Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2016

BE “twitt” Gruevskit: Ajo që është nënshkruar, duhet respektuar

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot përmes profilit zyrtar në twitter i ka bërë thirrje partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës që të respektojnë ate dhe punën e Prokurores Speciale. “Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes duhet të përkrahin punën e Prokurores Speciale dhe katër grupet e punës”, thuhet në mesazh.  Ky reagim vjen pas fjalimit të djeshëm të liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, se do të kalojë gjatë kohë para se një politikani ti bie ndërmend të vjen në pushtet me mashtrim të madh dhe në bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete./ina/

“Shiat” në qendër të Tetovës hapën Fondacionin për Kulturë dhe Shkencë

Si një zhvillim i mëtejmë i veprimtarisë së  Librarisë Dielli , Fondacioni GNOSA u themelua me qëllim promovimin e përshpirtshmërisë së mirëfilltë, dialogut ndërfetar, vlerave morale dhe etike, mendimit filozofik e shkencor dhe, para se të gjithash, studimit objektiv e akademik të Islamit, si hallka e fundit në vargun e mësimeve të shpallura hyjnore. Krahas botimit të librave nga sferat e mësipërme, Fondacioni GNOSA do të organizojë konferenca, seminare e kurse, si dhe do ta përkrahë hulumtimin akademik e shkencor nëpërmjet bursave për hulumtues të fushave të ndryshme. Duke përfituar bollshëm nga tradita e ndritur e Ehl-i Bejtit, Fondacioni GNOSA ka për qëllim prezantimin e vlerave më të larta intelektuale dhe shpirtërore të Islamit, duke ruajtur, megjithatë, një botëkuptim pluralist, që është i aftë të ndërveprojë me të gjitha shkollat e tjera të mendimit dhe të japë kontribut në krijimin e individëve të vetëdijesuar, si dhe të një shoqërie të lirë dhe përparimtare. Të shtunë

Marrëveshja e përhanë e Mulla Sulës me Xhibrilin

Po thonë që Mulla Sula për çdo ditë që po plaket, gjithnjë e më shumë po tmerrohet nga fakti që një ditë do të vdesë, si të gjithë njerëzit e botës. Vdekja e tmerron Mulla Sulën, ndaj ai nuk ka qejf të vdesë, kurrë. Dshiron të jetojë gjatë, sa më gjatë, deri në ringjallje të Hazreti Isës. Ëndërron që një ditë t'i dalë në selam, ta presë Hazreti Isën. Duke jetuar me një ëndërr të tillë, një natë të mirë, sapo ishte shtrirë, e kishte kapluar një gjumë i thellë. Shkëpurdhja e tij nën jorgan po dëshmonte se ai po shikonte një ëndërr të tmerrshme. Po e ëndërronte Xhibrilin, të cilit, gjatë bisedës po i drejtohej me "dedo Gabriell"! Ja si u zhvillua dialogu: - Sulejman Rexhepi, biri i Zulfiut! Po të vie koha që të vishë me mua, papa! - Të lutem "dedo Gabriell", a ka mundësi të jetojë gjatë. E dua jetën. Të lutem, hajt e shko pyete Zotin a mundet të më falë jetë, për shembull, nja 1000 vjet! - Qyqy, i tha Xhibrili! Me kë po flet ti? Me "dedo Gabriellin"!

Vanhoutte: Duhet të formohet qeveri teknike që do të zgjasë2-3 vite

Peter Vanhoutte u largua nga funksioni, por nuk e lëshon Maqedoninë. Të Dielën më 27 Mars edhe formalisht mbaron mandati i ndërmjetësit të Bashkimit Europian në Maqedoni, ndërsa sot është praktikisht dita e fundit e punës së tij. Në intervistën për Deutsche Ëelle, Vanhoutte pranon se në muajt e kaluar nuk ka arritur si ndërmjetës që ta realizojë pjesën më të madhe të reformave të cilat ishin cekur në raportin e Pribe’s. Në Maqedoni, thotë ai, sundon klimë e frikës, ndërsa partitë sunduese nuk lejojnë paraqitjen e kurrfarë mendimi kritik. Njëra ndër fjalët më të shpeshta që i përdor është fjala i ‘shokuar’, por e përdorë kur flet për gjendjet që i ka hetuar në një varg sfera të shtetit dhe të shoqërisë. Si nderim për luftën e tij për vlerat Europiane, para se të kthehet, ndërmjetësi e mori dekoratën “Oficer i Rendit Mbretëror” nga ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës, Anik Van Kalster. Për shumë vetë u bë simbol i luftës kundër keqpërdorimeve dhe kriminalit, të tjerët e kritikojnë

