Translate

Monday, November 21, 2016

Azbi Nuredini: Sulo,mos rrej si POP!

Sulo po ta them publikisht ti je ngul dhe sdi si shkulesh!
Aspak nuk më frikësojnë kërcënimet tua publike.
(miqëve dhe lexuesve ju kërkoj ndjes për fjalorin e ulët spse ky reagim vjen si përgjigje ndaj akuzave të Sulejman Rexhepit që i bën në emër të BFI-së)
Llidhur me shpifjet patologjike të monstrumit të BFI-së,
kam thënë se ti Sulejman Rexhepi je fara e keqe e fesë dhe e kombit shpifës dhe kriminel ordiner dhe këtë e vërteton sa herë që ti flet.
Mua aspak nuk më habit fakti se ti provon të njëllosësh të kaluarën time të pastër sepse këtë e bën me urdhër të UDB-së të cilëve u jam ther në sy.Sulo ti je ushqyer me buk te unë atëher kur një bashkëfshatar i imi të çonte me motor tomos nëpër xhami që të mbash derse dmth kur un kam krijuar vet me familjen time me djers ti ke qen askus hiçi.
Unë dhe familja time me biznes meremi prej vitit 1986 që i bie se kur unë kam krijuar pasuri ti ke qen skllav i UDB-së.
Ti je aq shizofren e njeri i paturp dhe përbuzës që lëre se e injoron faktin që ti je ngrit në emër dhe në kurriz të familjes time ti shkon edhe më larg dhe shpif kinse un qenkam pasuru prej një shizofreni si ti.
Thuaju njerëzve se në kohën e ndryshimeve të mëdha në vitin 1991 në Maqedoni kur askush skishte guximin të flas për zgjedhjen e një Hoxhe Shqiptar në krye të BFI-së vëllau im e mori guximin dhe iniciativën me një hoxh tjetër, e din ti se kush është dhe i tuboi njerëzit në shtëpinë tonë në Sfillare me ditë e natë është debatuar aty reth organizimit të zgjedhjeve të para të lira në BFI. Të shkojm më tej, ti e din sa të mira të vishin bananet atëher kur i haje? ti edin si u imponove që të jesh ti si kandidat me të cilin do hiqej një regjim nga BFI dhe do zgjidhej një strukturë e re në mënyrë demokratike përmes zgjedhjeve pa ndikim të shtetit, por ç’bëne ti? I tradhtove gjithë për fotelën tënde dhe e bëre BFI-në ma zi se në Koren e Veriut!
Trego Sulo si u zgjodhe kryetar I BFI-së?
Trego si e ndryshove kushtetutën dhe ia adaptove shizofrenisë tënde karieriste për të qenë deri në vdekje kryetar!
Ti sje i denjë që të përmendish vëllaun tim, sepse gjith e dijnë se ai ka qen Hoxhë fetar dhe kombëtar dhe jo matrapaz si ti, shife sa shpifës je ti, thua se ti e ke avansuar vëllaun tim!ai është punsuar në MEDRESE VITET E 80-TA EDUKATOR PASTAJ KA VAZHDUAR SI PROFESOR në atë kohë ti ske qen as kryetar as drejtor në Medresen e as përgjegjës për punësimet në BFI, por ke qenë referent i thjesht si shum të punësuar në BFI, e dijnë gjith se angazhimi I vëllaut tim ka qen falë cilësive të tij e asesi ofertave tua të pista, e din ti ai ka qenë HAFËZ DHE MUHADITH I SHQUAR, flasin veprat për të në mandatin e tij si referent për çështje fetare dhe si Myfti, me vëllaun tim jam krenar sepse iu frigua vetëm Zotit vdiq dhe shkoi me këto parime faqe bardh ndërsa ti je kriminel faqe zi dhe si i tillë do vdesësh, këtë nuk e them nga mllefi betohem në Zot por nga bëmat e tua kundër fesë dhe kombit por më habit heshtja e një plejade të panumërt të Hoxhallarve profesorve të ndershëm si heshtin e nuk i frigohen Zotit dhe durojnë një shizofren zullumqar në krye të BFI-së?!
Nuk të lë asgjë pa përgjigje, shife sa larg shkon ore shpifës dhe shpif se kam qenë i burgosur për drogë!
Unë në vitin 1987 kam shkuar në Greqi për herë të par; për këtë ka dëshmitar të gjallë dhe ka dokument gjyqësor që vërteton se kam qenë I arestuar gabim pa faj, pastaj kam qenë I liruar si rezultat i pafajsisë time dhe ti e di këtë shum mirë, kjo është e gjitha reth drogës tënde!
Ti flet për punë të kota e të ulta për ti devijuar sulmet me fakte kundër teje. Familja e shoqes time është një familje e dalluar fetare dhe komëtare këtë e dijnë gjith shqiptarët.
Vitin 2001 Brigada 115 e UÇK-së themelet i ka në familjen Osmani f.Vorcë.
Sa i përket ardhjes së shoqes time vitin 1992 në BFI ti shizofren gënjen, sepse në atë kohë ka qenë vëllau im në Myftininë e Shkupit Referent I çështjeve fetare në BFI, ishte në të njëtën ndërtesë me ty dhe ajo ka ardh te vëllau im e jo te ti, ndërsa ardhja jote në aktin e fejesës time ka qenë respekt njerëzor i vëllaut tim si njeri i parë I BFI-së por fatkeqsisht ende pa u deshifruar se je UDBA-sh.
I falenderohem Zotit se unë asnjiher skam pas patron se gjithëherë kam qenë patron vet, jo si ti që ke patrona antikombtar dhe antifetar dhe udhëhiqesh nga ta.
Jam pasuruar me djersën dhe mundin tim e jo me ilegalitet e asesi me vjedhje të fitrave të jetimave ashtu si ke bërë ti shizofren!
Unë jam krenar me të kaluarën time siç thua edhe ti vet, biznismen,kamarier,pronar,inetelektual edhe UÇK.
Restoranti im Lozana vitet më kritike të shqiptarve u shëndrua në fole të çështjes kombëtare dhe fetare, ke hëngër e ke pi edhe ti pa pare aty këtë e din ti shum mir.
Ti sedi se si është të ushqehesh nga puna jote sepse tërë jetën ti vjedh fitrat e jetimëve dhe skamnorëve!
Ore ti Sulo si të zë gjumi me gjitha këto gjunahe e në moshë varri je rrugë tjetër ske?!
Hajt sqaroju njerëzve prej nga ti gjith atë pasuri që ke, si ka mundësi me një rrogë të bësh tërë atë lluks? Shtëpi, banesa, hotele, vetura luksoze rolexa besoj kjo do t’iu mjafton hoxhallarëve të cilët I lae në mëshirën e njerëzve me rrogë mizore të të thonë ty plakush kodosh shko te shpija mjaft vjodhe popullin, djersën e muslimanëve dhe veçanërisht bukën e jetimave se ka ardh një gjeneratë e re që di ta bëj këtë pun me nder sipas parimeve të fesë Islame.
Krimineli kthehet te vendi i krimit!
I kërkoj ndjesë familjes së viktimës sepse duhet sqaruar opinionit, rastit nuk iu referova un por Sula që po mbytet në gjunahet e krimit anti Fetar dhe anti Kombëtar.
Meqë u ktheve te zgjedhjet Lokale të vitit 2000 tregoju njerëzve të vërtetën mos shpif në emër të BFI-së.
Unë në ato zgjedhje në mënyrë legale kam qenë i propozuar dhe kandiduar nga strukturat Partiake të PPD-së dhe kam garuar si kandidat I PPD-së, por ti i fute hundët në atë proces me detyr të UDB-së dhe shkove me ditë të tëra te kandidati tjetër i cili humbi garën nga unë në kuvendin e PPD-së dhe ti e binde që të kandidoj si i një partie inegzistente PRUP?! Tregoju njerëzve pse e bëre këtë punë kush të shtiu? Patronat e tu të UDB-së sigurisht se po. Sepse duhej me çdo kusht të parandalohet fitorja ime për arsye se ti dhe UDB-a jote e dinit se ishin në rjedha parapërgaditjet për ngjarjet e 2001-shit dhe aty sbënte në asnjë mënyrë të jem unë sepse nuk kontrollohem nga UDB-a për shkak pozitës strategjike të teritorit të komunës dhe se përmes kësaj komune furnizohet I gjithë qyteti I Shkupit me ujë të pijshëm.
Ti shkojm më tej kësaj ngjarje, ti me UDB-në tënde gjatë zgjedhjeve gjithkund bëje aktivitet për këtë kandidat që ishte prej një fshati në komunën tonë dhe ditën e zgjedhjeve kur e vërejte se jeni jasht loje se fitorja ime është absolute ti e
aktivizove planin B, provokove partinë në Pushtet, ia përzune nga vendvotimi komisionerët dhe pasataj pasoi reagimi i pushtetarëve, ata komisionerë janë dëshmitarë të gjallë së pari në atë fshat, dhe pastaj pasoi incidenti tjetër tragjik në Kondovë.Ti edi mirë se si pasoj e incidentit tragjik un ndërpreva garën dhe i thira njerëzit në bojkot të zgjedhjeve për kundër insistimit të familjarve të viktimës që un ta mar postin un atë e refuzova nuk e pranova si akt moral,trego Sulo ti në jetën tënde kur ke refuzuar post?! Është rrenë dhe shpifje që unë e kam angazhuar të ndjerin që ti ruaj votat sepse për një gjë të tillë ska pas nevoj për më tepër sepse gjithë familjarët e të ndjerit kanë qenë anëtarë dhe në struktura të PPD-së. E dijnë gjith njerëzit se unë atëher dhe sot nuk vuaj për karrige si ti, ti e nxite konfliktin vëlla vrasës dhe u fshehe pas incidentit por kjo nuk të amneston aspak para Zotit dhe para historisë.
