Translate

Thursday, November 3, 2016

Kumanovarët porosi doktor Ilirit: BDI e tradhtoi Kumanovën, nuk e ke vendin aty!

Lajmi se BDI po e përgatit doktorin Ilir Hasani për ta kandiduar në listën e deputetëve në njësinë numër 2, ka dëshpëruar shumë banorë të Kumanovës. Ata përmes rrjeteve sociale kërkojnë prej Hasanit që të mos pranojë të kandidohet në radhët e një partie që ka “tradhtuar Kumanovën”.
“Ti je njeri i suksesshëm. Vendi yt nuk është në atë parti që e ka tradhtu Kumanovën. Nëse shkon në BDI do të bëhesh edhe ti si ata”., ka komentuar një banor i Kumanovës, shkruan Almakos.
“Cysh be doktor po e njollos krejt punën tane. Turp asht një kumanovar i suksesshëm me shku në BDI”, ka komentuar një tjetër.
Nuk kanë munguar edhe apelet që asnjë shqiptar nga Kumanova të mos paraqitet në listat e BDI-së, për shkak të “tradhtisë që ja bëri BDI-ja Kumanovës”.

0 comments :

Post a Comment