Translate

Sunday, September 11, 2016

Nismës për Reforma në BFI uron muslimanët Kurban Bajramin

Në emër të Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
“Ne, vërtetë, të dhamë ty shumë të mira. Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd! E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur”.
Urimi i Kryetarit të Nismës për Reforma në BFI e RM Haxhi Ibrahim efendi Shabanit me rastin e festës së Kurban Bajramit
Nisma për Reforma në BFI e RM, me rastin e festës së Kurban Bajramit, uron të gjithë besimtarët e Fesë islame duke lutur Zotin e Plotfuqishëm, t’ua ketë pranuar kryerjen e Haxhit të gjithë atyre që ndodhen në vendin e shenjtë në Qabe. Festa e Kurban Bajramit është festë e solidaritetin me të varfërit dhe skamnorët, andaj apelojmë te të gjithë besimtarët që në këtë ditë të madhe të jenë pranë familjeve të dëshmorëve, bonjakëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për përkujdesjen e tyre. Me theks të veçantë apelojmë që të ndihmohen sa më tepër banorët e Hasanbegut dhe venbanimet përreth të cilët si pasojë e vërshimeve banorët e kësaj pjese humbën shtëpitë pasuritë dhe anëtarët më të ngushtë të familjeve të tyre. Le të jetë kjo ditë e mirësisë, paqes, solidaritetit, tolerancës dhe dashurisë ndërnjerëzore.
Me fat Kurban Bajrami, mëshira dhe dashuria e Zoti xh.sh qofshin mbi ju.

Respekte të përzemërta: Kryetari i Nismës për Reforma në BFI e RM Haxhi Ibrahim efendi Shabani

0 comments :

Post a Comment