Skip to main content

A e "spiunoi" Sulejman Rexhepi presidentit turk, Rexhep Tajip Erdoganin

Në një dokument nga seti i 300 mij dokumenteve të publikuar këto ditë në Wikiliks lidhur me politikën aktuale turke, nënvizohet "guximi" i Sulejman Rexhepit për ta vlerësuar Erdoganin si "diktatorin më të madh të njerëzimit", si dhe vlerësimet pozitive që i ka për oponentin e tij, Fethullah Gylenin, të cilit i është ofruar për ta ndihmuar përmes një propozimi shumë interesant
Disa ditë pas puçit të një grusht ushtarakësh turk që e ndërmorën furishëm kundër presidentit turk, Erdoganit, Wikiliksi paralajmroi se do të botojë mbi 300 mij dokumente që flasin për qeverinë dhe politikën aktuale turke. Çuditërisht, paralajmërohet edhe botimi i një dokumenti që nuk ishte më i vjetër se një javë para se të nodhte puçi, që lë të nënkuptohet për teoritë e mundshme konspirative! Qeveria turke ka urdhëruar që institucionet dhe kompanitë gjegjëse shtetërore turke ta bllokojnë këtë faqe me qëllim që qytetarët turq të mos kenë qasje në web faqen e Wikiliksit. Shih për këtë, popullata si dhe politika turke u privua nga mundësia për ta lexuar edhe një dokument që paraqet raportin e Ambasadës Amerikane në Shkup, në të cilën raportohet nga takimi i një nëpunësi amerikan i Ambasadës me Kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin, menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në një takim të liderëve fetarë myslimanë me Kryeministrin e Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, i realizuar në shkurt të vitit 2014 gjatë promovimit të Enciklopedisë elekronike islame. Në raport përcillet besnikërisht deklarata e Sulejman Rexhepit duke nënvziuar guximin e tij për të replikuar me Erdoganin gjatë atij takimi. Pas kërkesës vëllazërore të kryeministrit turk që ua kish kërkuar liderëve fetarë që të jenë sa më unikë dhe sa më koperues në mes vete, Sulejman Rexhepi i paskësh replikuar "diktatorit më të madh për momentin në botën myslimane" duke i thënë që, ky unitet do të ishte i mundshëm vetëm kur "ju si kryeministër do t'i komandoni bashkëkombasit e juaj që nëpër vende ballkanike të jenë lojalistë ndaj institucioneve fetare islame, dhe jo t'i ndërseni si qenër kundër institucioneve që i mbrojnë të drejtat e tyre fetare në vendet ku jetojnë", paskësh qenë deklarata polimizuese e Sulejman Rexhepit, sipas këtij raporti të publikuar në Wikiliks. Në po të njëjtin dokument nga ato 300 mij të publikuar këto ditë në Wikiliks nënvizohet "guximi" i Sulejman Rexhepit për ta vlerësuar Erdoganin si "diktatorin më të madh të njerëzimit", si dhe vlerësimet pozitive që i ka për oponentin e tij, Fethullah Gylenin, të cilit i është ofruar për ta ndihmuar përmes një propozimi shumë interesant. Sulejman Rexhepi gjatë një takimi me një përfaqësues të Gylenit i ka thënë që objektet e veta mund t' i shpëtojë duke ia lënë vakëf BFI-së, të cilat, sipas një kontrate paraprakisht të nënshkruar, do të riktheheshin sapo të merrte fund "politika diktatoriale e Taip Erdoganit" përmes ndonjë puçi të mundshëm ushtarak, thuhet në raportin amerikan që e publikoi kohë më parë Wikiliks.


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves