Translate

Monday, November 21, 2016

Presidenti i Kosovës dekoron Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçin me urdhërin më të lart shtetëror (VIDEO)

Qëllimisht nuk e përmenda partine demokratike shqiptare se kjo nuk ka të bëjë me cështje parti-shë, ju premtoj z. President se këtë dekoratë kurrë nuk e kam ndër mend ta përdori për politikë ditore. Unë dua bashkë me ju të ndaj një konstatim se ne shqiptarët e Maqedonisë nuk po arrijmë që ti përmbushim objektivat tona, besoj se beteja e radhës në situatën elektorale që jemi ,po nuk arritëm pas kësaj që të marim pushtetin e vërtetë që na takon neve do të jetë komike, qesharake dhe aspak e vlefshme. Ne nuk guxojmë më të pajtohemi që pjesë ose copëza të pushtetit maqedonas ti kenë shqiptarët, pushteti I vërtetë duhet të ndahet vërtetë mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Më lejoni edhe dy-tre fjalë për figurën e z.Hashim Thacit, është e qartë lufta dhe është e qartë gjithcka me clirimin e Kosovës por nuk mund të ri pa e thënë se vlera e vërtetë e Hashim Thacit është se ai diti që shqiptarët në Kosovë mos ti lejon të ndahen me ata që kanë luftuar dhe ata që nuk kanë luftuar. Hashim Thaci është meritori që ndau pushtetin me ata qe nuk kanë luftuar, dhe mua nuk më ngel asgjë vetëm të them se kjo do të ishte një mënyrë e mirë, një model shumë I mirë për të gjithë liderët të cilët veprojnë në tokat shqiptare. Kjo mënyrë e qasjes, e mos lejimit të eskalimit të marëveshjeve politike në konflikte mes nesh do të jetë besoj udhërrëfyes për më tutje, faleminderit./Ditari.mk/

0 comments :

Post a Comment