Translate

Wednesday, November 16, 2016

Opinion:"Dituria Islame" e BIK-ut dhe "Takvimi 1987" e BIM-it

Të gjithë luftëtarët e pakompromis shqiptar që ishin radhitur në aradhën e kombëtarëve antikomunistë, burgoseshin e keqtrajtoheshin, vriteshin e eliminoheshin nga shtegëtimi i karrierës, kurse bashkëpunëtorët e denjë të kësaj ideologjie përgëdheleshin dhe avansoheshin, madje deri në krye të Institucioneve tyë rëndësishme kombëtare. Aty ku funksionon kjo ideologji, aty edhe më tej ata bashkëpunëtorë antikombëtarë gjenden në pozita karrieriste. Si ju duket Mulla Sula - Sulejman Rexhepi?!

Shkruan Shpend Buzhala

Këto ditë Bashkësia Islame e Kosovës, respektivisht, redaksia e "Diturisë Islame" do të organizojë një eveniment me rastin e 30 vjetorit të kësaj reviste islame shqiptare. Nga programi i kësaj ngjarje mjaft të rëndësishme shihet që do të përshëndesin e ligjërojnë shumë personalitete të vendit e nga jashtë, shumë intelektualë të proviniencës islame, të cilët pa dyshim që kanë dhënë kontribut të pamohueshëm në rrafshin kombëtar por edhe në avansimin e kësaj reviste deri në nivelin e letrave shqipe shumë të rëndësishme në sendërtimin e synimit kombëtar, çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga okupatori serbo-sllav.
Bashkësia Islame e Kosovës, për hirë të respektit që ka ndaj Institucionit të BFI-së në RM, pa dyshim që do të ftojë pjesëmarrës edhe nga simotra e saj nga Maqedonia, e cila, sipas të gjitha gjasave do të përfaqësohet nga uzurpatori i BFI-së Mulla Sula, Sepse, Mulla Sula nuk i lëshon ato evenimente ku jepen mundësia e "shitjes së patriotizmit" të rrejshëm.
Mulla Sula, me këtë rast, nuk do t'i kursejë fjalët e mira për këtë revistë, nuk do të kërusejë së lavdëruari teologët e Kosovës, sepse, në këtë lavd do të mundohet ta përfshoijë edhe veten.
Por, çka bante Mulla Sula këtu e 30 vjetë më parë, atëherë kur nisi të botohet "Dituria Islame" nën udhëheqjen e vizionarit H. Jetish ef. Bajrami, njëherit edhe udhëheqës i atëherrshëm i BIK-ut? Çka bënte Mulla Sula kur gjithë shqiptarët mundoheshin të çliroheshin nga kolonializmi serbo-sllav, nga propaganda serbe antishqiptare, nga politikat sllave që e luftonin padhimbshëm çdo vlerë islame tek shqiptarët?
"Dituria Islame", revista e BIK-ut doli pikërisht në kohën e një revolucioni të madh kulturor dhe në kohën e një vetëdijësimi kombëtar që erdhi si pasojë e egërsisë së ideologjisë markiste-leniniste sllave, për të cilën po angazhohshin edhe do pseudo-teologë të kohës. Në mesin e këtyre ishte edhe Mulla Sula. Pra, Revista "Dituria Islame" botoi numrin e vet të parë pikërisht në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit më vitin 1987? Po çka bënte Mulla Sula në këtë periudhë? Mulla Sula, në vitin 1987 kishte marrur detyra konkrete nga shërbimet sekrete jugosllave për ta luftuar nacionalizmin dhe seperatizmin shqiptar, për t'i luftuar të gjithë ata që ishin lëshuar në një "avanturë të madhe", në rrënimin e komunizmit. Mulla Sula ishte hoxha komunist më i llastuari i regjimit serbo-sllav.
Një muaj rresht Mulla Sula, si referent në Këshillin e Shkupit, i kishte dhënë vetes detyrë që të organizojë "ligjeratë fetare", para teologëve të vendit, të cilët duhej të stërviteshin se si ta luftojnë nacionalizmin dhe seperatizmin shqiptar. Atë vit kur nisi me punë "Dituria Islame", Mulla Sula do të botojë në gjuhën maqedonase ligjeratën e vet në "Takvimin, 1987"! Muslimanët e Kosovës përmes "Diturisë Islame" mundoheshin të informojnë drejt e saktë, islamikisht e kombëtarisht, kurse Mulla Sula, po në këtë vit, me qëllim që t'i ftohtë shqiptarët nga aspiratat e tyre shekullore, i shtrembëronte ajetet kuranore, kurse për hadithe të Pejgamberit s.a.v.s. i nënvizonte mendimet marskiste-leniniste të komunizmit antiislam e antishqiptar.
Ja pra se cila ishte përpjekja kombëtare e H. Jetish ef. Bajramit, kryetarit të atëhershëm të BIK-ut, dhe ja se cila ishte përpjekja e Mulla Sulës komunist dhe bashkëpunëtorë i shërbimit sekret maqedonas që e kishte regjistruar me nofkën "Zharko"!

Ka ardhur koha që Institucionet kombëtare të tërheqin një vijë të kuqe në mes të respektimit të institucioneve përkatëse dhe mosrespektimit të demagogëve, tradhëtarëve e spiunëve. Akoma ka nëpër institucione e organizata mbeturina të sistemit por, kjo nuk do të thotë se duhet të "respektohen" për hirë të respektit që kanë ndaj institucionit relevant. Të gjithë e dimë që këta mbeturina gjenden nëpër pozicione kyçe ose si uzurpatorë të poziciuonit ose si lojalistë të shërbimeve sekrete që nuk ia duan të mirën as vlerave kombëtare dhe as atyre fetare. Me të tillët duhet shkëputur raportet njëherë e përgjithmonë. Fundja, çfarë lavdërimi, çfarë urate dhe çfarë përgzimi mund të jetë ai i Mulla Sulës, i cili nën pseudonimin "Zharko" dikur ishte edhe kundër vetë idesë së "Diturisë Islame"

0 comments :

Post a Comment