Translate

Tuesday, December 6, 2016

Murati i BDI-së: Votat tona mund të blihen vetëm me para të Beogradit dhe Moskës (Autogoli)

Votat tona nuk blihen me para nga Stambolli. As me para nga Tirana, ose Prishtina. Votat tona blehen me para të pastra nga Beogradi dhe Moska, që vijnë përmes Qipros dhe Athinës në kazinotë e Tetovës. Ky është “selami” i ashpër i kryetarit të komunës së Sarajit, Bekim Murati, dërguar shqiptarëve, të cilët dëshiron t’i mbrojë nga paratë e Turqisë, duke u ofruar rubla Rusie dhe dinarë Serbie.
Votuesit shqiptar e kanë pranuar dhe e kanë kuptuar shumë mirë këtë “selam”, dhe më 11 dhjetor do t’i japin një “aliqym selam” të fortë edhe Muratit edhe BDI-së.
(Autogoli është  rubrika në lajmpress.com për humor dhe satirë. Lajmet që botohen në këtë rubrikë nuk janë të vërteta edhe pse ndonjëherë janë shumë afër realitetit).

0 comments :

Post a Comment