Translate

Sunday, January 31, 2016

Vehabitë kërcënojnë hoxhë Shaban Tairi /Video/

Një ligjëratë ku hoxhë Shaban Tairi ka folur rreth Universitetit Amerikanë në Kajro ku kanë kryer studimet shumë nga ligjëruesit vehabi ka gjetë reagimin e këtyre të fundit deri dhe kërcënimin.
Në një publikim të tijin në facebook hoxhë Shaban Tairi ka shkrua:
Shoh se shume qenve vehabi tekfirca u paska penguar hutbja e djeshme ne te cilen eshte deshmuar se universiteti ku kryejn shkollen vehabit eshte prodhim i kishes prosbiterane te Amerikes e cila ka hapur universitetin amerikan ne kajro per te perhapur misionarizmin krishter. Rektor ne te eshte ende sot e kesaj dite Nila Anderson. Misionare krishtere.
 Ai po ashtu ka reagur në rrjetin shoqëror në një tjetër publikim ku ka thënë :
Per ato vehabi qe mendojne se me kercenime do me trembin ua them nje fjale                                           Sa do qe te fryeje era e forte, kodra nuk perkulet
 Në anën tjetër Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë nuk ka dal me ndonjë reagim.
Në një video shihet qartë presidentja e Universitetit Amerikan në Kajro që është një grua pa mbulesë dhe drejtimit të krishterë.
Në Egjipt ekziston edhe një universitet tjetër amerikanë i quajtur Universiteti  i Hapur Amerikan në Kajro ku përfundojnë studimet shumë ligjërues fetar. Baza e këtij universiteit është në Washington, DC Metropolitan .
Edhe ky universitet ka për udhëheqëse një vajzë që quhet Lana Carlson./ekuilibri/

Saturday, January 30, 2016

Pse e ndryshoi mendjen Molla Sula për organizimin e haxhit?


Në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI është diskutuar për haxhin dhe organizimin e tij për vitin 2016. Në këtë mbledhje është sjellur vendim që haxh gjatë këtij viti të ketë vetëm përmes vijës ajrore. Sipas asaj që po flasin pronarët e agjensive turistike, lidhur me këtë, gjatë vitit të kaluar, vet Sulejman Rexhepi u kishte thënë se kundër kyçjes së agjensive turistike në organizimin e haxhit gjithnjë kanë qenë Ali Baragoni, Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Abedin Imeri, Rexhep Jusufi, etj. Në komunikatën nga ana e BFI-së thuhet: “Pas analizave të shumta rreth organizimit të haxhit në të kaluarën e duke marrë parasysh sistemin dhe rregullat organizative të Haxhit nga Minsitria e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mos zbatimi i të cilave sjell dënime dhe pasoja të mëdha për organizatorët e haxhit, Rijaseti i BFI-së unanimisht solli vendim që organizimi i Haxhit duke filluar nga ky vit (2016) të organizohet vetëm përmes vijës ajrore, kështu duke unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.” E vërteta thotë se autoritetet saudite për organizatorë nga Maqedonia për disa vite me radhë njohin vetëm BFI-në, por si duket Suleman Rexhepi ka parapëlqyer mjegull për t'i mbuluar gjurmët! Ajo që këtë vit e ka detyruar të ndërron mendjen me sa duket lidhet me aferën e falsifikimeve të pasaportave për qytetarë turq, dhe në një formë dëshiron të shpërlahet para autoriteteve të vendit dhe ndërkombëtarët. Në komunikatën e BFI-së ka edhe një paqartësi tjetër kur thuhet: ”kështu duke unifikuar organizimin e haxhit me Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.” Një drejtues agjensie haxhi thotë se është e vërtetë që shtetet e përmendura nuk organizojnë haxh përmes vijës toksore, por në Kosovë dhe Shqipëri haxhi organizohet vetem përmes bashkësive islame, kurse në Turqi haxhi organizohet edhe nga agjensitë turistike! Tani nuk dimë sakt, a do të organizojmë si në Turqi, apo përfundimisht jemi eliminuar!? Nuk ka dyshim se ky vendim ka shkaktuar edhe reagime tek agjensitë turistike dhe habit fakti se sikur të ishin të kurdisura, ka të atilla që prej tani kanë filluar edhe me reklamat e tyre!


Wednesday, January 27, 2016

Hoxhallarët: Pse Këshilli për Fetva i BFI-së legjitimon idhujtarinë?

