriminimit”, “Gruevski dhe familja kriminale” dhe thirrje të tjera.
Protesta po vazhdon të jetë nën kontroll dhe se turmat po vazhdojnë të drejtohen nga organizatorët e protestës”.

Wednesday, April 20, 2016

A duhet të protestojnë shqiptarët, ja çfarë thonë analistët

Pakënaqësitë politike të qytetarëve të shprehura nëpërmjet protestave që po zhvillohen aktualisht, është një hap i mirë që do ta demokratizoj vendin, i cili pa asnjë dilemë gjendet në diktaturë. Kështu deklaroi  analisti politik, Sefer Tahiri, gjatë emisionit Intervista në TV Shenja. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve në këto pretesta, Tahiri vlerëson se ngritet një debat i panevojshëm e cila në shoqëritë normale nuk është pjesë e diskursit publik. Sipas tij, nëse shqiptarët vlerësojnë se diktatura e pushtetit aktual VMRO DPMNE – BDI është e keqe duhet të marrin pjesë në protesta. Kjo, sipas tij,  nënkupton se nuk duhet të bëhet fjalëpër atë që të stigmatizohet apo të demonizohet dikush që proteston sepse vet pjesëmarrja në protestë apo protestuesi gjithmonë ka më shumë të drejtë.
“Pjesëmarrja e protestuesve shqiptarë mund të vlerësohet pozitivisht sepse edhe qytetarët shqiptarë po e kuptojnë realitetin se duke protestuar nëpër çajtore apo kafene nuk është protestë që i takon sferës publike, por i takon sferës private. Ne nëse kemi një lloj pakënaqësie një lloj energjie e cila transformohet në një energji protestuese atëherë duhet ta shprehim pozitivisht atë dhe duhet pa asnjëdilem ta reflektojmë dhe ta artikulojmë si të tillë”, tha analisti politik Sefer Tahiri.
Ndërkohë, i pyetur nëse po përgatitet një skenari ukrainas, Tahiri tha se njëskenar i tillë do të ishte shumë i dëmshëm për Maqedoninë dhe se çdo aksion i policisë për të ngulfatur apo për të ndrydhur protestuesit mund të çojë drejt kaosit.
“Konsideroj se opozita nuk duhet të bie në grackën e skenarit të përgaditura nga kuzhinat pushtetmbajtës, sepse si duket skenari ështëky ukrainas që protestuesit të konfrontohen me policinë dhe policia, njësitë special, të rrahin qytetarët apo të ndodh edhe më e keqja rrugëve të Shkupit, gjë që mendoj qëështë skenar shumë i dhimbshëm, skenar i zi do të kisha thënë, jo vetëm për Shkupin, jo vetëm për maqedonasit, por edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe të ardhmen e vendit në përgjithësi”, theksoi Tahiri.
Tahiri më tej shtoi se kjo protestë nuk është vetëm reagim politik por është reagim më i gjërë dhe më civilizues.

Mos luani lojën e Djallit!

Shkruan : Kryetari i deges së PDSH-së, Saraj Sefedin Aliu
Nuk heshtin shqiptarët e as që kanë heshtur ndonjëherë në të kaluarën. edhe pse shqiptarët(shumica) ia dhanë perkrahjen BDI-së, që nga lufta! Dhe të jetë, budallallëku edhe më i madh, na dalin disa ”intelektual”, demek, kalemxhinjë me shkrime mirë të redaktuar, që deri dje në shkrimet e tyre ”e qanin” me shkrime duke e perkrahur BDI-në, dhe kur panë se s’përfituan dot asnjë ”kockë”, e lëre më mish, fët e fët ndërruan fanellën dhe filluan, të bëjnë ”gjoja” e po na thërrasin kendej e andej, si të urtë e si intelektual të mirefilltë dhe të paanshëm!
Vaj halli për shqiptarët nga këta lakej që sorrollaten si qenë rrugësh e s’dinë takatin e tyre! Sa herë që Partija Demokratike Shqiptare, si e vetmja opozitë parlamentare, thërriste popullin që ta përkrahni atë, ju lujnit politikën e dreqit! Mos e luftoni opoziten e vërtetë, PDSH-në, por luftojeni të keqen, ju orientoheshi ka pushteti pa pushtet, kah BDI! Me sulmin ndaj PDSH-së, ju po bëni demin ndaj shqiptarëve.
Dëmi është i madhak pse po sulmoni një parti që gjithmonë ka qenë brojtësja e vetme e të drejtave shqiptare, po problem qëndron se ju po ua zgjatni jetën një krijese të keqe, siç është BDI-ja. Këtë, qëllimisht po e bëni! Dëshironi në të gjitha format që t’ua falni mëkatet që i ka bërë këtij populli, po kot e keni! Shqiptarët janë kthjellur dhe do t’ju tregojë të gjithë atyre që merren me ligesi, veçanërisht, këtyre ”kalemxhinjëve” të pushtetit, se nuk e shpetoni dot BDI-në e as veten!!! Harami keputet prej së trashi, e më trash, s’ka qenë asnjëherë!
Nuk i shpetoni dot as edhe”lidhëset e BDI-së, ato partiçkat e vogla që i formuat për ditë, si kepurdhat pas shiut, që pastaj të humbin si “shurra e pulës”, se të tilla janë. Ku janë të gjitha ato, që në të kaluarën paraqiteshin vetëm para zgjedhjeve?! As edhe shkurtesat e tyre nuk mbahen mend! Rekomandimi im është: mos luani lojën e Djallit!

