Translate

Thursday, November 10, 2016

Ahmeti: Bëhuni bashkë kundër BDI-së, se Musa nuk ndahet prej VMRO-së (Autogoli)

Ali Ahmeti po u dërgon vazhdimisht mesazhe sekrete shqiptarëve që të votojnë kundër BDI-së. Ai si duket nuk guxon që një gjë të tillë ta bëjë në mënyrë publike, por vazhdimisht dëshiron të ju tregojë shqiptarëve se BDI nuk është parti shqiptare, por është i kapur peng dhe e ka patjetër ta lavdërojë partinë e Musa Xhaferit.
Këtë po e thotë në mënyrë indirekte kur po apelon që të gjitha partitë shqiptare të bëhen bashkë kundër BDI-së.
Çdo parti normale në botë, para zgjedhjeve mundohet të bashkohet me sa më tepër parti tjera për të rritur gjasat që të fitojë në zgjedhje. Këtë e bëjnë edhe partitë në Maqedoni. VMRO ka bllok koalicioni me lloj-lloj parti, madje edhe me më të parëndësishmet në skenën politike, njëjtë edhe LSDM-ja. BESA ka koalicion me RDK-në, kurse LR-PDSH me UNITETI-n dhe krahun tjetër të RDK-së.
Përkthyer shqip, kur thotë bëhuni bashkë kundër BDI-së, Ahmeti dëshiron të na thotë që shqiptarët të bashkohemi kundër kësaj partie, sepse Musa nuk e ka ndërmend të ndahet prej VMRO-së. E kemi fjalën për Musën që tani është tërhequr komplet nga skena, por që pas zgjedhjeve në rast të fitores së BDI-së, prapë do të bëjë negociata me Sashën për formimin e qeverisë.
(Autogoli është rubrikë e re në lajmpress.com për humor dhe satirë. Përmbajtja e teksteve në këtë rubrikë jo çdoherë është e vërtetë).

0 comments :

Post a Comment