Translate

Tuesday, November 15, 2016

DW: Pas Kumanovës askush smund të parashikojë dimensionet e revoltës ndaj BDI-së

Një ish anëtar i BDI-së ka folur në kushte anonimiteti për radio “Dojçe Vele”, lidhur me incidentin që ndodhi të dielën në Kumanovë, ku qytetarët gjuajtën me gur kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe eskortën e tij. Ai thotë se kryesia partiake ka gabuar që ka injoruar incizimet, respektivisht të ashtuquajturat “bomba” të opozitës.
“Incizimet u injoruan në një mënyrë arrogante dhe nënçmuese nga establishmenti, që kontribuoi për rritje të revoltës dhe të marrë dimensione, të cilat tani askush nuk mundet t’i parashikojë”, ka thënë një ish anëtarë i BDI-së, i cili para ca kohe ka lëshuar partinë i pakënaqur nga “mungesa e demokracisë brenda partiake”.
Në ndërkohë burime partiake thonë se revolta e anëtarësisë po shtohet me çdo tubim të ri që po mbahet, kryesisht për shkak të prezencës së ish zv/kryeministrit Musa Xhaferi nëpër tubime. Xhaferi njihet si elementi kryesor i “pareformuar” në parti. Prandaj prezenca e tij nëpër tubime në kohën kur shumë kuadro të reja u “dogjën” në emër të reformimit të partisë, forcon dyshimet se Xhaferi dhe Ahmeti BDI-në e shfrytëzojnë si pronë private, e jo si subjekt politik.
“Për këtë arsye dushata partiake po humb në intensitet dhe anëtarësia dhe simpatizuesit po largohen, prandaj funksionarët pe partisë janë të detyruar të shëtisin nga tubimi në tubim për të rritur numrin e pjesëmarrësve”, thotë ky burim.

0 comments :

Post a Comment