Në vendosjen e shtatores së figurës së madhe të popullit shqiptar Isa Boletini në Saraj të Shkupit në manifestimin final të shpalosjes morri pjesë kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi. Kjo pjesëmarrje dhe shpalosje e bustit të Isa Boletini nga kreu i BFI u kritikua nga shumë hoxhallarë dhe personalitete, veprim ky që nuk ka të bëjë me parimet islame. Hoxhallarë e Imamë nga Maqedonia shprehën se: “ Ne jemi të befasur me atë që po bënë Sulejman Rexhepi në veçanti për promovim të bustave dhe përmendoreve. Ne nuk jemi aspak kundër figurës së madhe të popullit tonë Isa Boletini, por Sulejman Rexhepi nuk duhet të merret me busta e shtatore se ato sipas parimeve islame janë idhujtari. Ai ka shumë punë që duhet të kryej për çështjen fetare,vakufin dhe zhvillimin e jetës islame, andaj çfarë i duhet atij promovimi i bustit dhe legjitimimi i idhujtarisë?”  Mediat por edhe vetë BFI muaj më parë kishte promovuar se brenda BFI-së tani ekziston Këshilli për Fetva, këshill ky që do të merret me çështje diskutabile islame dhe problem me të cilat do  të ballafaqohet opinion musliman në vend. Pikërisht kjo ka shtyer edhe më shumë imamët të pyesin këshillin në fjalë se për çfarë arsye nuk jep prononcime në pyetjet që janë parashtruar gjithandej nëpër media se vallë Sulejman Rexhepi a është akoma besimtar? Sipas zërave ky këshill është themeluar vetëm për të arsyetuar krimin dhe veprimet joislame të Sulejman Rexhepit dhe aspak të merret me problem reale islame. Gjithashtu këtij opinion i janë shtuar zërat se nuk duhet të llogaritet Këshilli për Fetva i BFI-së, por Këshilli për Fetva i Sulejman Rexhepit? “ Ky Këshill akoma nuk doli me një përgjigje lidhur me veprimin idhujtaresk të Sulejman Rexhepit. Kjo çfarë po ndodh në BFI është turpi dhe legjitimimi i idhujtarisë në shekullin e 21-një. Si duket ky këshill për fetva nuk është këshill i BFI por i Sulejman Rexhepit dhe se ata duhet të përgjigjen ashtu siç i porosit dhe mëson legjitimuesi i idhujtarisë në shekullin që po jetojmë. Ky veprim sipas principeve Islame është i ndaluar dhe të largon nga feja. Idhujtaria të lejohet e të promovohet në këto kohë pikërisht nga institucioni që i fton njerëzit në besim të pastër është krimi më i madh i ndodhur ndonjëherë në BFI. Në fund të fundit mund të kuptojmë veprimin e Sulejman Rexhepit ngase atë e ka lënë mendja, por aspak nuk e kuptuam veprimin e muftive të BFI-së.”-thuhet në reagimin e hoxhallarëve. Ky reagim nuk është i vetmi meqë ditë më parë kishin reaguar edhe shumë teologë e imamë të tjerë në mënyrë individuale duke e kritikuar veprimin e Molla Sulës dhe Muftive të BFI-së.




Tuesday, January 26, 2016

Orhan Ibrahimi : Qima themelon universitetin antishqiptar “Dame Gruev” (VIDEO)

Orhan Ibrahimi : Qima themelon universitetin antishqiptar “Dame Gruev” (VIDEO)./Ditari.mk/

Qeveria VMRO-BDI i shpallë ‘luftë’ BE-së

Qeveria e drejtuar nga VMRO-BDI, e zhytur në krim  dhe korrupsion ka filluar në fushatë kundër përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të cilët po ndihmojnë zgjidhjen e krizës politike në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.  

Kritika të ashpra nga ky pushtet, madje dhe kërcënime direkte të diplomatëve evropian në Shkup, vetëm se ata po kërkojnë të ndalet krimi i organizuar, korrupsioni galopant si të lejohet funksionimi i shtetit të së drejtës.
Absurdi është se, kjo kastë politikanësh po tregohet mosmirënjohëse ndaj ndihmën se pakontestueshme të Bashkimin Evropian në konsolidimin e demokracisë në vend.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav thotë se, ndërmjetësit ndërkombëtarë në Maqedoni shpesh herë janë të detyruar të rrisin masat e sigurisë për shkak se ndihen të kërcënuar.
Orav tha se edhe shumë media maqedonase po udhëheqin fushata negative kundër diplomatëve të huaj, ndonëse ata janë të angazhuar për ndihmuar Maqedoninë që të gjejë zgjidhje për krizën e thellë politike.
Ndërkaq, vetë lideri i partisë më të madhe në vend ditë më parë përdori një retorikë të ashpër ndaj përfaqësuesve të BE-së në Shkup, duke i shpallur si armiq.
Gruevski,  në një tubim partiak, i dërgoi mesazh liderit të opozitës maqedonase se:  “Nuk vihet në pushtet duke bashkëpunuar me Katica dhe Vanhojtovca”.
Eksperti belg Piter Van Hojte, i cili po ndihmonë zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni i është përgjigjur shkurtë retorikës së ashpër të liderit të VMRO-së Nikolla Gruevskit.
“Nuk kam ndonjë reagim, reagimi i vetëm rreth kësaj është gjithmonë, “Nëse nuk të pëlqen porosia, vrite lajmëtarin”, tha Hojte.
Edhe Prokuroria Publike Speciale, Katica Janeva kërkoi nga MPB-ja që të caktojë sigurim personal për të gjithë prokurorët publikë në këtë institucion.
Shkas për këtë është fjalimi i kreut të VMRO-DPMNE-së, i cili e vendosi prokuroren Janeva në të njëjtin grup sic tha ai, me “kriminelët, falsifikuesit, mashtruesit.” (INA)

