Translate

Monday, December 5, 2016

FATI I BFI-SË NË KORNIZAT E PLATFOMËS SË NISMËS PËR REFORMA NË BFI

Përmes Platformës së Nismës ne kemi sqaruar se cilat janë rreziqet me të cilat aktualisht po përballet BFI-ja, kemi ofruar opcion se si të dilet nga kjo krizë e rëndë dhe e pashembullt në asnjë institucion tjetër në rajon dhe më gjërë.

Shkruan H. Ibrahim ef. Shabani

Këto ditë, në një shkrim me titull “Myslimanët e Maqedonisë kanë mbetur pa Bashkësi Islame”, veç të tjerash u përfol dhe Platforma e Nismës për Reforma në BFI! Një lum kërkesash na u drejtuan që edhe një herë ta interpretojmë madje edhe ta botojmë në tërësi këtë Platformë. Natyrisht, kjo kërkesë e myslimanëve të vendit pason pas trishtimit të madh që shpërthente nga shkrimi që fliste për degradimin e Institucionit të vetëm fetar islam në vend në një firmë private të Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës.
Si asnjëherë më parë, madje kurrë në historinë e vet mbi gjashtëqindvjeçare BFI-ja nuk ka qenë në pozitë kaq shumë të degraduar. BFI e kriminalizuar, e zhytur në krime e korrupsion, në zhvatje e në nepotizëm, është shumë larg të qenurit institucion legal, legjitim, që funksionon profesionalisht e që zhvillohet institucionalisht. Për momentin është peng i një grupi të padenjë për të qenë nëpunës të këtij Institucioni e lëre më të udhëheqin me të. BFI-ja sot për sot është në prag të paralizimit total. Për pasojë po depersonalizohet, deformohet e degradon për ditë e më shumë. Kushtetuta, statutet e organeve si dhe të gjitha rregulloret po shkelen qëllimisht dhe pa kurrfarë frike. Sot në BFI ndjehet vetëm atmosfera e krimit, vjedhjes, zhvatjes, shkatërrimit, dehumanitetit, korrupsionit e nepotizmit. Organet e këtij Institucioni si dhe këshillat apo forumet drejtuse nuk janë mbledhur pothuajse asnjëherë. BFI-ja është shndëruar në Institucion-individ! Aty vetëm njëri, si despot, vendos për gjithçka dhe në çdo kohë. Rijaseti, si organ kolektiv, drejtohet nga individë me mandat të skaduar, me individ të padenjë për të qenë aty, me falsifikatorë të përgatitjes akademike, njerëz me dosje, ndërkohë që, personi që ka uzurpuar postin e Reisul Ulemasë, organin më të lartë të BFI-së, është vetëshpallur kryetar, duke falsifikuar tërë procesin e zgjedhjes së tij. Vendimmarrja kolegjiale ka kaluar në personale. Në vend të aktiviteteve fetare, zhvillohen synimet e një grupthi uzurpatorësh të denjë për zhvatje, vjedhje dhe kriminalizim të kolektivit. Për interesa meskine të vetat tërë BFI-në e partizon madje duke e shndërrar komplet në një shtab partiak, pa i menduar pasojat e rënda që bijnë mbi kurriz të këtij Institucioni nga një dukuri e tillë e pamençur. Kështu Sulejman Rexhepi e blenë rehatinë e jashtme ndërsa rehatinë e brendshme e blenë duke ua mundësuar korruptimin njerëze të cilëve u frikësohet më së shumti. Të tillëve ua krijon mundësinë e marrjes së parave në arkën e BFI-së në formë borxhi por që kurrë nuk ua kërkon, ua falë pa kurrfarë vendimi. Dhe nuk janë pak, të tillët (kësaj radhe nuk po i radhisim emrat) i kanë borxh me mijëra e mijëra euro BFI-së por që nga Sulejman Rexhepi nuk ndjejnë presionin e kthimit të atij borxhi. Paratë e myslimanëve të Maqedonisë, nuk janë “donime humanitare” për blerjen e rehatisë nga njerëzit prej të cilëve frikësohet Mulla Sula, por, janë kontribute që donohen për zhvillimin e jetës fetare islame në vend.
Degradimi i BFI-së nga një Institucion shekullor fetar islam në një shoqatë-individ, tjetërsimi hap pas hapi i vakëfit, vjedhja e qytetarëve në emër të avansimit të jetës fetare islame në vend, në fakt ka sjellë deri te një humbje e madhe e besimit si dhe te zvetënimi total i shpresës për një të ardhme të shëndoshë të këtij Institucioni. Dhe nuk dihet më nëse BFI-ja është në shërbim të popullit apo në shërbim të oligarkëve!
Sot, në BFI nuk ka asnjë autoritet të ligjshëm, përfshirë këtu Reisul Ulemanë, Rijasetin, muftinitë, drejtorët e dekani, sepse të gjithëve iu ka skaduar mandati, apo janë emërtuar nga i paligjshmi dhe uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë.
Të gjitha këto fakte rrëqethëse dhe, në veçanti përpjekjet e Sulejman Rexhepit për dëmtmin e vakëfit të Myftinisë së Shkupit (ia përkujtojmë rastin kur deshti të përvetsojë mijëra kub drunj ga dhjetra hektar mal në zonën e Karshiakës, dallaveret për të zhvatur nga ish-obrri i “Komunalec”-it etj.) na detyruan neve të Nismës për Reforma në BFI që, fillimisht të ngujohemi në zyren e sekretarit legjitim të BFI-së, Afrim ef. Tahirit, dhe nga aty ta alarmojmë opinionin e vendit dhe atë ndërkombëtar për veprimtarinë e fëlliqtë që po ndërmerrej nga uzurpatori i postit të reisit, Sulejman Rexhepi. Kur ia arritëm qëllimit pra, pasi u sensiblizua mbarë popullata jonë dhe më gjërë, atëherë hartuam edhe Platformën e kësaj Nisme me qëllim që t’ua bëjmë me dije të gjithëve se Nisma jonë ka plan, ka strategji, ka synim dhe objektivat e qarta se si ta shpëtojmë Institucionin tonë dhe si t’ia kthejmë tërë atë reputacion që e kishte më parë, si faktor relevant në vend dhe në rajon.
Platformën e Nismës për Reforma në BFI e bëmë publike në krye të vitit pas ngujimit trembëdhjetë ditor në zyren e seketarit Afrim Tahiri, gjegjësisht, më 4 maj të vitit 2016. Natyrisht, Platformën ua kemi prezantuar shumë faktorëve me relevancë, diplomatëve të ndryshëm, Institucioneve të vendit por edhe jasht vendit, në Turqi e në shtete të ndryshme islame, prej nga, kemi një përkrahje absolte dhe solidarizim të plotë me përpjekjet tona për ta shpëtuar BFI-në prej ca kthetrave të fëlliqta dhe fatale për Institucionin tonë të vetëm islam në vend.
Përmes Platformës së Nismës ne kemi sqaruar se cilat janë rreziqet me të cilat aktualisht po përballet BFI-ja, kemi ofruar opcion se si të dilet nga kjo krizë e rëndë dhe e pashembullt në asnjë institucion tjetër në rajon dhe më gjërë. Aty flitet për reformat e domosdoshme që duhet të ndërmerren edhe atë, duke filluar që nga kthimi në binare të akteve normtive të BFI-së, ndryshimeve kushtetutare e deri në çrrënjosje të së keqes duke e sjellë në përmasat e profesionalizimit të nevojshëm të Institucionit BFI! Unë mendoj që kurrë nuk është vonë që, të gjithë ata, çdo individ e grupim shoqëror, që shohin se si po keqpërdoret BFI-ja nga një grusht individësh të rrezikshëm për fenë, kombin e shoqërinë, të angazhohen për ta rivendosur rendin, kushtetutshmërinë dhe aktivitetin institucional në BFI. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm ne të Nismës dhe jo ata që ia mbajnë iso-n Sulejman Rexhpit në aktivitete të jashtëligjshme dhe në kundërshtim me të gjitha aktet dhe rregullat normative të BFI-së.
Me ndihmën e Zotit Fuqiplotë ne do t’ia arijmë këtij synimi kaq fisnik, kaq të mirë për kolektivin dhe kaq madhështor për historinë dhe të ardhshmen e BFI-së.
Të gjithë ata që janë të shqetsuar nga kjo që po i ndodhë BFI-së dhe që janë të interesar të dinë diç më shumë për Platformën tonë, të Nismës për Reforma në BFI, këtë mund ta gjeni duke klikuar në këtë link:

PLATFORMË E NISMËS PËR REFORMA NË BFI TË RM-SË

(Autori është kryetar i Nismës për Reforma në BFI)

0 comments :

Post a Comment