Translate

Sunday, November 6, 2016

PDSH vazhdon takimet me aktivistë, kësaj rradhe në Shuto Orizare të Shkupit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Shtunën në komunën e Shuto Orizares vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror u mbajt në Sh.F. “Vllezërit Ramiz” në Shuto Orizare.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash fajësoi politikën e mbrapsht të BDI-së e cila i la shqiptarët pa asnjë perspektivë, në borxhe dhe varfëri, me dinjitet dhe krenari të thyer.
Kjo situatë e rëndë do të ndryshoj në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt përcaktimi dhe platformës së Partisë Demokratike Shqiptare, që në veti përmban dy shtyllat e saja kryesore – vendimmarrjen me konsensus dhe ndarjen proporcionale të buxhetit të shtetit – tha Thaçi.

0 comments :

Post a Comment