Kushtet e Zaevit për takimin e Vjenës (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi sot se nuk do të marrë pjesë në takimin e Vjenës, nëse nuk tërhiqet vendimin skandaloz i presidentit për faljen e politikaneve.
Ai gjithashtu theksoi se kërkon edhe anulimin e zgjedhjeve të shpallura më 5 qershor të këtij viti.
Sipas tij , zgjedhjet u caktuan me urdhër të Gruevskit dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
Lideri i opozitës maqedonase, theksoi se së bashku me qytetarët e Maqedonisë do të vazhdojë betejën për demokratizimin e vendit.  (INA)

Wednesday, April 13, 2016

Imami, Gurri: Sulejman Rexhepi i pa besё

Nё redaksinё tonё ka arrijtur njё reagim nga njё imam i Shkupit, Bajram Gurri i cili akuzon si tё pabesё kreun e BFI Sulejman Rexhepi. Nё reagimin e tij qёndronte:  Muhamedi a.s ka thёnё: “Kush mashtron, nuk ёshtё prej neve”. Tё dashur besimtar, tё respektuar kolegё e dashamirё te Fese Islame Me Insistimin e Mulla Sules dhe ndёrmjetёsimin e disa dashamirёve tё partisё politike nё pushtet Bashkimi Demokratik pёr Integrim, gjatё muajit Mars tё kёtij viti realizova takim me Sulejman Rexhepin nё Kabinetin e Tij nё BFI. Nё kёtё takim disa orёsh arritёm marrёveshjen dhe Ai mё premtoi se nё fillim tё Muajit Prill 2016, do tё mё punёsoj si Drejtor nё njёrin prej Sektorёve tё BFI-sё e RM, si rezulatt i sukseseve tё arritura si nxёnёs, student dhe Imam disa vjeçar nёpёr shumё xhami tё vendit. Mirёpo edhe pse kaloi gjysma e Muajit Prill, Ai nuk e mbajti fjalёn ndaj meje dhe ndërmjetêsuesve të BDI-së, dhe pa asnjё fije turpi dhe respekti shkeli marrёveshjen pёr tё cilёn u betua se do ta realizon me pёrpikshmёri tё plotё, bile bile edhe komunikimi i Tij nё telefonatë me mua ishte i nivelit tepёr tё ulёt. Të nderuar dashamirë të Islamit, derisa nё Bashkёsinё Fetare Islame tё RM, Medresenё Isa Beu Shkup dhe Fakultetin e Shkencave Islame Shkup frekuentojnё pёrplot të punësuar familjar e katundar tё Mulla Sules, pleq të harxhuar, pensionistë, individ pa diploma apo me diploma falso pёr kryerjen e shkollimit, unё dhe shumё hoxhallarё tё ri kuadro tё Medresesё Isa Beu dhe Fakultetit tё Shkencave Islame Shkup bredhim rrugёve dhe kabinetit tё tё “Madhit” Mulla Sulё i cili nё vend tё avancoj jetёn fetare me kuadro tё shёndosha, Ai kёrcёnon, shantazhon dhe frikё hoxhallarёt dhe dashamirёt e Islamit me metodat tё cilat nuk janё pёrdorur as gjatё kohёs sё komunizmit. Qё prej fёmijёrisё time tё hershme e deri me sot, tёrё jetёn dhe misionin tim ia kam kushtuar Institucionit tё Bashkёsisё Fetare Islame duke punuar dhe respektuar kierarkinё nё pёrpikshmnёri te plote. Mirёpo, fatkeqёsiht Ai i cili po drejton timonin e kёtij Institucioni Mulla Sula mё tepёr po tregon kujdes pёr ata tё cilёt deri dje i shante, spiunonte dhe i quante radikal, rrebela, hajduta, tё pa diplomuar, se sa ndaj neve tё cilёt tёrё kohёn ishim shtylla tё palёkundura tё BFI-sё. Nuk kam çka tё them pas kёtij veprimi tё ligё tё Mulla Sules, por mund lirisht tё them se kjo nuk ёshtё tjetёr pёrpos njё tentim pёr tradhёti, shantazh, manipulim, keqpёrdorim tё nderit dhe dinjitetit tim. Andaj, bazuar nё kёtё, misioni dhe lufta ime kundёr zullumit dhe tё keqes do të vazhdoj me njё intensitet edhe mё tё lartё, dhe thellёsisht besoj nё Allahun xh.sh se i ka ardhur fundi uzurpatorit dhe zullumqarit tё fesё. Ju pёrshёndes me selame dhe lus Allahun xh.sh tё ndihmoj hoxhallarёt dhe besimtarёt e kёtij vendi drejt rrugёs sё Hajrit dhe Fitores inshallah. 

Bejli: Amnistia mbron politikanët e korruptuar

Amnistia e përgjithshme pa proces përkatës gjyqësor mbron politikanët e korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre, ka postuar në Twitter ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli. 
Lëreni PPS dhe gjykatat të kryejnë punën e tyre, thuhet në Twitter porosinë e ambasadorit amerikan.

BFI dhe AHS kanë bërë riçertifikim apo çertifikim të kompanive me Hallall Standard

Bashkësia Fetare Islame dhe Agjencioni për Hallall Standard (AHS) më në fund folën pas një pauze të madhe kohore për të mos thënë krejtësisht të vdekur. Lajmi i publikuar nga BFI se:“….në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Agjencioni për Hallall Standard ndau certifikata halall edhe për gjashtë kompani vendase…..” ishte jo korrekt ndaj opinionit meqë i mungon esenca. Pikërisht po nisem nga ajo se kush janë ato kompani? Si e kanë emrin kompanitë e çertifikuara? A ka nevojë opinioni të dinë se kush janë ato “gjashtë kompani”? Emrat e kompanive i mësova nga profili zyrtar i Ministrit të Ekonomisë, Driton Kuçi, për fat të keq në vend se AHS t’i shpalos që është më e thirrur ajo bëhet e ditur p ërmes faqes zyrtare të Ministrit. Nga aty shihej qartë se nuk ishin “…edhe gjashtë kompani…”, por mund të themi se “ gjashtë kompani ku shumica prej tyre të riçertifikuara meqë kanë pasur që më parë çertifikata”. BFI dhe AHS e kishte knaqur me Certifikimin e kompanive për prodhime ushqimore të cilat janë gjëra elementare për t’i konsumuar njeriu, ata tani po flasin për turizëm Hallall. Turizmi Hallall mund të zhvillohet vetëm atëherë kur të gjitha prodhimet ushqimore i konsumon qytetari i vendit pa fije problemi me një fjalë kanë vulën e Hallall Standardit. Nuk zhvillohet Turizmi Hallall vetëm me disa kompani që merren me prodhime ushqimore, kur mes tjerash na mungojnë prodhimet e grurit, qumshti dhe prodhimet e qumshtit, pijet,etj. Hallall turizmi nuk bëhet vetem me thirrje të agjencive turistike që të interesohen për tu çertifikuar me Hallall satandard, por se ka shumë faktorë që duhet ndryshuar për realizimin e një programi të tillë. Në Maqedonia akoma nuk janë pjekur kushtet për Hallall Turizëm.


Abaz ISLAMI, ish/drejtor i Agjencionit për Hallall Standard dhe njëherit anëtar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA

Çka ka gabuar Fatime Fetai, që ta amnistojë Ivanovi?

Prokurorja speciale Fatime Fetai dheLile Bubevski Stefanova dhe Gabriel Savevski gjenden në listën për falje nga Presidenti Gjorge Ivanov.
Emrat e tyre janë publikuar në Fletoren Zyrtare, ku përjashtohen nga ndjekja penale, pa zhvillimin e procedurës.
Nga Prokuroria Speciale tani për tani nuk kanë asnjë koment për këtë vendim. Përndryshe, ata u persekutuan për shkak të dyshimeve se kanë ushtruar presion mbi dëshmitarë.

Friday, April 8, 2016

“Specijallcat” maqedonas ia kanë thyer dhëmbët njërit prej Grupit të Kumanovës

Të paraburgosurit kosovarë në mesin e tyre edhe Bajram Elshani po torturohen në mënyrën më brutale nga forcat speciale maqedonase. Elshanit i janë thyer dhëmbët dhe ka goditje me shufër hekuri nëpër kokë dhe në këmbë. Torrturat po shihen dhe askush nuk reagon. Kështu ka deklaruar për Zhurnal, avokati mbrojtës i tij, Naser Raufi.
Torturat janë kryer gjatë transportit dhe transferimit nga burgu deri në Gjykatën e Shkupit ku tw enjten mbajt seanca gjyqësore ndaj grupit të Kumanovës që u përlesh me policinë maqedonase më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Avokati Raufi shprehet se klientët e tij nuk kanë trajtim mjekësorë dhe po torturohen në formën më brutale nga njësitë speciale maqedonase.
“Brutaliteti bëhet gjatë transportit, të paraburgosurit kosovarë maltretohen në formën më shtazarake nga persona të forcave speciale maqedonase të cilët janë të maskuar. Janë të keqtrajtuar pra këta që I përfaqësoj un janë të keqtrajtuar. I keqtrajtojnë pa arsye pjestarë të njësisë speciale kur sillen nga burgu në Gjykatë. E pash Bajram Elshanin atë e kanë lënduar te dhëmbët ndërsa klientin tim tjetër Ibrahim Miftarin e kanë goditur te këmba. Të burgosurit kanë shenja torture nëpër trup. Do të bëjnë shkresë deri te gjykatësja me të cilën do të kërkojmë që të ndërmerren masa që kjo të ndërpritet”, ka deklaruar për Zhurnal avokati, Naser Raufi. (a.m.)

