Translate

Monday, November 21, 2016

Kumanovarët i përgjigjen Ahmetit: Do të djegim me vota!

“Ky kërcënim i Ahmetit ishte direkt për Kumanovën, sepse shqiptarët e Kumanovës i dolën BDI-së përpara dhe e futën nëpër lloç e nëpër ara”, komenton pak si me humor Jetullau nga një fshat i Kumanovës. “Le të provojë Alia ta prekë edhe njëherë Kumanovën dhe e shef se çka e gjen. Do ta djegim me vota më 11 dhjetor, do ta bëjmë shkrumb”, shton ai. Burime të sigurta thonë se kërcënim i mbrëmshëm i Ahmetit ka mobilizuar intelektualët, shoqërinë civile, por edhe subjektet opozitare në Kumanovë. Ata vlerësojnë se kërcënimi i Ahmetit është paralajmërim për një skenar të ngjashëm me 9 dhe 10 majin e vitit të kaluar. “BDI dhe Ali Ahmeti nuk kanë problem me askënd tjetër përveç se me shqiptarët, e posaçërisht me shqiptarët e Kumanovës. Për këtë arsye ne do të inicojmë formimin e një qendre të përbashkët e cila do të shqyrtojë masat e nevojshme që duhet ndërmarrë për të penguar kërcënimet e sëmura të Ali Ahmetit që të mos bëhen realitet dhe Kumanovës të mos i përsëritet 9 dhe 10 maji i vitit të kaluar”, thotë për Lajm një aktivist i shoqërisë civile nga Kumanova. Ai thotë se në këtë këshill, do të ftohen të marrin pjesë edhe aktivistë nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga dhe nga gjithë viset shqiptare në Maqedoni, si dhe nga Shqipëria, Kosova e nga Lugina e Preshevës. “Në rast se Ahmeti tenton edhe njëherë ta provokojë Kumanovën, përgjigjen do t’ia japim jo vetëm në qytetin tonë por edhe në Zajaz e Reçicë. Nuk lejojmë që Ahmeti dhe BDI-ja ta shfrytëzojnë Kumanovën si poligon për eksperimente antishqiptare, siç e shfrytëzonte Serbia në kohën e ish Jugosllavisë”, thekson ai.

0 comments :

Post a Comment