Translate

Friday, November 18, 2016

Menduh Thaçi nesër në Dollogozhdë do të mbështes fuqishëm avokatin Adrian Huseini

Nesër në ora 18:30, në Dollogozhdë të Strugës, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi bashkë me deputetët e kësaj partie dhe eksponent të lartë do të takojnë banorët e kësaj zone si dhe simpatizantët e saj, njofton Struga Ekspres.
Menduh Thaçi nesër në Dollogozhdë do të bëj prezantimin e parë të bartësit të listës në zonën numër 5 nga radhët e PDSH-së duke i dhënë mbështetjen e fuqishme, avokatit Adrian Huseini po nga ky vendbanim si dhe prezantimin e platformës së PDSH-së.
Kujtojmë se Menduh Thaçi para dy javësh ishte prezent në Strugë në një dëgjesë publike.
PDSH-ja në listën zgjedhore për këto zgjedhje parlamentare, është e radhitur me numrin 2!

0 comments :

Post a Comment