Merkel do të japë dorëheqje në muajin mars

Eksperti politik dhe ish kryeredaktori i gazetës “Bild am Zontag”, Mihael Shpreng vlerëson se muaji mars do të jetë vendimtar për kancelaren gjermane Angela Merkel, për shkak të zgjedhjeve krahinore dhe samitit të BE-së.
“Merkel gjendet në rrezik të madh. Situate mund të ashpërsohet deri në atë nivel sa që do të jetë e detyruar ta vendosë në rend dite të Bundestagut votëbesimin e Qeverisë”, ka thënë Shpreng në një deklaratë për gazetën austriake “Osterrich”.
“Merkel është duke lëvizur mes dy poleve – humbjes së besueshmërisë dhe humbjes së pushtetit. Parashikimi im është se BE deri në sekondën e fundit do të negociojë dhe do të konstatojë se gjithçka që ka tentuar ka qenë e papërdorshme. Atëherë do të gjendet kompromis i cili duhet të jetë diku mes kufizimit për pranimin e emigrantëve dhe mbylljes së kufirit”, ka thënë Shpreng.
Ai vlerëson se nuk ekziston pasardhës i vërtetë për Merkelin me përjashtim të Volfgang Shojbles i cili mund të jetë kancelar kalimtar deri në vitin 2017, por jo më tepër.

Merkel do të japë dorëheqje në muajin mars

Eksperti politik dhe ish kryeredaktori i gazetës “Bild am Zontag”, Mihael Shpreng vlerëson se muaji mars do të jetë vendimtar për kancelaren gjermane Angela Merkel, për shkak të zgjedhjeve krahinore dhe samitit të BE-së.
“Merkel gjendet në rrezik të madh. Situate mund të ashpërsohet deri në atë nivel sa që do të jetë e detyruar ta vendosë në rend dite të Bundestagut votëbesimin e Qeverisë”, ka thënë Shpreng në një deklaratë për gazetën austriake “Osterrich”.
“Merkel është duke lëvizur mes dy poleve – humbjes së besueshmërisë dhe humbjes së pushtetit. Parashikimi im është se BE deri në sekondën e fundit do të negociojë dhe do të konstatojë se gjithçka që ka tentuar ka qenë e papërdorshme. Atëherë do të gjendet kompromis i cili duhet të jetë diku mes kufizimit për pranimin e emigrantëve dhe mbylljes së kufirit”, ka thënë Shpreng.
Ai vlerëson se nuk ekziston pasardhës i vërtetë për Merkelin me përjashtim të Volfgang Shojbles i cili mund të jetë kancelar kalimtar deri në vitin 2017, por jo më tepër.

Sunday, January 24, 2016

Këshillit për Fetva të BFI-së, a doli prej feje Molla Sula?

Mediat dje njoftuan se në fshatin Saraj u vendos busti i veprimtarit dhe patriotit shqiptarë Isa Boletini ku pjesëmarrës ishin krerët e BDI, Ali Ahmeti dhe Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi. Ky ceremonial u kritikua nga shumë intelektual, politikan, hoxhallarë, historian etj. Ajo çfarë i la gojëhapur mbarë opinionin ishte veprimi i Sulejman Rexhepit dhe muftive të BFI-së, ku sipas tyre Sulejman Rexhepi i paska kry të gjitha punët dhe i kanë mbetur vetëm përmendoret dhe muzika. Shumë hoxhallarë në faqet e tyre të facebook por edhe nëpër portale dhe rrjete të tjera sociale qarkullojnë kritika dhe fyerje në adresë të Sulejman Rexhepit për shkak të përkuljes dhe shpalosjes së një busti apo shtatoreje që sipas fesë Islame janë veprime të ndaluara dhe të njejtat largojnë njeriun nga feja. Kritikat kanë vazhduar edhe sot gjithandej bile me lloj lloj publikimesh që të gjitha duke ia tërhjekur vërejtjen kreut të BFIM. Në këtë institucion ekziston Këshilli për Fetva, andaj qytetarët presin nga ata që të dalin me deklarata dhe të sqarojnë se një veprim i tillë kreun e BFI e nxori nga feja islame apo akoma është në rradhët e muslimanëve? Apo ndoshta ky këshill nuk është i BFI por i Sulejman Rexhepit dhe duhet edhe më tej t’ia mbulojnë veprimet antiislame njeriut që e kanë mbuluar skandalet dhe turpet vitet e fundit. Në disa reagime dhe kritika të publikuara nga hoxhallarë hasim se qortimi i tyre në adres të kreut të BFI është i ashpër dhe me plotë të drejt. Kur dihet se pikërisht hoxhallarët janë ata që largojnë njerëzit nga idhujtaria e jo të jenë pjesëmarrës në vendosjen e tyre, hasej në publikimet e tyre./fokusinews


MOLLA SULA PO NA KËNDON, POR KU MBET BURMALI XHAMIA, VAKUFI DHE KRYQAT MBI SAHAT KULLA?

Sot në fshatin Saraj u vendos busti i veprimtarit dhe patriotit shqiptarë Isa Boletini duket se ka zgjuar interes por aq më shumë ka reagime tek popullata, klasa politike, historianët, akademikë, intelektualët, etj.
Ajo çka na befason ëm tepër se pikërisht anëtarë nga rradhët e BDI-së kanë kritikuar këtë çfarë ka bërë Ali Ahmeti me bustin e Isa Boletinit. Pas përfundimit të shpalosjes së bustit të Isa Boletinit pjesëmarrësit kanë vazhduar në një restorant ku morri pjesë Ali Ahmeti dhe Molla Sula ku edhe i’a kanë rrok këngës. Kryetarit Ahmeti në këngë i janë bashkuar edhe Mulla Sula si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Molla Sula si duket krejt punët e BFI-së i kishte kryer tani i kishte mbet vetëm kënga. Ai akoma nuk është përgjigj për Burmali xhaminë, vakufin, kryqat mbi Sahat Kullat, korrupcionin, orën rolex 35.000 euro, keqpërdorimi i vizave të haxhit, pasaportat falco për qytetar turk, fitrat, kurbanat, donacionet nga vendet arabe dhe turqia, etj./fokusinews

SHIK-U I SHQIPËRISË DHE AI I KOSOVËS “PUÇ” SULEJMAN REXHEPIT?!

Janë rreqethëse konstatimet idiotike të Sulejman Rexhepit si dhe të njrëzve të tij të shpërndara gjithandej nëpër rrjetet sociale se, kohë më parë kundër tij qenka zhvilluar një “puç” të cilën e paskan përkrahur Shërbimet intelegjente Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ky, si i pathyeshëm që qenka, i paska mundur që të dy Shërbimet intelegjente
Shkruan Qazim Erebara, Tiranë
Kuluareve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë po flitet për një zhgënjim nga përpjekjet e Sulejman Rexhepit për ta njollosur personalitetin e Kryetarit të këtij Komuniteti, H. Skënder ef. Bruçaj. Me gjasë, duke qenë se është shndërruar në një nga personlietet më të urryera nëpër rrjetet sociale, në mënyrë tinzare mundohet që këtë urrejtje ta ndajë bashkë me kryetarin Bruçaj, por edhe me Myftiun e Kosovës, efendi Tërnava.
Nëpër shumë ndeja, pastaj pa kurrfarë kujdesi përgjatë takimeve të ndryshme, Sulejman Rexhepi mundohet të tregojë se si vetëm Komuniteti i tij është ideali, kurse Komuniteti i Shqipërisë është për gjynah, me një ekip pseudoteologësh, me diploma false të marrura nëpër kolegjet e Fetullah Gjylenit. Mëkati më i madh i tyre qenka strategjia që e përdorën për t’i bërë “puç” kastës së vjetër të këtij Komuniteti dhe instalimi i atyreve të cilët për një muaj rresht kishin qenë bartës të aktiviteteve dhe të shtabeve të Edi Ramës nëpër qytete të ndryshme. Si shpërblim, pas fitores së Edi Ramës, të gjithë qenkan rehatuar nëpër zyret e Komunitetit kurse për kryetarin e këtij Institucioni qenka përkujdesur vetë Shërbimi Intelegjent Kombëtar i Shqipërisë.
Po çka paska menduar Sulejman Rexhepi? A e di ky farë uzurpatori i postit të reisit, siç po e quajnë myslimanët e Maqedonisë se, SHIK-u është institucion që përkujdeset për interest kombëtare dhe shtetërore. A e di Sulejman Rexhepi se, në institucionet kyçe të kombit e të shtetit nuk mund të vijë tipi i Janullatosit, i cili erdhi atëherë kur praktikisht në Shqipëri nuk ekzisonte SHIK-u.
Njëfarë provokatori mediatik, Olsi Jazexhi, në një debat televiziv kishte thënë se Skënder Bruçaj në krye të Komunitetit u soll nga SHIK-u. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë tri herë bravo për SHIK-un dhe, shqiptarët duhet të jenë të lumtur që pa verifikim gjegjës nuk mund të zënë poste në asnjë organ e vende kyçe shtetërore.
Prandaj, përfolja me mllef e Sulejman Rexhepit kundër kryetarit të KMSH-së për të cilin gjithandej flet, madje bashëpunëtorët e tij të ngushtë shkruajnë haptazi gjëra të tilla idiotike, është më tepër një urrejtje patologjike, e ngjizur nga xhelozia e sëmurë kundër gjithkujt që ka po të njëjtin titull. Sulejman Rexhepi nuk mund të paramendojë shqiptar tjetër që është në krye të ndonjë komuniteti tjetër islamik. Sulejman Rexhepi si duket e ka ëndërr jetike që vetëm një minut të jetë kryetar i të gjitha komuniteteve myslimane shqiptare. Sepse, sipas tij, vetëm ky është ai që është i aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat e mundshme, si dhe me të gjitha shërbimet sekrete.
Janë rreqethëse konstatimet idiotike të Sulejman Rexhepit si dhe të njerëzve të tij të shpërndara gjithandej nëpër rrjetet sociale se, kohë më parë kundër tij qenka zhvilluar një “puç” të cilën e paskan përkrahur Shërbimet Intelegjente Kombëtare të Shqpërisë dhe Kosovës. Dhe ky, si i pathyeshëm që është, i paska mundur që të dy Shërbimet intelegjente dhe paska ngelur i patundur. Nëse ka diçka të vërtetë në këtë konstatim pervers atëherë kjo duhet të jetë shumë brengosëse për Sulejman Rexhepin dhe jo të mburret për këtë “fitore”. Sepse, të të turren dy shërbime intelegjente kombëtare do me thënë se punët i ke si më së keqi dhe se është mirë të mbyllesh turpshëm në dhomë e të mos dalësh kurrë.
Deri më sot Sulejman Rexhepi ka zhvilluar luftë dhe ka “ngadhnjyer” kundër shërbimit intelegjent maqedonas. Nga sot e tutje do të mbahet mend si “fitues” edhe kundër Shërbimit intelegjent të Shqipërisë dhe të atij të Kosovës. Veç nuk është e qartë se pse këto tri shërbime qenkan kundër Sulejman Rexhepit. Hajde, po supozojmë se është i kuptueshëm dhe i lexueshëm konflikti me shërbimin intelegjent maqedonas, por ç’pati Sulejman Rexhepi me shërbimet intelegjente shqiptare?
Nëse kjo pyetje mbetet edhe më tej misterioze, nuk mund të thuhet se po kaq misterioz ngelë mesazhi që e përcjell Mulla Sula kur akuzon kryetarin ef. Bruçaj si dhe myftiun ef. Tërnava, qenkan në krye të Institucioneve respektive falë Shërbimeve intelegjente shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës. Me këtë konstatim idiotik Sulejman Rexhepi, në të vërtetë, do ta arsyetojë faktin se edhe ai në krye të Komunitetit Mysliman të Maqedonisë është falë përkrahjes së Shërbimit Intelegjent të Maqedonisë, i cili Shërbim këtë njeri e njeh me emrin-nofkën “Zharko”!  Të paktën, Skënderit i thonë Skënder e Naimit Naim! / Marrë nga Blic.info

Friday, January 22, 2016

Sulejman Rexhepi figura më e kritikuar në rrjetet sociale dhe media

Kriza politike në vend ka bërë që problemet edhe më shumë të shtohen në shtet në gjitha aspektet. Edhe opinion është i lodhur nga kjo çfarë po ndodh momentalisht në Maqedoni, andaj kritikat nuk kanë munguar në drejtim të qeverisë. Ajo që ka tëhequr vëmendjen është edhe bekimi i Nikolla Gruevskit nga Sulejman Rexhepit, ku sipas disa mediave duket se ky bekim në vend që të ndihmon ecjen e proceve të shtetit dhe qytetarëve si duket kishte efekt negtiv dhe vetëm që shtoi krizën politike, ekonomike dhe sociale. Ky veprim ka bërë që shumë medium, portale dhe faqe të merren me videon e publikuar ku shihet qartë bekimi i Gruevskit nga Sulejman Rexhepi. Videoja në fjalë ka shikueshmëri të madhe gjithandje në rrjetet sociale ku shikuesit e saj kanë shprehur edhe kritika si dhe bindje se bekimi i Gruevskit është një skandal i madh nga kreu i BFI, Sulejman Rexhepit veprim ky që duhet dënuar. Ai nuk është kursyer nga fyerjet dhe akuzuat për vepër djallëzore dhe joislame. E paimagjinueshme është të jetë e realizuar në veçanti nga një prijës fetar siç është Sulejman Rexhepi. Kjo dhe videot tjera skandaloze kanë ngjallë urrejtje të madhe në popullin musliman ku janë bërë me mijëra shikime, klikime, publikime dhe komente, andaj sikur të bëhej ndonjë hulumtim për të zgjedhur figurën më të urryer dhe kritikuar në Maqedoni do të shihnim se 100% do të ishte Sulejman Rexhepi./fokusinews/







Thursday, January 21, 2016

OPINION: A ka besim gënjeshtari

Së shpejti, Sulejman Rexhepi as nuk do të mund të marrë dhurata por as nuk do të mund të japë dhurata. Ai do të japë llogari për gënjeshtrat e tij kundër drejtuesve të Nismës. E vërteta është vetëm një dhe, kjo e vërtetë do të dëshmojë se uzurpatori i postit të reisit gënjen. Gënjeshtër është posti i tij, gënjeshtër është “funksionimi” i tij, gënjeshtër është besimi i tij
 Shkruan: H. Ibrahim ef. Shabani
Shumë imamë, kolegë, dashamirë të lëvizjes opozitare brenda BFI-së, tashmë të njohur si Nisma për reforma në BFI, po shprehin habinë e tyre se si ende ka nga radhët e teologëve që i shërbejnë Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë. Nuk bëhet fjalë këtu se të njëjtit mund të shantazhohen nga uzurpatori, as që mund të kërcënohen por, thjesht, manipulohen nga “fuqia e pushtetit” të Sulejman Rexhepit të cilën ai e shterron nga përkujdesi i pushtetit për ta ruajtur nga ndonjë sulm eventual. Pushteti ia ka dhënë rojet ndërsa ky këtë përkujdesje e interpreton si fuqi të veten personale të gërshetuar me strukturat e caktuara të pushtetit me të cilat mund t’i shkatërrojë të gjithë ata që i dalin përpara. Kjo është e vërteta!
Nga ana tjetër, e vërtetë është edhe fakti që Sulejman Rexhepi, në një takim që e kemi pasur ne të Nismës me te në Myftininë e Shkupit, na është përulur deri në tokë që të heshtim dhe t’i nënshtrohemi, sepse vetëm me nënshtrimin tonë do të shkojnë punët mirë e mbarë. Natyrisht, ne nuk e kemi dashur këtë mirësi dhe mbarësi të Sulejman Rexhepit. I kemi thënë shkurt e shqip: jep dorëheqje se e more më qafë miletin! Pastaj na ka bërë truqe dhe na ka akuzuar si hajna dhe gënjeshtarë. Ja pra, nëse ne gënjejmë dhe vjedhim, atëherë nuk mund t’i nënshtrohemi dhe t’i shërbejmë Sulejman Rexhepit, nëse i nënshtrohemi atëherë nuk mund të gënjejmë. Çdo gjë që do të dilte nga BFI-ja do të dilte si e vërtetë e madhe e Sulejman Rexhepit! Zot na ruaj, këtij zullumi t’i shërbejmë ne? Me nënshtrimin tonë ta legjitimonim tërë atë veprim të trishtë të Sulejman Rexhepit?
Ne nuk u pajtuam me të dhe vendosëm që të vihemi në shërbim të të gjithë myslimanëve të vendit, duke ua thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën rreth tërë asaj që po ndodhë në BFI dhe në organet e saj. Kjo e vërtetë do t’i dhemb shumë Sulejman Rexhepit, prandaj ai do të nis të shpif e të gënjejë për ne. Megjithatë, ne po ia hapim të gjitha shtigjet dhe po dëshirojmë ta nxjerrim në bregun e sigurtë ku do të jetë në gjendje ta thotë të paktën një të vërtetë. Urojmë që së shpejti të takohemi nëpër shumë procese gjyqësore në të cilat ai duhet ta thotë të paktën një të vërtetë. Ndonëse është fare e pabesueshme që ai të ketë guximin për ta shikuar në sy të vërtetën. Kësaj radhe nuk do të mund ta korruptojë ndonjë “gjykatës” me qingja e pula në villën e vet të ngritur në tokën e uzurpuar (dmth nuk është pronë e tij!) Sido qoftë, e vërteta atë do ta ndjek pas, tërë jetës, pavarësisht se a do të jetë “i gjithëpushtetshëm” apo i përgëdheluri i pushtetit. Ne do të përkujdesemi që e vërteta ta ndjek pas, në çdo skutë, në çdo kolltuk, në çdo ndeje e takim, duke ia zënë pritat gënjeshtrave të tij dhe duke e detyruar që të dorëzhet para të vërtetës. Sepse, siç transmetohet, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xhihadi më i mirë është ta thuash të dejtën përballë tiranit”! Ky është xhihadi më i mirë, më i sinqertë dhe më fisniku sepse, përcillet me sfida të paparashikueshme. Në xhihadin përballë armikut, secili mund të vdesë, apo, të paktën të shpresojë se do të ngadhnjejë. Ndërsa me xhihad para tiranit i ekspozohesh shkatërrimit, zhdukjes apo edhe likuidimit. Pranda, Pejgamberi  a.s. e ka quajtur “Xhihadi më i mirë”! Thënia e së drejtës, e së vërtetës përmes këtij xhihadi, është më i fuqishëm se çdo tiran, i cili nuk mund ta përligjë sepse tirani nuk e ka atë balansin shpirtëror për ta drejtuar popullatën duke ia thënë të vërtetën. Tek tirani “e vërteta” është vetëm ajo e cila del nga pushteti i tij i pakufijshëm, pra, ai gënjeshtrën e prezanton dhe e imponon si “të vërtetë” dhe urdhëron që kësaj t’i besohet. Kush nuk i beson ai largohet nga puna, nga fakulteti, nga medreseja…
Te Nisma për reforma në BFI ekziston një bindje e plotë se, duke e zhveshur Sulejman Rxhepin nga gënjeshtrat e tij, do ta detyrojmë që ta thotë një të vërtetë, natyrisht, duke e faktuar e jo duke e nxjerrë si fjalë goje sa për sy e faqe.
Së shpejti, Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë së BFI-së, do të duhet të dalë para gjyqit dhe të dëshmojë me fakte se si, kur dhe ku u takua Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani, me liderin e PDSH-së, z. Menduh Thaçin, me të cilin paskan bërë plane për ta shkatërruar BFI-në? Ose do ta faktojë këtë të vërtetë (!) ose do ta thotë një të vërtetë: Kam gënjyer! Natyrisht që ka gënjyer dhe kësaj radhe nuk do të amnistohet aq lehtë nga gënjeshtrat që i ka sajuar për udhëheqësit e opozitës në kuadër të BFI-së që tashmë opinion i njeh si Nisma për reformat në BFI të RM-së. Nuk do të amnistohet, sado që përmes shkuesve të ndryshëm po lutet që të tërhiqet kjo padi.
Le t’ia përkujtojmë Sulejman Rexhepit këtu një të vërtetë historike të ndodhur në kohën e Ebu Hanifes prej të cilit halifja, Ebu Xhafer el-Mensuri, kërkon që të përkrahet në një mosmarrëveshje që e kishte me gruan e vet. Natyrisht, Ebu Hanifja ishte përcaktuar vetëm për të vëtetën dhe të drejtën dhe, kjo drejtësi, në këtë rast shkoi në të mirë të gruas. Halifja uli kokën duke u prekur shumë nga kjo mospërfillje e fuqisë së pushtetit të tij. Sapo iku Ebu Hanifja, gruaja pas shërbëtorit të vet i nisë flori, rrobe e gjësende me vlerë në shenjë falënderimi. Ebu Hanifja i refuzoi të gjitha ato shpërblime duke thënë “dhurata rrezikon besmin tim”!
Së shpejti, Sulejman Rexhepi as nuk do të mund të marrë dhurata por as nuk do të mund të japë dhurata. Ai do të japë llogari për gënjeshtrat e tij kundër drejtuesve të Nismës. E vërteta është vetëm një dhe, kjo e vërtetë do të dëshmojë se uzurpatori i postit të reisit gënjen. Gënjeshtër është posti i tij, gënjeshtër është “funksionimi” i tij, gënjeshtër është besimi i tij.
(Autori është drejtues i Nismës për reforma në BFI të RM-së)

Tuesday, January 19, 2016

Pse Sulejman Rexhepi demek “Imazhi i Kombit” nuk morri pjesë në manifestimin “Flaka e Janarit”

Pse Sulejman Rexhepi demek “Imazhi i Kombit” nuk morri pjesë në manifestimin “Flaka e Janarit”

Më 16 Janar në qytetin e Gostivarit u organizua manifestimi "Flaka e Janarit" në shenjë përkujtimi për tre të rënët për Atdhe dhe vrasjen e tyre 34 vite më parë të Badhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla. Në këtë manifestim “ Flaka e Janarit” në Gostivar këshilli organiztiv i këtij manifestimi kishte përgatitur edhe një monografi prej 300 faqe për pjesëmarrësit. Ky manifestim u mbajt në Gostivar por kësaj rradhe çuditërisht nuk morri pjesë kreu i Bashkësisë Islame dhe muftiu i Gostivarit. Si zakonisht Sulejman Rexhepi merr pjesë në aktivitete të tilla, por kësaj rradhe ai u pengua dhe u anashkalua. Muaj më parë mbarë opinion u dezinformua se (nuk)është dekoruar me çmimin “ Imazhi i kombit”, mirëpo kësaj rradhe nuk ia arrijti qëllimit që të manipulon me manifestimin “ Falaka e Janarit”. Nga terreni na bëjnë me dije se kreu i BI kishte qenë i shoqëruar nga disa myfti megjithatë nuk arrijti të merr pjesë në manifestim dëshmi kjo që flet se ka filluar të shpaloset fytyra e tij e vërtetë. Apo siç edhe pyetën më mirë: Pse Sulejman Rexhepi demek “Imazhi i kombit” nuk morri pjësë në këtë manfestim? Organizatorët janë ndjerë poshtëruar sikur të ishte prezent Sulejman Rexhepi dhe grupi i tij që po tallen me islamin dhe institucionin fetar përmes aktiviteteve tallëse dhe paraqitjeve skandaloze në opinion dhe media. Pengimi i Sulejman Rexhepit dhe bashkëpnëtorëve të tij ka qenë edhe për aryse të tjera të cilat mediumi jonë i mësoi se ai është i padëshiruar në Gostivar dhe më gjërë në popull. Fakt ky që e mbështesin se edhe në manifestimet e Muftinisë së Gostivarit ai është fishkëlluar në sallë nga të pranishmit, andaj për të mos rrënuar manifestimin ai nuk u lejua të merr pjesë. Arsye tjetër është se në media flitet tepër shumë se ai posedon dosje si bashkëpunëtor i shërbimeve të shtetit, por gjithashtu shpalosjen tjera që janë bërë nga mediat mbi krimin e bërë në BFI nga Sulejman Rexhepi. Andaj si mund të merr pjesë një njeri i dyshimt dhe bashkëpunëtor i UDB-së në manifestime kombëtare ku përkujtohet rënia dëshmor të djemve të kombit. Sulejman Rexhepi dhe muftitë përfunduan në drekën e një haxhi për ta mbuluar turpin që përjetuan./shkupipost/

Saturday, January 16, 2016

A po e mbron Gruevskin edhe bekimi i kreut të Bashkësisë Islame në Maqedoni !?

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi është një nga krerët fetar që kishte bekuar kryeministrin Nikolla Gruevski dhe duke u lutur për të. Ky bekim sërish është rikthyer në rrjetet sociale, duke theksuar se a mund të jetë kjo lutje e Reis ulemasë së Maqedonisë që po e mban të fortë kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE.
”Allahu ta bekojë kryeministrin Nikolla Gruevskin!”, ishte urimi për Gruevskin.

