Translate

Wednesday, November 9, 2016

Fobia nga çështjet kombëtare dhe nga çështjet fetare

Nga kush dhe përse frikësohen kaq shumë lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe uzurpatori i BFI-së Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. Cili është krimi i tyre, kujt i kanë bërë zullum, kujt i kanë borxh? Cili është mëkati kaq i madh i tyre dhe pse Zoti i ka sjellë në këtë derexhe - të kenë frikë kaq shumë prej vetë shqiptarëve?!

Shkruan: Zeqie Veseli

Shqiptari kurrë nuk e ka falur zullumin dhe tradhëtinë. Dhe, ç'është e vërteta, edhe zullumqari por edhe tradhëtari gjithmonë kanë ndërmarrë masa sigurie, sepse gjithmonë janë frikësuar nga hakmarrja popullore. Zullumi dhe tradhëtia asnjëherë nuk janë falur.
Por, cili është zullumi apo tradhëtia e Ali Ahmetit dhe e Mulla Sulës?
Për fat të keq, liderët që vijnë në krye përmes përkrahjes masovike të masës si dhe përmes CV-së të pasur me të arritura e me suksese dhe, pa pritur i shqelmojnë të gjitha ato, ngjashëm si lopa bokallin me qumësht, natyrisht që mbërthehen nga një fobi e pashpjegueshme. Janë të vetëdijshëm për tatëpjetëzën e trajektores së dështimeve degraduese, por, duke i shpallur për armiq të gjithë kritikuesit, të dëshpëruarit dhe të tradhëtuarit, nuk pranojnë assesi se janë e keqja e shoqërisë. Me çdo kusht e me çdo çmim kapen për pozicionin e liderizmit, ndërsa kjo kryeneçësi bëhet më e përballueshme përmes masave të sigurisë personale.
Ali Ahmeti në politikë, në gjithçka që ka premtuar, ka dështuar dhe, këtë dështim e kamuflon me rrena, me premtime të sërishme, me nxjerrjen në ndihmë të kartës nacionaliste si dhe duke e paraqitur veten si kandidat potencial për "likuidim"nga armiqtë e popullit. Pra, dhunshëm detyrohet populli që ta pranojë si lider pavarësisht tradhëtive dhe dështimeve në sferën e çështjeve kombëtare.
Identik si Ali Ahmeti në dështime është edhe Mulla Sula, i cili, për dallim nga i pari që me ideologji është marksist, ky i dyti masonerinë e vet e kamuflon me theksime të ajeteve e të haditheve duke mos vrarë mendjen se ai, edhe kur citon ndonjë ajet kuranor shahet dhe ofendohet zi e më zi nga shqiptarët dhe, përgjithësisht, nga masa myslimane.
Mulla Sula, gënjen, vjedh, kryen veprime të mëkatshme, tradhëton, shkatërron vakëfin, e përvetëson vakëfin, i shkatërron organet vetëm e vetëm për interesat e tij të ngushtë. Për ta përvetësuar truallin e ish-Komunalecit, ai me dhunë ua ndaloi myftiut legjitim, H. Ibrahim ef. Shabanit, si dhe operativës legjitime të Myftinisë së Shkupit që të vazhdojnë veprimtarinë e tyre legjitime, konform rregullave të kësaj Myftinie dhe, në vend të tyre solli njerëz pa përvojë duke mos e kuptuar se vakëfi i Shkupit është nën kompetenca të kësaj Myftinie dhe jo të Mulla Sulës, i cili, pasi e roki kandidatin e parë, kumanovarin austriak, duke ia marrur rreth 300 mij euro, e frikësoi duke i thënë se "gansterat" e BDI-së do ta likuidojnë dhe, kështu e dëboi nga loja e ndytë. Ndërkohë që paraqitej para masës si "lider"që do të likuidohet nga "puçistët" ndaj dhe do të angazhonte dhjetra truproje të cilët do të paguhen nga buxheti i muslimanëve të vendit.
Derisa i pari i gënjen politikisht, duke ju premtur gjuhë e flamur, shkollë e punësime, ky i dyti, Mulla Sula, i gënjen me buk e krip, mbledh në ëmër të shqiptarëve ndihma humanitare në vlerë prej mbi 500 mij eurove kurse atyre u shpërndanë vetëm 97 mij franka zvicerane, të cilat mundohet t'ua vjedhë shqiptarëve të Zvicrës dhe t'i paraqesë si fonde të tubuar nga BFI-ja, dedikuar hasanbegasëve. Hasanbegasit çdo ditë, me dhjetra të tillë, vijnë dhe e kërkojnë hisen e tyre, kurse Mulla Sula dhe hajni i tij, magjistri duduk, Mustafa hajni, blejnë njëri makinë në vlerë prej 60 mij eurove e tjetri nipçes makinë në vlerë prej 37 mij eurove për ditëlindje, njëri blenë magjistraturën në vlerë prej 12 mij eurove, e tjetri ia paguan paradhënien si dhe restaurimin e restorantit "Pisha" në vlerë prej 15 mij eurove për djalin e vet polic të thjeshtë.

Dhe, ja kur do t'i puçë Zoti e t'i shpërfaqë si dy liderë që vuajnë nga fobia e tmerrshme si pasojë e tradhëtisë kombëtare e fetare. Të sëmurë deri në palcë nga kjo fobi, ata mundohen ta shërojnë kompleksin duke angazhuar siguri të hekurt, që nga hyrja në fshatin Kondovë e deri te ura në kthesë para Sullares së Poshtme. Makina të blinduara e armatim aq shumë sa, do t'ua kishte lakmi edhe Presidenti Obama. Pastaj porosinë armiqve të vet do t'ua përcjellin përmes shfryrjes së frustrimeve çmendurake. Do të zbrazin me dhjetra shanzherë të lloj-lloj armëve të kalibrave të ndryshëm; do t'ju thonë dhjetra mijëra kundërshtarëve të tyre se, ja ku jemi, si asnjëherë më të fortë. Janë në gjendje ta vrasin krejt popullin kritikues vetëm e vetëm të rinë në "çerdhen" e liderizmit. Janë aq të fortë sa, Ali Ahmeti ik prej kumanovarëve, kurse Mulla Sula ik prej hasanbegasëve. Këta po që duhet të ikin nga populli, sepse, populli nuk i do, përfundimisht. Janë dy "patriotë" që mezi po mbahen në "patarica" kombëtare e fetare. Ikja duke deklaruar pendesë mund të jetë një lehtësim para Allahut të Gjithëmëshirshëm, apo, nuk shprehin pendesë sepse e dinë që deri në amshim do të ngelin të pafalshëm për mëkatet që i kanë bërë. Allahu alem

0 comments :

Post a Comment