Skip to main content

KU MBETI MULLA SULA BRE?!

Këto ditë u publikua një lajm se, për vitin 2017 në mesin e 500 emrave të myslimanëve më me ndikim në botë është edhe emri i Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava, si dhe ai i këtij Institucioni të Bonjës, efendi Kovazoviç. Që të dy kanë qenë të listuar në seksionin e “Menaxhimi i çështjeve fetare”!  

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti   
Thua që Naim efendi Tërnava të jetë myslimani më me ndikim tek shqiptarët myslimanë, madje tek afro 7-8 milionëve sa jemi! Po Mulla Sula! Heeej, a e dinë ata të listimit se, Mulla Sula kur ka qenë lider fetar mysliman në këto troje, Naim Tërnava nuk është njohur! A e dinë ata të listimit se me Bashkësi Fetare Islame si ata në Shqipëri po ashtu edhe ata në Kosovë i ka bërë vetë Mulla Sula, sepse në kohën kur mullai ka qenë në formë, shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë qenë ateistë e komunista (kështu mendon thellësisht Mulla Sula).
Si është e mundur që Mulla Sula, personi që brenda një viti ka marrur me dhjetra “mirënjohje kombëtare e ndërkombëtare” të mos jetë, të paktën diku në vendin e 499 apo në vendin 500. Nuk ka problem, le të jetë edhe i fundit vetëm të thuhet se “Mulla Sula është personi me ndikim në botën myslimane”!
Të gjithë e dinë, vetëm Mulla Sula nuk e ka të qartë akoma se, nuk ka institucion serioz në botë që nuk e ka lexuar tashmë këtë njeri. Dhe, të gjithë e dinë që ai i paguan trash ato mirënjohje që ia kurdisin disa tipa mafiozë nëpër çajtore të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Të gjithë e dinë që është manipulatorë dhe keqpërdorues i tmerrshëm i hapësirave të institucioneve të ndryshme kombëtare.
Të gjithë e dinë që është një fejzbukoman adoleshent i cili i vë në shënjestër armiqësore të gjithë bashkëpunëtorët e vet që nuk ia bëjnë llajk fotografisë së tij ku shihet tek e shqyen mishin e fërguar si bishë e stëruritur.
Të gjithë e dinë që ai, natë e ditë, mendon vetëm si të pasurohet, si të korruptojë, si të vjedh dhe si ta shtrijë ndikimin e vet tek njerëzit e pushtetit që shiten e blihen për një grusht lekësh.
Të gjithë e dinë se Mulla Sula peshën e vet prej intelektuali e mat përmes numrin të truprojeve dhe të banditëve të ngarkuar me armë duke e ruajtur ngjashëm si Esko Baren.
Të gjithë e dinë (në këtë “të gjithë” mendohet për faktorët ndërkombëtarë dhe ata që janë me relevancë, madje edhe për propozimin e emrave konkretë që kanë ndikim të madh në vend e më gjërë) që Mulla Sula e ka vjedhur postin e Reisul Ulemasë me qëllim që të ketë mundësinë për ta vjedhur Baskësinë Islame të Maqedonisë. Nuk ka faktor që nuk e di se, Mulla Sula, duke e vjedhur BFI-në në fakt e vjedh popullatën e vet, të pasur e të varfër.
Të gjithë, ama bash të gjithë e dinë që, Mulla Sula, sikur të kishte mundësi dhe sikur ta njihte institucionin që merret me matjen e ndikimit të njerëzve në botën myslimane, do të ofronte korrupsion qindra e mijëra euro nga aksionet fetare në vend vetëm e vetëm të përfshihej në listën e ndikuesve.
Krejt në fund, të gjithë e dinë që Mulla Sula dërdhë para të majme të myslimanëve të vendit nëpër disa portale të cilat mundohet që ta paraqesin si analist, opinionist, kolumnist, bakllavist, mirënjohëist, festivalist… Vetëm jo edhe si lider, sepse edhe këto portale e dinë që prej baglës nuk mund të bëhet lule e t’i merret erë, edhe këto portale e dinë se Mulla Sula mund të jetë gjithçka por jo edhe lider fetar që do të kishte ndikim në mbarë popullatën myslimane të vendit.
Sulejman Rexhepi është për momentin kandidat potencial për proces gjyqësor ku duhet të shpjegohet mbi shumë dukuri të denja për një hajdut e jo për një prijës fetar që goja lëng i shkon për një listë ku do të përmendej edhe emri i tij si njeri me ndikim! Vërtet a mund të jetë në një listë ku përfshihen emrat më me ndikim në botën myslimane edhe emri i Mulla Sulës gojëpistë, i cili që në momentin kur i shanë nënat dhe gratë e hoxhallarëve të vendit, që në momentin kur e bekon Nikolla Gruevskin, ka nisur një fushatë e furishme kundër tij dhe, sot, pa dyshim, Mulla Sula ëstë njeriu më i urryer në Maqedoni. Ndikimi i tij shtrihet prej Mustafa hajnit e deri te “pela e Shemës”, prej myftiut dashnor plak e deri te myftiu kodosh, prej kryeredaktorit të tij papagall e deri te kolumneshkruesit që ia fut kot. Kaq është ndikimi i Mulla Sulës. Kjo është bota e tij!/1klik/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves