Translate

Monday, December 5, 2016

Skandaloze: Djali i Sulejman Rexhepit gjegj. zv. drejtori i Medresesë Isa Beu në tubim e BDI-së (FOTO)

Javë më parë Sulejman Rexhepi kishte firmosur një apel publik në emër të BFI-së duka ua drejtuar mbarë strukturave politike që të mos keqpërdorin fenë nëpër tubime parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Apelin e Bashkësisë Fetare Islame nuk e përfillën shumë hoxhallarë duke marrë pjesë nëpër tubime zgjedhore dhe duke përkrahë struktura të ndryshme politike. Por ishte e pabesueshme që zëvendës drejtori i Medresesë Isa Beu, Zuhejr Rexhepi djali i kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi të merrë pjesë në tubim parazgjedhor në përkrahje të BDI-së. Nga kjo shihet se vetë Sulejman Rexhepi nuk respekton apelin e BFI-së, andaj si mund të pritet që struktura të BFI-së të respektojnë këtë vendim të BFI-së. Nga kjo përkrahje e Sulejman Rexhepit për BDI jep të kuptojmë se pikërisht kur akuzohet BDI për krime, kriminalitet, korrupsion, shitje dhe falje të tokave të ndryshme për Kishën, për amoralitet, krim të organizuar, vrasje dhe burgosje me automatizëm Sulejman Rexhepi dëshmon se legjitimon krimin, kriminalitetin, vrasjen, burgosjen e shqiptarëve.























0 comments :

Post a Comment