Translate

Friday, October 7, 2016

Komisioni Evropian kërkon Departament special për ‘aferën e përgjimeve”!

Shpalosja e Raportit per perparimin e Maqedonise, pritetet te ndodh ne muajin nentor, pikerisht ne prag te zgjedhjeve parlamentarete parapra per 11 dhjetor te ketij viti, transmeton gazeta “Lajm”, informacionin e “24 Vesti”.
Raporti i ri për përparimin e Maqedonisë, të cilin Komisioni Europian (KE) pritet ta publikojë në nëntor, do të ketë një pjesë të vecantë që do t’i kushtohet gjyqësorit, kanë njoftuar për “24 vesti”, burime diplomatike.
Sipas informacioneve jozirtare tani për tani, në këtë pjesë të Raportit do të trajtohet edhe formimi i Departamentit të vecantë në kuadër të Gjykatës themelore Shkupi 1, që do të duhej të merrej me rastet që dalin nga afera e përgjimeve, gjë për të cilën është formuar edhe Prokuroria Speciale Publike.
Shpalosja e Raportit për përparimin e Maqeonisë pritettë ndodh gjatë muajit nëntor, në prag të zgjedhjeve parlamentare të parapara për 11 dhjetor të këtij viti, të cilat sipas eurokomisarit Samuel Zhbogar, ‘paraqesin hap vendimtar për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni”./Lajm

0 comments :

Post a Comment