Skip to main content

SULEJMAN REXHEPI GODET RËNDË ALI AHMETIN DHE IZET MEXHITIN

ëse Mulla Sula ka dëgjuar qoftë vetëm një informacion të zbehtë që flet për luhatshmërinë e BDI-së në raport me realizimin e interesave personale të tij, atëherë, nuk ka turk që mund ta ndalë Mulla Sulën, sepse ky njeri nuk e njeh parimin e miqësisë, dostllëkut, sepse as që e ka dhe as që e ka pasur ndonjëherë një parim të tillë

Shkruan: Zeqie Veseli

Kolumna e fundit e nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, mbanë titullin “Pse (s) duhet të jenë krenarë shqiptarët”! Edhe pse nuk specifikohet se për cilët shqiptarë bëhet fjalë, megjithatë, nga brendia del se pozita e shqiptarëve të Maqedonisë është për ibret, ndaj dhe nuk duhet të jenë krenarë! Si asnjëherë më parë këto kritika, ndonëse në mënyrë alegorike, i drejtohen fund e krye BDI-së, respektivisht Ali Ahmetit si uzurpatorë i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe, Izet Mexhitit, dështimet politike të të cilit ia kanë humbur krenarinë shqiptarit të Çairit. Pra, sipas Sulejman Rexhepit, Ali Ahmeti dhe Izet Mexhiti janë dy faktorët kryesorë që duhet t’i nënshtrohen “rexhmit” me qëllim që t’ju kthehet krenaria shqiptarëve. Atëherë, pse Sulejman Rexhepi e rrenë Ali Ahmetin duke e mburrur deri në kupë të qiellit? Apo Mulla Rrenci mendon se Ali Ahmeti është “gllup” dhe nuk i lexon kolumnat, kështu që nuk ka prej nga merr vesh se në sa karriga ulet Mulla Sula!
Pastaj menjëherë poshtë titullit fillon rrena e Mulla Sulës si bosht i temës! Po si nuk i vjen turp të rrejë kaq fort? Një rrenë e tillë mund t’i ketë hije një gazetari, një shkrimtari, një qytetari të rëndomtë, por, assesi një njeriu që pretendon se është “hoxhë”! Është e pakuptueshme se si pranon ta nënshkruaj një rrenë aq “artistike”! Rastësisht i paska ndodhur Mulla Sulës të jetë në një rrugë të Çairit ku nja dy fraera dhe azgana e paskan zënë rrugën me vetura luksoze duke biseduar dhe, pastaj, ju shkon një polic i ri shqiptar për t’i qortuar por, fraerat shqiptarë e shajnë zi e më zi. Pastaj Mulla Sula i piket njërit azgan për mbrapa dhe sapo del në anën tjetër të Shkupit (në anën maqedonase) menjëherë e ndalon një polic maqedonas dhe, prapa tij ndalet edhe Mulla Sula dhe, çfarë të dëgjojë? Fraeri shqiptar dridhet para policit maqedonas i cili e dënon dhe e shanë, kurse ky “falla, falla” dhe ikë! Hajde rrenë hajde, e denjë  për të dalë vetëm nga goja e Sulejman Rexhepit, alias Mulla Rrencit.
O Mulla Rrenc, shqiptarët kanë miliona arsye për të qenë krenar, madje edhe atëherë kur soji yt, ndonjë polic maqedonas, përpiqet t’ia cënojë dinjitetin kombëtar. Edhe në këtë rast shqiptari duhet të ndjehet krenar, sepse, të paktën, është një krenari që i bën nervoz policët maqedonas dhe kjo është krenaria e arsyeshme dhe e paprekshme e shqiptarit.
Ja edhe një rrenë tjetër e Mulla Sulës në këtë kolumnë të uzurpuar (pse ka kaq shumë qejf Mulla Sula të uzurpojë gjithçka të huaj?!?) Mulla Sula krejt këtë storie me “azganin” thotë se e paska përjetuar në ditën e Flamurit, më 28 Nëntor! Meqë Mulla Sula nuk ndjehet krenar madje as që ndjehet shqiptar, ai në këtë ditë ka urdhëruar të punohet, madje i ka tubuar të gjithë myftinjtë e vendit dhe i ka maltretuar deri vonë pas dite dhe, jo që ka qenë rrugëve të Çairit.
Mulla Sula thotë: “Si mund të jetë krenar shqiptari i Shkupit kur e sheh se Çarshia e Vjetër, e vetmja vlerë autentike e Shkupit (bashkë me disa xhami të vjetra) e që rastësisht kanë mbetur në anën shqiptare, po përjetojnë një rrënim dhe diskriminim të pa imagjinueshëm”! Natyrisht, për këtë situatë faji bie mbi BDI-në, konkretisht mbi Izet Mexhitin. Si duket, e paska nervozuar keq z. Mexhiti Mulla Sulën, sepse ky farë mullai reagon në këtë formë kundër miqve të vetë vetëm nëse nuk kontribuojnë në realizimin e interesit idiotik të Mulla Sulës.
Po me Ali Ahmetin ç’pati Mulla Sula? Pse e goditi aq rëndë përmes kësaj kolumne! Një natë më parë në TV ALSAT u transmetua një intervistë me Menduh Thaçin! A mos u frikësua apo mos u trimërua nga kjo intervistë Mulla Sula i cili, menjëherë, të nesërmen (pra sot, 1 dhjetor, 2016) do ta godasë shumë rënd Ali Ahmetin, edhe atë me këtë akuzë: “Shiptarët nuk mund të kultivojnë krenarinë e tyre duke e duruar njëkohësisht terrorin e atyre që shqiptarinë e kanë shndërruar në strehë në të cilën fshehin paaftësinë e  tyre për të qeverisur popullin dhe vetëveten.” Përfundimisht, edhe Mulla Sula iu bashkangjit publikisht fushatës së gjërë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit. Kush e nxiti për këtë goditje, kjo nuk është diçka e panjohur apo e pazbërthyer. Thjesht, nëse Mulla Sula ka dëgjuar qoftë vetëm një informacion të zbehtë që flet për luhatshmërinë e BDI-së në raport me realizimin e interesave personale të tij, atëherë, nuk ka turk që mund ta ndalë Mulla Sulën, sepse ky njeri nuk e njeh parimin e miqësisë, dostllëkut, sepse as që ka e as që e ka pasur ndonjëherë parim të tillë!
Sulejman Rexhepi, “kolumnën e vet” e përfundon me një mllef shumë të rëndë kundër BDI-së, dhe shokëve të vet duista të cilët, sipas të gjitha gjasave e paskan “tradhëtuar”! Vetëm kur i cënohet interesi personal Mulla Sula di të reagojë pa pardon në formën siç e përmbyllë kolumnën. Mulla Sula përmbyllë: “Sot vështirë se gjendet ndonjë shqiptar që seriozisht i beson muhabetet boshe të turlifarë politikani (të BDI-së) që pretendon se po angazhohet për çështjen kombëtare. Fati i mohuar i shqiptarëve në këto vite postkomuniste, ngadalë por në mënyrë të sigurtë po shndërrohet në makth të mohuesve sepse edhe ata po e kuptojnë se një popull i tërë nuk mund të gënjehet në vazhdimësi (siç e kanë gënjyer politikanët e BDI-së). Është iluzore të mbjellësh farën e të keqes dhe të presësh lumturi.”
Kështu ju thotë Mulla Sula funksionarëve dhe politikanëve të BDI-së. Po çka i thonë këta funksionarë e politikanë të BDI-së Mulla Sulës?! Të paktën le të binden që ai është “Mulla Rrenci”!


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves