Translate

Thursday, November 24, 2016

Thaçi : Shqiptarët e Maqedonisë përballen me mungesë idareje

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Mehduh Thaçi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë përballen me mungesë të idares.
“Shqiptarët e Shkupit dhe të Kumanovës bukfalisht betejën e kanë për mbijetesë. Ata cdo ditë përballen me mungesën e idares. Eshtë efekti i një politike të rrejshme të Ali Ahmetit, me buste, shkoi deri në tallje me shqiptarët e Maqedonisë. Me dhjetra-mijëra shqiptarë kanë ikur nga Maqedonia. Ne po mundohemi që politikën ta kthejmë në realitet. Tendenca e bashkësisë ndërkombëtare për ta ruajtur stabilitetin në vend e ka prodhuar këtë gjendje. Mungesa e rezultateve në aspektin ekonomik në Maqedoni po shkakon eksod të madh”.
Ai ka deklaruar se është ndjerë shumë krenar, kur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka marrë dekoratë për kontributin në pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“E kam ndjerë vetën shumë të lumtur dhe shumë krenar kur presidenti i Kosovës më dha dekoratë për merita në rrugën e pavarësisë së Ksoovës. Kjo është ana e brendshme ime. Unë e di rastin kur gjatë luftës në Kosovë, njësia speciale e policisë maqedonase ka dashur të hyjë në Kampin e Stankovecit për të shpëtuar disa romë të implikuar në krime. Dhe me shpejtësinë më të madhe të mundshme kam arritur aty, për t’i dalë përpara komandantit të njësisë, për t’i kërkuar që të mos e bëjë këtë gjë. Të gjithë njerëzit e mi që më bëjnë vërejtje në paraqitjet e mia publike me zyrtarë të lartë të Kosovës, unë u them që nuk guxojmë ta bëjmë këtë “punë dreqi”. Mjaft po e kontestojnë pavarësinë e Kosovës vendet tjera. Ne si shqiptaraë të Maqedonisë kemi betejën për kapjen e civilizimit perëndimor. Për këtë kemi nevojë për ndihmë. Nuk kërkoj ndihmë për ta mposhtur Ali Ahmetin, por për këtë gjë”.

0 comments :

Post a Comment