Translate

Saturday, November 12, 2016

CILA E VËRTETË PO E TMERRON MULLA SULËN

Shqiptarët dhe, përgjithësisht myslimanët e vendit dhe më gjërë, nuk e kanë ndërmend që të gjunjëzohen para shejtanllëqeve të Mulla Sulës dhe ta kursejnë atë nga angazhimi për largimin e tij tutje BFI-së, sepse, Buhariu transmeton: “Ata që ishin para jush u shkatëruan, sepse ata nuk e dënonin asnjërin kur vidhte e që ishte i autoritetshëm…”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti
Tashmë të gjithë e dinë që njeriu më frikacak dhe më i tmerruar nga e vërteta është Mull Sula. Nuk ka gjë që e tmerron më shumë se e vërteta. Këto dy vitet e fundit, Mulla Sula për asnjë sekond nuk ka mundur të ngelë “misterioz”, sepse në çdo hap, në çdo veprim, në ço takim, në çdo punë të nëndheshme e të mbidheshe, ai është deshifrur përmes publikimit të së vërtetës. Janë hapur dhjetra portale të cilët e kanë “survejur” Mulla Sulën duke e publikuar të vërtetën rreth tij. E vërteta më e trishtushme për të ishte kur nisi deshifrimi dhe demaskimi i personalitetit të tij që ishte mbështjellë nën “petkun fetar”. E vërteta për Mulla Sulën depërtoi edhe në dhomën e tij, në mesin e familjes së tij, në punët e pista, në akivitetet kriminale, në planet e hajnisë, në takimet me konrabandistët, me të pamoralshmit, në dreka e darka me njerëz të degraduar, doli e vërteta mbi aktivitetet e tij në shitje, në tuhajësim dhe në përvetësim të vakëfit, e vërteta në keqpërdorim të finansave të BFI-së, në shitje të pronës mekanike të donuar për humanitet, në vjedhje të artikujve të ndryshëm ushqimor e higjienik të donuar nga organizata të vendit e ndërkombëtar dhe deri te e vërteta mbi skandalin e përvetësimit të qindra mijëra eurove të donuar nga mbarë kombi shqipar për hasanbegasit.
U publikua edhe e vërteta mbi manipulimet dhe keqinformimit me rastin e “aferës së puçit” të cilën e montoi me qëllim të çlirimit të duarve për ta zhvilluar aferën e tmerrshme rreth truallit të ish-Komunalecit.
Mulla Sula u mundua përmes shumë formave që ta ngulfasë të vërtetën reth tij. Mulla Sula e shndërroi tërë BFI-në në filiale të BDI-së, me shumë takime me funksionarë të BDI-së dhe me vetë kreun e saj, me Ali Ahmetin, me Musa Xhaferin e me Ermira Mehmetin me Izet Mexhidin e me Bekim Nezirin, vetëm e vetëm që t’i përdorë si kamuflazhë për ta fshehur tradhëtinë, gënjeshtrën, vjedhjen, hajninë, shkatërrimin, përvetësimin e vakëfit si dhe shumë veprime të turpshme e amorale.
Mulla Sula përdori lloj-lloj mjete e forma për ta penguar plasimin e së vërtetës: bleu media dhe portale, shpenzoi mijër euro të grumbulluara nga aksionet fetare islame që i dedikohen zhvillimit të jetës fetare, duke i blerë portalet dhe duke i vënë në shërbim të gënjeshtrave të tij; bleu dhe pagoi avokatë e prokurorë që mundësisht t’ia shtyjnë proceset gjyqësore të cilat do ta dridhin opinioin me lloj-lloj afera të Mulla Sulës. Zhvilloi turlifarë marifetllëqesh vetëm e vetë që të prezantohet si viktimë e shumë “strukturave” të cilat kinse po dëshiruakan ta rrënojnë Bashkësinë Islame. Eliminimi i një hajni, i një krimineli dhe i një udbashi siç është Mulla Sula, ai e konsideron si rrënim të BFI-së dhe jo si fazë të bekuar nga Zoti Fuqiplotë që shënon lulëzimin e këtij Institucioni.
Mulla Sula nuk mund t’i durojë këto të vërteta, ndaj dhe derdhë mijëra euro nga kasa e BFI-së vetëm e vetëm që ta pengojë plasimin e së vërtetës mbi të, si personazh negativ dhe sinonim i hajnisë, i krimit, e antiislamit, i tradhëtisë dhe i poshtërimeve.
Megjithatë, është një e vërtetë edhe më e trishtueshme për Mulla Sulën! Me të gjitha epitetet pezhorative pajtohet Mulla Sula dhe nuk i bëjnë fare përshtypje, me rëndësi është që t’i mbushet grazhdi me haram! Mulla Sula po vdes nga një e vërtetë tjetër – po shtohet numri i atyreve që kërkojnë largimin e tij, çlirimin e BFI-së prej tij dhe që po solidarizohen me Nismën për Reforma në BFI. Ky numër ka kaluar 50 mij persona. Kjo e vërtetë është ajo që e tmerron Mulla Sulën, i cili tashmë nuk po përballet me një, me dy, me tre vetë, apo me një grup përfaqësuesish të Nismës për largimin e tij dhe për reforma në BFI, por po përballet me mbi 50 mij persona që vazhimisht frekuentojnë njërin prej portaleve të një grup qytetarësh që e duan BFI-në pa uzurpatorin e saj. Nuk ka asnjë udhëheqës i asnjë organizate në vend e në rajon që ka kundërshtarë sa Mulla Sula. Mulla Sula do të ngelë njeriu më i urryer i një organizate që ka funksionuar në rajon. Kjo e vërtetë është ajo që po e mbyt Mulla Sulën, që e ka nxjerrë nga binaret e jetës, që e motivon për zhvillime të problemeve familjare benda shtëpisë së vet! Kjo e vërtetë e cil kurrë nuk mund të shuhet e të fshihet, është ajo që po e çmend Mulla Sulën i cili gjithnjë e më shumë po vetëdijësohet për një fund të trishtueshëm të tij.
Ndryshe, Mulla Sula është i njohur në shoqëri si frikacaku më i madh nga vdekja, por, e vërteta  për shtimin e kundërshtarëve dhe urrejtësve të tij, po e tmerron edhe më shumë se vdekja. Kjo e vërtetë nuk mund të shuhet dhe të fshihet as me dhjetra truproje, as me arsenal armësh, as me shoqërim me funksionarë të BDI-së, këta 50 mij fansa të një portali ku e kërkojnë shporrjen e uzurpatorit të BFIsë, Mulla Sulën, kanë më së paku nga 5 shokë apo anëtarë të familjes, të cilët automatikisht e shtojnë numrin në 250 mij urrejtës dhe kundërshtarë të uzurpatorit. Kaq simpatizanë nuk kanë të gjitha partite shqiptare sa ka antisimpatizantë Mulla Sula. Po nuk është vetëm një portal! O Mulla Sulë, ka me dhjetra portale, ka me dhjetra rrjete sociale që përmes së vërtetës së pamohueshme, përmes së vërtetës të cilën ti kurrë nuk munde ta mohoshë dhe ta refuzoshë, të kanë lakuriqësuar deri në palcë. Nuk ka shqipar në botë që tashmë nuk e di se ti je një uzurpator i pacipë i postit reisul ulema, një hajn i shpifur, një kriminel butak dhe një antiislamist tepër i ndytë. Shqiptarët dhe, përgjithësisht myslimanët e vendit dhe më gjërë, nuk e kanë ndërmend që të gjunjëzohen para marifetllëqeve idiotike të Mulla Sulës dhe ta kursejnë atë nga angazhimi për largimin e tij tutje BFI-së, sepse, Buhariu transmeton: “Ata që ishin para jush u shkatëruan, sepse ata nuk e dënonin asnjërin kur vidhte e që ishte i autoritetshëm…”

0 comments :

Post a Comment