Translate

Tuesday, November 1, 2016

BFI dhe BDI me aktivitete të përbashkëta, por të dështuara në prag të zgjedhjeve

Bashkësia Fetare Islame edhe kësaj rradhe për të satën herë po dëshmon se është në shërbim të politikës së BDI-së. Kreu i BFI, Sulejman Rexhepi është shndërruar në vegël e politikës së BDI-së dhe të gjitha aktivitet që i shënon institucioni që drejton janë të lidhura me çështje politike të BDI-së. Projektet e tilla nuk i pranon as opinioni i gjërë, meqë shihet se nga kjo çfarë del në opinion nuk ka të bëjë aspak me fe, por gjithçka e politizuar dhe në shërbim të politikave antishqiptare që i prodhon BDI-ja. Populli musliman është në tërësi kundër programeve të BDI-së si dhe është e zhgënyer totalisht meqë kjo aspak nuk u doli në ballë kërkesave të qytetarëve, andaj ata aspak nuk kursejnë kritika edhe ndaj Sulejman Rexhepit të BFI-së për të cilin thurrin vargje referatesh në shenjë kërkese për largim nga skena fetare. Dje në zyrat e BFI u dorëzuan certifikata për kompanitë që kanë implementuar Hallall-in, por nga vetë drejtori i kësaj zyreje (funskionarë) e BFI u dëshmua se edhe në këtë drejtim nuk ka interesim dhe nuk shpreh gatishmëri bashkëpunimi asnjë kompani vendore. Sulejman Rexhepi është definitivisht luan lojëra në dëm të BFI-së dhe muslimanëve që ka vë në dispozicion të BDI-së mbarë zyrat, drejtoritë dhe shoqtat që i posdon ky institucion fetar./fokusi/

0 comments :

Post a Comment