Është fakt i vërtetë se me kërkesë të miqve të mi që janë themeli i kombit shqiptar unë kam pranuar të jem kandidat i PDSH-së në zgjedhjet Lokale të vitit 2013 më është kërkuar që të vëndos kapacitetin tim njerzor në ndihmesë të qytetarve të Sarajit për të ndryshuar gjendjen e rëndë të Mesjetës, por është edhe një fakt i pamohueshëm se me atë rast Lideri I PDSH-së më ka ofruar poste në organet e Partisë duke konsideruar personalitetin tim ndërsa unë nga modestia dhe parimet që mbaj kam refuzuar duke ia lënë vendin e lirë dikuj që ka kontribuar aty në atë parti, hajt trego ti Sulo me kë ishe ti në ato zgjedhje? Smund të ishe ti në anën time se stë lënë patronat e tu të UDB-së.
Tregoje edhe një fakt tjetër, kush ishte kandidat I PDSH-së në Saraj vitin 2009? Tregoju se ishte pikërisht vllau yt, kandidat I kësaj partie që ti po akuzon sot duke i quajtur qen se shizofren!
Tregoju njerëzve me kë ishe ti prej vitit 2002 deri vitin 2011? Me kë je sot?
Tregoju njerëzve se pse e bllagosllove Nikolla Gruevski në emër të fesë Islame!
Ore ti Sulo a nuk të vjen turp nga pasardhësit e tu të shkosh deri në VORR me këto mend?
Flet për rastin e vrasjes së kosovarit në Restorant Lozana vitin 2001, para se të lexosh përgjigjen të pyes ty se je UDB-a e i ke gjith njerëzit tu aty!
Pse për atë vrasje nuk egziston as padi kundër vrasësve të panjohur e as lëndë që ka ndodh vrasje?
E di që ti e din mir ngjarjen si rezultat i misionit tënd po ja po ta them publikisht, i vrari ka qenë mysafir rasti unë as kam pas ndonjë kontakt me të ndjerin as që jam njohur me të, këtë e di Zoti edhe shum njerëz tjerë.
Sa larg shkon shizofrenia jote duhet ta vlerson opinioni dhe nënpunësit e tu,Sulo flet për kohën e luftës së 2001-shit edi ti fare mirë se un kam qen një ndër organizatorët e uçk-sësë këndejmi kam qen dhe jam në shënjetër të padronëve tu!
A ka ndonjë të çmendur që të kurdis vrasje në pronën e vet nga e cila pos të vrarit i dëmtuar i vetëm me pasoja shëndetësore materijale mbetëm ne si familje?
Duke parë gjendjen tënde shizofrenike konstatoj se Muslimanët dhe Shqiptarët në Maqedoni janë në rrezik nga shpifjet tua, përçarjet dhe devijimi i proceseve me interes kombëtar që i bën ti nga pozicioni i të parit në BFI për interes të UDB-së, kjo nuk është shpifje por fakt.
Sa për kujtesën tënde Restoran Lozana u shëndrua në fole të mikut të shqiptarve Ambasorit Cristofer Hill, ja dhe një fakt për ty ore Sulo, në atë Restoran 24 kongresistët Amerikan në krye me mikun e Shqiptarëve Eliot Engel ditën kritike të marrjes së vendimit nga NATO për Bombardimin e “patronit” tënd Millosheviçit më 24 Mars 1999 kanë referuar NATO-së për gjendjen në Kosovë dhe kanë përshpejtuar marrjen e vendimit për Bombardim, aty kanë qëndruar prej ores 17.0h deri orët e mëngjesit kur kanë filluar bombardimet e para ne Kosovë, të gjithë kongresistët i janë besuar familjes time,kjo të flet në diçka ty?!
Për ty ka edhe shum fakte për ngjarje të rënda kundër shqiptarve ku ty je i implikuar,sot po ndaloj këtu!
Pyetje për ty Sulo shizofreni:
Kur do të ketë zgjedhje në BFI, pas vdekjes tënde apo pas kollapsit të BFI-së?
Tregoju muslimanëve sa derra ke gjujatur sivjet?!
Sulo shko te shpija se je bërë për pampersa!

0 comments :

Post a Comment