Translate

Wednesday, November 23, 2016

“Abazi” i Malit dhe Azreti Aliu i fushës?

NGA KALOSH ÇELIKU
Mjetet e informacionit të varura e të “pavarura”, dhe portalet elektronike, gjatë kësaj fushate të ”ashpër” parazgjedhore të jashtëzakonshme,  kohën e fundit publikojnë e flasin marrëzira Bit – Pazari, në Shkup. Kujt çka t’i teket, si partizan (argat) i partive politike. Poashtu, edhe garuesit politik për “pushtet” nëpër stadiume sportive e katunde me premtime politike parazgjedhore: Nëse, shqiptarët nuk kanë fëmijë, Partia përveç ndërtimit të rrugëve dhe godinave shkollore, atyre do t’ju lindë edhe fëmijë?! Pavetëdije, se: mallin e tyre “hallall”, të kalbur me afatet e sakduar nëpër vite përdorimi nëpër “Ramstore” publike, nuk e blenë më asnjë konsumator “ekonomik” shqiptar, në Shkup
Pajtohem, atë “zanat” edhe e kanë si rrufjanë përfitues profesional. Tekefundit, së paku të kenë një dozë realiteti e përkujdesie publike. Mundësisht, t’u ikin shpifjeve, sharjeve, thashethemeve të plakave katundit pas gardhit, dhe propagandës politike të fushatës parazgjedhore, vend e pavend në emër të popullit shqiptar.
Plotësisht, i kuptoj aspiritat e tyre karrieriste “profesionale” e materiale – personale politike, dhe premtimet e Nënave të tyre si Parti Politike “shqiptare” e maqedonase, se: Gjithësesi, partizanët e tyre një ditë do t’i bëjnë deputetë të popullit. Funksionarë politik në Shtetin e “përbashkët” në IRJ të Maqedonisë. Ama, “kadal beg, se: ka hendek”! Populli, shqiptar thotë: Përronit Thanës, i duhen kërcimtarë me një hap, e pastaj të bëni: hooop, matanë bregut, Vardarit! Përndryshe, si kërcimtarë bythekrye keni rënë në lumë si kunguj Stambolli mes dallgëve dhe përfundoni në Gjevgjeli.
Vite me radhë, ju o kalorës të arratisur për një torbë taxhi e dalldisni popullin shqiptar livadheve ende të pakositura, që me vite na i kanë mbuluar ferrat dhe bari gomarit mes fushe. E, në anën tjetër, kodër pas bregu te Përroni i Thanës, siç thoni ju, si Parti Politike “Shqiptare”: na premtoni “barazi” kombëtare dhe Liri?!.
Kurrë, nuk ju pash deri më sot të përcillni një aktivitet arsimor e kulturor në nivel profesional mbarëkombëtar – ndërkombëtar shqiptar, në të cilin: edhe ju, duhet të  jeni si pjesmarrës, krah për krahu si “artistë” politik shqiptarë në Shtetin e “përbashkët”. Manifestim kulturor tradicional, në të cilin vite me radhë nuk marrin pjesë partizanët e  partive politike shqiptare e as  maqedonase në pushtet, si artistë  të barabartë në një shoqëri “demokratike”. Mendja ma thotë, edhe nëse merrni pjesë nëpër këto manifestime arsimore e kulturore, merrni “karshi” publikut sa për sy e faqe, aqsa për t’u fotografuar si kukulla artistike?! Përndryshe, po ta kishit kryer ju me përgjegjësi funksionin publik informativ që keni marrë mbi shpinë, për të cilin edhe paguheni me paga të majme marramendëse, populli shqiptar me siguri nuk do të ishte në këtë gjendje të mjerueshme politike, arsimore e kulturore – katrasofale.  Përjashitm, këtu bëjnë organizatat e “pavarura” qeveritare teknefese “apartiake”.
Edhe, ju hiçi i hiçit: do të më tregoni Mua çka është politika “madhore” Shqiptare, arsimi dhe kultura shqiptare?! Lajmin “eksklutitv”: që ma jepni për Ali Ahmetin, se, ai do të ligjërojë në Xhaminë “Jahja Pasha”, në Shkup, kur ai den baba den rrjedhë brez pas brezi nga një familje hoxhallarësh me shumë autoritet, në Kërçovë. Edhe, i cili do të ligjërojë në xhami fetare, si ish komandanti i UÇK -së:
! Xhami, e cila gjatë këtyre viteve të ndryshimeve “demokrakike” ka qenë jashtë kontrollit të Bashkësisië Fesë Islame, në ish RJM -së. Politikani, që u tha haptas para kamerave televizive  radikalistëve fetar “muslimanë” të arratisur: nuk do të thotë vetëm pantolonat t’i shkurtoni deri nën gju dhe t’i  lëshoni “sallmadi” mjekërat – shtëllunga leshi antishqipatre, të na bindëni ne shqiptaëve se, ju jeni “muslimanë me Din e Iman”, por pastroni shpirtin dhe zemrën para Zotit! Petjetër, gjithësesi edhe kokën turko-arabe, që edhe ne krah për krahu me ju si shqiptarë t’i lutemi Zotit Madh, në xhami.
Kohë kjo, kur para disa viteve në një fushatë parazgjedhore ma përkujtoni Menduh Thaçin, kur bërtiste nëpër Bit – Pazar: “Allahu Akber”, të cilit ju si “muslimanë” nuk ia dhatë votën demokratike. Parullë demagogjike me të cilën edhe sot e kësaj dite e rren veten edhe Partia Politike “shqiptare” me “besë” për “fitore” politike historike.
Hë për hë, për mua si shkrimtar në Ditën e Sotshme Historike, Fitore e Madhe është, të hysh në xhaminë më “problematike fetare” “Jahja Pasha”, në Shkup. Dhe, të mbashë një ligjeratë “fetare” para “xhematit” Shkupit. Xhami, në të cilën ende nuk ka hyrë pas Lufte (2001), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame: Reis ul Ulema H. Sulejman  ef. Rexhepi. Kurrën e kurrës, unë nuk mund të bëhem më mysliman se, Ali Ahmeti. Që, ai rrjedhë nga një familje hoxhallarësh, kur fisi im kryengritës nëpër shekuj, brez pas brezi me armë dhe penë në dorë, kanë qenë dhe jemi familje kaçakësh edhe sot e kësaj dite, maleve shqiptare për në Baba Tomor!
Prandaj, nëse Azreti Aliu ligjëron në Xhaminë “Jahja Pasha”, në Shkup, e keni si obligim të ma përcillni një ftesë edhe mua si shkrimtar. Edhe pse, unë si mysliman “ehamdurila”, rrallëherë marr pjesë në këto manifestime “kulturore” – fetare – politke. Ndoshta, mund të gjej pak kohë edhe për këtë “fitore”  historike. Krah për krahu me “xhematin”, në rendin e parë me kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë do t’i lutem Zotit këmbëkryq para këmbëve të Hoxhës “Allahut” – shqiptar për “mëkate”.
Kushti paraprak dihet, historik: Pajtim fetar kombëtar – shqiptar. Moti kohë e kam thënë nëpër shkrimet e mia publicistike edhe, atë: Nëse, e shpallni Xhaminë Shqiptare. Dhe, në minaret e xhamive tona valon flamuri kombëtar shqiptar kuqezi me Shqiponjën e zezë dykrenare, në shërbim të popullit tim dhe Shtetit Shqiptar…

0 comments :

Post a Comment