Translate

Wednesday, October 12, 2016

Kërkohet shpërndarja e Parlamentit në Maqedoni, partitë me kushtëzime

LSDM sot kërkoi shpërndarjen urgjente të Kuvendit, për shkak të respektimit të afateve për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.
“Sot dorëzojmë kërkesë për mbajtjen e seancës urgjente dhe me këtë tregojmë gjithçka. Ne jemi për zgjedhje më 11 dhjetor dhe kërkojmë menjëherë të thirret seancë e Parlamentit pasi kemi hyrë në afat ligjor për nënshkrimin e zgjedhjeve”, tha deputeti i LSDM-së Goran Sugareski në pres konferencën e sotme.
Ai ka thënë se deri në mesnatë mund të zgjidhen edhe ligjet e PSP-së dhe të shpërndahet Parlamenti. Ndërkohë, ka shtuar se LSDM është për zgjedhje, por asnjëherë nuk do lejojë edhe një palë zgjedhje kriminale në Maqedoni si në ciklet paraprake.
“VMRO – DPMNE e përshëndetë vendimin e LSDM-së ta pranojë thirrjen tonë dhe të ndalojë të ikë nga përballja me popullin dhe të dorëzojë kërkesë për shpërndarje të Kuvendit”, thuhet në kumtesën e VMRO – DPMNE-së, njofton  Portalb.
Ata shtojnë se kërkesën e LSDM-së e pranojnë dhe se presin që këtë herë, sipas tyre, Zoran Zaev, të mos ikë nga zgjedhjet.
Megjithatë, në kumtesë shkruhet se VMRO – DPMNE-ja, propozon që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, të caktojë seancë për në 17:00, në të cilën ë pikë të parë do të jetë sjellja e Buxhetit për vitin 2017, ndërkaq në orën 19 të caktohet pika në të cilën do të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.
“Nëse LSDM është e bindur se do ta fitojë mbështetjen në zgjedhjet e ardhshme, nuk është kontestuese që në seancën e parë të votohet rebalanci i Buxhetit. Mos sjellja e Buxhetit do të ishte një rrezik potencial për futjen e shtetit në krizë financiare, përskaj krizës politike për të cilën po luftojmë që ta tejkalojmë. Me mbështetjen e agjendës që e propozojmë, LSDM, të tregojë se me të vërtetë ka për qëllim që të del në zgjedhje dhe se me të vërtetë është e bitur se shteti më nuk guxon të jetë peng i interesave politike të Zoran Zaevit”, arsyetohen nga VMRO – DPMNE.
Prej Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, tani për tani nuk ka përgjigje konkrete se a do t’i vendosë në rend dite iniciativat për shpërndarje të Kuvendit, por jo-zyrtarisht mësohet se të njëjtat deri të hënën nuk do të gjenden në rend dite të Kuvendit, njofton Portalb.

0 comments :

Post a Comment