Translate

Tuesday, November 15, 2016

BUXHETI I BFI-SË PO KEQPËRDORET NGA SULEJMAN REXHEPIT PËR GOOGLE, YOUTUBE DHE FACEBOOK

''Xhelati dhe dushmani i parave të muslimanëve në Maqedoni nuk është askush tjetër sa është Sulejman Rexhepi i BFI-së''- thonë për portalin tonë qytetarët e intervistuar. Kreu i BFI-së viteve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes duke u kritikuar për shkak të veprimeve negative dhe skandaleve të shumtë që kanë dëmtu rëndë imazhin e BFI-së dhe muslimanëve. Jo rastësisht ai është emëruar si e keqja e Islamit dhe muslimanëve, si rezultat i punëve joligjore dhe shkeljeve të parimeve institucionale dhe shoqërore. BFI për gjatë këtyre viteve u vu në shënjestër të sulmeve të ndryshme si mediatike ashtu edhe institucionale, u bojkotua dhe u izolua shkaku i Sulejman Rexhepit dhe djemve të tij. Ai ishte viteve të fundit pjesë e mediave jo vetëm të vendit por edhe ato të rajonit dhe botërore në aspektin negativ dhe turpërues, Emri i Sulejman Rexhepit në aspektin negativ arrijti të përmendet edhe në CNN, Al-arabiya etj, për shkak të korrupcionit, si bashkëpunëtor i UDB-së, keqprëdorues i postit, krahasohet me liderin e ISIS, Al- Bagdadin, keqpërdorues i mjeteve financiare të BFI-së etj. Këto materiale, fotografi dhe video që flasin për Sulejman Rexhepin dhe familjen e tij pastrohen dhe mbyllen për çdo ditë nga rrjetet sociale si FACEBOOK, YOUTUBE dhe GOOGLE. Të njejtat publikime nga këto kanale, rrjete komunikimi dhe nga mediat gjithashtu fshihen vetëm me kërkesë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjë e cila tregon se Sulejman Rexhepi bënë gjithçka dhe vihet në shërbim të gjithkujt vetëm t'ia rruajn biografin tani më të ditur për opinionin se sa është i pamoralshëm. Andaj, sa para të BFI-së që janë të dhurura nga populli musliman i harxhon Sulejman Rexhepi për t'i fsheh krimet, korrupsionin dhe skandalet e tija që i bënë në kurriz të BFI-së? Për të satën herë po fshihet videoja nga YOUTUBE e Sulejman Rexhepit që bekoi Nikolla Gruevskin? Për të satën herë po fshihen fotot e tija nga GOOGLE ku flasin për orën Rolex, veshjet me rroba Sulltani, të amoralitetit të tij dhe djemve të tij në sauna, CASINO, gjuajtje të derrave të egër, shitjen e mishit të Kurbanëve, etj. Sa para ka shpenzu për t'i mbyll portalet që flasin kundër tij, fanpage-at që flasin mbi të vërtetat korruptive dhe keqpërdorimet e Sulejman Rexhepit në BFI.

0 comments :

Post a Comment