Ambasada zvicerane të na mbrojë nga shantazhet e Mulla Sulës

Këto ditë nëpër portale të ndryshme shoh që është aktualizur refuzimi i imamëve të Zvicrës që ia shprehin Sulejman Rexhepit, të cilin gjithnjë e më shumë e përceptojnë si një njeri problematik, intrigant dhe shumë të pasinqertë e të rrezikshëm. Me një letër të fundit që na e nisi, neve, imamëve shqiptarë nga Maqedonia në Zvicër, në njëfarë forme na e bëri me dije që na ka në grusht, sepse na paska dekretuar ai. Natyrisht e ka dekretuar edhe Imran Ahmetin, imamin e xhamisë së Vinterturit, i cili na turpëroi të gjithëve. Kam përshtyjen se policia zvicerane tashmë neve, imamët shqiptar nga Maqedonia, po na shikojnë si të dyshimtë, si persona që nuk i përtojmë belasë dhe që ia bëjmë hyzmetin shumë. Bie një mollë e krimbur, të gjitha të tjerët shikohen me dyshim. Imran Ahmeti ka qenë njëriu më i preferuar, më i përkrahur dhe më i ledhatuari i Sulejman Rexhepit. Pse-në do ta shpjegoj më posht, me një fjali! Verës së kaluar, atëherë kur e kishte ngusht punën Sulejman Rexhepi, na ftoi t

Prokurorja speciale Janeva në shënjestër

Mbledhja e Këshillit të prokurorëve publik në të cilën duhej të shqyrtohet raporti i parë gjashtëmujor i prokurores speciale Katica Janeva, të martën sërish është anuluar. Këshilli i prokurorëve paralajmëroi se deri të martën do të pret që Janeva të paraqitet në seancë. Ditë më parë kryatri Petar Anevski deklaroi se prezenca e Janevës është e nevojshme për të sqaruar disa paqartësi në raportin e saj. Njëkohësisht për të dytën herë të martën është ricaktuar mbledhja e komisionit parlamentar për sistem politik, ku në rend dite gjithashtu ishte në rend dite ishte shqyrtimi i raportit të Prokurorisë publike speciale. Nga PPS thonë se Janeva nuk ka obligim të prezantojë në mbledhjet ku shqyrtohet Raporti dhe as të sqarojë të njëjtin, por se vetëm ta parashtrojë. Ndërkaq, një pjesë e mediave proqeveritare dhe opinionistëve kanë drejtuar akuza të rënda ndaj Prokurores Speciale, Katica Janeva pas fjalimit të saj të martën, ku ajo ngriti dyshime për zgjedhjet e deritanishme dhe mënyrën e

Hoxhallarët: Mersim Maksuti aspak korrekt ndaj BFI dhe muslimanëve

Në emisonin 200 në Alsat-m të gazetarit Nazim Rashidi ku të ftuar ishin Sulejman Rexhepi nga BFI, Mersin Maksuti profesor Universitar si dhe Bashkim Iseni nga Zvicra drejtues i albinfo.ch. për të diskutuar lidhur me “ Cili duhet të jetë roli i fesë në politik”. Në këtë emision u diksutua lidhur me fenë dhe politikën, ndikimin e njërës tek tjetra, por fatkeqësisht profesori Mersim Maksuti aspak nuk ishte korrekt me BFI dhe muslimanët. Ai ashtu sikur mbarë qytetarët e dijnë se Sulejman Rexhepi keqpërdor institucionin gjegjësisht fenë për politikë ditore dhe aspak ai nuk kritikoi veprimet e tilla. Në cilësi të një juristi dhe njohës i mirë të çështjeve kushtetuese, ishte tejet i heshtur në drejtim që Sulejman Rexhepit t’i tregohet se ai keqpërdor fenë për t’i shërbyer politikës. Sulejman Rexhepi në emision gjatë tërë kohës sulmon pushtetin ndërsa harron heshtjen e pushtetit ndaj keqpërdorimeve të tija, apos e këtë e bënë për të mashtruar opinionin se ai lufton politikën diskriminuese.

“Grupi i Kumanovës”, dëshmuan dëshmitarët e mbrojtur

Policët e plagosur gjatë aksionit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë kanë dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore kundër grupit të armatosur, por dëgjimi i tyre në cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ashtu sikur edhe rasteve tjera, seanca është duke u zhvilluar në masa të mëdha të sigurisë. Në këtë seancë nuk ka gazetarët por as edhe përfaqësues nga OSBE-ja. Sipas avokatëve deri tani prokuroria ka paraqitur rreth 20 dëshmitarët tillë të mbrojtur të cilët do të duhet të dëshmojë gjatë seanca të radhë. Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës pritet që të zhvillohet me 30 mars.

ME SHKAS: TEZAT E MULLA SULËS SI PATARICA TË KALBURA

Ja tri tezat bajate të Mulla Sulës, përmes të cilave mundohet të mbahet si në pataricat e kalbura gjatë përpëlitjeve për të shkuar edhe paaaak më tutje: e para, politika të qëndrojë larg fesë, e dyta institucionet fetare, xhamitë, të mos merren me agjitacion e propagandë për asnjë politikë (shprehje kjo tipike komuniste) dhe, e treta, politikanët që bëjnë gafa të rënda fetare të amnistohen, sepse ata nuk janë ekspertë të fesë   Shkruan Zeqie Veseli   Gjatë emisionit televiziv “Programi 200”, të gazetarit të mirënjohur, Nazim Rashiti, e të emituar në televizionin kombëtar ALSAT M, në mesin e të ftuarve ishte edhe uzurpatori i postit të Reisul ulemasë së BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili, sa herë që flet, dëshmon se nuk është në tokë të bukës. Si asnjëherë më parë, njohësit e tij, njerëzit e afërt të tij, pas këtij emisioni pohuan se diçka nuk është në rregull me këtë njeri, thonë se diçka e madhe është duke e munduar. Dhe, ajo që po e mundon Mulla Sulën, më së miri u vërejt në kët

Basha trondit PD-në: Nga Amerika paralajmëron ikjen e kastës së vjetër në zgjedhjet e 2017-ës

Lulzim Basha trondit ekuilibrat brenda Partisë Demokratike. Një deklaratë e tij e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar një tronditje të madhe brenda PD-së dhe ndryshim të thuajse gjithë establishmentit. Në një aktivitet që ka mbajtur me komunitetin shqiptar në Nju Jork, Basha deklaroi se më shumë se 35 përqind e kandidatëve për deputetë do të jenë të rinj. Qëndrimi i Bashës erdhi pas një takimi në Institutin Republikan Amerikan. “Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por dhe për Europën; e  që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA: 35 për qind, që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë Parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas  stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha. Por çfarë do t

Thaçi: Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh (VIDEO)

Partia Demokratike Shqiptare sot zbarkoj në rajonin e Gostivarit duke vijuar programin e saj “Dëgjesa publike” me ç’rast u realizuan takime të shumta me qytetarët dhe mbështetësit e PDSH-së të kësaj ane. Takimi qendror me qytetarët u mbajt në qytetin e Gostivarit ku ishte prezent edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Kryetari Thaçi potencoi se ne PDSH kane mbërritur me qindra ankesa lidhur me shkarkimet e padrejta nga puna, raste korrupsioni, ndërprerjen e energjisë elektrike si dhe ankesa për gjoba dhe tatime të majme. Ai më tej u shpreh “Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh, ndryshim i cili në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë”. Kryetari Thaçi gjithashtu deklaroi se deputetët dhe anëtarët e Partisë Demokratike Shqiptare do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me çdo qytetar, për t’i dëgjuar, por edhe ndihmuar ata. Në këto takimet banorët e rajonit të Gostivarit i dhanë mbështetje të plotë programit dhe platformës politike

