Translate

Saturday, November 5, 2016

Update: Zhurnal siguron foton ku shihet se kujt i ka penguar prania e ish zv.kryeministrit Xhaferi në takimin me Sulejman Rexhepin?

Shkup, 5 nëntor - Takimi i mbrëmshëm mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi ka kaluar në një atmosferë mjaft të këndëshme, njofton Zhurnal.

Ndërkohë që lajmi i publikuar pak më parë në portalin i cili është në pronësi të një funksionari të BDI-së duket se është publikuar i përgjysmuar për faktin se fotot e publikuara janë të përgjysmuara dhe të prera, e shkak për këtë duket të ketë qenë pikërisht ish zv.kryeministri Musa Xhaferi i cili në foton e siguruar prej Zhurnal shihet se ka qenë i pranishëm në këtë takim.

Nga kjo lind dilema se kujt mund t'i ketë penguar pikërisht ish zv.kryeministri Musa Xhaferi, derisa në këtë takim të pranishëm kanë qenë edhe ish ministri i drejtësisë Blerim Bexheti si dhe kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati të cilët poashtu nuk shihen në fotot e publikuara tek lajmi i atij portali, transmeton Zhurnal.
..

Kujt i pengoi personi i cili u "cenzurua" në lajmin postuar në portalin e afërt të një funksionari të BDI-së!?
19:27 - 
Shkup, 5 nëntor - Kryetari i BFI-së Haxhi Sulejman ef. Rexhepi sot mirëpriti në konakun e tij me tingujt e çiftelisë dhe me këngë atdhetare liderin e Bashkimit Demokratik Për Integrim z. Ali Ahmeti, njofton Zhurnal.

Mirëpo ajo që ka rënë në sy tek gjithë lexuesit është se portali i një funksionari të BDI-së në këtë takim i'a ka vra syrin dhe shihet qartë se si fotot e takimit të Ahmetit me Sulejman Rexhepin janë të deformuara dhe prera.

Duket se këtij portali dhe pronari të tij personi i cili është cenzuruar në fotot e takimit dhe nuk janë publikuar si foto të plota i ka "penguar" jashtë mase sa që nuk ka lejuar që i njejti të shfaqet në këtë portal.
....

0 comments :

Post a Comment