Skip to main content

Fund i krishterizuar i Mulla Sulës

Mulla Sula paska vdekur?! Në shenjë falënderimi për vjedhjet që i ka bërë në emër të FSHI-së dhe BFI-së që nga viti 1997, Rijaseti i BFI-së Sulejman Rexhepit ia ndanë një pllakë përkujtimore, nga ato që vihet në kokë te varrezat e ateistëve! Le të jetë ky shkrim në vend të kurorës mortore që u vihet përskaj këtyre pllakave përkujtimore
Nga Haxhi Isa Xhaviti

Nuk ka kurrfarë dyshimi se, Mulla Sula është ekspert i falsifikimit të arkivit të BFI-së por edhe i ngjarjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë Institucion. Falsifikim i fundit i tij është shënimi i 20 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Shkencave Islame. Rrafsh për një vit e falsifikoi datën. Mbase për vetë faktin që rreth BFI-së dhe vetë Mulla Sulës po ndodhin vetëm dukuri e trishtime antinjerëzore dhe antiislame dhe asgjë që do të shkonte në favor të tij. Si duket kishte nevojë të zjarrtë që të shënojë një ngjarje e cila në fakt gabohet në vite, sepse 20 vjetori i Fakultetit është më vitin 2017. Vetëm shikojeni në pllakën përkujtimore se kur është themeluar dhe menjëherë do të bindeni se Mulla Sula po e ndjenë më të keqen: mbase nuk do të jetë në gjendje që ta festojë 20 vjetorin, prandaj e përshpejton për një vit më herët. Përfundimisht, Mulla Sulën e kanë kapluar xhindët e mirënjohjeve, prandaj, nëse në çdo gjashtë muaj nëse nuk e kurdis një mirënjohje thjesht çmendet. Kësaj radhe ia kishte kurdisur vetes dy lloj mirënjohje: njërën ia dhuroi dekani i FSHI-së, kurse tjetrën, pllakën e mermertë përkujtimore, atë identike si ato që vihen te koka e varrit ateist, ia dhuroi Rijaseti. Çfarë rasti morbid! Pllakë përkujtimore njeriut të gjallë. A e di Mulla Sula se çfarë do të thotë kjo simbolikë? Vetë Rijseti konstaton se tashmë ose është i vdekur ose duhet të vdesë Mulla Sula, prandaj edhe ia ka përgatitur për së gjalli pllakën përkujtimore. Ia ka përgatitur pllakën e cila përçon një mesazh shumë metaforik: Mulla Sula, që nga viti 1997 e vodhi dhe e shkatërroi si FSHI-në ashtu edhe BFI-në. Praktikisht, këto dy institucione me Mulla Sulën janë në komë, buzë vdekjes, prandaj edhe mungon data e vdekjes e cila rënom shkruhet nëpër këto pllaka përkujtimore prej mermeri. Pse të gjitha ato lavdërata të stërtepëruara për Mulla Sulën? Çka është ky servilizëm kaq i skajshëm? Si e paska ndërtuar Mulla Sula Fakultetin e Shkencave Islame kur dihet fare mirë se ajo godinë është "produkt" i sheikut arab, i cili ishte zotuar se do ta finansonte edhe ndërtimin e xhamisë për të cilin tashmë është hedhur dhe harruar guri themeltar, por edhe konviktin e studentëve. Sheiku kurrë nuk u bë i gjallë? E dini pse? Sepse, Mulla Sula, bashkë me mikun e vet të ngushtë, e kishin vjedhur e rrjepur sheikun dhe, të cilit kurrë nuk i raportuan se si u shpenzuan ato të holla të cilat i investoi për të mirën e islamit e që, fatkeqësisht, përfunduan në xhepat e këtyre dy hajnave dikur shokë të ngushtë. Pas këtij projekti, harami do t'i mundë dhe, që të dy do të hidhërohen përjetë, do të kalojnë në armiqësi të thella! Nëse Mulla Sula mendon se ka edhe ai merita në ndërtimin e këtij Fakulteti po ia bëjmë me dije se, ky projekt u jetësua vetëm falë devotshmërisë prej besimtarëve të sinqertë të Abdrrahman Halitit, Beqir Zhutës, Shaban Prevallës, Abdurauf Pruthit, Naser Ziberit, Ismet Ramadanit, Eshtref Aliut, Mersel Bilallit si dhe e shumë funksionarëve të Partisë për Prosperitet Demokatik, të cilët, pas dështimit me UT-në, ishin kërcënuar me dalje nga koalicioni qeveritar nëse nuk do të jepej leja për sendërtimin e projektit të FSHI-së. Faktet historike do të dëshmojnë se, ky Fakultet Prosperitetit i duhej vetëm për të siguruar vota në prag të një detronizimi të madh që po e kaplonte këtë Parti, ndërsa Mulla Sulës i duhej si pikënisje për vjedhje, për pasurim familjar dhe për kriminalizim të krejt BFI-së. Për BFI-në viti 1997 do të jetë viti i mbrapshtë, kurse për Mulla Sulën do të jetë vit i mbarë që shënoj një epokë të re: epoka e keqpërdoimit të islamit për përfitime personale të Mulla Sulës! Ky është viti i përpjekjeve të Mulla Sulës për të varrosur vlerat islame të BFI-së si dhe të FSHI-së, prandaj edhe, Rijaseti, me një kopili të theksuar, ia ndanë këtë formë të mirënjohjes Mulla Sulës. Mbase kjo flet për një vetëdijësim të Rijasetit në raport me Mulla Sulën dhe një selam intern për vetë atë që tashmë e ka kohën të ik! Një përpjekje për ta dekriminalizuar Institucionin nga krimineli që po e mban të uzurpuar Institucionin! Bravo për Rijasetin, për guximin e tij në hudhjen e këtij hapi për ta krishterizuar fundin e Mulla Sulës!

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves