Translate

Sunday, December 4, 2016

Videoja e plotë e dokumentarit “Udhëkryqi shqiptar në Maqedoni” (ZonaExpress)

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur një dokumentar i jashtëzakonshëm për zgjedhjet në Maqedoni, i titulluar “Udhëkryqi shqiptar në Maqedoni”.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, llogaritet të jetë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.
Emisioni që është shfaqur sonte është një dokumentar ekskluziv për zgjedhjet në Maqedoni që mbahen më 11 dhjetor.
Kënd do ta votojnë shqiptarët kësaj radhe? Kush thotë se do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet? Cila figurë e njohur ka dala hapur në përkrahje të një partie politike? Kush thotë se në Maqedoni ka lëvizjes pro-aziatike? A kanë hyrë para të dyshimta në fushatë? Cila është historia e këtij shteti nga pavarësimi deri në ditët e sotshme? Si u montuan proceset gjyqësore kundër shqiptarëve? A kanë gisht politikanët shqiptarë këtu?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

0 comments :

Post a Comment