OPINION: Kush po luan me fatin e hoxhallarëve të Shkupit

Mua mund të  më largoni nga detyra, të ma ndaloni  të ashtëquajturen  rroge nderminimale,  por bindjet asesi nuk mund të mi ndryshoni ,ato do të jenë me mua duke ruajtur origjinalitetin  deri në frymën time të fundit. Te gjitha per se holli, kurse zullumi per se trashi thote populli.
 Senad efendi Ramadani
Të nderuar besimtarë, kohët e fundit edhe ju  jeni dëshmitarë të dështimeve drastike që po pëson BFI e RM  nën  udhëheqjen e një njeriu tashmë të dështuar edhe në planin etiko-moral  ku në rrënosjen e tij personale tenton që të merr me vete edhe institucionin më të lartë fetar në Maqedoni që me shekuj ekziston në tokën tonë të përbashkët.
Të dashur besimtarw ju ende e keni të freskët ngjarjen që ndodhi në Xhaminë e Mustafa Pashës, ku u largua nga detyra Hoxha që kishte shërbyer më se katër vite në këtë Xhami, hoxhë  me kapacitet të plotë pa asnjë mangësi saj përket punës së tij profesionale, i dëshmuar  shumë here  si Mualim më i dalluar në qytetin e Shkupit. Gabimi  i vetem i tij ishte qe nuk shkoi hapave të diktatorit,  u dëbua nga vendi i detyrës duke përdorur të gjitha forcat qe  kishte ky diktator  për t’i ndalur zërat e xhematit ngaqë ata paralajmëruan revoltën e tyre se do ta artikulonin me ndonjë protestë që do të ishte para selisë së BFI-së. Çudia më e madhe është në atë se me fatin e hoxhallarëve të Shkupit thënë popullorçe po luhet pa asnjëfarë  “gjynahi”. Perveç ketij rasti ne Shkup egzistojne edhe dhjetra raste tjera me ekstreme, paramendo  imamet e  “padegjueshem” i nenshtrohen disciplinave  komuniste te stilit ka dhënë urdhër  i “madhi” , hoxhallaret e shkrete  bredhin kabineteve nje nga nje e kerkojne arsyen se pse vallë janë larguar nga detyra,  por nuk ke me kënd të bisedosh se asnjëri nuk merr përgjegjesi ju e dini se edhe nuk kemi me kënd të përballemi sepse ai i “madhi” nuk është njeri i mejdaneve ai se bashku me kliken e vet fshihen birucave të Shkupit po herë herë edhe në birucat e qyteteve tjera, mirepo asesi ta takosh në Mejdan. Kam formuar një përshtypje për BFI–në e të “Madhit” se është shëndruar në seli për përndjekjen e hoxhallarëve të Shkupit e jo si seli për organizmin e jetës fetare në Maqedoni. E  them këtë sepse në këtë seli egziston kabinet që meret me përndjekjen e  “LIKE”- ve të profileve sociale të hoxhallarëve  që eventualisht mos ka përfunduar ndonjë like tek kundërshtarërt e te “madhit” që nesër të thirret në disiplinë që ta largon liken sa më shpejtë se përndryshe largohet nga detyra, SubhanAllah!  Para disa javësh nderroi jetë Babai im , Allahu e mëshiroftë. Nuk ma ka marr mendja se Ai i “Madhi”  nuk ka pasur kohe te vinte ne ngushellime te familja ime per prindin tim, duke patur parasysh se ai ka kohe per te vizituar konaqe te ndryshme per haje pije folklore e sofra plote. Por nejse ai nuk e ndien veten te sigurte te paraqitet ne mesin e xhematit te Shkupit sepse me te vertete eshte bere i padueueshilin e Tij “me teper me nje rast vdekje flet per lepuj e zagjar se sa drejton keshilla Islame per te ngushelluar familjen dhe te afermit e Merhumit”.  Aq me teper  nuk ma ka marre mendja se BFI–ja e të “Madhit” edhe këtu do të fusë hunden që të intervenon dhe t’i disiplinon  hoxhallarët në detyrë që kanë ardhur për  t’më ngushlluar,  paramendoni  se cilat kanë qenë shqetsimet e këtyre kabineteve të sipërpërmendura Pse ke shku ne ngushllime ,  a e din se të rezikohet vendi i punës duke mos i lënë hapësirë që të shpjegoj ia pret ky njeriu i kabinetit jo urdhëri është nga i “madhi’. Të dashur nuk po rrëfej legjenda të romaneve klasike por  ju përcjellë vetëm të vërtetat që kanë të bëjnë me neve si hoxhallarë që kemi ngritur zërin ndaj zullumit dhe po nenshtrohemi presioneve të disa njerëzve pa kurizorë që kanë përpiluar një listë për  imamët  e padëgjueshëm që duhet të largohen nga detyra si imamë sepse fajin e vetëm që ata e kanë  është  Liket, Commentet, sharet që i kanë bërër në procesin kundër Sulejman Rexhepit. Diktatur se jo mahi! Besoj se hoxhallarët do të dalin edhe më të fortë nga ky proces në përfundim e sipër . Porosia ime deri tek kabinetet e siperpermendura si kabinete të përndjekjeve të hoxhallarëve të Shkupit është se: Mua mund të  më largoni nga detyra, të ma ndaloni  të ashtëquajturen  page nderminimale,  por bindjet asesi nuk mund të mi ndryshoni ato do të jenë me mua duke ruajtur origjinalitetin  deri në frymën time të fundit. Te gjitha per se holli, kurse zullumi per se trashi thote populli.
Autori vepron si Imam, Hatib, Vaiz dhe Mulaim ne territorin e Muftinise se Shkupit

Thursday, April 7, 2016

BFI po zhduk edhe Agjencionin për Hallall Standardin

Hallall Standardi po ndryshon opinionin botëror bashkëkohor mbi shëndetin dhe jetën e njeriut. Një nga markat më atraktive të kohës modern që kujdeset për konsumimin e produkteve dhe prodhimeve ushqimore, për veshjen, barërat, si dhe për zhvillimin ekonomik. Agjencioni i Hallall Standardit (AHS) ishte njëra nga drejtoritë apo sektorët më atraktiv të BFI në periudhën më të re të këtij shekulli, i cili agjencion u themelua me plot entuziazëm për të mirë të qytetarëve të vendit e në veçanti për ato musliman. Sot kur hapim faqën zyrtare të BFI dhe përcjellim rubrikën e Agjencionit të Hallall Standardit (AHS) shohim se asnjë aktivitet nuk  është realizuar. Nëse deri në fillim të 2015 kishim afër 30 kompani që kishin implementuar këtë standard nga ajo kohë shohim se asnjë  njoftim se kemi për kompani të reja të pajisura me këtë standard, bile as të atyre që ishin në proces të implementimit të standardit. Deri në fillim të vitit të kaluar meqë kishte shumë kompani të interesuar për këtë standard nga puna dhe angazhimi i ekipit të Agjencionit arrijtëm të bashkëpunonim me kompani saqë Ministria e Ekonomisë është dashur t’i rrisë subvencionet për kompanitë që do të implementojnë këtë standard. Aq më keq  është kur nuk kemi të realizuar asnjë aktivitet për afirmimin e Agjencionit të Hallall Standadrdit edhe jasht vendit, kur dihet se ajo bashkëpunon me Institutin të Standardizimit të Maqedonisë për t’u bë edhe subjekt vendimarrës nëpër këshillat ndërkombëtar me theks të veçant për prodhimet me logo të Hallall-it. Bashkëpunimi i AHS me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nuk pamë se ka pasur ndonjë ecuri më të madhe se sa ajo që ishte deri në fillimim të vitit 2015. Konferencat ndërkombëtare për Hallall Standardin mbahen gjithandej në veçanti në botën Islame, por që edhe ky aktivitet nuk po shihet askund proces tjetër nuk  është prezentuar se ka implementuar këtë standard. Për të vetëdijësuar opinionin dhe qytetarët kemi realizuar edhe kampanjë mediatike kushtuar Hallall sistemit apo standardit edhe pse ndoshta nuk kemi bërë aq sa duhet meqë kushtet na diktonin të jemi të kufizuar por megjithatë realizonim projekte. Nga puna mediatike që kishim realizuar kemi marrë pjesë në shumë emisione kushtuar Hallallit, intervista, dhe paraqitje të ndryshme mediatike të konferencave në Ministri të Ekonomisë apo konferenca të ndryshme. Realizuam projektin e Anketave pas një bashkëpunimi të madh dhe të suksesshëm me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame me të vetmin qëllim që ky standard të depërton në shumë aspekte në shoqëri, por mbi të gjitha që klasa e re e teologëve të kupton vlerën dhe rolin e këtij Agjencioni. Bashkëpunimi ynë me Agjencionin GIMDES nga Turqia ishte aq i fuqishëm saqë  përpos ndihmesës së tyre për akreditimin e AHS trajnonim edhe kuadro të reja në aspektin e zhvillimit të agjencionit si dhe për perspektivën e Agjencionit. Sulejman Rexhepi dhe BFI po dështojnë edhe në këtë drejtim, andaj kjo është edhe një e vërtet se vetëm kështu varroset institucioni që shumë gjenerata të hoxhallarëve duke qenë të mbështetur nga populli kanë kontribuar në zhvillimin e vlerave fetare dhe avansojnë çështjet islame.

Abaz Islami, ish-drejtor i Agjencionit të Hallall Standardit dhe anëtar i Lëvizjes për Reforma në BFI- NISMA


Wednesday, April 6, 2016

SKANDAL/ BFI hesht, ndërsa reagon Komiteti i Helsinkit për Refugjatët myslimanë

Problemi më i madh në kampin me refugjatët në Gjevgjeli paraqitet me shpërndarjen e ushqimit. Ku sipas Komitetit të Helsinkit, këtu futen edhe ato që kanë të bëjnë me aspektin fetar, si shpërndarja e mishit të derrit.
“Janë shtuar ankesat e refugjatëve se ushqimi që shërbehet në javën e fundit është e varfër me vitamina dhe nuk mjafton për të gjithë, për shkak të së cilës shumica prej refugjatëve ngelin të uritur. Sidomos vërehet mungesa e ushqimit për fëmijë.
Në një rast gjatë javës madje u është dhënë edhe ushqim që nuk u përket bindjeve të tyre fetare”, thuhet në raportin e Komitetin të Helsinkit rreth kësaj çështje.
Edhe pse Komiteti i Helsinkut ka reaguar ndaj këtij problemi, Bashkësi Fetare Islame në krye me Sulejman Rexhepin po hesht dhe aspak nuk u del në ndihm refugjatëve musliman nga Siria. Poashtu nga terreni për mediumin tonë kemi njoftime se BFI dhe OH Hilal që është në kaudër të BFI aspak nuk kujdesen për refugjatët. Të strehuarit janë tejet të zhgënjyer për këtë që bënë BFI dhe OH Hilal, me muaj me rradhë as që kanë vizituar refugjatët e as që u dalin në ndihmë atyre që kalojnë transit. 

Zëvendësuesi i Musës: Marrëveshja e Ohrit është historike

Festim Halili sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e zëvendëskryeministrit i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Oherit nga zëvendëskryeministri i deritanishëm Musa Xhaferri.
Në këtë rast, Xhaferri e njoftoi zëvendëskryeministrin e ri me funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rreth angazhimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij dokumenti paqësor si dhe me angazhimet tjera.
Zëvendëskryeministri i ri Halili theksoi se prioritet do të ketë vazhdimin e zbatimit të MO-së sepse kjo marrëveshje historike, sipas tij, është e një rëndësie të madhe për vendin në krijimin e një shoqërie shumë etnike që na shpie drejt integrimeve euro-atlantike. (INA)

Opinion:Sula Im, Sula i Edison Ypit dhe lypësi i Ardit Gjebresë

Sula im, pra Mulla Sula është pa nënë, pa baba, pa grua, me fëmijë, me vëllezër, të gjithë, falë nepotizmit, zhvatjes dhe vjedhjes, janë të rregullaur për mrekulli dhe bëjnë jetë aristokrati. Sula im ka shtëpi, ka apartamente super luksoze, ka hotel, ka orën ROLEX 37 mij dollarë, ka park të makinave të fjalës së fundit, ka kompjutorë, llaptopë, celularë, i-padë, televizorë plazma, aparaturë guzhine, për higjienë

