Translate

Tuesday, November 8, 2016

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka pritur në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj sot ka pritur në një takim, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin. Ata kanë folur për zhvillimet politike në Maqedoni dhe në Kosovë, si dhe për rolin konstruktiv që mund të luaj Prishtina në krijimin e një klime pozitive në Maqedoni, kjo nē prag të zgjedhjeve parlamentare atje.
Edhe z.Haradinaj edhe z.Thaçi, janë dakorduar për domosdoshmërinë që partitë politike shqiptare në Maqedoni, të veprojnë në fuqizimin dhe faktorizimin e subjekteve politike shqiptare si dhe në koncentrimin votës shqiptare në këto zgjedhje.
Kryetari Haradinaj nga ana e tij, i tha zotit Thaçi se ai dhe AAK, do të jenë në mbështetje të krijimit të një klime demokratike dhe pro kapitalizimit të votës politike shqiptare./Ditari.mk

0 comments :

Post a Comment