Translate

Tuesday, November 15, 2016

Gëzim para kohe, buzëqeshja më e ëmbël është e fundit

Lëvizja për Reforma në BFI- NISMA ka përcjell një komunikatë për media ku përgënjeshtron publikim e një materiali si të pabazë dhe reyultat i papërfunduar i proceseve gjyqësore në vend, mes tjerash kjo qëndron në komunikatën e NISMA: ''Të nderuar besimtarë. vëllezër e motra Për hirë të korrektësisë dhe konstruktivitetit, ju informojmë se lajmi i cili ishte i publikuar nga BFI e Mulla Sules në faqen e saj zyrtare si dhe e përcjellur nëpër disa portale dhe mediume me titull: “Merr fund epilogu për kriminelët e BFI-së-Dënim që shpërblen puçistët”, nënvizojmë se është gënjeshtër totale e kulluar dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. Vendimi me të cilin thirret Mulla Sula nuk pati fatin që të bëhet i plotëfuqishëm sepse është i rrëzuar dhe anuluar me kundërshti juridike në kohën e duhur nga pala, dhe si i tillë nuk vlen më. Mos të merakoset asnjë dashamir i lëvizjes së Nismës për Reforma në BFI e RM, sepse askush ama askush nuk është i dënuar apo i shpallur fajtor. Një tekst me parahyrje përplot gafe, fyerje, ofendime, gënjeshtra dhe manipulime nuk do t’i ngjante një patkojxhiu e jo një Institucioni serioz fetar. Nuk do mend se përpiluesit e tekstit në fjalë shquhen si amatorë dhe analfabet të mirënjohur të cilët nuk dinë gjë përpos t’i puthin dorën Mullait plak. Prandaj për të gjitha këto të pavërteta dhe shkelje juridike të cilat janë plasuar dhe shpërndarë nëpër mediume dhe publik, ndaj të njëjtave do të veprohet në bazë të ligjit dhe akteve normative të vendit. Mos të habiten besimtarët dhe opinioni i gjërë sepse Mulla Sula e ka humbur rrugën në oborrin e tij, andaj në këtë kohë shumë të brishtë me të cilën po ballafaqohet vendi ynë, ky far pensionisti plak mundohet që përmes mbjelljes së gënjeshtrës, frikës, fyerjes, dhe manipulimeve të zgjatë jetën e vet në BFI e RM. Duke patur parasysh se kemi të bëjmë me prokurori dhe gjyqe të politizuara, partizuara dhe korruptuara tejmase, të cilat kanë dënuar shumë shqiptar me raste dukshëm të montuara, ja pra kësaj prokurorie dhe gjyqi i gëzohet shumë Mulla Sula, bile ndoshta e quan edhe Gjyq i Tatkovinës, pse jo kur edhe e ka bekuar Gruevskin publikisht. Mirëpo, përkundër këtij realiteti të hidhur për shqiptarët dhe myslimanët e vendit, me fytyrën tënde gënjeshtare dhe korruptive jemi të gatshëm të ballafaqohemi si në gjyq poashtu edhe jashtë gjyqit. Prandaj, ka ardhur koha përfundimisht që Institucioni fetar të lirohet nga ky individ, pas së cilit veprim me përkushtim të lartë dhe punë maksimale do të mundohemi që të rimëkëmbim dhe t’i kthejmë krenarinë dhe besimin Institucionit të vetëm fetar të vendit tonë pra Bashkësisë Fetare Islame e RM.''-thuhet në komunikatën nga Sektori për Informim pranë Nismë për Reforma në BFI e RM

0 comments :

Post a Comment