Translate

Saturday, November 12, 2016

NISMA për Reforma në BFI:Sulejman Rexhepi le të mbetet një shembull i keq i shoqërisë tonë

Sulejman Rexhepi në prag të fushatës zgjedhore ka nisur të fut hundët aty ku nuk e ka vendin si duket krejt këtë hyzmet po e bënë me porosi nga shërbimet antishqipare dhe antiislame. Kësaj rradhe duke u munduar ta shpëtoj bishtin e tij po bënë petlla me ujë të cilat për popullin tonë që moti janë bërë bajate.
Me datë 11 nëntor 2016, Mulla Sula lëshon një lajm tendencioz nëpër disa portale të gjuhës shqipe me titull: “Sulejman Rexhepi thotë se Menduh Thaçi ka organizuar shkatërrimin e BFI”. Lëvizja për Reforma në BFI-NISMA distancohet nga ky qëndrim monstruoz i Mulla Sulës i cili si zakonisht ka për qëllim të vazhdoj edhe më tutje rrënimin e vlerave kombëtare dhe fetare të shoqërisë tonë.
Njëherit i bëjmë me dije këtij individi se nëse ai qindra herë ka politizuar, shantazhuar, përlyer dhe njollosur Institucionin fetar për interese të veta personale dhe materiale, ne si lëvizje e pastër fetare me qëllime fisnike, pa ngjyrosje politike dhe ideologjike nuk kemi ndërmend që të pasojmë rrugën djallëzore të Mulla Sulës. Kemi një të kaluar shumë të pastër andaj qëllimi parësor i yni është rimëkëmbja, rikthimi i besimit dhe krenarisë të Institucionit të vetëm fetar pra Bashkësisë Fetare Islame të RM-së.
I bëjmë me dije opinionit se për shkak të asaj që Sulejman Rexhepi fyen dhe gënjen besimtarët, nga ana jonë është ngritur padi private para Gjykatës Shkupi II. Gjithë opinioni e kanë të qartë se me çfarë gjykata politike po ballafaqohemi si shqiptar, janë dëmtuar shumë familje me raste të montuara politike, andaj shpresojmë në ndryshime të shpejta të cilat do të ndodhin. Për përkrahjen që na japin qofshin individë, subjekte politike apo shoqata civile jemi mirënjohës dhe i vlerësojmë së tepërmi.
Në fund kërkojmë nga të gjitha subjektet politike shqipare si dhe faktorët relevant brenda dhe jashtë shtetit të distancohen nga ky individ i cili tejmase ka nëpërkëmbur çdo vlerë fetare dhe kombëtare vite me rradhë. Në të kundërtën, ata të cilët po e ndihmojnë dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë këtë të keqe të shoqërisë tonë do të llogariten bashkëpjesëmarrës, bashkëfajtor dhe aktorë të barabartë.

Me respekt:
Sektori për informim pranë Nismës për Reforma në BFI e RM

0 comments :

Post a Comment