Translate

Friday, November 11, 2016

Plaku i Llojanit: Sulejman Rexhepi duhet të tregon si i shërbejti UDB-së?

“Kreu” i BFI-së Sulejman Rexhepi është njëri nga personazhet më të përfolura në vend dhe më gjërë në aspektin negative lidhur me çështje të ndryshme fetare e politike. Ai nuk ka të ndalur me skandale, ku në këto veprime anti fetare gjithnjë janë të përfshirë familjarët e tij dhe disa bashkëpunëtor. Kritikat e ashpra në adres  të Sulejman Rexhepit nuk po përfundojnë që nga humbja e luftës me Burmali xhaminë, tokën në Kala të Shkupit, vakufin, donacionet nga turqia dhe Arabia, për keqpërdorimin e ndihmave vitin e kaluar në Lagjën eTrimave, për mos shpërndarjen e të hollave dhe ndihmave në Hasanbeg, për hajninë në emër të BFI-së, për çështjen se a kishte lidhje me UDB- në apo jo? Përgjimet, keqpërdorimet institucionale, korrupsioni janë disa nga gjërat që Sulejman Rexhepi duhet të jepë llogari para popullit. Pytja kyçe e plakut nga Llojani i frymëzuar nga vëllai i Komandant Sokolit, Xhafer Ukshini i cili akuzon Sulejman Rexhepin se është një njeri i shtetit dhe i shërbimit sllavo-maqedon UDB-së, andaj edhe atakon shqiptarët dhe politikanët me pa të drejt dhe në mënyro jo morale. Plaku i Llojanit ka një pyetje për Sulejman Rexhepin: Si po ndjehet për gjatë këtyre viteve që i shërbejti UDB-së?  

0 comments :

Post a Comment