Translate

Sunday, November 6, 2016

Çfarë e lidhë Sulejman Rexhepin me BDI-në?

Në media po flitet për lidhshmërinë e fortë të Sulejman Rexhepit me BDI-në në veçanti me Ali Ahmetin, Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin dhe Izet Mexhitit. Edhe opinioni i gjërë është më se i interesuar të mëson se çfarë është ajo që e lidhë kaq shumë Molla Sulën me krerët e BDI-së? Me shumë të drejtë pyesin se a mund që ky vasalitet i Sulejman Rexhepit ndaj BDI-së dhe njerëzve të saj është për shkak të shpëtimit të tij nga procesi i Lustrimit? Për Sulejman Rexhepin është folur se posedon ''Dosjen'' e bashkëpunimit të tij me shërbimet e shtetit, ku kjo është vërtetuar shumë herë meqë ai ishte kundër Lustrimit të krerëve fetar, hoxhallarëve, Dekanëve dhe Pro/Dekanëve të Fakulteteve dhe Universiteteve? Gjithashtu me shumë të drejtë pyesin lidhur me këtë lidhshmëri të tij me BDI-në se mos vallë ka të bëjë me Burmali Xhaminë, tokën në Kala të Shkupit e cila edhe pse duheshte t'i jepej BFI-së për Seli të re të BFI-së apo rezidencë ajo në momentin e fundit u zhduk. Për afërsinë e tyre gjithashtu flitet se në pytje është vakufi i BFI-së në tërësi, por në veçanti Lokacioni i ish- Higjienës Komunale-''Komunaleci'' në lagjën Serava të Shkupit, me lokacionin e xhamisë në Fushë Tophanë të Shkupit, me Çarshi xhaminë në Prilep, me fatin e Jeni xhamisë, etj? Por, gjithashtu me plotë të drejtë disa pyesin se mos vallë lidhet me krimet dhe korrupcionin e Sulejman Rexhepit që duhet të jep llogari para Prokurorisë Publike Speciale si dhe mbrojtjen e tij nga Gjyakatat e vendit për keqpërdorimet e shumta të bëra në emër të BFI-së?

0 comments :

Post a Comment