Skip to main content

PUSHTETARËVE DHE UZURPATORËVE U VIE FUNDI

Të jeshë pushtetar e ke fare të lehtë edhe ta realizoshë një uzurpim, çfarëdo qoftë ai. Të jeshë uzurpator e ke shumë të lehtë që ta përjetoshë përgëdheljen e pushtetit, sepse, pa pushtet uzurpatori përfundon burgjeve të rënda

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

Nëse vetëm pak e ktheni filmin, lexues të dashur, apo, nëse vetëm pak ia hedhni një shikim memoareve të Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, të cilat tashmë i ka të botuara në formë elektronike, menjëherë do të shikoni se, ky njeri në krye të BFI-së vie vetëm pasi të ketë kaluar një përvojë të konsiderueshme zyreve policore. Pra, pushteti policor jugosllav-maqedonas në njëfarë mënyrë është spirale prej nga katapultohesh në uzupim.
Nga memorja e miletit tonë por edhe nga memoaret e Mulla Sulës vërehet se nëse Mulla Sula nuk do të bëhej hoxh do të bëhej polic, apo, punësimi alternativ i Mulla Sulës ka qenë policia. Mulla Sula ka punuar vite të tëra në polici, edhe atë me punësim të plotë, sepse, në kohën komuniste punësim me kontratë në vepër nuk ka pasur. Punësimi i plotë në polici ia ka siguruar edhe veprimtarinë “pej hoxhe” (nëse jo prej spiuni) në Këshillin e Shkupit, në cilësinë e referentit për çështje fetare. Duke i kryer me nder këto dy aktivitete, i pari ia mundëson që të hidhet në pozita më të larta, sepse, ky është shpërblimi për bashkëpunëtorët policorë apo të shërbimeve sekrete: instalimi nëpër vendet kyçe prej nga kontrolli i një komuniteti të tërë është më i lehtë dhe më i plotë. Përmes Mulla Sulës survejimi policor i BFI-së ka qenë fare i lehtë dhe i mundshëm, si në shuplakë të dorës.
Pushteti policor e ka shumë të lehtë mundësinë që përmes vasalit të vet ta ndihmojë në udhëheqje bashkëpunëtorin e vet, madje qoftë edhe në pozitë të uzurpatorit të vendit kyç të një Institucioni. Me fjalë të drejtëpërdrejta do të thotë që, pushteti i VMRO-së përmes aletit të vet vasal (BDI-së) e ka shumë të mundshme për ta mbajtur Mulla Sulën në pozitën uzurpuse të postit të reisit të BFI-së. 

Si rrjedhojë e kësaj logjike, Mulla Sula është i dresuar nga pushteti policor që të gjithë ata që ia dridhin kolltukun uzurpator t’i padisë si “bashkëpunëtorë të pushtetit”,  sepse ky stil i tillë i duhet pushtetit policor që t’i njollosë dhe t’i kompremetojë forcat më progresive që ju prijnë gjithnjë proceseve reformuese, përmes të cilave pastaj vie fundi i uzurpatorit policor që mbahet në spirancën e pushtetit totalitar.
Sipas të gjitha gjasave, derisa Mulla Sula punonte në sektorin e pasaportave në policinë socialiste maqedonase, ai mbase ia ka siguruar vetes edhe ndonjë pasaportë të një udhëtimi avanturesk nëpër Institucionin e BFI-së. Por, Mulla Sula duhet ta ketë të qartë se të gjitha pasapotat kanë afatin e vet të skadimit. Çka do të bëjë Mulla Sula kur do t’i skadojë ky afat i pasaportit policor? Do të rikthehet sërish në atë zyre që të paiset edhe me një pasaportë tjetër disavjeçare? Nuk është se duhet të çuditemi, sepse, njeriu e bën vetëm atë punë për të cilën është specializar dhe regjur nëpër jetë. Nëse jo hoxhë Mulla Sula do të bëhej një polic i mirë, ashtu siç ishte dikur prej nga u katapultua në krye të BFI-së.
Po nëse bie pushteti policor që ia zgjatë ymrin në vendin e uzurpuar të reisllëkut? Atëherë këputet edhe masha vasale (BDI-ja) e cila po i ndihmon pushtetit që mos t’i djegë duart duke hedhur prush e zjarr mbi familjet dhe shpirtin e çdo shqiptari. Pushtuesit dhe uzurpatorët e kanë fundin e keq pasi t’ju përfundjë pushteti. I vetmi “përqafim i ngrohtë” që i pret është burgu, izolimi, arratisja. Kudo që të jenë, përkundër bekimeve që i derdhin mbi pushtetmbajtësit e tyre (Nikolla Gruevski) do të çmenden nga mallkimi kumbues i popullit. Amin!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves