Skip to main content

Opinion: MULLA SULA NJË HAP DREJT PENDESES

 (Rreth kolumnes së fundit të Mulla Sulës(!) të cilën e botuan disa portale me titullin "A ndriçon zjarri i fikur")
Shkruan: Eshref REXHEPI
Këto ditë, disa portale botuan një kolumne të nënshkruar nga Mulla Sula, i cili, nëse nuk është shkruar prej tij, të paktën është porositur prej tij. Fakti se është porositur prej tij duket që në titull, dhe pastaj, në brendi, lexojmë një grumbull fjalësh që krijojnë lojëra mendimesh të një truri që po thanë, që po fishket, që po shuhet!
"A ndiçon zjarri i fikur", është titulli i kësaj kolumne! Në çka asocion ky titull? Semantika e këtij titulli lë të nënkuptosh se dikush ka hall të dijë nëse djeg prushi i shuar. Sepse, pa dyshim që, zjarri asocon në prush, në gjë të zjarrtë! Nga këtu, nëse këtë shprehje e përkthejmë në gjuhët sllave do të shohim se fjala është për "zhar", asocim i emrit "Zharko", nofkë kjo policeske e vetë Mulla Sulës. Pra, përmes titullit të kolumnes Mulla Sula përcjell mesazhin e njeriut të dobët për nga shëndeti, të njeriut të mbaruar, të shkërmoqur deri në palc, i cili, ndonëse dikur ishte zjarr (Zharko) që përvëlonte, sot nuk është asgjë më shumë se një hiç, një zjarr i fikur.
Po pse kaq i pafuqishëm ndjehet së fundmi Mulla Sula? Si "reis" ai duhet të lutet shumë. Atëherë pse është i larguar nga Zoti njeriu që lutet? Kujdes, Mulla Sula thotë se do të të largojë Zoti nëse lutjet nuk të ndihmojnë të të largojnë nga veset e këqia! Nuk ka lutje që nuk plotësohet! Nuk i plotësohen vetëm demagogëve, hipokritëve dhe snobëve, të tri karakteret këto që i gjenë në profilin psikik të Mulla Sulës. I paisur me këto karakteristika në fakt njeriu lutet që të jetë sa më pranë dallavereve, krimeve, korrupsioneve dhe veseve të liga, prandaj të tillin Zoti e largon nga Vetja. Thellë në vete Mulla Sula është i bindur se nuk ka asgjë nga lutjet e tij, nga faljet, nga agjërimet dhe haxhi i tij, sepse, ai e di shumë mirë se nuk mund të rrijë pa përgojime, pa ofendime dhe pa sharje, madje edhe të nënave dhe grave të hoxhallarëve. Mu si ajo gruaja e keqe për të cilën muslimanët e paskan pyetur Muhamedin a.s. e që ky i është përgjigjur që prej një femre të tillë, sado t' i praktikojë ritet islame, prej saj nuk ka asgjë, trupi i saj do të digjet në xhehenem. Kjo është ajo që e mundon Mulla Sulën dhe, është shumë e natyrshme që një ndjenjë pendese e këtij lloji të manifestohet në pleqëri, sado kryeneç të jetë njeriu. Është një ndiesi që përjetohet kur njeriu e ndjenë fundin e jetës së vet.
Mulla Sula thotë në kolumnën "e vet":
Përfundimisht, Islami nuk është fe e devotshmërisë falco dhe as e moralit dhe etikës sa për sy e faqe. Atij që nuk e do tjetrin dhe nuk ia dëshiron atë që ia dëshiron vetes nuk i garantohet besimi. Dhe, mashtrohet ai që mendon se i mjaftojnë lutjet drejtuar Zotit, ndërkohë që e anashkalon vëllain, shokun, mikun, fqiun, bonjakun, skamnorin, sepse një njeri i atillë as për së afërmi nuk e ka kuptuar esencën e lutjes dhe bindjes ndaj Krijuesit. Zoti është Dashuri, Mëshirë, Fisnikëri dhe Ai i do njerëzit që rrezatojnë dashuri, mëshirë dhe fisnikëri.
