Translate

Wednesday, November 16, 2016

MOLLA SULA, HOXHA QË IA MËSON KEQ FENË ALI AHMETIT

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është në shënjestër të kritikave nga hoxhallarët e pavaruar nga Sulejman Rexhepi i BFI-së, ngase ‘’hoxhallarët’’ që janë në shërbim të tij vetëm heshtin dhe nuk flasin mbi dukurinë se gjithsecili nuk mund të flet mbi PARAJSËN. Hoxhallarët e Sulejman Rexhepit si duket e kanë shpallur pejgamber Ali Ahmetin, andaj edhe të keqen e tij janë duke e justifikuar. Pikërisht Ali Ahmeti është ai që duke e mendu vetën se po han e pin me Sulejman Rexhepin e BFI-së është kompetent të flet mbi këtë botë dhe botën e ardhshme. Molla Sula njihet si hoxhë i pandershëm që keqpërdor institucionin e BFI-së dhe fenë për interese personale dhe grupore, andaj ai sigurisht se do jetë një hoxhë i keq edhe për Ali Ahmetin që nuk e mëson dhe këshillon më shumë mbi fenë dhe rregullat islame. Kjo që thuhet nga disa hoxhallarë për Ali Ahmetin nuk është hera e parë dhe si duket është shumë më e leht se ajo që kishte paralajmëruar kohë më parë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Këtë veprim të Ali Ahmetit e pat dëshmu pra edhe kryetari i LSDM-së kohë më parë duke thënë se po të nxjerr një bombë lidhur me Ali Ahmetin ‘’sigurisht se besimtarët musliman do t’ia djegin edhe shtëpinë nga revolta që do e kenë lidhur me Kuranin, Librin e Shenjtë të muslimanëve.’’ Në të vërtet si mund të mësohet feja nga ai që nuk merret me fe por vetëm me krim si Sulejman Rexhepi?!

0 comments :

Post a Comment