Translate

Tuesday, November 22, 2016

KU KA DEGRADUAR I SHKRETI SULEJMAN REXHEPI

Çertifikues më i mirë i veprimarsë kombëtare të Azbi Nuredinit natyrisht që sot për sot është Komandant Hoxha, apo, Xhezair Shaqri. Çertifikues tjetër është edhe ikona e gjallë e UÇK-së, Ramush Haradinaj, kurse vula e këtij çertifikimi është amblema e UÇK-së që e ka arritur përmes aktiviteteve luftarake dhe logjistike në të gjitha luftërat e fundit shqiptare. Kur u radhit në krahun e luftës Azbi Nuredni, ku ishte Mulla Sula  – iku në hotelin e vet në Ulqin

Shkruan: Ibrahim Shaqiri
Këto ditë, opinioni i gjërë është dëshmitar i një polemike jo të zakonshme. Bisnesmeni, Azbi Nuredini, u gjendet para një situate të disfavorshme. Iu turr Sulejman Rexhepi alias Mulla Sula në emër të BFI-së, duke dëshmuar edhe një herë se nuk i ka ngelur asnjë milimetër fytyrë që të përballet me asnjë kritikues të tij. Guximi intelektual nuk mund të sulmohet në emër të një Institucioni të tërë, sepse, tashmë po dëshmohet katërcipërisht se as vetë Institucioni nuk qëndron prapa Mulla Sulës, por nja tri-katër debilla, nja tri-katër injorantë, hajna e kriminelë të sojit të fëlliqtë. Mulla Sulën nuk e mbron askush, madje as vetëvetja e tij, sepse është pipëza e dudukut!
Nuk ka më qesharake se sa kur të qesh i përqeshuri. Mulla Sula po përfundon  keq e më keq, kurse Azbi Nuredini një jetë të tërë është kujdesur që t’i krijojë vend vetes së vet në faqet pozitive të historisë kombëtare. Natyrisht, ekzisojnë edhe faqet e errëta të historisë kombëtare, porse ato faqe janë përplot me ngjarje të hidhura, me personazhe të zinj, të fëlliqtë, spiunë, tradhëtarë, të llojit të Mulla Sulës.
Sot t’i futesh punës që të bëshë një krahasim mes personalitetit të Azbi Nuredinit dhe Sulejman Rexhepit është punë e kotë, është ngjashëm sikur të bëshë përpjekje të gjeshë pikat e përbashkëta apo të dallushme të baglës nga lulja!
Për Mulla Sulën, sot, e tërë shoqëria shqiptare flet si për një ish-udbash, spiun, hajn, si për një bandit, si për një boos të krimit e të korrupsionit! Për Mulla Sulën, sot nuk ka njeri që nuk lëshon breshërimë sharjesh e ofendimesh, sot, për Mulla Sulën shpalosen faktet, argumentet, dokumentet, si për një njeri të dobët, të korruptuar, spiun, tradhëtsr, vjedhës i ndihmave humanitare, shkelës e nëpërkëmbës i dinjitetit të hasanbegasëve, flitet siç është folur si për një bixhozxi, rakixhi, derraxhi, hajnaxhi…
Mulla Sula do të ngelë i njohur edhe si kepërdorues i të mirave fetare islame, që në emër të fesë të veprojë mbrapsht, për interesa personale, për interesa të ngushta familjare. Duke e keqpërdorur fenë, për interesat e ngushta ai ka vjedhur fitrin, ka vjedhur zeqain, ka vjedhur kontributin e dhënë për avansimin e jetës fetare, ka vjedhur ndihmat dhe, si shpërblim për kryerjen me nder të profesionit të hajnit Mulla Sula dekorohet me ROLEX!
CNN-i amerikan lajmet qendrore i fillon duke e krahasuar Mulla Sulën me Al Bagdadin e ISIS-it! Paramendoni, i kompleksuari deri në çmendi, për ta kamufluar tërë djallëzinë e vet, shkon dhe bën turpin historik – ia donon vetes një “dekorim” të kotë e të turpshëm dhe e porosit që atë t’ia japin në hapësirat e Institucionit më të lartë kombëtar, në Akademinë e Shkencave, me qëllim që të duket se është i dekoruar nga ky Institucion. Natyrisht, Institucioni në fjalë, Akademia e Shkencave e bëri rezil, për pesë lek, për këtë tentim të poshtër.
Për Mulla Sulën asnjë fjalë e mirë nuk thurret askund, askush nuk e thotë qoftë një fjalë të shpirtit, kurse i janë lëshuar mijëra kritikues, kritika, shkrime, portale, sa që sot flitet për një fenomen – “lëvizja antisulë”, ashtu siç flitet si për një lëvizje çlirimtare kundër një të keqeje kombëtare e fetare.
Po çka flitet për Azi Nuredinin? Kush mund të flasë keq për këtë njeri kaq të dashur e të mirë, kaq të respektuar e të nderuar nga krejt shqiptaria! Azbi Nuredini është i nderuar sepse këtë e ka arritur me vepra. Çertifikues më i mirë i veprimarsë së tij kombëtare natyrisht që sot për sot është Komandant Hoxha, apo, Xhezair Shaqiri. Çertifikues tjetër është edhe ikona e gjallë e UÇK-së, Ramush Haradinaj, kurse vula e këtij çertifikimi është amblema e UÇK-së që e ka arritur përmes aktiviteteve luftarake dhe logjistike në të gjitha luftërat e fundit shqiptare. Kur u radhit në krahun e luftës Azbi Nuredini, Mulla Sula iku në hotelin e vet në Ulqin, duke i bindur femijët e vet se në mal kanë dalur një grusht banditësh për ta rrënuar shtetin e Maqedonisë.
Duhet t’i ndalohet me Kanun Mulla Sulës që ta përmend emrin e vëllait të Azbi Nuredinit, të ndjerin Rexhep Nuredini, sepse, ky i ndjerë ka qenë mbrojtësi më i denjë dhe më i devotshëm i islamit, për vetë faktin që ka qenë hafëzi dhe muhadithi ndër më të mirët në rajon. Natyrisht, Mulla Sula e ka luftuar këtë muhadith për vetë faktin sepse është kundër islamit dhe vlerave islame. Ai sot është i rrethuar prej hajnave më të paskrupullt, në këtë situatë e ka sjellë i lumi Zot.
I lumi Azbi Nuredini që sot nuk është qoftë vetëm një milimetër apo një sekond në pozitat e Sulejman Rexhepit, sepse po të ishte në atë pozitë, duke ia njohur personalitetin, karakterin dhe vlerat burrërore, që moti do të bënte vetëvrsje. Pozitën e Mulla Sulës mund ta durojë vetëm djalli, shejtani, satana dhe askush tjetër.
Azbi Nuredini përjetë do të ngelë shenjë dalluese e burrërisë, ikonë e çiltërsisë, zotëri i respektuar, i devotshëm dhe kombtëraisht i ngritur në piedestalin e trimave të kombit. Kurse, Mulla Sula do të mbahet mend si simbol i së keqes, i turpit dhe i imoralitetit që mezi ia ka krijuar vetes një copë vend në “landfildin” e plehut kombëtar!

0 comments :

Post a Comment