Nuk mund të jetë musliman i devotshëm ai që shanë, që e ka gojën e pistë duke përgojuar gratë prej duarve të të cilave ka hëngër, nuk është i devotshëm ai që, pavarësisht lutjeve dhe faljeve, ha hakun e jetimit, të bonjakut, në emër të bamirësisë pasurohet vetë, dëmton interesin e përgjithshëm për interesin personal, nuk është i devotshëm, pra, i denjë për lider, ai i cili e anashkalon dhe e mohon shokun, mikun, vëllain, bashkëpunëtorin atë që e ka sjellë deri në nivelin e liderit! Tërë kolumnen e përshkon një frymë dhembshurie, një ndjenjë fajësie, një frikë e lemeritshme nga jeta të cilën e ka jetuar deri më sot. Është një guxim që del nga atomi i fundit i fuqisë intelektuale për të pranuar se cili ka qenë në të vërtetë, kush është strehuar thellë në qenien e tij, kush ka dirigjuar me personalitetin e tij, si ka shitur islam për këtë periudhë ndërkohë që ka qenë në anën e djallit. Herë pas here flet për një "dikush" i cili, thënë shkurt, tallet me qenien tonë si fetare ashtu edhe kombëtare. Këtë "dikush" Mulla Sula e mveshë me të gjitha tiparet e tij personale, sepse kjo vërehet nga veprimet e këtij "dikushi" të cilat korrespondojnë që të gjitha me veprimet e deritanishme të Mulla Sulës. Atij i vie shumë vështirë që të flasë në veten e parë, prandaj flet në vet e tretë, në formë abstrakte, duke u përpjekur që ta bëjë bashkëfajtorë tërë etninë tonë përmes djallëzisë në aspiratat e tij për ta identifikuar veten me etninë dhe anasjelltas. Dhe, kolumnën "e vet" Mulla Sula e përfundon përmes hadithit të Pejgamberit a.s.: "Muhammedi a.s., ka thënë: ‘' Atij që Allahu i jep pushtetin dhe udhëheqjen e punëve të muslimanëve e ai largohet nga populli duke mos i plotësuar kërkesat edhe nevojat e tyre, Allahu do largohet nga ai pa ia plotësuar kërkesat, dëshirat dhe nevojat që ai i ka". Përmes këtij hadithi, Mulla Sula, sado i mbërthyer nga një pesimizëm i skajshëm, dëshiron që të përcjellë një mesazh paksa më optimist për popullatën tonë. Ai është shumë i vetëdijshëm se nuk ishte në rrugë të Zotit! Ai fare mirë e di se Allahu ia mundësoi që ai të bëhet udhëheqës i muslimanëve por, gjithashtu, është edhe më shumë i vetëdijshëm se në pozicionin udhëheqës ka dështuar si mos më keq, duke e zhgënjyer vetë Zotin I Cili ia plotësoi dëshirën për të qenë i pari! Në këtë dëshirë ai e shikonte popullin që ecte atje ku donte t'i çojë mullai. Më në fund, ai e ndjeu se Allahu po largohet prej tij dhe se kjo dëshirë do të ngelë zjarr i fikur, prush i shuar! Në fakt, në këtë zjarr të fikur, thellë nën hirin e ngrohtë, fshihet një gacë që mund të jetë lumturia e Mulla Sulës për faktin që nuk po plotësohen dëshirat e tij dhe se populli do të shpëtojë nga planet ogurzeza të tij. Këtë porosi e përcjell Mulla Sula përmes fjalive me të cilat e përfndon kolumnen me titull "A ndriçon zjarri i fikur?" Mulla Sula e ka peng në shpirt një lutje që e bëri publikisht: "Allahu Mëshirëplotë le ta bekojë Nikolla Gruevskin"! Kjo është lutje që shpërthen nga një motiv kalimtar, prandaj, thotë Mulla Sula, jam mercenar!/Opinione


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves