Translate

Monday, November 21, 2016

PSE HASHIM THAÇI NUK E DEKOROI SULEJMAN REXHEPIN E BFI-SË?

Sot në Shkup më 21 Nëntor 2016, Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi dekoroi personalitete që kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës me Çmimin: "Urdhëri i Pavarësisë"! Këtë dekoratë e morrën kreu i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ai i BDI-së, Ali Ahmeti, etj.
Çuditërish mungonte Sulejman Rexhepi i BFI-së!? Sulejman Rexhepi gjithandej në opinion shpalos biseda kinse është atdhetar dhe fetar i madh, njeri që i ka shërbyer kauzës kombëtare! Si është e mundur të mos ketë kontribu për Kosovën? Sulejman Rexhepi kohë më parë kishte marrur një dekoratë nga Shqipëria, të njejtën e kishte paraqitur si dekoratë që ia ka dhuruar Akademia e Shkencave të Shqipërisë ''Imazhi i Kombit''. Për të njejtën dekoratë kishte edhe reagime nga vetë ASHSH se nuk kanë dekoru askën me një çmim të panjohur e pa dije të institucioneve të larta shtetërore, por Sulejman Rexhepi nuk e pranonte një gjë të tillë. Kishte zëra të tillë se ai e kishte blerë këtë dekoratë nga një shoqatë e mediave meqë disa kanë nevojë për lek e disa për dekorata. Me të drejtë opinioni pytet se si nuk arritji Sulejmna Rexhepi ta blenë këtë dekorat nga Hashim Thaçi? Po shihet qartë se ky çmim i presidentit të Kosovës nuk është me e ble me para, por me vepra të gjallë kushtuar kombit , atdheut dhe fesë! /fokusi/

0 comments :

Post a Comment