Shkruan: Zeqie Veseli

Opinioni shqiptar tashmë e njeh lypësin e Gjebresë! E njeh edhe Sulën e Edison Ypit, por edhe Sulën tim, që në gjuhën e popullit e thërrasin Mulla Sula!
Lypësi i Gjebresë, është një brun i theksuar, i pamoralshëm, i paturpshëm, i paskrupullt, pa asnjë vetëpërmbajtje. Lypsi i Arditit e do agallëkun e vet, për më të madhin kijamet nuk pranon të punojë, por nuk përton që të fitojë nga 10 euro në ditë duke lypur te semaforat në qendër të Tiranës.
Sula i Edison Ypit është një personazh stoik, malësor, i pathyeshëm, i pa mbërdhifur, njeri i kanunit, kërkon punë, çfarëdo pune të ndershme që të siguron qoftë një euro fitim për ta hëngër me anëtarët e familjes, i lumtur e krenar.
Sula im, pra, Mulla Sula, dallon shumë nga Sula i Edison Ypit por jo nga lypësi i Ardit Gjebresë. Edhe Sula im është, i pandershëm, i pamoralshëm, i pasinqertë, i pabesë, ngjashëm si lypësi i Gjebresë. Megjithatë, Sula im është kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, gjegjësisht, është uzurpator i këtij posti, duke e shkelur Kushtetutën, të gjitha ligjet dhe aktet e tjera normative të BFI-së. Natyrisht, do të ketë edhe dallime në statuset e tyre sociale.
Lypësi i Gjebresë është me nënë, me baba, me familje, të gjithë lypsarë.
Sula i Edison Ypit jeton në një barrakë të sajuar me llamarina dhe dërrasa, pa asnjë kollajllëk teknologjik.
Sula im, pra Mulla Sula është pa nënë, pa baba, pa grua, me fëmijë, me vëllezër, të gjithë, falë nepotizmit, zhvatjes dhe vjedhjes, janë të rregullur për mrekulli dhe bëjnë jetë aristokrati. Sula im ka shtëpi, ka apartamente super luksoze, ka hotel, ka orën ROLEX 37 mij dollarë, ka park të makinave të fjalës së fundit, ka kompjutorë, llaptopë, celularë, i-padë, televizorë plazma, aparaturë guzhine, për higjienë.
Lypësi i Gjebresë fiton duke lypur. Sula i Edison Ypit fiton duke u rjepur nga puna e mundimshme.
Sula im, pra Mula Sula, fiton duke vjedhur e zhvatur, duke u korruptuar e duke përvetësuar pasuri të BFI-së, duke kurdisur tenderë e duke fshehur të hyrat nga aksionet fetare islame.
Lypësi i Gjebresë çohet nga gjumi në ora 9!
Sula i Edison Ypit çohet në ora 5 të mëngjesit.
Sula im, pra Mulla Sula, bie në gjumë në ora 5 të mëngjesit, sepse deri në këtë kohë, si adoleshent epshplotë rri e komunikon me dynjanë në facebook.
Lypsari i Arditit për mëngjes ha 3 salçiçe, 3 vezë, një domate duke i shoqëruar me një birre Tirane.
Sula i Edison Ypit nuk e sheh as në ëndërr mëngjesin e lypësit të Arditit.
Po Sula im? Mulla Sula ha aq shumë sa, po ta shikonin lypësi i Arditit dhe Sula i Ypit, do të gogësonin nga sikleti, more do të villnin nga pështirosja duke e par tek ha më egër se një bishë mishngrënëse.
Sula im, pra Mulla Sula, për çiftin e Lypësit të Arditit dhe për Sulen e Edison Ypit do të thoshte kështu: të gjithë lypësat nëpër semaforë dhe të gjithë punëtorët e krahut që shiten herët në mëngjes në fakt janë bashkëpuntorë të shërbimeve sekrete!
Kurse, as lypësi i Arditit e as Sula i Edison Ypit, kurrë në jetë nuk do të thoshin se Sula im, pra Sulejman Rexhepi, pra Mulla Sula, pikërish ky që ka uzurpuar postin e reisul ulemasë, është bashkëpunëtor i UDB-së me nofkën “Zharko”!
Një është më se e qartë! Kurrë, as për lypësin e Gjebresë e as për Sulen e Ypit nuk do të plasë kurrfarë “bombe”! Kurse për Sulën tim, pra Mulla Sulën, bombat janë të rënda se ato nuklearet që prekin vetëm shpirtin.
Edhe njëmijë vjet lypësi i Gjebresë do të jetë po ky, i lumtur në atë botën e vetë të pistë.
Sula i Edison Ypit përjetë do të jetë po ky, krenar e i lumtur për nderin e vet, për moralin dhe për burrërinë e vet të mbrojtur nga petku i çeliktë kanunor.
Sula im, pra Mulla Sula, ky kryetar e ky pasanik, ky lider e ky aristokrat, ky hoxhë e ky gënjeshtar, shumë shpesh do të përfundojë prapa grilave.
Atëherë, pse mediat tona, pse gazetarët tanë heronjë vonojnë kaq shumë në lakuriqësimin e këtij lloj butaku siç është Sula im! Ndoshta edhe këta janë të blerë e të shantazhuar: ja lekë mos fol për mua! Apo mbase janë të bindur që gjithçka që shkruhet, që është shkruar, me mijëra shkrime e komente kundër Mulla Sulës, që të gjithë janë shpifje! Po ku mbetet obligimi për investigim për çdo gazetar të mirëfilltë! Nëse shkrimet genjejnë, Roleksi mund të shihet në dorë të Mulla Sulës, makinat e rreshtuara në oborr të shtëpisë, pallatet e tij, apartamentet lluksoze, hotelet, shoqërimi i tij nga kriminelët, përcjellja e tij nga njerëzit e armatosur e me dosje kriminelësh, lënda e tij qindrafaqëshe në prokurorinë e shtetit që së shpeji do të aktivizohet.
Sa më shumë goditje mediale kundër Sulës tim, pra Mulla Sulës, aq më pakë do të kemi Sulë të Edison Ypit dhe lypësar të Ardit Gjebresë. Nëse Sula im tashmë është dëshmuar se është pa asnjë gram dhembshurie, atëherë dhembshuria jonë si njerëz humanë të demonstrohen duke e goditur tipin e Sulës tim, i cili, realisht duhet të jetë në gjendje që mos të ketë njerëz të përvuajtur as si lypësi i Ardi Gjebresë por as si Sula i Edison Ypit.
Sula im, pra, Mulla Sula është për lakuriqësim para mediave, kurse lypsari i Gjebresë dhe Sula i Ypit janë për t’u vajtuar.  
Cili është morali i kontributeve gazetareske të Gjebresë dhe Ypit? Natyrisht, sensibilizimi i shoqërisë shqiptare për t’ju dalë në krah hallexhinjëve.

Por, sa më shumë hallexhinjë të kemi rrugëve të Tiranës e të Shkupit, aq më shumë aksione humanitare do të përvetsohen nga Sula im. Mulla Sula, falë tipave si lypsari i Gjebresë apo Sula i Ypit, vjel kontribute finansiare nga aksionet humanitare dhe i deponon nëpër xhirollogaritë e veta private. Kjo do të dëshmohet shumë shpejt, kurse mediat tona do të skuqen nga mosnjohja e këtij personazhi aq shumë të domosdoshëm për mediat tona.

Tuesday, April 5, 2016

Hoxha përplaset me reisin Sulejman Rexhepi

Pas vendimit të BFI-së metë cilin ndalohet që imamët të paraqiten në tubime parazgjedhore, ka reaguar nga distanca Xhezair Shaqiri, i njohur is Komandant Hoxha. Ai e ka thumbuar me disa kritika të ashpra kryetarin e BFI-së, reisin Sulejman Rexhepi.
“Është shumë normale të dëgjosh gënjeshtra nga politikanët por të rren hoxha me shallin në kokë është jashtë normales. Por shka s’po shohim e nijmë në këtë zamanin tonë. Ki mulla Sula e ka ngatërru profesionin shpesh në politik. Aq larg ka shku edhe hasmin më të madh të Shqiptareve nikolla grujevskin e ka beku. Niherë besnik ndaj Titos kundër nacionalistave dhe iredentistave shqiptar, e pastaj me ppd, e më pas me pdsh, tani me bdi- DUI. Si duket ky me këtë urdhër që e lëshon për rregulla të reja për imamët e ka lëshu sepse po afrohen zgjedhjet dhe don ti disiplinon disa imamë që i përkrahin kundërshtarët e tij politik Ata të cilët shkojnë në xhami për namaz ju kujtohet se në gjdo xhuma para ditës së votimeve ka ndodhë që imamët në fund të hydbes kanë kërkuar nga xhemati që ta votojnë bdi me urdhërin e kryetarit të BFI, mulla Sula”, ka komentuar Shaqiri, transmeton “Lajm”.

Shtyhet seanca për zgjedhjen e ministrave të BDI-së, dy propozime të padëshirueshëm për VMRO-në

Është shtyer për një orë mbledhja e Kuvendit ku duhet të zgjidhen ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të BDI-së. Siç bëhet e ditur, dy emra të ministrave janë kontestues për kryeministrin teknik, për të cilët ndërkohë po kërkohet zgjidhje.
Arlind Zeqiri dhe Bekim Maksuti janë në listën e kandidatëve, por jo në propozimin e kryeministrit Dimitriev, që sot u dërgua në Kuvend. Siç shpekulohet nga Plusinfo, propozimi për Maksutin është hedhur poshtë për shkak të pranisë së tij në varrezat e UÇK-së në Sllupçan me uniformën e ARM-së, pikërisht në kohën kur Dimitriev ka qenë zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2012. Ndërsa nuk dihet se përse nuk pranohet Arlind Zeqiri, që është aktualisht promotor ekonomik i Maqedonisë.(INA)

Sunday, April 3, 2016

Vanhojte: Gruevski merr rolin e kryeministrit; kjo tregon se shtetin e udhëheq partia, e jo qeveria

Piter Vanhojte lehtësues në bisedimet për daljen nga kriza, ndërmjetë liderëve të 4 partiave në Maqedonia, sërish ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup. Ja postimi i tij:
Një kthesë e re për mosfunksionimin e demokracisë
Paramendoni, një qeveri, ku njëri partner i qeverisë ofron dorëheqje dhe kryeministri heshtë. Kryetari i partisë më të madhe (v.j. duke aluduar tek Gruevski i VMRO_së) pohon: “Ata mund t’i plotësojnë vendet ministrore, kur të duan.”, transmeton gazeta “Lajm”.
Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, LSDM-ja do t’i marrë disa ministra dhe zëvendësminitra në qeveri, dhe jo të merrë pjesë si parti koalicioni në qeveri. E gjithë kjo, me qëllim të kontrollit në disa sfera të qeverisë lidhur me zgjedhjet.
PëRFUNDIMI: Qeveria pa BDI-në, është qeveri pa maxhorncë (shumicë).
-Cfarë do të nddhte në një sistem normal demokratik?
Kryeministri menjëherë do të jipte deklaratë për opinion, se ka krizë politike.
Kryeministrit menjëherë do shkonte drejtë parlamentit dhe do të ofronte dorëheqjen e qeverisë ose të paktën do të kërkonte votëbesimin nga deputetët.
Fakti, që kryeministri nuk reagon akoma, është jonormal për një shtet demokratik, sepse kriza është pëgjegjësi e tij. Fakti tjetër, që lideri i partisë (duke aluduar tek Gruevski) e ka marrë de fakto roli e tij (të kryeministrit), është shumë shqetësues dhe tregon se shtetin e udhëheq partia dhe jo qeveria. Parimi i ndërjes së shtetit nga partia, të këtë rast nuk respektohet./

Opinion: Nëpër Ferizaj po vlojnë “bombat”

Prokuroria e përgjithshme si dhe ajo Specialja kanë bërë të qartë se publikimi i këtyre “bombave” është i dënueshëm edhe me burgim. Kurse përfolja e këtyre përgjimeve është “free”! Kushton vetëm sa një USB.

Nga Sabedin Krasniqi

Ali Ahmeti, por edhe funksionarët e tjerë të BDI-së, po mundohet ta relativizojnë peshë n e përmbajtjeve skandaloze të “bombave” të Zajevit, duke thënë se, tashmë këto “bomba” gjenden nëpër duart e kriminelëve të ndryshëm. Ali Ahmeti dhe funksionarët e tij dijnë diçka, janë në pozita prej nga më lehtë mund të vijnë deri te informacioni. Madje janë në gendje që si GPRS-ja ta lokalizojnë edhe vendin se ku vlojnë këto “bomba”. Po flitet se Ferizai është spic me bomba!
Çdo qytetar që vjen nga Frizai po pritet, si ktunihershi Sali e Feriz Krasniqi, mblidhen rreth ferizajasit dh, drejt e në temë: “Allahile, a ka plas naj bombë e re se ne ktu mezi po presim me marrë vesh naj send”, pyesin shqiptarët e Maqedonisë.
Qarkullojnë lloj-lloj rrëfimesh, lloj-lloj hot-bisedash pornografike. Natyrisht, pornostari më i madh gjithnjë mbetet Musa Xhaferi dhe Beqir Hasani. Edhe për Izet Mexhitin ka mjaft bomba, madje flitet se, ka prej të rinjëve ferizajasë që do të kërkojnë nga Izeti të hap punktin e shitjes së “miellit të bardhë”, ngjashëm siç do ta kërkojnë edhe nga Blerim Bexheti të hap një punkt të atillë për kosovarët që do të vijnë nga Jazhina për në Shkup!
Hot-biseda tepër të ulta janë edhe ato të Artan Grubit që, siç flitet nëpër lokalet e Ferizajit, u siguron femra shqiptare “atsh”-ve të huaj, plus edhe ndonjë “cigare” ekstaze. Ata që po i dëgjojnë këto “bomba” po thonë që, nuk janë për t’ju reaguar, madje as për t’u përpjekur për ta justifikuar veten, apo për t’i mohuar si montime të shërbimeve të huaja. Ofkëllimat seksuale dhe përshkrimi i dimensioneve të organit gjenital, nuk janë montime të shërbimeve të huaja.
“Në listë të zezë” janë sidomos ata funksionarë që për interesa personale, për një pazarë të mirë, heqin dorë nga interesi kombëtar. Madje flitet për një përgjim ku urdhërohet Ermira Mehmeti të mos prezantojë në sallë (të BE-së) kur do të votohet një rezolutë për Kosovën, sepse pala serbe paskësh kërkar kështu! Nëse kjo është montazhë e shërbimeve sekrete serbe, a është montazhë edhe mosprezenca faktike e Ermira Mehmetit në sallë pikërisht në momentin kur votohet për Kosovën. (Për këtë probem kanë shkruar mjaft shumë medat shqiptare)!
Shumë, por ama tepër shumë janë muhabetet që qarkullojnë edhe për Sulejman Rexhepin, si personazh i shpeshtë nëpër këto “bomba”! Janë shpeshtuar këto muhabete që kur Sulejman Rexhepi publikisht mohoi faktin që njihet apo që ka bashkëpunuar ndonjëherë me Zahir Beqirin, Alias Çaushin! Kohëve të fundit, siç u përfol edhe në një shkrim që fliste për mbledhjen e fundit të FSHI-së, ku është dëgjuar Mulla Sula tek e shanë me nënë e me baba Çaushin, shihet qartë se Reisul Ulemaja ynë nuk është i qetë, tepër shumë e ngacmon të qenurit gjallë të Zahir Beqirit! Muhabetet që po vijnë nga Ferizai flasin se edhe duhet ta urrejë këtë të pafat që tashmë po dergjet në burgin e Shutkës. Flitet se si është dëgjuar një “bombë” tek komunikojnë Sulejman Rexhepi me Çaushin rreth disa autorizimeve që Mulla Sula do tía japë në emër të BFI-së. Bëhet fjalë për autorizime në të gjitha gjuhët, përmes të cilit dëshmohet se Zahir Beqiri është caktuar nga BFI si thithës i fondeve të ndryshme nga mbarë bota për BFI-në. Më tutje ato fonde duhet të menaxhohen bashkë me Mustafa Dautin, kryetarin e OH HILAL që funksionon pranë BFI-së. Po si i paskan menaxhuar? Natyrisht, nga bisedat e përgjuara flitet se fondet që i kanë mbledhur përmes thirrjeve interne që të ndihmohet BFI në mirëmbajtjen e Medresesë dhe të FSHI-së, pra ato fonde pastaj të futen nëpër banka turko-arabe me dedikim për ndihmë humanitare. Hilali dhe Mustafa ndihmojnë hallexhinjë nëpër botë?! Natyrisht, shpëlarje parashë pa shpenzuar për tatime, sepse ndihmat humanitare nuk iu nënshtrohen tatimeve! Përfolet edhe për një bisedë të shefit të kabinetit të Mulla Sulës, Agroni, i cili i thotë njëfarë “mjeshtër Hasanit” t’ia përgatitë orenditë për zyren e Zahir Beqirit në BFI dhe ta shkruajë fakturën prej 7 500 euro! Mjeshtër Hasani i thotë se nuk kushtojnë më shumë se 650 por Agroni i thotë që kështu ta fryejë çmimin se kështu ka kërkuar reisul ulemaja, i cili me këtë fakturë të fryer në fakt siguron rrogën për Zahir Beqirin. Për më keq, përfliten edhe bombat ku Mulla Sula dëgjohet tek zhvillon hot-biseda më të ftohta se ato të mikut të tij të shpirtit, Musa Xhaferit.

Prokuroria e përgjithshme si dhe ajo Specialja kanë bërë të qartë se publikimi i këtyre “bombave” është i dënueshëm edhe me burgim. Kurse përfolja e këtyre përgjimeve është “free”! Kushton vetëm sa një USB. Kurse po thonë që Ferizai vlon nga USB-të e këtilla përplot me përgjime. Po flitet se një seti i përgjimeve të tjera, edhe më të rënda, po sillen në Dibrën e Vogël! Rrenë qoftë!