Translate

Monday, November 21, 2016

Zhbogar: Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile

Presim zgjedhje korrekte dhe kredibile të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian Samoel Zhbogar i cili me ambasadorin e Britanisë së Madhe Çarl Garet sot ishte për vizitë në Prilep dhe pati takime me autoritetet e qytetit të Prilepit, ndërsa do të takohet edhe me qytetarët.
Sipas Zhbogarit, vizita është në moment shumë të rëndësishëm për vendin kur edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.
“Vijmë në momentin i cili është i rëndësishëm për vetë vendin, kure dhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore. Mendoj se  në të kaluarën nuk kanë ekzistuar zgjedhje të këtilla, siç janë këto  tani  të cilat u pritën kohë aq të gjatë. Zgjedhjet paraqesin mundësi për vendin  t’i stabilizojë marrëdhëniet e brendshme dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Presim zgjedhje të mira dhe presim qeveria e re  e cila do të dalë  të mundet seriozisht të angazhohet  në dorëzimin e reformave serioze. Presim menjëherë  pas zgjedhjeve  të krijohet moment i brendshëm, por edhe moment me BE-në që të mundet së bashku  ta krijojmë rrugën evropiane. Të gjitha vizitat e ambasadorëve të BE-së ndodhin para zgjedhjeve që të tregojmë në rëndësinë e këtyre zgjedhjeve  të cilat i kanë për tërë vendin. Nuk presim asgjë më pak por zgjedhje korrekte dhe kredibile”, deklaroi Zhbogar.

0 comments :

Post a Comment