Vesel Memedi dërgon në gjyq Rufi Osmanin & Co

Vesel Memedi, i cili ditë më parë u shkarkua nga posti i Kryetarit të RDK-së, paralajmëroi padi penale ndaj disa prej figurave të larta të kësaj partie, mes të cilëve Rufi Osmani, Zenun Ismaili, Artan Dika dhe Binas Pajaziti. Sipas Memedit, vendimi i Kuvendit të RDK-së është i kundërligjshëm. Ne një intervistë për emisionin “200” në Alsat thotë se në bazë të statusit, i vetmi organ partiak që mund të shkarkojë kryetarin e partisë është Kongresi. Shkarkimi i Memedit erdhi pas përplasjeve të fundit brenda RDK-së, për çka u akuzua edhe ish kryetari Rufi Osmani për të cilin Memedi thotë se po vepron për realizimin e politikave të lëvizjes Besa. Ndërkohë, pala tjetër akuzoi Memdit se ka penguar bashkimin e opozitës duke punuar në favor të politikave të BDI-së. Kuvendi i RDK-së , në vend të Vesel Memedit në postin e kryetarit të RDK-së emëroi Fadil Zendeli. “Do të ngrejë padi penale ndaj gjithë këtyre njerëzve që kanë uzurpuar organet partiake dhe që në të njëjtën kohë kanë shkelur stat

BFI në injorim total të organizimeve me renome ndërkombëtare

Bashkësi Fetare Islame për muaj me rradhë po injorohet me të madhe nga institucione me relevancë shtetërore dhe ndërkombëtare. Pas shpalosjes së shumë skandaleve, keqpërdorimeve dhe akuzave drejtuar shteteve dhe qeverive të ndryshme nga ana e Sulejman Rexhepit është hasur se BFI po mungon në çdo organizim. Në fakt emri i BFI-së përmendet vetëm aty ku “merrë” mirënjohje Sulejman Rexhepi. BFI është bërë cak injorimi për shkak të sjelljeve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit, si rezultat i atyre sjelljeve u vë në dukje me mos pjesëmarrje në organizimin e fundit ndërkombëtar të Dijanetit të Turqisë në Stamboll. Të dhënat të cilat vijnë nga po kjo qendër botërore janë se javë më parë Sulejman Rexhepi kishte akuzuar Qeverinë Turke për shitjen e Burmali xhamisë gjegjësisht shteti turk ka bërë pazarllëqe për këtë xhami me qeverinë e maqedonisë. Veprimet jonjerëzore që moti janë hasur te Sulejman Rexhepi po shkaktojn të injorohet BFI, por gjithashtu të mos respektohen muslimanët e këtij vendi.

OPINION: PSE MUNGOI SULEJMAN REXHEPI NË AKADEMINË NDËRKOMBËTARE NË STAMBOLL

“Në një eveniment të këtillë humanitar, ku respektohen dhe çmohen njerëzit e humanizmit, nuk ka vend për Sulejman Rexhepin, antihumanistin më të madh të Ballkanit”, është shprehur Sheh Ahmad, kryetyar i rrjetit të shoqatave humanitare “Dora e mirësisë”, me seli në Xhede.     Shkruan Ahmet Mutlluxhan   Këto ditë, në Stamboll të Turqisë, nën  organizimin e Dijanet Vakëfit, u mbajt një akademi ndërkombëtare nën moton “Mirësia do ta ndryshojë botën”. Me këtë rast u ndanë shumë mirënjohje për personalitete të ndryshme të cilët gjatë vitit 2015 dhanë kontribut të çmueshëm në sferën e bamirësisë. Akademinë e bënë edhe më madhështore prezenca e kreut më të lartë shtetëror turk, më në krye Kryetarin e shtetit, Taip Rexhep Erdogan. Natyrisht, nuk munguan as liderët fetarë të shteteve ballkanike, si ai i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës. Çuditërisht, mungoi kreu i BFI-së në RM! Pikërisht, ky fakt shkaktoi interesim po aq me peshë sa vetë akademia! Pjesëmarrës të ndryshëm por edhe

Dijaneti turk: “Mirësia do të ndryshon botë”

Në Stamboll të Turqisë nën patronatin e Dijaneti i Turqisë u mbajtë akademi ndërkombëtare kushtuar bamirësisë me moton “Mirësia do të ndryshon botë” ku e njejta ishte e përkrahur nga kryetari i shtetit Turk, Rexhep T. Erdogan. Në këtë manifestim morrën pjesë organziatorët kreu i Dijanetit, Prof.dr. Mehmet Gormez, kryetari i shtetit, Rexhep T. Erdogan si dhe shumë perosnalitete të jetës fetare, politike dhe disa krerë fetar të Ballkanit. Kjo mbrëmje u realizua me qëllim që të dekorohen personalitetet që dhanë kontribut të madh gjithandej në sferën e bamirësisë. Ndryshe, botës t’i përcillen mesazhe për bamirësi dhe humanitet, të cilat kanë po atë potencial të edukojnë njerëzimin si dhe të ndryshojnë ecurinë e botës. Në këtë kohë të trishtuar moderne ku gjithandej në botë ka trazira, luftëra, migrim shumë njerëz përjetojnë tmerr dhe kahje dëshpruese në jetë, andaj është më se e domosdoshme të ndryshojmë botën. Bamirësia është çelsi i afërsisë dhe ndryshimit të botës ku jetojmë, me bami

Dhjetëra të arrestuar në operacionin anti-terrorisit pas sulmit në Ankara

Dhjetëra persona të dyshuar kanë përfunduar në pranga gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm si rrjedhojë e një operacioni anti-terrosist të policisë turke, pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Ankara në të cilin 37 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA). Aksionet në Stamboll dhe Ankara po zbatohen nga policia speciale për luftën kundër terrorizmit, ku janë arrestuar dhjetëra pjesëtarë të organizatës terroriste PKK. Aksioni po ndihmohet edhe nga helikopterë, ndërkohë që përveç arrestimeve janë bërë edhe shumë bastisje në adresa të ndryshme. Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Muezzinoglu, ka konfirmuar se sot në mëngjes numri i të vdekurve nga sulmi i mbrëmshëm është rritur në 37. Sipas të dhënave të fundit, 120 persona janë plagosur. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Efkan Ala, ka dënuar ashpër sulmin. “Sulmi terrorist është kryer me aktivizimin të një automobil-bombe në lëvizje në stacionin e autobusëve në lagjen Kizilay në Ankara. Objekt

Sulejman Rexhepin po e çartin të vërtetat

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë duhet të inkurajojë Agjencionin për mrbojtjen e të dhënave personale dhe të mos gabojë që të bie pre e presioneve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit, kurse nëpunësit shqiptarë duhet ta denoncojnë menjëherë çdo përpjekje të tij të mëtejme për “të shitur” të dhëna që i përkasin poseduesve të së vërtetës kundër këtij personazhi kaq të dëmshëm e të urryeshëm Nëse Nasradin Hoaxha, nisur nga fakti se në atë kohë profesioni nuk është përdorur si mbiemër, mund të ket qenë personazhi hoxhë më i përfolur në traditën gojore, në ditët e sotit tashmë kemi një tjetër personazh, hoxhë, i cili në të gjitha aspektet dukshëm ia tejkalon Nasradinit. Sot, Mulla Sula, është personazhi hoxhë, më i përfolur, emir i tij lakohet në barcaleta, në rrëfime, në shkrime publicistike, në ligjerata fetare, emri i tij është bërë shënjestër drejt së cilës fluturojnë mijëra shtigje të kritikës objektive. Mulla Sula është bërë sinonim i së keqes që duhet luftuar natë e ditë, është

Mos rrezikoni, sa më shpejt merrni fletpronësi për livadhet që i trashëgoni nga prindërit, sepse BFI-ja i jep të drejtë vetes, tokat e juaja t’i shndërron në varreza!

BFI dhe Muftinia e saj e Shkupit, më në fund pranuan se ka të varrosur dhjetra merhumë në tokë private të Ramadan Bardhit i cili që nga viti i kaluar ka dashur këtë problem ta zgjidh me BFI-në, por kishte hasur në vesh të shurdhur. Kuptohet, pasiqë përpjekjet e zotëriut në fjalë ishin të kota, ai pa të arsyeshme që përmes mediave ta hap këtë problem dhe të njoftoj mbi padrejtësinë që po i bëhej! Fill pas kësaj, tanimë të gjithë e kan të qartë se BFI në raport me Ramadan Bardhin u sollën në formë mospërfillëse! Ai dhe shumë besimtarë me të drejtë parashtrojnë pyetjen se si është e mundur që BFI t’u hyn nën hak njerëzve dhe pa pëlqimin e tyre të lejojnë të bëhen varrime arave të huaja, pastaj si lejon që edhe merhumëve tu hynë në hak, pse për së vdekuri i ngarkojnë me gjynahe! Vërte, sa mban fetarisht  që merhumin ta varrosësh në vend të huaj, aq më tepër kur këtë shërbim familjarët e merhumëve po paguajnë në arkën e BFI-së!? BFI tani në vend se të angazhohet ta mbyll këtë problem s

Provokon partneri i BDI-së, kryqi do të ndriçojë në Butelin maqedonas

Ivica Konevski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka postuar një fotografi me kryq në facebook me porosinë : Me zotin para, sivjet do të ndriçojë në Butelin maqedonas. Ai është funksionari i radhës në VMRO-DPMNE që thotë se BDI gënjeu kur tha se është arritur marrëveshje me VMRO-në që kryqi të mos ndërtohet dhe më pas u tërhoq nga shatorët prej te vendi ku ishte paraparë kryqi. Kjo nuk është hera e parë që BDI të mashtrojë opinionin shqiptar, mirëpo deri tani funksionarë të kësaj partie nuk kanë dhënë përgjegjësi për këto mashtrime. Edhe pse VMRO-DPMNE me nënçmim po sillet kohën e fundit ndaj BDI-së, partia e Ahmetit vazhdon t’i mbetet besnike VMRO-së edhe në nivel shtetëror edhe në nivel lokal.

Muslimanët e Manastirit dhe Prilepit: Molla Sula të tregoj kush është fajtor për Jeni xhaminë dhe Çarshi xhaminë

Një nga temat më të përfolura gjatë këtyre ditëve nëpër media ishte Burmali xhamia, varrosja e muslimanëve në pronë private në Bllacë, ngecja e punimeve në fushë Tophanë të Shkupit, etj. edhe përkundër asaj se BFI dhe kreu i saj Sulejman Rexhepi janë bartës të proceseve të zhvillimeve islame në vend pikërisht Sulejman Rexhepi fajson qeverinë turke për këto dhe shumë çështje tjera islame. Sulejman Rexhepi nuk ka dështime vetëm në Shkup për temat e shpalosura, por edhe më gjërë nëpër qytete të tjera të vendit. Në redaksinë tonë kanë arritur një sërë ankesash nga Manastiri, Prilepi, Kërçova, Kriva Palanka për problemet e muslimanëve lidhur me Jeni Xhaminë në Manstir, xhaminë në Llazhec, Çarshi xhaminë në Prilep, mesxhidin në Kriva Pallank, në Kërçovë për vakufin, etj. Në ankesat e tyre qëndrojnë reagime të ashpra duke fajsuar Sulejman Rexhepin të paaftë për organizimin e jetës fetare dhe të daljes në ndihmë të muslimanëve. Sipas tyre: “ Nëse Turqia është fajtore për Burmali xhaminë dhe

Bllokohen bisedimet për reformat në media

Bisedimet për reformat në media si një nga kriteret kryesore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Maqedoni, janë ndërprerë që nga arritja e marrëveshjes për datën e re të zgjedhjeve, që janë paraparë të mbahen më 5 qershor. Përfaqësuesit e partive të kyçura në negociata thonë se nga 24 shkurti kur edhe u arrit marrëveshja për anulimin e shpërndarjes së Kuvendit, nuk kanë zhvilluar as edhe një takim të ri, ndërkohë që të njëjtën ditë, kryetari i VMRO DPMNE-së,  Nikolla Gruevski kishte deklaruar se ka marrë premtime nga ndërkombëtarët se nuk do të insistohet në miratimin e një ligji të ri për mediat. Çështjet kryesore për të cilat partitë duhej të arrinin marrëveshje kanë të bëjnë me depolitizimin e agjencisë së mediave, reklamat qeveritare, punën e transmetuesit publik, e çështje të tjera. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, thonë se ikje nga bisedimet për reformimin e mediave nuk mund të ketë, por ato shprehin shqetësimin nga, siç thonë, tendencat për ndry

Dehari edhe një shuplakë BDI-së, nuk e njeh Bekim Nezirin si kryetar shtabi

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ka bojkotuar aktivitetin e sotëm gjatë të cilit në Zonën e Lirë Ekonomike në Kërçovë është promovuar investimi i kompanisë Key Safеty Systems. Bojkoti ka marrë karakter ndërpartiak për shkak se në delegacionin qeveritar që merr pjesë në promovimin e këtij investimi është edhe ministri i ekonomisë, Bekim Neziri (aty do të jetë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski). Pikërisht prezenca e tij ka qenë shkak për bojkotin që e ka bë Dehari, thonë për “Lajm” burime të afërta me të. “Bekim Neziri nuk është zgjedhur kryetar shtabi në pajtim me statutin e partisë, prandaj Dehari nuk e njeh atë si kryetar legjitim të shtabit zgjedhor partiak. Poashtu Dehari nuk e ka të qartë se pse në këtë promovim është ftuar Gruevski, kur ai tani është vetëm kryetar i një partie”, thonë këto burime. Dehari bashkë me Hazbi Likën udhëheqin krahun partiak në BDI që kërkon reformat të thella dhe rrënëjësore në parti. Ata insistojnë të largohen kuadrot

Sulejman Rexhepi përsëri mashtron qytetarët e Tophanës

Kreu i BFI, Sulejman Rexhepi pas akuzave ndaj Turqisë për Burmali xhaminë tani akuzat po i drejton edhe për xhaminë në Tophanë. Në mungesë të aftësive për të ndërtuar këtë xhami tani si duket ska asnjë alibi që të mbron veten dhe akuzon të tjerët. Reagimet janë të ashpra përësri nga qytetarët e fushës së Tophanës të cilët për muaj me rradhë nuk kanë mundësi as të fallen e as të përdorin hapsirën ku është caktaur të ndërtohet xhamia. Besimtarët mysliman që jetojnë në këtë lagje, thonë se ndërtimi i xhamisë së re është një domosdoshmëri për ta, ndërkaq në mungesë të xhamisë, rritet fetare i realizojnë në një objekt të improvizuar. “Xhami, vetëm t’i thuash xhami ajo nuk është xhami. Obligimet aty i kryejmë. Këtu në fushë Tophanë nuk ka xhami tjetër. Shkojmë deri në Butel, nuk është afër ajo, duhet 2-3 km të udhëtojë që të falë namazin”. “Ne kërkojmë në emër të myslimanëve, që të fillojë sa më shpejtë të ndërtohet, meqë është nevojë obligative, ne kemi shumë nevojë, ne duam të jemi si

Gjyqi për Kumanovën, me avokatë të gjobitur

Avokatët e rastit të Kumanovës kërkojnë nga Gjykata që të plotësohen kushtet për mbarëvajtje të procesit gjyqësorë. Sipas tyre është e pamundshme në kushtet aktuale të zhvillohet procesi, sepse ato gjithnjë po mbetën larg klientëve të tyre. Ndërkohë që edhe familjarët e të akuzuarve mbeten jashtë dyerve të gjykatës.  “Nuk ka kushte për të vazhduar në këtë sallë momentalisht ku vazhdohet, bëhet fjalë për 29 të akuzuar, masat e policisë dhe sigurisë janë të mëdha , ne si avokat nuk mund të jemi me klientët tanë, i kemi bukur larg nga vendi ku jemi, ku i kemi për ti dëgjuar klientët. Nuk kërkoj asgjë tjetër ne kërkojmë vetëm kushte që për momentin në këtë gjykatë nuk i kemi”, deklaroi Mefail Arslani, avokat. Sipas Arslanit akoma mbetet në fuqi vendimi për dënimin avokatëve, edhe pse ata janë ankuar në të gjithë instancat gjyqësore për shlyerjen e një vendimi të tillë, të cilin e vlerësojnë si të pabazë. “Ne kemi bërë ankesa ku mendojmë se janë të pabaza ato vendimi për dënime, ne