Tuesday, January 5, 2016

Revoltohen prindërit e Medresantëve: Ç’janë këto kërkesa nga stafi i shkollës

Medreseja Isa Beu edhe pse mirëmbahet me donacione të popullit megjithatë prindërit e nxënësve të kësja shkolle janë të zhgënjyer me kërkesat dhe pagesat që duhet bërë në këtë shkollë. Revolta te ata është rritur pas kërkesave që kanë bërë nga paralelja e vajzave të Medresesë në Shkup ku për uniformat e nxënëseve janë kërkuar të paguhen nga 85 euro, pagë kjo që nuk ka qenë më parë kaq e lartë. Revoltohen tejmase prindërit e Medresantëve duke thënë se ç’janë këto kërkesa nga stafi i shkollës tani që po bëhen. Kështu janë shprehur prindërit e disa nxënëseve të cilat ndjekin mësimet në këtë paralele:”Vërtet është e pakuptimshme kjo që kërkohet nga ne. Si është e mundur kjo kur që në fillim na kanë njoftuar se nuk ka pagesa, ndërsa tani vetëm për uniformën na kërkojnë 85 euro. Të gjithë e dijnë se ne me çfarë krize ekonomike po përballemi dhe përsëri na kërkojnë të bëjmë pagesa të reja. Popullata muslimane është në gjendje të rëndë sociale, andaj këto kërkesa janë të mëdha meqë kemi harxhime të ndryshme për fëmijët tanë. Neve për çdo ditë kujdesemi për ardhjen, udhëtimin, dhe harxhimet tjera të fëmijëve tanë për këtë arsye drejtoria e kësaj shkolle duhet të ketë parasysh këto problem me të cilat po ballafaqohemi. Neve e dijm se populli e mbanë këtë shkollë në të gjitha aspektet kështu që nuk e kemi të qartë se edhe sa duhet të japim për këtë shkollë”. Një tjetër nga mesi i tyre thoshte:” Djalit të Molla Sulës po i lejohet të shfrytëzon internatin për të ushtruar xhudistët femra pa asnjë denarë, ndërsa për fëmijët tanë duhet të paguajmë. Nuk e kam të qartë si veprohet kështu a respektohet feja islame apo dëshirat e njerëzve?”               BFI çdo vitë kërkon nga popullata msulimane të japin Sadekatul Fitri, zeqatin, për nevojat e Medresesë, por gjithashtu kanë njoftuar se Kurbanat dhe lëkurat e Kurbanave u dedikohen nxënësve dhe harxhimeve të këtyre shkollave. BFI në deklarat zyrtare ka shprehur gjithashtu se të ardhurat nga organzimi i haxhit janë burim me të cilat mirëmbahen institucionet edukative. Edhe pse po dihen tani të gjitha burimet e mirëmbajtjes së këtyre shkollave atëherë edhe sa mjete financiare duhen për këtë shkollë?/fokusinews/

Saturday, January 2, 2016

Qytetarët muslimanë: Sulejman Rexhepi pas skandaleve duhet të largohet nga BFI

Kohëve të fundit janë shpalosur skandale të shumtë në emër të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Emri  i tij lidhet me skandalin e ambasadës së Holandës lidhur me radikalizmin islamik, me keqpërdorimin e emrit të institucioneve të shtetit shqiptar siç ndodhi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, krimin e organizuar me pasaporta  falce të Maqedonisë për qytetarë nga Turqia. Tani skandal tjetër që u shfaq se BFI nuk posedon arkiv dhe se manipulon me opinionin lidhur me veprimtarinë institucionale. Mediat shpalosën qartë se fabrika e pasaportave falce është e Zahir Bekirit-Çaushi, ndërsa ato janë bërë për viza haxhi të cilin organizim e bënë vetëm BFI.  Sulejman Rexhepi për të pastruar veten nga krimi tenton të manipulon opinionin se nuk e njeh Zahir Bekiri- Çaushin. Të pyetur qytetarët se si e shohin BFI pas këtyre skandaleve dhe pozitën e saj në shtet? Përgjigjet ishin negative dhe përplot revolt. “ Çfarë zhvillimi po lyp në Bashkësi Islame, kur ate e drejton Molla Sula që e bekoj Gruevskin. Nuk mundet ai me qenë në krye të BFI-së, ai është njeri që në BFI rrin më shumë se 40 vite. Kjo vet tregon se ai çfarë njeriu është meqë shumë kohë është në krye të meshihatit”. “Ai është njeriu ma i pa moralshëm, ma i prisht se ai nuk ka. Shifja familjen çfarë e ka, krejt hajnin e bojn ata”.” E mjerë BFI që ka mbet në duartë e tij, ai është kriminel,  e shiti Burmali xhaminë, e shiti vakufin? Ku janë dyqanet në Çarshi të vjetër, krejt i ka dhënë sippas dëshirës së tij, për mos me thënë se i ka shitur.” “ BFI e njohim vetëm për skandale, për hajni dhe për asgjë tjetër. Sa kohë BFI është me probleme? Molla Sula është i anës tonë andaj se kuptoj si ka ftyrë me dal në xhemat edhe në television?”-thonin me stjerash qytetarët e pyetur lidhur me skandalet e fundit dhe BFI-në./fokusinews/