Translate

Thursday, November 24, 2016

PSP merr lëndën e “Sopotit”, pritet të marrë edhe “Monstrën”?!

Prokuroria Speciale publike ka njoftuar se më datë 4 nëntor të këtij viti ka kërkuar për shqyrtim lëndën “Sopoti”.
“Lënda është kërkuar me qëllim që të vendosim nëse kjo lëndë është në ingerencat e Prokurorisë speciale Publike, duek pasur parasysh një bisedë të publikuar seriozisht nga përgjimet joligjore”, ka njoftuar PSP, raporton Gazeta Lajm.
Kërkimi i lëndës “Sopoti” ka rritur shpresat te opinioni shqiptare se PSP mund të kërkojë së shpejti edhe rastin “Monstra”. “Sopoti” dhe “Monstra” janë në mesin e rasteve të rënda që ndodhën gjatë qeverisjes së BDI-së, raste përplot dyshime për skenare të montuara. BDI vite me radhë udhëheq resorin e drejtësisë, resor i cili ka kompetenca pë rtë penguar rastet e montuara gjyqësore.
Kur bëhet fjalë për t’u lavdëruar BDI thotë se është partner në qeveri, kurse kur duhet të japë llogari për raste të tilla, shtiret e pafuqishme.

0 comments :

Post a Comment