Translate

Saturday, October 15, 2016

Pritje vëllazërore e Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit në Lagjen e Trimave në Kumanovë (FOTO-LAJM)

Partia Demokratike Shqiptare dhe lideri i saj Menduh Thaçi në vazhdën e takimeve me strukturat partiake, të Shtunën qëndruan dhe u mirëpritën në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Me këtë rast Kryetari Thaçi para të pranishmive mes tjerash deklaroi:
“Ju kisha apelu që kur të flasim me shqiptarët tjerë të cilët hezitojnë të na përkrahin, në momentin kur të bëjnë krahasime BDI apo PDSH, u thoni: jo nuk do të flasim në atë mënyrë, urdhëro të bisedojmë si shqiptarë si i kemi punët”, duke potencuar se kundërshtimet që i bëjnë BDI-së nuk bëhen për teke apo kaprice personale, por kundërshtimi vjen si rezultat i politikave nënshtruese, destruktive e tejet të dëmshme për gjithë shqiptarët kudo qofshin, në të gjitha vendbanimet shqiptare të këtij vendi të lëna pas dore e të harruara në tërësi duke shtuar: “konflikti fillon atëherë kur deputetët tanë u thonë “hajna”, jo hajn personalisht, por hajn që i merr paratë e popullit dhe të njëjtat nuk i ktheni tek populli shqiptar ashtu si i kthehen popullit maqedonas, ndërsa ata të BDI-së thonë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, duke e mbrojtur në këtë mënyrë politikën diskriminuese të maqedonasve ndaj vendbanimeve shqiptare”./Ditari.mk/ 



0 comments :

Post a Comment